Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Pa koment - Korrieri

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Sat May 11 21:09:00 EDT 2002


Shqiperia, 24 ore pa udheheqje

Shqiperia, 24 ore pa udheheqje


Nga Alfred Peza/ Makbule Ceco ka qene dje funksionarja me e larte e Shqiperise, e cila duhet te ushtronte njekohesisht atributetet e Presidentit, Kryetarit te Kuvendit dhe Kryeministrit. Kjo pasi ndoshta per here te pare ne historine e vendit dhe historine e botes moderne, te tre kreret me te larte te Shqiperise, ndodheshin jashte shtetit. Duke shkelur ne kete menyre Kushtetuten, Protokollin e Shtetit dhe duke vene ne pikepyetje, sigurine tone kombetare. 


Presidenti Meidani prej disa ditesh ndodhet per nje vizite ne SHBA. Sipas nenit 91 te Kushtetutes, "kur Presidenti eshte ne pamundesi te perkohshme per te ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit ze vendin dhe ushtron kopetencat e tij". Por, Kreu i Parlamentit Servet Pellumbi dje ndodhej ne Zagreb, per te marre pjese ne nje takim te organizuar nga Asambleja Parlamentare e KE per luften kunder terrorizmit. Ne rast te mungeses se tij, Kushtetuta nuk parashikon se kush do ta zevendesoje. Nje aresye ligjore, qe e perjashton mundesine qe Meidani dhe Pellumbi te jene njekohesisht jashte Shqiperise. Si te mos mjaftonte kjo, vendi ka qene dje edhe pa Kryeminister, pasi Majko, ka nisur nje tur te shkurter ne Bruksel dhe Zvicer. Por, edhe pa minister te Jashtem dhe minister Rendi, pasi Dade ndodhet ne SHBA dhe Cipa ne Greqi. 


Edhe sikur Kushtetuta te kishte vakuum, Protokolli i Shtetit eshte dokumenti qe e sakteson kete moment. Sipas tij, eshte i ndaluar kategorikisht largimi i Presidentit dhe Kryetarit te Kuvendit, nga Shqiperia. Jo vetem kaq, por per aresye te sigurise kombetare, ata nuk mund te udhetojne ne te njejten kohe dhe ne te njejtin shtet, sebashku. Per aresye sigurie, atyre nuk i lejohet qe te udhetojne madje, me te njejtin mjet. Largimi i Kryeministrit ne keto kushte, as qe nuk parashikohet. Ne pjesen e 16 te Kushtetutes, ku parashikohen "masat e jashtezakonshme", eshte e percaktuar qarte se ne rast lufte, gjendjes se jashtezakonshme dhe fatkeqesive natyrore institucionet vihen ne levizje dhe vendimet mund te merren, vetem nga Presidenti, Kryetari i Kuvendit ose Kryeministri. Nese skandali i djeshem nuk eshte nje truk djallezor politik, i mendjeve te zeza brilante, ne dem te interesave te vendit apo pergjegjesve te kesaj situate, ne rastin me te mire, ndodhemi para nje precedenti te patolerueshem. 



---------------------------------
Do You Yahoo!?
LAUNCH - Your Yahoo! Music Experience
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list