| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] ShekulliAgron Alibali aalibali at yahoo.comThu May 9 08:22:36 EDT 2002
Jo republikë bananiere Nga Genc Burimi Pa u tharë ende boja e anatemave që diskredituan publikisht Ilir Metën dhe Fatos Nanon se i « terheq prej hunde » lobi anti-shqiptar « Panepirotic Federation », deputeti Meta vendos serbes ( me çfare parash ?) te porosise çarterin per ne Beograd, pa u shqetësuar t'i japë llogari opinionit shqiptar e t'i marrë leje institucioneve sovrane te vendit. Ky është nje provokim që i bëhet ndërgjegjes kombëtare, shtetit shqiptar, qeverisë shqiptare, parlamentit shqiptar. Kjo eshte thyerja e tabuse se fundit, pas poshtërimeve që po pesojnë shqiptarët që prej fillimit të famëkeqit Katarsis. Vjen nje moment që praktikave surrealiste u duhet thene stop, nëse s'duam një ditë të gdhihemi me një mbret të ri shqiptar të vetëshpallur. Që Kosova pati gjatë një dekade institucione dhe ekonomi paralele kjo ishte më se e kuptueshme në kushtet e segregacionit etnik serb. Që ka shtete ne Afrikë , apo Kamboxha në Azi me dy kryeministra e dy qeveri, kjo justifikohet me rrethanat e luftërave civile. Por që në Shqiperine e pavarur e të integruar në rrethin e shteteve demokratike, të ketë dublim te institucioneve sovrane nga individë që vazhdojnë të jetojnë me delirin e madhështisë, kjo është fyese, kjo është e patolerueshme. Shqipëria nuk është republikë bananiere, ku njeri klan politik konkuron për të treguar se është më i fuqishëm se klani tjetër, duke përdorur simbolet e shtetit dhe protokollet e vizitave zyrtare. Cfare përfaqëson Ilir Meta sot ? Ai është një nga deputetët e parlamentit shqiptar dhe nuk ka asnjë privilegj më tepër se kolegët e tij parlamentarë. Ai përfaqëson vetëm veten dhe një zonë elektorale me disa mijëra zgjedhës. Nëse Meta ka dëshirë të njohë Beogradin, le të shkojë privatisht si turist, siç e bën mentori i tij Fatos Nano çdo fund jave ne Janine a ne Korfuz. Por vizita zyrtare, për më tepër në një vend ku historia na ka mësuar se çdo hap, çdo fjalë, çdo inisiativë duhet peshuar mirë, është një akt jashtëzakonisht delikat të cilin shqiptarët s'mund t'ia besojnë veçse institucioneve te tyre supreme, presidentit, kryeministrit, kryetarit të parlamentit. Deputeti Meta, për vetë detyrën e lartë shtetërore që ka patur, duhet te jetë më i vetëdijshem se kushdo, për rëndësinë e respektimit të institucioneve legale të vendit. Cdo veprim i tiji rrezikon të shërbeje si shembull për të tjerët dhe për këtë ai duhet të dijë t'i imponojë vetes urtësi, modesti e vetëkontroll. E imagjinon zoti Meta, sikur secilin nga deputetët shqiptarë ta « pushtonte » papritur dëshira e parezistueshme të marrë çarterin e të shkojë për negocjata në vendet fqinjë në emër të popullit dhe të shtetit shqiptar ? Ky do te ishte bastardim i institucioneve që kane të drjetën legjitime të na përfaqësojnë, nje « kafarnaum » i vërtetë dipllomatik. Shqipëeria moderne s'duhet të ketë asgjë të përbashkët me praktikat tribale dhe « maçizmin» politik --------------------------------- Do You Yahoo!? Yahoo! Shopping - Mother's Day is May 12th! -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |