| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Reagimi i Nanos - ZPAgron Alibali aalibali at yahoo.comWed May 8 18:13:14 EDT 2002
Nano:S'ka enigmë apo protokoll me emrin "Korfuz" TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano pas kthimit të tij nga Korfuzi, i pyetur mbi takimin e tij me ish-kryeministrin Ilir Meta atje, tha se ky takim nuk ka asnjë gjë jashtë normales dhe se ka qenë një takim miqësor. "Nuk ka ndonjë enigmë apo ndonjë protokoll mbi emrin Korfuzi, por unë me zotin Meta po normalizojmë edhe marrëdhëniet njerëzore, pasi probleme politike skemi pasur kurrë me njëri tjetrin. Gjithçka që ka të bëjë me jetën tonë politike dhe private ecën në funksion të një bashkëjetese më shumë se 10 vjeçare, në PS dhe në sukseset e saj", tha Nano në lidhje me takimin. I pyetur nga gazetarët se mos vallë takimi i Korfuzit ishte dhe me qëllime për lëvizje të mundshme në qeveri, Nano u përgjigj se "nuk ka ndodhur kjo gjë, sepse në vlerësimin dhe në marrëdhëniet e mija me të gjithë protagonistët e tjerë të PS-së ekziston i njëjti koncept që sygjeron në pikën 1 të Paktit të Stabilitetit për qeverisjen, mbështetje reale për qeverinë dhe koordinim të të gjitha veprimeve për rezultat të një qeverisjeje sa më të mirë". Nano: ska ndonjë enigmë apo ndonjë protokoll mbi emrin, Korfuzi Cili ishte qëllimi i takimit tuaj me ish kryeministrin Meta në Korfuz? Nuk ka ndonjë enigmë apo ndonjë protokoll me emrin "Korfuzi", por unë me zotin Meta po normalizojmë edhe marrëdhëniet njerëzore. Probleme politike skemi patur kurrë me njëri-tjetrin dhe gjithçka që ka të bëjë me jetën tonë politike dhe private ecën në funksion të një bashkëjetese më shumë se dhjetëvjeçare në PS dhe në sukseset e saj. Pra më vjen mirë që këtë herë në marrëdhëniet njerëzore midis nesh kishim edhe bashkëshortet përkatëse. Pse zgjodhët Korfuzin dhe Nikolas Geixh? Nuk e kuptova se pse e ngatërroni Geixhin në këtë diskutim. Por sidoqoftë qytetarë të lirë të të gjitha vendeve pasi nën kontributin e PD-së Shqipëria u hap dhe me kontributin tonë ne po vijmë nga dyert e shqyera në dyer të disiplinuara. Edhe unë e zoti Meta në Korfuz e vende të tjera, në viset tona turistike apo të vendeve fqinje vazhdojmë të jetojmë lirisht dhe të punojmë për të mirën e stabilitetin e Shqipërisë dhe natyrisht edhe tuajën. Zoti Nano jeni kryetar i PS-së. Me çfarë cilësie mendoni se shkon ish-kryeministri në Beograd? Zoti Meta i ka të gjitha cilësitë e nevojshme dhe kontaktet e duhura që e çojnë edhe në lëvizje rajonale. Cili është statusi ? Ju mendoni se i mungon statusi zotit Meta?! Mendoni se ndryshimet në qeveri janë të nevojshme? Jo nuk e mendoj këtë gjë, sepse në vlerësimin dhe në marrëdhëniet e mia me të gjithë protagonistët e tjerë të PS-së ekziston i njëjti koncept që figuruan edhe në pikën 1 të paktit për stabilitet të PS-së në qeverisje. Mbështetje reale për qeverinë dhe kordinim i të gjitha veprimeve për rezutat në qeverisje edhe më të mirë. Koalicioni është çarë tashmë. Besoni se do arrihen 84 votat për Presidentin? Unë besoj se kjo pyetje ka përgjigje politike dhe praktike pa ekuivoke dhe nëse dikush ngatnerët ndërmerr hapa jashtë koalicionit, do të përballojmë me ose pa të edhe efektet parlamentare. Nga kjo pikpamje unë besoj se largimi ende jo shumë i qartë i PAD-së nga koalicioni "Aleanca për Shtetin", jo shumë i qartë sepse nuk është strukturuar ende, dhe se nuk ka një koncept të njëjtë midis përfaqësueseve institucionalë të PAD-së, duhet kuptuar edhe në nivelin e tre deputetëve që kanë ardhur nga lista e proporcionalit të PAD-së në Parlamentin shqiptar. Nuk më rezulton ndonjë problem kritik për shifrat e mazhorancës sonë të kualifikuar. Ju do të kandidoni për President? Do ta merrni këtë përgjigje nga forumet e Partisë Socialiste shumë shpejt, në përputhje me të gjitha vlerësimet politike dhe institucionale që ajo ka adoptuar. Pra kandidati për President do të jetë i propozuar nga PS-ja si përfaqësues i vlerave më të spikatura të saj në këto dhjetë vjet. Do të hidhni kandidaturën tuaj në kryesi? Duroni se do ta mësoni Sipas statutit të PS-së kur duhet të shpallet kandidatura? Nuk kemi shtrëngesa statutore. Kemi të gjithë impenjimin për ti dhënë përgjigje pa humbur kohë kësaj çështjeje, duke mirëkuptuar që zgjedhja e Presidentit nga Parlamenti, nuk nënkupton as zhurmë, as fushata për këtë qëllim. Nëse do të propozoheni nga baza a do të pranoni për President? Nuk besoj se është strukturuar ndonjë proces, ku baza do të propozojë këtë gjë, ashtu siç besoj se edhe ju jeni në kontakt me një opinion të gjerë publik që tashmë e ka propozuar këtë gjë. Meta si ish-kryeministër e ka shtyrë disa herë vizitën për në Beograd. A është konsultuar me ju në Korfuz për këtë vizitë në Beograd? Duhet të kuptoni që ne kemi një bashkëpunim strategjik. Kemi një filozofi politike të njëjtë dhe nuk besoj se ka nevojë për diskutime teknike për nisma korrekte. Pra unë dua të theksoj se e mirëkuptoj dhe është në një sens drejt komplementar me filozofinë politike të PS-së edhe nisma e zotit Meta për të vizituar Beogradin, i cili është një Beograd tjetër, është kryeqyteti i Serbisë pas Millosheviçit, e cila po rifiton statusin e organizatave ndërkombëtare si dhe vendin e saj në bashkëpunimin rajonal që nga Pakti i Stabilitetit gjithashtu dhe kontaktet me politikanë demokratë dhe të orientuar nga evroatlantizmi si zotin Xhinxhiç, unë i shoh si stimuj të mëtejshëm për një bashkëveprime dhe shqiptaro-serb në evropianizimin e Ballkanit. Zoti Dokle kur dha dorëheqjen foli për baronë të drogës në politikë. Keni ndonjë koment? Nuk besoj se mund të bëj ndonjë arsyetim politik mbi emocionet e dorëheqjes së zotit Dokle. Nuk më figurojnë të qarta dhe të vërtetueshme që vlerësimet e tij për baronizimin e politikës shqiptare, të mazhorancës apo të PS-së që e udhëheq atë. A mund të na thoni se çfarë biseduat në prani të zotit Geixh? Më lejoni tiu them që unë nuk fus hundët në jetën tuaj private, në Korfuz apo në dhomën tuaj të gjumit. --------------------------------- Do You Yahoo!? Yahoo! Shopping - Mother's Day is May 12th! -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |