Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Imuniteti Parlamentar - perseritje - Shekulli

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Tue May 7 22:26:51 EDT 2002


¾-at e socialistëve dhe aleatët e tyre dorëzojnë vullnetarisht imunitetin. Meta dhe besnikët e tij refuzojnë


40 deputetë të PS zhvishen nga imuniteti 


Çukaj: "Jemi automatikisht si gjithë qytetarët nëse prokuroria nis hetimet"


TIRANË - 40 deputetë socialistë dhe aleatë të tyre kanë dorëzuar imunitetin për t'i lënë rrugë të lirë drejtësisë të hetojë, nëse kërkohet për ta një gjë e tillë. Shkresa e firmosur nga 40 deputetët do të dorëzohet sot në komisionin parlamentar të imunitetit dhe rregullores. Bie në sy se në listën e emrave që shprehen të gatshëm për të mos pasur mbrojtjen e legjislativit në rast se Prokuroria kërkon të hetojë për ta , mungojnë emrat e ish-kryeministrit Meta, bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi. Gjithashtu sekretari i përgjithshëm Ruçi, ministrja Dade, deputeti Mustafa Muçi, ish-kryetari i Kuvendit Dokle, kryetari i komisionit parlamentar të ligjeve, Braho, ish-ministri Angjeli, deputeti Ndriçim Hysa, nuk i janë bashkuar listës me 40 emra. Ndër deputetët që e kanë firmosur janë Bashkim Fino, ministri Islami, kryetari i PS-së Nano si dhe pjesëtarë të lëvizjes për pastrim politik, Petro Koçi, Makbule Çeço, Gazmir Bizhga, Arben Malaj, Lekë Çukaj, Marko Bello, Limoz Dizdari, etj,. Burimet nga komisioni parlamentar i rregullores dhe mandateve, bëjnë të ditur se nismës së socialistëve u janë bashkuar edhe deputetët e partive aleate. Kryetari i komisionit parlamentar të rregullores dhe imuniteteve Lekë Çukaj, pasi ka bërë të ditur se është bërë tashmë një listë e gjatë me emra deputetësh, që kanë dorëzuar imunitetin thotë se "po të ketë raste të kësaj natyre dhe po të ketë kërkesa nga prokuroria për hetim, kuptohet që do të përballen me një listë të tillë, e cila ua jep lejen automatikisht". Por nga ana tjetër, opozita e kundërshton një mënyrë të tillë të dorëzimit të mandateve. Deputeti i PD-së, Sokol Olldashi, është shprehur dje për median se "për të hequr imunitetin duhet një vendim i seancës plenare. Nëse ky vendim përputhet me vullnetarizmin e 40 deputetëve është tjetër gjë. Por, përsa kohë mbetet një akt vullnetar nuk mund të konsiderohet si ligj". Nga ana tjetër, deputetët shprehen dakord me këtë nismë për dorëzimin e imunitetit, kur bëhet fjalë për akuza publike, të cilat duhen verifikuar. 
Si nisi 
Hapi i parë i dorëzimit vullnetar të imunitetit erdhi prej mbështetësve të kryetarit Nano, nisur nga vetë lëvizja e tyre për vetëpastrim. Duke dashur që të tregojnë publikisht se nuk kanë gjë për të fshehur ata thanë para një muaji se "i bëjnë karshillëk ish-ministrit të energjitikës, Dritan Prifti, ndaj të cilit prokuroria ka kërkuar heqjen e imunitetit. Para një muaji lufta mes dy grupeve rivale në PS ishte më e ashpër. Sekretari i PS-së për marrëdhëniet me jashtë, Zela u shpreh për këtë iniciativë se "Kjo është një kinezëri komuniste". Qysh atëherë, këta 40 deputetë kanë mbledhur firmat e deputetëve të tjerë, dhe për të miratuar një ligj për heqjen vullnetare të imunitetit. Çukaj e shtroi çështjen e heqjes së imunitetit të deputetit, jo vetëm në rastet kur drejtësia nis procedim penal, por edhe si një detyrim ndërkombëtrar. "Shqipëria është anëtare e Organizatës GREKO (Organizata Ndërkombëtare për Luftën Kundër Korrupsionit), e cila funksionon mbi 20 parime. Parimi 6 i këtij dokumenti parashikon pikërisht kufizimin e imunitetit nga hetimet për rastet e procedimeve penale",- është shprehur Çukaj, ndërsa ka sqaruar nismën e deputetëve para një muaji. Nga ana tjetër, deputetët e opozitës janë shprehur se PD-ja është gati të përkrahë këtë nismë, vetëm sipas propozimit që ka bërë kryetari i saj, Berisha. Para dy muajsh, ai ka përgatitur një projektvendim për heqjen e imunitetit të çdo deputeti, për të cilin ka akuza nga prokuroria, ose i përmendet emri në afera korruptive, për krim të organizuar apo për trafiqe. Këtë projektvendim, ai e ka dorëzuar pranë të gjitha grupeve parlamentare, por nuk ka marrë përgjigje pozitive.
D.T 

Deputetët që janë gati për të dorëzuar imunitetin
Pandeli Majko
Bashkim Fino
Marko Bello 
Lekë Çukaj
Fatos Nano
Makbule Çeço
Agron Tato
Nazmir Bilani
Arben Malaj
Kastriot Islami
Petro Koçi
Limoz Dizdari
Ndre Legisi
Fatbardha Shabani
Durim Hushi
Ermelinda Meksi
Viktor Doda
Musa Ulqini
Ben Blushi
Luan Memushi
Luan Rama
Mezan Malaj
Elida Tepelena
Rahmi Mehmetllari
Banush Gozhdari
Maksut Balla
Flamur Hoxha
Zyhdi Pepa
Hasan Hoxha
Albert Çaçi
aleatët
Neritan Ceka
Arben Imami
Preç Zogaj
Skënder Gjinushi
Gaqo Apostoli
Ëngjëll Betaj
Lufter Xhuveli
Vasil Melo
Vangjel Dule
Ligoraq Karamelo 

Nuk e kanë firmosur
Ilir Meta
Monika Kryemadhi
Ndriçim Hysa
Bardhyl Agasi
Ilir Zela
Gramoz Ruçi
Arta Dade
Mustafa Muçi
Namik Dokle
Spartak Braho
Anastas Angjeli



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Health - your guide to health and wellness
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list