Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Debat ne Parlament per Durresin- Shekulli

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Tue May 7 22:18:07 EDT 2002


Lakrori - Rroqi, sherr për depozitat e naftës


TIRANE-Heqja e depozitave të naftës në Portin e Durrësit u bë dje objekt debati mes ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacionit Lakrori, dhe nënkryetarit të PBK-së, Rroqi. I pyetur për zbatimin e vendimit të qeverisë të para një viti, që parashikon spostimin e tyre në një vend tjetër, Lakrori tha se "Nuk ka bllokim të investimeve në Portin e Durrësit". Sipas tij, në këtë port vazhdojnë të zbatohen projektet e Bankës Botërore, Programit PHARE dhe BEI-it. Sipas tij, në prill të 2001 qeveria vendosi largimin e tankerave nga Porti i Durrësit, dhe zhvendosjen e tyre graduale në "Bishtin e Pallës" dhe në Portin e ri të Vlorës. Por pas kësaj përgjigje, Rroqi reagoi duke thënë se "Vendimi i qeverisë nuk do të zbatohet, pasi këtë nuk e dëshirojnë shefat e një vendi fqinj. Është e qartë që Greqia është e interesuar që Durrësi të mos zhvillohet, që portet e saj të kenë edhe në të ardhmen influencën që kanë sot". "Nëse nuk e çlironi ju Durrësin, atëherë do t'u bëjmë ne thirrje qytetarëve që ta çlirojnë. Nëse nuk i largoni depozitat, atëherë ju do të bëni një tradhti kombëtare",-tha ai. Ndërkohë Lakrori duke theksuar se "Ne jemi ministra shqiptarë dhe tankerat nuk lëvizin me deklarata patetike, por me ligj dhe infrastrukturë të rregulluar". 




---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Health - your guide to health and wellness
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list