Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Balkanweb

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Tue May 7 09:10:27 EDT 2002


Gazetari irlandez futet në mbretërinë e trafikantëveLajmi i ores 9:55 AM

Gazetari Donald MacIntyre
TIRANE (7 Maj) - Gazetari i njohur me origjinë irlandeze Donald MacIntyre futet në mbretërinë e trafikantëve shqiptarë. Maskohet, pajiset me telekamera dhe "spiunon" bashkatdhetarët tanë. Riza H. nga Shemerie i Kukësit, Tafiku nga Ballshi, Ladi ish-polic në kohën e Berishës. Ja si shfrytëzojnë vajzat nga Shqipëria dhe Lindja Një gazetar "trafikant". Po, po. Eshtë futur në guackën e rrjetit të trafikut të femrave mes "bosëve" shqiptarë. Donald MacIntyre, gazetari i BBC i njohur për zbulimin e skandalit të drogës në botën e top-modeleve. Njeriu që u bë pjesë e huliganëve të Chelsit dhe e shpërndarësve të drogës në klubet e natës në Notingam. 
Tani është infiltruar në rrjetin shqiptar të trafikut. Ka bërë pazar me shqiptarët, gati për të blerë vajza, madje ka hapur një shtëpi ku ofrohej sauna(e më pas seksi). Pikërisht në zemër të Londrës. Zbulimi i industirsë së seksit, që pritet të shokojë shikuesit më 9 maj (në valët e BBC) bart emrat, por edhe fytyrat e deri aksionet e shqiptarëve në një pazar të mirëfilltë trafiku. Reportazh ka mundur të sigurojë ekskluzivisht para transmetimit të dokumetarit zbulimet e gazetarit investigativ të rrjetit BBC. I ndihmuar nga një djalë shqiptar Elton Dervishi, irlandezi MacIntyre ka arritur të zbardhë në plot kuptimin e fjalës rrjetin shqiptar të trafikut në kryeqendrën britanike. Dy protagonistët tregojnë të gjitha ndodhitë e këtij "aksioni" të rrezikshëm mes profesionistëve shqiptarë. Të armatosur me kamera në trup, gazetarët kanë regjistruar gjithë pazaret e trafikantëve shqiptarë. Ideja e producientes Fiona Kambell për të depërtuar në industrinë e seksit u përqëndrua në trafikun shqiptar. Gjithçka zhvillohet në lagjen shqiptare BARKING ESSEX, në lindje të Londrës. "Në një lokal të quajtur "Shpati", pronar i së cilit ishte një tropojane, mblidheshin trafikantët shqiptarë", tregon Eltoni. Këtu zë fill edhe investigimi. Shit-blerja e vajzave bëhej pikërisht në "Shpatin" londinez. Një tjetër pikë takimi ishte pub-i Princess Aliss, jo shumë larg kafenesë shqiptare. Këtu nisin të dalin emrat e parë. "Në këtë pub shkonte shpesh një shfrytëzues protitutash me emrin Riza H. nga fshati Shemerije i Kukësit", tregon Eltoni. Investiguesit mësuan se Rizai kishte miqësi të ngushtë me një klient të quajtur Tafik, nga Ballshi, i cili ishte njohës i mirë i trafikantëve. Tafiku ndërmjetëson pazarin me "bosët" e rinj. "I thamë se jemi të interesuar të blejmë një vajzë. 
Pas disa telefonatash Tafiku mëson se Rizai ka një vajzë lituaneze 20 vjeçare për të shitur për 4500 paund. I themi që jemi dakord", tregon gazetari. Një natë më vonë takohen me Rizain. Gjithçka në rregull. Për të gjetur sebep për mosblerjen e Jurgitës, gazetarët u thonë se duan që vajza të jetë me dokumenta të rregullta. "Ajo nuk kishte ndaj pazari u prish", tregon Eltoni. Por nuk mbaron këtu. Rizai tregon(gjithçka është e filmuar) se çdo 10 ditë i vijnë vajza nga Rusia, të pajisura me pasaporta greke, të cilat i jep për 7 mijë paund. Ata mbeten miq, për t'u takuar sërish pas 10 ditësh. Sakaq MacIntyre dhe grupi i tij duhet të tregoheshin potent në industrinë e seksit. Për këtë arsye marrin me qera një apartament në veri të Londrës. Një "shtëpi saune" e gatshme për të pritur vajzat. Por paksa ndryshe nga të tjerat. Ishte një shtëpi e pajisur me gjashtë telekamera. Për të tërhequr klientelën vendosën një reklamë në një revistë që reklamon saunat. Donald MacIntyre nis të marrë në intervistë vajzat e para. Por për t'u lidhur me trafikantët iu shërben edhe një herë "Shpati". Roni, një djalë shqiptar me flokë të gjata iu beson menjëherë. Donalidi, tepër nervoz, e takon në "saunat spiune" dhe vendosin që Roni të sjellë dy vajza, secila kushtonte 7 mijë paund. Pas dy ditësh Roni vjen me dy vajzat ruse dhe…pazar i mbaruar. Donaldi u thotë se pas një jave saunat do të jenë gati, por të nesërmen e mbyllin shtëpinë pasi kishin arritur të fiksonin në kamera të gjithë aksionin. 
Rikthehen te Rizai. Këtë herë e takojnë në veri të Londrës nën shoqërinë e një oficeri policie në Ministrinë e Rendit në kohën e Berishës, i quajtur Ladi. "Na u prezantua nga Tropoja. Kishin sjellë dy vajza tepër të bukura nga Shën Petersburgu", tregojnë gazatarët. Pazari u arrit por u la për të nesërmen shkëmbimi pasi "trafikantët e rinj" nuk i kishin paratë me vete. Ndërkohë gazatarët kishin siguruar 50 minuta bisedë të filmuar me Ladin. "Nxituam të shihnim nëse ishte çdo gjë e regjistruar. Kaseta ishte në rregull", tregon i çliruar gazetari shqiptar. Mision i suksesshëm! dxh/an (Reportazh/BalkanWeb) 


---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Health - your guide to health and wellness
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list