| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Gazeta TemaAgron Alibali aalibali at yahoo.comMon May 6 19:21:10 EDT 2002
Ilir Meta, Fatos Nano dhe Nikolas Gejxh, takohen në Korfuz Përse lobi grek i SHBA është kundër takimit Majko Bush?! Kush është Nikolas Gejxh, njeriu që hap dyert e socialistëve në Uashington dhe pse ngriti nga shtrati Ilir Metën dhe Fatos Nanon për tu takuar në Korfuz Mero Baze Kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, dhe ish kryeministri Ilir Meta, kanë lëshuar, dje, Shqipërinë dhe janë takuar në ishullin e Korfuzit me kryetarin e POAKA Organizata Panehelenike Greke e Amerikës Kanadasë dhe Australisë, Nikolas Geixh (Nikolas Gage, ose Niko Gaxojani), në përpjekje për të penguar një takim të mundshëm të kryeministrit aktual, Pandeli Majko, dhe presidentit të Republikës, Rexhep Meidani, në SHBA me presidentin Bush. Takimi i cili, sipas burimeve të afërta me të dy drejtuesit socialistë, u realizua dje, në ishullin e Korfuzit, synon dy objektiva kryesore: Së pari, gjetjen e një garanti për një Pakt mes Nanos dhe Metës në të ardhmen dhe së dyti, pengimin e mbështetjes së administratës aktuale amerikane ndaj kryeministrit Pandeli Majko, për të cilin lobi grek i SHBA ka rezerva për qëndrimet e tij nacionaliste, sidomos në drejtim të Kosovës. Zoti Majko dhe zoti Meidani u nisën dje, në SHBA, në një Samit të OKB-së dhe kanë paralajmëruar një takim të mundshëm me presidentin amerikan, Bush. Nikolas Gejxh është një figurë e shquar e grekëve të SHBA-së, një gazetar brilant i New Jork Times dhe autori i një libri besteller që tregon fatin e Greqisë në gjysmën e dytë të shekullit 20-të dhe kohën e luftës civile. Ai fitoi autoritetet tek lobi grek i SHBA, kur në fund të viteve 80-të, duke përdorur mbështetjen e administatës amerikane, u angazhua kundër kryeministrit grek, Andreas Papandreu, i cili me qëndrimet e tij antiamerikane po dobësonte fuqinë e lobit grek në SHBA. Nga një nacionalist i krahut të djathtë grek, ai u bë zëdhënës i ideve për copëtimin e Shqipërisë dhe bashkimin e asaj që quhet Vorioepir me Greqinë. Ai drejton prej 15 vjetësh organizatën më të madhe lobiste të grekëve të SHBA-së, Kanadasë dhe Australisë, e cila mbledh fonde dhe fianancon veprimtaritë nacionaliste në Greqi, kryesisht kundër Shqipërisë.Në vitin 1994 emri i Nikolas Gejxh u shfaq në dosjet hetimore të Prokurorisë greke, si i përfshirë në instruktimin e terroristëve që sulmuan kufirin shqiptar në Peshkëpi, ku u vranë dy ushtarakë shqiptarë. Nikolas Gejxh pranoi se mund të kishte folur në telefon me një prej terroristëve, por se nuk ishte në dijeni të planeve të tyre.Në takimet e përvitshme të POAKA në SHBA kanë marrë pjesë rregullisht prej vitit 1994 deri në vitin 1998 dhe socialistë shqiptarë, kryesisht me origjinë greke, por dhe një sërë politikanësh të tjerë shqiptarë të partive të tjera të majta. Duke qenë një person me probleme, për shkak të ngjarjeve në Peshkëpi, ai ka qenë person non grata në Shqipëri, deri në vitin 1997.Në vitin 1996 ai u rreshtua fort në krah të kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, në betejën e tij me kundërshtarët politikë brenda partisë, duke i dhënë atij një mbështetje serioze amerikane. Ai financoi për një kohë të gjatë disa drejtues lokalë të minoritetit grek në Shqipëri. Me ardhjen në pushtet të ish kryeministrit Ilir Meta, pozitat e tij në Shqipëri u forcuan së tepërmi. Ai mbështeti në fushatën e fundit elektorale Kostandina Bezhanin, vajzën e një prej pesë të dënuarëve në vitin 1995, për spiunazh në favor të Greqisë. Së bashku me zonjushën Bezhani, Gejxh ka disa projekte për investime në Sarandë, sidomos në industrinë farmaceutike. Mbështetja e tij për kryeministrin, Ilir Meta, ka qenë ekstreme, sidomos në rastin e 28 Nëntorit, kur dëshmitarë të besueshëm thonë se ai ka qenë në zyrën e kryeministrit, kur është urdhëruar arrestimi i Berishës. Në fushatën elektorale të qershorit 2001, ai së bashku me ambasadorin e SHBA, Jozef Limpreht, duke shkelur rregullat e një fushate të ndershme elektorale kanë shkuar në Sarandë dhe kanë bërë fushatë të hapur për kandidaten e pavarur të pakicës greke, që kandidonte përballë ministrit aktual të Rendit, Stefan Çipa, dhe gazetarit, Filip Cakuli. Përpara kësaj thuhet se Nikolas Gejxh, dhe Konstandina Bezhani sponsorizuan dhe arritën të realizojnë takimin e kryeministrit, Ilir Meta, me presidetin Bush në shtëpinë e bardhë në Maj të vitit të kaluar.Takimi, për të cilin thuhet se janë paguar shuma marramendëse, i shërbeu si një mbështetje e qartë Kryeministrit në fushatën e zgjedhjeve të 24 Qershorit, mbështetje që ai e keqpërdori deri në vjedhjen e votave.Në kohën që zoti Nano nisi betejën kundër kryeministrit, Ilir Meta, Gejxh ka qenë në anën e kundërt të tij. Angazhimi i tij i ri në këtë konflikt, mund të sjellë zhvillime të papritura në kreun socialist. Përveç një pajtimi të mundshëm mes Nanos dhe Metës, besohet se tema kryesore e bisedës mund të jetë shaktërrimi i mundshëm i një takimi të kryeministrit, Pandeli Majko, në Uashington me presidentin, Xhorxh Bush, takim i cili mund të shuajë ëndrrën e Fatos Nanos për president, por dhe shpresën e Ilir Metës për tu rikthyer si kryeministër. Nëse Majko dhe Meidani nuk takohen me presidentin Bush, atëherë të gjithë duhet të kuptojmë, se për të zezën tonë, ende nuk kemi arritur të kemi një kartëvizitë kombëtare për të trokitur në derën e Shtëpisë së Bardhë. --------------------------------- Do You Yahoo!? Yahoo! Health - your guide to health and wellness -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |