Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Buxhuku tek Koha Jone

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Mon May 6 17:49:24 EDT 2002


Ekonomia qe ha vetveten
Nga Gjergj Buxhuku / Te duket sikur mbi 10 vjet eksperience privatizimi nuk kane mjaftuar per te ndryshuar mendjen e politikaneve shqiptare te te gjitha ngjyrave, se privatizimi nuk duhet te jete asnjehere qellim ne vetevete, por thjesht nje menyre per rritjen e efektivitetit te ekonomise kombetare. Aq me shume, kur behet fjale per privatizimin e sektoreve strategjike si ai e telekomunikacionit, institucioneve bankare dhe siguruese. Kjo do te thote se perpara se te vendosesh te privatizosh, duhet te jesh i sigurte se ekonomia kombetare do te gjeneroje ne teresine e saj dhe ne vecanti ne ndermarrjen apo sektorin e privatizuar, me shume te ardhura financiare. P.sh nese do te privatizohet Albtelekomi duhet te llogaritet se ne menyre direkte dhe indirekte, ne arken e shtetit, jo vetem nuk do te jete me fitimi i saj, qe per vitin 2001 ka qene rreth 30 milione $ dhe me menaxhim me te mire minimalisht kjo shifer mund te dyfishohet me siguri, por edhe siguria se perdorimi i te ardhurave nga privatizimi i kesaj ndermarrje do te gjeneroje ne vazhdimesi te ardhura financiare per buxhetin e shtetit, qe e tejkalojne shumen e permendur me siper. Gjithashtu, shteti duhet te siguroje mbikqyrjen e plote te tregut monopol privat te telefonise pas privatizimit, ne menyre qe qytetari shqiptar, te perfitoje ne koston me te ulet te sherbimit dhe cilesine e tij, ne periudhen postprivatizuese dhe te mos perballet me pasojat e renda te tregjeve te paliberalizuara.

Sepse, vetem keshtu justifikohet shitja e sektoreve strategjike, qe duke qene unike jane te paperseritshem ne menyren e krijimit te tyre. I vetmi rast per te cilin justifikohet rentabiliteti i ulet dhe afatshkurter i perdorimit te te ardhurave te siguruara nga shitja e pasurive te tilla kombetare, eshte perdorimi per interesa dhe qellime strategjike kombetare me afat te gjate. Pra, per vepra te tilla te permasave te medha, si rruga e lidhjes me Kosoven, vepra energjitike, etj. Cdo perdorim tjeter per te ngrene te ardhurat e privatizimit ne 1, 2 ose 3 vjet pa siguruar qofte edhe nje nga elementet e mesiperm eshte veprim i pafalshem ne dem te vendit dhe brezave, qe do na gjykojne. I vetmi rast pozitiv i perdorimit te instrumentave ekonomike ne sherbim te gjenerimit te te ardhurave financiare ne gjithe periudhen 10 vjecare te tranzicionit shqiptar, mbetet krijimi i AMC-se.

Pikerisht, per kete arsye, eshte e domosdoshme qe shitja e monopoleve publike te mos degjeneroje ne krijimin e monopoleve private, qe jane kanceri i ekonomise se tregut te lire dhe instalimi i vete mafies politike ne rendin demokratik. Eshte e domosdoshme, qe instrumentat e fiskut shqiptar te jene efikase ne kontrollin e mjeteve financiare ne periudhen postprivatizuese per gjithe ekonomine kombetare. Eshte e domosdoshme, qe parate e shqiptareve te qendrojne dhe te investohen brenda vendit. Eshte e domosdoshme qe buxheti i shtetit te mos konceptohet duke u bazuar ne te ardhurat e privatizimit dhe perdorimin e tyre p efektivitet dhe strategji te qarte. Sepse, ate cka eshte krijuar me breza nuk eshte e moralshme ta konsumosh pa menduar per brezat qe do te vijne. Aq me shume te mburresh per suksesin e financave publike te mbushura me te ardhurat e privatizimit. Konsumimi i te ardhurave te siguruara nga shitja e kompanise dhe licenses se dyte te telefonise celulare brenda nje viti se bashku me konceptimin e buxhetit te vitit 2002 bazuar ne shitjen e Albtelekomit, tregojne se dicka serioze nuk shkon ne makroekonomine shqiptare, qe duhet rregulluar urgjentisht. Te shesesh eshte fare e lehte, te ndertosh eshte shume veshtire, por pikerisht per kete arsye, shoqeria njerezore ka shpikur instrumentin me emrin "Shtet".


---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Health - your guide to health and wellness
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list