Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Koha Jone - 6 maj 2002

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Mon May 6 17:39:03 EDT 2002


Kryeminister, na sqaro per tenderin e Korfuzit!
Nga Ilir Yzeiri/ Sot eshte shume e lehte te marresh qofte pozen e nacionalistit, qofte ate te analistit euroatlantik qe i nderton skemat e argumentimeve mbi parimin e rishikimit te kodeve tradicionale. Ne te dyja rastet mund te behesh interesant dhe ne te dyja momentet je ne mode, pse gjithmone gjenden spektatore qe mund te kendellen edhe me sintagmen e "fqinjve armiq", edhe me sintagmen e "integrimit fqinjesor". Por kjo eshte nje teme me vete. Keto dite, gazeta "Koha Jone" e para dhe me pas edhe disa te perditshme te tjera ngriten shqetesimin se Greqia po e gllaberon pak nga pak ekonomine shqiptare, se fqinji i Jugut po e tepron me nderhyrjen ne punet e shqiptareve, se praktikat e vjetra te shtetit helen duket se po vihen ne jete me metoden e re te bashkepunimit dhe te integrimit rajonal. Problemi duket se shperfaqet ne disa rrafshe. Ne fillim duhet te shtrojme pyetjen: A duhet te mbaje ne veshtrim politika shqiptare historine e ketij vendi, pra kur ndertohet sot politika e jashtme a duhet llogaritur e shkuara? Ne qofte se duhet te llogarisim edhe te shkuaren, cfare modifikimesh duhet t'i bejme asaj? Nderkaq, ajo qe pranohet nga te gjithe, qofshin keta shqiptare, qofshin te huaj, eshte se ne rryme te shekujve, sic thoshte Cabej, Shqiperia ka qene nje qender ritreksioni dhe jo intekresioni, qe do te thote se areli i saj ka ardhur duke u rrudhur, jo duke u zgjeruar. Vetedija historike e shqiptareve, qofte edhe per kete shkak, ne ndryshim nga ajo e fqinjve nuk shfaqet si ngasje per te vizatuar me ngyrat e saj te ardhmen, perkundrazi, shqiptaret ne rryme te shekujve kane treguar me shume prirje per te qene te hapur dhe pragmatiste. Pa dashur te bej shume histori, me nje veshtrim te shpejte, mund te kujtojme se shteti i sotem shqiptar dhe shteti i Kosoves kane qene realizime te vullnetit te banoreve te ketyre trevave per te ruajtur identitetin e tyre, per te rezistuar ndaj represionit te fqinjve dhe rezultat i triumfit te vullnetit ftabardhe te vendeve dhe diplomacise euroamerikane. Shqiptaret, ndoshta jane nga te rrallet kombe qe nuk kane bere asnje lufte pushtuese. Ne fillim te shkekullit, Austro-Hungaria, nga njera ane dhe Italia nga ana tjeter, ishin faktore te konsiderueshem qe frenuan etjen e fqinjve tane per te na gllaberuar teresisht. Ne kohen e mbretit Zog aleatet e natyrshem te shtetit shqiptar ishin Anglia, Italia dhe Amerika. E dyta, lufta e tregjeve apo ekspansioni ekonomik ne nje shoqeri te hapur eshte prirje e zhvillimit. Nga qarkullimi i mallrave dhe i ideve nuk humbet askush, por te gjitha keto natyrisht behen me qellim qe te fitojme sa te jete e mundur ne shqiptaret pa cenuar natyrisht identitetin dhe integritetin e askujt. E treta, shqetesimin per marredheniet jo korrekte, madje diskriminuese te Athines me Shqiperine, po i ngrejne edhe te huajt, qe do te thote se problemi eshte me serioz se sa e perjetojme ne. Me ne fund, ajo qe nuk mund te pranohet ne asnje rrethane eshte siguria cinike qe i ka dhene vetes lobi fondamentalist grek me ne krye Nikos Gaxojanis(N. Geixh) per te formuar kabinetet shqiptare. Kjo siguri dhe ky cinizem eshte i papranueshem. Kryeministri Majko duhet te na sqaroje te gjitheve se deri ne c'mase eshte verifikuar ndikimi dhe urdhri i ketij lobi per te diktuar ne zgjatjen e qeverisjes se socialisteve. Ne shtyp eshte shkruar se ne Korfuz Nano dhe Meta jane takuar dhe kane diskutuar per ta mbajtur pushtetin me cdo kusht me sponsorizimin e ketij lobi. Shtypi pat botuar edhe nje fotografi ne zgjedhjet e 24 qershorit me ane te se ciles deshmonte se Geixh kishte ardhur ne Sarande dhe i shoqeruar edhe nga ambasadori i SHBA-se, Limnpreht, pasi kishte bere fushate elektorale per nje perfaqesuese te Omonias, kishte ngrene edhe nje dreke. Ky person eshte njeriu qe ne kohen kur Berisha ishte president, pra Kryetar i shtetit te shqiptareve dhe vizitoi SHBA-ne, sajoi incidente flagrante dhe fyese. Kynjeri qe ka nje urrejtje patologjike per shqiptaret dhe qe ne librin e tij "Tregjet e ardhshme ne Ballkan" shpall hapur se Greqia duhet te diktoje zhvillimet makroekonomike ne Shqiperi, se Shqiperia nuk duhet te lejohet te zhvilloje ekonomine prodhuese se faktori shqiptar ne Ballkan eshte nje rrezik per Greqine, ky njeri qe eshte i bezdisshem edhe per vete greket e moderuar, ky njeri drejton realisht PS-ne dhe i detyron socialistet qe ta mbajne pushtetin me cdo kusht, ka ardhur koha ta kuptoje se vetedija e vitit '97 eshte tejkaluar. Zoti Kryeminister, ti per hir te ndjenjave realiste qe ke shfaqur, duhet te japesh shpjegime per rolin e Nikolas Geixh ne fatin e ketij vendi. Ti duhet t'u kerkosh kolegeve te tu ne Greqi qe kur te vijne ne Shqiperi te diskutojne per problemet e Ballkanit edhe me Abdi Baleten, pastaj Fatos Nano dhe Ilir Meta le te diskutojne edhe me Geixh-in. Ne qofte se Partia jote, zoti Kryeminister duhet te mbaje pushtetin me cdo kusht, pra duhet te jete nje loder ne duart e lobit te Nikolas Geixh, ti ke rastin e arte zoti Kryeminister qe votebesimin per te qeverisur kete vend t'ua lesh ne dore shqiptareve. Eshte me mire te vendosin ata se si duhet te qeverisin dhe jo Nikolas Geixh.



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Health - your guide to health and wellness
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list