Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Gazeta Shqiptare - Nano, Meta, Gage in Corfu

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Sat May 4 20:43:46 EDT 2002


Faqja 3 - FAQE E PAREmydate = new Date();myday = mydate.getDay();mymonth = mydate.getMonth();myweekday= mydate.getDate();weekday= myweekday;myyear= mydate.getYear();year = myyear;if(myday == 0)        day = " E Diele, "      else if(myday == 1)      day = " E Hene, "else if(myday == 2)        day = " E Marte, "   else if(myday == 3)        day = " E Merkure, "   else if(myday == 4)        day = " E Enjte, "else if(myday == 5)        day = " E Premte, "else if(myday == 6)        day = " E Shtune, "if(mymonth == 0)         month = "Janar "else if(mymonth ==1)         month = "Shkurt "else if(mymonth ==2)        month = "Mars "else if(mymonth ==3)       month = "Prill "else if(mymonth ==4)         month = "Maj "else if(mymonth ==5)         month = "Qershor "else if(mymonth ==6)         month = "Korrik "else if(mymonth ==7)       month = "Gusht "else if(mymonth ==8)      month = "Shtator "else if(mymonth ==9)     month = "Tetor "else if(mymonth ==10)     month = "Nentor "else if(mymonth ==11)     month = "Dhjetor"document.write("
"+ month);document.write(myweekday+", " + year +"");
Maj 4, 2002 
 Një kompromis i mundshëm për Presidentin e Kryeministrin e ardhshëm në prani të shefit të lobit grek Nano-Meta, takim sekret në KorfuzDy drejtuesit e PS dje në ishull me ftesë të Nikola Geixh  
---------------------------------

Takim i fshehtë Nano-Meta (të paktën kështu u tentua të mbahej sërish ky takim) kësaj here në ishullin grek të Korfuzit dhe kësaj here jo kokë më kokë. Pashkët ortodokse, dy liderët e PS i kanë "festuar" dje në shoqërinë e shefit të lobit grek në SHBA Nikola Geixh (Gage). 

Mbështetja e Nanos për postin e kryetarit të shtetit dhe kthimi i Metës në krye të Qeverisë, mësohet të kenë qenë dy prej temave kryesore të bisedimeve joformale që janë zhvilluar në Korfuz vetëm 3 milje larg nga amfiteatri i Butrintit, ku - si për koinçidencë - kryeministri Majko kishte shkuar për të parë Festivalin e Fyejve.

Itinerari 
Takimin mes dy "armiqve" të dikurshëm e ka organizuar Nikola Geixh (Gage). I pari në aeroportin e Korfuzit ka mbërritur Meta. Dy ditë më parë, me një avion çarter të kompanisë ADA-air, ish-kryeministri ka lënë Tiranën për të takuar sërish Nanon. Ai (Meta) shoqërohej nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi. Bashkë me ish-kryeministrin kanë qenë gjithashtu dhe bosi i ADA Air, Marsel Skëndo, e shoqja tij dhe dy gazetarë të "Oborrit". Një ditë më vonë në Korfuz ka mbërritur dhe lideri i PS, Fatos Nano. Ai ka lënë Athinën, ku gjendej që prej një jave dhe bashkë me Xhoanën ka shkuar në "festën" e Geixh (Gage). Në këtë shoqëri është përfshirë dhe një biznesmen i njohur shqiptar si dhe një anëtar i kabinetit "Majko". Të ftuarit e fundit që kanë mbërritur dje në mesditë kanë qenë Nano me Xhoanën. 

Bisedimet 
Nano, Meta e Gejxh (Gage) janë shkëputur nga të ftuarit e tjerë dhe kanë biseduar për disa orë rresht. Pakti mes tyre tashmë është i qartë. Ilir Meta rikthehet në postin e Kryeministrit dhe Fatos Nano zgjidhet President. Takimi me Gejxh (Gage), njeriun që i mundësoi Metës vizitën në Shtëpinë e Bardhë, bëhet pikërisht ditën kur Meidani është nisur për në SHBA dhe në shoqërinë e Majkos pritet të takohet me Bushin në mesjavë. Pasi i kanë dhënë fund bisedimeve tre politikanët janë bashkuar me të tjerët për të festuar Pashkët. 

Nano dhe Meta kishin zhvilluar bisedime të fshehta dhe një javë më parë në periferi të Tiranës në vilën e ish-kryeministrit. Frut i atyre bisedimeve që u zhvilluan thuajse në mesnatë ishte zgjedhja e detyruar e Servet Pëllumbit në krye të Parlamentit. U bënë dhjetë ditë që Meta e Nano nuk shfaqen në publik. Bashkëpunëtorët e tyre thonë se ata kanë munguar për arsye shëndetësore. Por mungesa e tyre ka ndodhur në një sfond tërësisht misterioz. Lufta politike mes Nanos dhe Metës që zgjati plot gjashtë muaj dhe që u pasua me krijimin e qeverisë Majko kishte lënë shumë gjëra pezull. Si do jetë tani, pas paqes, raporti i forcave në strukturat drejtuese të PS dhe mbi të gjitha kush do jetë Presidenti i ardhshëm i vendit, janë dilemat që kushtëzoheshin nga marrëdhëniet Nano-Meta. Takimi i djeshëm duket se i ka dhënë fund hamendësimeve që filluan të qarkullojnë një muaj më parë kur Kryesia e PS hartoi Paktin Politik brenda partisë. Nikolas Gage me Nanon dhe Metën, nuk është aspak një takim për t'u anashkaluar, kur njihet tashmë influenca e rëndësishme greko-amerikane që Gage përfaqëson jo vetëm në politikën shqiptare.



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Health - your guide to health and wellness
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list