| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Koha Jone - 2 maj 2002Agron Alibali aalibali at yahoo.comThu May 2 18:48:45 EDT 2002
Berisha e Nano, bashkepunoni si Noli me Zogun!
Roland Qafoku/ I ka kaluar te _90-at. E megjithate, nuk harron qe edhe ne kete moshe te jape kontribut per Shqiperine. Antoni Athanas, ish-kryetar i shoqerise Vatra dhe nje nga biznemenet me te fuqishem te lobit shqiptar ne SHBA i kerkon publikisht Sali Berishes dhe Fatos Nanos te bashkepunojne ne interes te Shqiperise. Nepermjet nje letre,
pronari i kompleksit te lokaleve "Pier 4" ne Boston te Masacusetsit, i kerkon dy lidereve shqiptare te lene pas merite dhe urrejtjet dhe te punojne per te miren e Atdheut. Athanas eshte impresionuar nga debati televiziv i dy lidereve shqiptare dhe ne 1 shkurt u ka derguar nga nje leter secilit. Ai u ka kujtuar atyre faktin se edhe Fan Noli me Faik Konicen ishin kundershtare te ashper me Ahmet Zogun, por ata e mbeshteten ate kur flitej per te miren e Shqiperise. Nje shembull tjeter per Athanasin eshte edhe fjalimi kurajoz i presidentit amerikan Linkoln ne nje ceremoni mortore ku ishin vrare rreth 50 mije amerikane. Megjithate, edhe pse kane kaluar tre muaj nga dergimi i kesaj letre, as kryetari i Partise Demokratike e as kryetari i Partise Socialiste nuk i ka kthyer pergjigje simbolit te emigracionit shqiptar ne SHBA. Ndoshta dy kreret politike e kane ndjere se takimi pas nje dekade nuk do te thoshte bashkepunim. Eshte fakt qe gjate kesaj kohe jo vetem qe ky bashkepunim ka munguar, por situata politike ne vend eshte acaruar mjaft si pasoje e nje politike te ashper te ndejkur nga dy lideret kryesore ne vend.
Kush eshte Antoni Athanas?
Ish-kryetar i shoqerise atdhetare Vatra, por edhe nje nga pronaret me te fuqishem te nje kompleksi lokalesh ne Boston, Antoni Athanas eshte misherimi i nje emigranti tipik qe ka bere hajer ne SHBA. Kujt i ka rene rastin te takoje apo dhe drekoje e darkoje ne lokalin e tij te famshem Pier 4 (Kalata 4) patjeter do te magjepset nga te gjitha qe e rrethojne. Nga njera ane plaku Athanas qe edhe pse njihet si nje milioner, i rri punes ne kembe nga mengjezi ne darke si te ishte nje djale i ri, por edhe ambjenti luksoz dhe gatimi special. Eshte teper interesant fakti qe kete lokal e kane frekuentuar te gjithe presidentet amerikane qe nga koha e ndertimit. Por qe te arrinte deri ketu shqiptari nga Korca i eshte dashur shume pune. Ne nje interviste te dhene per gazeten "Koha Jone" nje vit me pare, ai ishte shprehur se "babai me mesoi punen dhe vetem me pune une jam ky qe me njihni sot". Por krahas biznesit Athanas njihet si nje nga shqiptaret e Amerikes me aktive per ceshtjet e Shqiperise. Pervec ndihmes financiare, aktiviteti i Athanasit ka qene i lidhur edhe me perpjekjet e tij per zgjidhjen e ceshtjes kombetare. Per te tilla merita ai ka arritur deri te zgjidhet kryetar i shoqerise Vatra, organizta me e rendesishme e shqiptareve te Amerikes. Nga ana tjeter, miqte me te ngushte te Athanasit kane qene Fan Noli dhe Faik Konica. Nuk ka takim qe 90 vjecari Athanas te mos tregoje rreth tyre aq sa te duket si nje ciceron qe shpjegon ne nje muze. E ndersa mosha tashme ka bere te veten, ai perseri rri ne kontakt me problemet ne Shqiperi. Rasti ne fjale kur ai i dergon nje leter Berishes dhe Nanos per bashkepunim eshte teper domethenes.
I nderuar Sali Berisha
I nderuar Fatos Nano
Zoterinj
U gezova shume kur mora vesh per takimin tuaj ne 31 janar te vitit 2002, kur ju debatuat publikisht per disa nga problemet me te mprehta me te cilat po perballet atdheu yne Shqiperia. Une shpresoj dhe besoj, se takimi juaj i pare do te pasohet nga takime te tjera ne nje te ardhme te afert. Jam i sigurt se ju te dy e sillni ndermend faktin se dy lideret e medhenj shqiptare Fan Noli dhe Faik Konica, ishin dy kundershtare te ashper politike te mbretit Zog. Por ne vitin 1942, te dy ata e mbeshteten publikisht mbretin, se kjo ishte ne interes te Shqiperise ne ate kohe.
Nje nga fjalimet me te medha ne historine e Amerikes, ishte ai i mbajtur nga presidenti Abraham Linkoln, ne kujtim te fushe-betejes ne Getisburgut ku mbeten te vrare te pakten 50 mije njerez. Perpara fjalimit, Linkoln demonstroi nje kurajo te madhe te nje burri shteti. Ai i kerkoi bandes frymore te luante pjesen "Dixie", himnin kombetar amerikan menjehere pas interpretimit te "The stars Spangled Banner".
Shqiperia dhe shqiptaret perfshire edhe ju te dy, do te perfitojne nese ju do te vazhdoni te punoni sebashku per interesin e Atdheut tone.
Ne emer te miqve te mi shqiptaro-amerikane dhe ne emrin tim, une ju uroj ju perseri per perpjekjet e perbashketa ne te mire te Shqiperise.
Mirupafshim
Sinqerisht
Anthony Athanas
==
Ekspansioni grek ne Shqiperi
Nga Anthony Coughan*/ Nje nga paradokset me te dukshme te politikes
se sotme shqiptare eshte se ndersa nga njera ane Shqiperia dhe
shteti shqiptar vazhdojne te kene akoma probleme ende te pazgjidhura
me fqinjet, kane si partnere me kryesore pikerisht vendet fqinje ose
me sakte Greqine. Sot Greqia kontrollon pjesen me te madhe te
ekonomise shqiptare duke kaluar ne kete drejtim edhe shtetet e
fuqishme te Evropes si Italia, e cila deri ne vitin '97 ishte
partneri
kryesor i Shqiperise sidomos ne fushen e investimeve, Gjermanine,
disa kompani te fuqishme te se ciles u penalizuan nga autoritetet
shqiptare persa i perket projekteve te tyre ne Shqiperi sic ishte
rasti i nje firme se ciles iu hoq e drejta per rikonstruktimin e
aeroportit te Tiranes dhe deri diku Frances, e cila ishte nje
partner i privilegjuar perendimor i periudhes se Enver Hoxhes.
Ekspansioni ekonomik grek ne Shqiperi u intensifikua me ritme te
shpejte sidomos pas ngjarjeve te vitit '97 gje qe perkoi dhe me
ardhjen ne pushtet te Partise Socialiste te Fatos Nanos, i njohur
per deklaraten e perbashket me Andreas Papandreun ne vitin 1993 per
nje "Ballkan te ballkanasve" dhe kunder cdo pranie amerikane. Prania
teper e rritur greke ne ekonomine shqiptare sot, duket se i ka
rrenjet qe ne ditet e para te revoltave te vitit '97, kur ne qytetet
e jugut te Shqiperise, valet e shkaterrimeve perfshine kryesisht
investimet italiane, gje qe beri te largoheshin rreth 60% e
kompanive dhe firmave te ketij vendi, qe deri atehere dominonte
persa i perket pranise ne Shqiperi. Ne menyre te cuditshme, asnje
nga kompanite modeste greke, ose dhe ato qe ishin "joint venture",
te instaluara ne jug te vendit nuk u prek. Natyrisht, me fillimin e
normalizimit te situates ne Shqiperi, vakumin italian filloi ta
mbushte kapitali grek, i cili filloi te shtrihej ne te gjithe vendin
duke u kujdesur me shume per jugun, te cilin, pavaresisht nga
politikat zyrtare, lobe te fuqishme greke vazhdojne ta pretendojne
si pjese te Greqise. Ne menyre konsistente, pak nga pak, kapitali
grek, ndonese jo kompetitiv pushtoi gjithe sektoret jetike te
ekonomise shqiptare. Duke mos i kushtuar kohe produkteve ushqimore
dhe nje pjese te mire te mallrave te konsumit te gjere qe jane "Made
in Greece", greket tashme zoterojne sektoret vitale te ekonomise
shqiptare dhe kur te desherojne mund te krijojne nje kolaps te
pergjithshem ne kete vend qe vazhdon te jete nje klient i bezdisshem
per Evropen e te ardhmes. Deri tani, Greqia eshte furnizuesi kryesor
i Shqiperise me energji ne periudhat e zgjatura te krizave
energjitike te cilat jane kronike per vendin i cili dikur
eksportonte energji. Ne kete aspekt, nje kontribut jo te vogel kane
dhene dhe politikat energjitike te drejtuesve shteterore te ketij
sektori, te cilet ne vend qe te investonin per ndertimin e
termocentraleve duke blere nafte bruto qe kushton shume me lire se
nafta greke e transformuar ne energji elektrike.Gjithashtu,
Shqiperia ndonese njihet si nje vend i cili tradicionalisht ka pasur
marredhenie te shkelqyera me vendet arabe duke qene dhe nje partner
i pelqyeshem per ta, 95 perqind te naftes per te plotesuar nevojat e
saj e importon nga rafinerite greke. Edhe sot, te gjitha kompanite
shqiptare qe tregtojne karburante ose jane thjesht filiale te
kompanive greke te ketij sektori, ose jane kliente te rregullt te
tyre. Duke filluar qe para disa vitesh, disa depozita greke u bene
problem pasi kishin bllokuar portin me te madh te vendit i cili
figuron dhe si nje nga pikat nevralgjike te "Korridorit
Lindje-Perendim". Gjithashtu, nje nga sektoret e pakte fitimprures
te ekonomise shqiptare, telefonia pa tela (celularet) keto dy vitet
e fundit perfundoi ne duart e kompanive greke. Grekja "Panafon" dhe
partnerja e saj "Cosmote", kane ne duart e tyre gjithe sistemin e
telefonave te levizshem ne Shqiperi duke zhvilluar nje konkurence
ndoshta dhe me te ashper se ne vete vendin e tyre. Keshtu, sot sipas
shifrave zyrtare te tyre, "Panafon" ka shtuar ne vendin fqinj vetem
gjate tete muajve te aktivitetit 50. 915 kliente ne kohen qe rivalja
e saj "Cosmote" ka shtuar vetem 33.417. Nderkohe, ne Greqi "Panafon"
ka arritur te shtoje jo me shume se 80 mije kliente te rinj. Tani te
gjitha simptomat tregojne se edhe telefonia me tela e perfaqesuar
nga koncerni shteteror "Albtelekom", do te perfundoje ne duart e
grekeve. Gjate viteve te shkuara zyrtaret shqiptare kane refuzuar
ofertat per shitjen e "Albtelekom" partnereve te tille "Telecom
Italia", i cili arriti te fuse ne dore telekomin serb, apo "Dojce
Telekom" i cili kishte zoteruar atehere pjesen kryesore te aksioneve
te "Croatia Telekom" dhe kerkonin te plotesonin kornizen me sistemin
telefonik shqiptar. Por, jo te gjitha perfundojne me kaq. Nje sektor
tjeter ku greket kane dominim te padiskutueshem eshte dhe ai bankar.
Qeveria shqiptare e vitit '97 licensat e para per te zhvilluar
aktivitet privat bankar ua akordoi bankave greke. Si rrjedhim, sot
ne Shqiperi operojne kater banka private greke "Alfa Credit Bank",
"Tirana Banka", "National Bank of Greece" dhe
"Intercommercbank". Sipas llogaritjeve keto kater banka kontrollojne
rreth 57 perqind te parave shqiptare. Sot sipas shifrave zyrtare te
institucioneve shqiptare, nje nga keto banka greke, "Tirana Bank"
renditet e dyta fill pas "Bankes se Kursimeve" persa i perket sasise
se depozitave te akumuluara. Pas alarmit qe coi ne terheqjen masive
te depozitave te shqiptareve nga "Banka e
Kursimeve" nje pjese e parave te terhequra do te ndryshonin
destinacion duke kaluar ne banken greke "Tirana Bank", por edhe ne
sportelet e partnereve te tjere helenike. Mbi te gjitha bankat greke
plotesojne dhe pjesen e dyte te ciklit te qarkullimit te parave te
emigranteve shqiptare duke i derdhur serish ne buxhetin grek dhe
duke bere qe ne Shqiperi te mos mbetet asgje. Ne kete sens, ishte me
e logjikshme qe bankat shqiptare te hapnin filialet e tyre ne Greqi
per te mbledhur parate e emigranteve ne menyre qe keto te
investoheshin ne sipermarrje te sigurta ne Shqiperi e jo te
sherbenin ekskluzivisht per zhvillimin e Greqise. Por ajo qe eshte
me e rendesishmja lidhet me urine greke per te gelltitur sa me shume
thela te sektorit bankar shqiptar. Bankat greke shfaqen si konkurent
sa here tregu ofron aksione te bankave shqiptare sic eshte rasti i
Bankes se Kursimeve. Nese greket arrijne te fusin ne dore dhe kete
banke, atehere 90 perqind e parave te shqiptareve do te jene
totalisht ne duart e operatoreve bankare greke. Dhe atehere do te
krijohen kushte ideale qe shteti shqiptar te jete totalisht i varur
nga Athina duke realizuar keshtu ne menyren me perfekte endrat e
ithtareve te helenizmit qe kerkojne aneksimin e territoreve
shqiptare. Do te mjaftonte vetem nje mbyllje e sporteleve te bankave
greke qe ne Shqiperi te kthehej kaosi i vitit 1997, madje me pasoja
edhe me te renda. Por, perballe kesaj tendence per ekspansion te
grekeve, duket dhe me absurde qetesia me te cilen zyrtaret shqiptare
percjellin kete proces te dorezimit te pavaresise ekonomike te
vendit ne duart e nje vendi si Greqia, i njohur edhe per preferencat
ndaj fqinjeve te tjere me te cilet Shqiperia vazhdon te kete
probleme shekullore. Ne cdo vend tjeter, lideret politike do te
alarmoheshin nese ndonje banke e huaj do te arrinte t'i afrohej
cakut te 50 perqindeshit persa i perket depozitave te klienteve
vendas. E njejta gje mund te thuhet dhe per opinionin publik
shqiptar ne pergjithesi, i cili ndoshta i pamesuar me efeket e
ligjeve te ekonomise se tregut dhe te politikave te hapjes, nuk
reagon ndaj shperdorimit te pasurive kombetare. I revoltuar, nje
intelektual shqiptar, antikomunist i njohur arriti deri aty sa te
shprehte publikisht simpatine ndaj ish-diktatorit komunist ne kete
drejtim. Megjithese "dashuria" per Greqine mund te kete filluar edhe
qe nga koha kur botohej libri i tij "Dy popuj miq".
---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Health - your guide to health and wellness
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |