Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Koha Jone

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Sat Mar 30 12:37:03 EST 2002


Kontroll rigoroz bankave te huaja
Nga Nju Jorku Gavrosh Levonja/ Jehona e panikut te krijuar lidhur me problemin e sigurise se depozitave ne Banken e Kursimeve arriti edhe ketu ne gjirin e komunitetit te biznesit shqiptaro-amerikan. Konkretisht ne radhet e biznesmeneve te fuqishem shqiptare po diskutohet jo vetem per Banken e Kursimeve, por per gjithe sistemin bankar te Shqiperise. Kjo sepse nje pjese e mire e tyre po nxjerrin nga sirtaret projektet e dikurshme te investimeve ne Shqiperi, te cilat ca 

nga papergjegjshmeria e pushtetareve te periudhave te ndryshme nga viti 1992 e ketej, por edhe si pasoje e mungeses se stabilitetit ne vend mbeten pa u vene ne jete. Dhe ai qe ka rastin te njihet me projektet e biznesit shqiptaro-amerikan per Shqiperine, mbetet i befasuar, pasi nuk eshte fjala per te hapur ndonje restorant, hotel apo ndonje gje tjeter te ketij lloji, por investime komplekse qe perfshijne zona te tera te vendit, me synimin kryesor veriun si pjesen me te pazhvilluar te vendit. Pothuajse pa asnje perjashtim, perfaqesuesit me ne ze te biznesit shqiptaro-amerikan, i shqeteson fakti se thashethemet qe kane shkaktuar alarmin per depozitat e 

Bankes se Kursimeve kane si qellim kryesor destabilizimin e vendit duke rikthyer edhe nje here ngjarjet tragjike te vitit 1997. Sipas tyre dikush duke nxitur shqiptaret te terheqin parate e depozituara ne Banken e Kursimeve mendon te perserise edhe nje here skenarin e renies se piramidave financiare. Por duke qene njohes te mire te biznesit dhe ligjeve ne baze te te cilave ai funksionon, biznesmenet shqiptare te Amerikes, nuk perjashtojne dhe nje loje 

te pandershme te disa prej bankave private qe operojne ne Shqiperi dhe qe jane ne vallen e konkurences per privatizimin e Bankes se Kursimeve. Dhe dyshimet e pjeses me te madhe te tyre bien mbi bankat greke te cilat po shtrijne kthetrat dita dites jo vetem mbi ekonomine shqiptare, por edhe duke synuar grumbullimin e sa me shume vlerave monetare te shqiptareve. Ne fakt, depertimi i firmave greke, pjesa me e madhe e te cilave jane krejt te parendesishme, ne ekonomine shqiptare perben nje shqetesim te kahershem te shqiptaro-amerikaneve. Madje ne kete aspekt, ky invazion ekonomik grek ne Shqiperi, ne nje kohe kur ekzistonin shume alternativa te tjera me te mira, ka bere qe tek pjesa me e madhe e biznesmeneve shqiptare te Amerikes te konsolidohet ideja se politikanet shqiptare qe jane ose kane qene ne pushtet jane ne sherbim te qarqeve te ndryshme greke. Madje dhe fijet e shume aferave 

korruptive te zhvilluara ne Tirane, te cojne ne Athine me shume se kudo gjetke. Kjo eshte dhe nje arsye me shume qe pakkush nga radhet e politikaneve shqiptare te jete i interesuar qe skandaleve te korrupsionit te qeveritareve t'u shkohet deri ne fund. Tani, duke iu rikthyer serish panikut te diteve te fundit ne Tirane, asnje prej biznesmeneve shqiptare te ketushem nuk e ve ne diskutim shkalle e sigurise se Bankes se Kursimeve, por problemi eshte 

se atje ka nevoje per nje transparence me te madhe ne aspektin e asaj qe shqiptaret te kene nje dijeni qofte dhe minimale se ku shkojne dhe cfare behet me parate e tyre. E kunderta po. Ne fakt, njerezit e biznesit ne gjirin e komunitetit shqiptar te Shteteve te Bashkuara, shume kohe para se te ndodhnin ngjarjet e fundit lidhur me banken e Kursimeve, ne diskutimet e tyre lidhur me rruget per rimekembjen e ekonomise shqiptare shprehnin vazhdimisht dyshimet e tyre lidhur me rolin, aktivitetin dhe qellimet e bankave greke ne 

Shqiperi. Duke pasur ne konsiderate si numrin ashtu dhe shtrirjen e aktivitetit te tyre, ata shpreheshin se nje dite prej ditesh pasi te kene akumuluar sasi te konsiderueshme te depozitave dhe kapitaleve ne Shqiperi, keto banka mund te mbyllin sportelet e tyre duke lene shqiptaret me gisht ne goje. Dhe duke gjykuar ne baze te legjislacionit shqiptar per bankat e huaja private biznesmenet shqiptaro-amerikane e shohin depozituesin shqiptar krejtesisht te pambrojtur dhe shtetin te pafuqishem per te kundervepruar ndaj 

tyre ne perpjekje per te mbrojtur qytetaret e tij. Ndersa po t'u permendesh si shembull vete Ameriken, ku operojne nje numer shume i madh bankash te huaja, ata qeshin dhe te nxjerrin nje numer jo te vogel masash garantuese qe parashikon legjislacioni amerikan, mbi te gjitha duke mos ua mundesuar bankave te huaja luksin e eksportimit te kapitaleve jashte SHBA. Ndersa, ne Shqiperi, te thone ata, jo vetem kjo, po askush p.sh. nuk mund te vere doren ne zjarr qe bankat e huaja private nuk kane si aktivitet kryesor te tyrin, pastrimin e parave duke shfrytezuar kaosin dhe mangesite e legjislacionit shqiptar ne fushen e financave. Perfundimisht, alarmi i krijuar me Banken e Kursimeve pati dhe nje te mire pasi duhet te kete sherbyer qe shteti shqiptar t'i rikthehet ne detaje aktivitetit te bankave te huaja private apo dhe atyre qe operojne si filiale te bankave kombetare te ndonje vendi, ne radhe te pare Greqise. Konkretisht te rishikoje gjithcka duke filluar nga politikat kredituese te tyre, per te shkuar pastaj tek kerkesa per garantimin e parave te depozituara nga qytetaret shqiptare, pa harruar dhe rrezikun e ikjes se kapitaleve nga Shqiperia nepermjet transfertave te karakterit mafioz. 


PS, baza kunder deputeteve te vet 
Kryesia e socialisteve durrsake ne mbledhjen e dites se djeshme ka marre ne analize situaten e zhvillimeve me te fundit politike ne gjirin e PSSH-se, te grupit te saj parlamentar dhe te mazhorances se majte ne parlamentin shqiptar. Ne kete mbledhje socialistet durrsake kane treguar rishtas se jane perkrah kryetarit te tyre Fatos Nano, nismat dhe mendimet e te cilit i shohin si me te dobishmet dhe te ligjshme per forcimin e situates ne parti dhe te institucioneve te rendesishme sic eshte ai i prokurorise se pergjithshme. Te shqetesuar nga zhvillimet ne qender dhe nga mosperfaqesimi dinjitoz i elektoratit ne parlament, kryesia e kesaj dege, qe e vlereson bazen si shume te shendoshe ne krahasim me qendren dhe perfaqesuesit e saj parlamentare, ka dale me nje deklarate per shtyp. Deklarata e paraqitur nga sekretari politik i deges Leonidha Gjermeni dhe ai organizativ Edmond Agolli, ne prani te anetareve te tjere te kryesise, ka shprehur rezervat per nje pjese te deputeteve socialiste qe perfaqesojne Drresin ne parlament. "Nje pjese e deputeteve durrsake veprojne dhe votojne ne baze te interesave personale dhe jo te zgjedhesve te tyre", eshte thene nga kreret socialiste te Durresit. Ne deklarate thuhet se "kryesia e PS-se Durres nisur nga reflektimi i bazes se partise shfaqur se fundi i jep mbeshtetje morale- politike vetem per mazhorancen e krijuar nga PS dhe aleatet te dale nga zgjedhjet e 24 qershorit per Kuvendin e Shqiperise. Cdo mazhorance tjeter jashte ketij mandati politik nuk pasqyron mbeshtetjen e bazes se partise ne Durres". Aleancat e kuptuara, por jo te deklaruara te nje pjese te pozites me opoziten kane shkaktuar reagim ne bazen durrsake e cila kerkon nga forumet drejtuese te PSSH-se dhe grupi parlamentar te administroje me pergjegjesi voten qe anetaresia dhe elektorati socialist u ka dhene. Kryesia e Durresit eshte shprehur kunder cdo emerimi apo deklarimi i cili nuk reflekton vullnetin apo mandatin e zgjedhesve qe perfaqesojne, "perfshire ketu dhe votimin per Prokurorin e Pergjithshem" (dje ne fakt ai eshte miratuar nga Parlamenti). Ne te njejten kohe baza socialiste durrsake nepermjet kryesise se deges ka mbeshtetur qeverine Majko, i cili shikohet nga baza si kryeministri qe do te realizoje me sukses mandatin e dyte qeverises te PSSH-se deri ne vitin 2005. 

Vali Qyrfyci



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Greetings - send greetings for Easter,  Passover
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list