| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] KorrieriAgron Alibali aalibali at yahoo.comSat Mar 30 12:33:34 EST 2002
Si do en armet e Enverit Si do en armet e Enverit Avionet MIG kerkohen nga Gjermania per t'u perdorur per trajnim, ndersa anijet mund te en ne portin e Ravenes. Amerikanet propozojne qe Kallashnikovi te transformohet ne arme sportive. SHBA dhe Izraeli, bleresit kryesore te armatimit shqiptar Elton METAJ Ushtria shqiptare ka nxjerre ne je nje pjese te armatimit te saj te lehte dhe te rende. E publikuar edhe ne internet, ne listen e pajisjeve ushtarake qe do te en perfshihen avione, anije luftarake, tanke, automatike, pushke, lende plasese dhe fisheke. Sipas listes se miratuar nga Shtabi i Pergjithshem jane nxjerre per je armatimet e teperta apo ato qe nuk plotesojne parametrat kerkuar per ushtrine shqiptare. Synimi per te hyre ne NATO dhe zbatimi i programi 10 vjecar ristrukturimi te ushtrise ka bere qe nje pjese e ketij armatimi te et apo asgjesohet. "Avionet MIG dhe anijet e vjetra te ushtrise shqiptare do te en, ndersa Kallashnikovi do te pershtatet si nje arme sportive". Jane keto projektet e firmes se eksport-importit te ushtrise shqiptare per te zbrazur tepricat qe do te nxjerre ristrukturimi dhe per te siguruar te ardhura per Ministrine e Mbrojtjes. Megjithate, keto nuk jane vetem plane per te hequr vjetersirat e ushtrise. Ne zyrat e "MEICO"-s, kompania ushtarake e eksport-importit, kane mberritur kerkesa nga Gjermania per te blere dy avione MIG, te perdorur deri me tani nga ushtria shqiptare. "Qellimi eshte qe ata te kthehen ne avione trajnimi per grupe pilotesh qe duan te mesojne", sqaron drejtori i "MEICO", Ylli Binari. Sipas te cilit, ka edhe kerkesa qe anijet e vjetra te shkojne ne Ravena, ku eshte nje port i madh dhe ka kalata qe i ngrene anijet dhe aty ato priten. "Keshtu mund te en me shtrenjte se ne uzinat e shkrirjes", thote ai. Nderkohe, problemi i nendeteseve shqiptare duket se tashme eshte mbyllur. Nje urdher i Presidentit te Republikes i ka nxjerre ato jashte organikes, ndersa nje firme ka fituar nje tender per skrap. Por nendeteset jane akoma gjendje. "Nje nendetese duhej te ruhej, qofte edhe per historik, qofte edhe nendetesja 105, pasi duhen pare si burim nga mund te krijohen te ardhura". Duke permenduar nendetsen e njohur te filmit "Balle per balle", me nje fare keqardhje drejtues te Ministrise se Mbrojtjes kujtojne edhe eksperiencat nderkombetare, ku nendeteset jane kthyer ne vende turistike mjaft fitimprurese. Por, ne te gjithe historine 10 vjecare te "MEICO"-s, pjesa me e kerkuar ka qene armatim-municioni konvencional, si fisheket, pushket dhe automatiket, te nxitura edhe nga fakti se per to nuk ka kerkesa teknologjike. Koleksioniste te Hollivudit dhe filmave kane bere gjithashtu kerkesa edhe per artikuj trofe, si dhe per armatim-municion te Luftes se Dyte Boterore. Megjithate, tregu i armeve ne bote duket se funksionon po aq normalisht sa per mallrat e tjera. "Ne tregun qe kemi nuk preferohen kinezet, pasi kane superprodhim dhe koleksionistet nuk preferojne mallra qe jane ne seri te madhe. Ne SHBA, per shembull, jane nen embargo", sqarojne operatoret shqiptare te tregut te armeve. Sipas tyre, llogaritjet e prodhimit te armeve shqiptare jane bere ne kohen e Luftes se Ftohte dhe tashme ushtria duhet te lirohet nga sasite e teperta te kohes se Hoxhes. Per pjesen e armatimeve konvencionale (armeve te lehta) Shtetet e Bashkuara jane kerkuesit kryesore. Ndersa, Izraeli, qe ka qene nje nga partneret kryesore me pare, tani eshte ne heshtje dhe nuk ka bere me kerkesa. Gjithashtu, armet konvencionale shqiptare jane kerkuar edhe nga anglezet. Ndersa, koleksionistet gjermane kane qene gjithashtu nder me aktivet. "Ketu mund te jene edhe firma qe u sherbejne te treteve dhe mund te t'i cojne ne zona te nxehta", thote nje punonjes i "MEICO"-s. Ndersa per tanket shqiptare deri me tani ka patur asnje kerkese nga bleres potenciale. Nje pjese e tyre, ne baze te nje projekti, mund te tranformohet per t'iu pershtatur parametrave te NATO-s. Megjithate, nje tjeter projekt interesant po shqyrtohet ne Ministrine e Mbrojtjes. Nje kompani amerikane mesohet te kete propozuar realizimin e nje projekti, i cili synon qe Kallashnikovin ta ktheje ne nje arme sportive. Sipas specialisteve, kjo mund te arrihet duke bere transformime teknike te armes dhe duke kthyer shteniet, nga bresheri, ne te vecanta. Nje projekt qe mund te rigjalleroje edhe nje pjese te industrise ushtarake. Vetem per vitin 2002 Shtabi i Pergjithshem i Ushtrise ka nxjerre nje liste me rreth 27 artikuj, qe vleresohen te tepert. Nje pjese e mire e tyre duhet te asgjesohet, ndersa sasi te konsiderueshme do te hidhen ne treg. Duke siguruar keshtu te tjera te ardhura, qe, sipas legjislacionit aktual, shkojne 100 % per nevojat e ristrukturimit te ushtrise shqiptare. Si funksionon tregu Per keto artikuj ka publikime dhe lista te specializuara, por nuk ka ankande. Mungon nje ligj organik per eksport-importin e materialeve ushtarake, qe po pergatitet ne Ministrine e Mbrojtjes, pasi i mungon legjislacionit shqiptar. Ky ligj synon te vendose rregullat e eksport-importit te materialeve ushtarake. Shume shtete kane nje komision ad-hock per kete qellim. SHBA e ka kete komision prane Departamentit te Tregtise, ndersa disa shtete e kane prane Ministrise se Mbrojtjes. Por ndoshta ligji i ri qe duhet te dale do ta zgjidhe perfundimisht problemin edhe per Shqiperine. Ndersa, ne disa vende te Lindjes tregu liberalizuar dhe jane krijuar kompani private te jes se municioneve. Industria ushtarake Kombinati i Policanit Eshte nje ndermarrje shteterore, e themeluar ne vitin 1962, me qellim qe te permbushte kerkesat per armatim te Forcave te Armatosura Shqiptare. Ne periudhen 1962-1966 u krijua linja e prodhimit per municion 7.62 mm x 39 (Kallashnikov), municion mortaje 82 mm, granada dore ofensive dhe difensive, si edhe mina antinjeri. Ne periudhen 1970-1972 ne godinen ekzistuese u instalua linja e prodhimit te minave antitank dhe ne nje godine te re u vendos linja e fishekzjarreve 180 mm. Ne periudhen 1977-1985 u krye nje rikonstruksion i thelle me makineri dhe pajisje te ardhura nga Zvicra dhe Austria per te mundesuar prodhimin e municionit kaliber 12.7 mm x 99 dhe 14.5 mm x 51, si edhe municion mortaje me kaliber 60, 107 dhe 120 mm. Aktualisht ndermarrja prodhon municion pistolete te tipit "Makarov" dhe "Parabellum" me kaliber 19mm. Kompania ka mundesi te medha per te prodhuar per popullesine civile, sidomos prodhime fonderie, hekuri dhe celiku. Kombinati i Policanit ka system cilesie GOST. Uzina e Gramshit Ndermarrje shteterore. Projekti i punes ka filluar ne vitin 1962, prodhimi me licence kineze filloi ne 1962 me pushke te tipit "Simonov" me kaliber 7.62 mm. Ne vitin 1974 u instalua prodhimi i automatikut AK 47, arme e fuqishme automatike, ne perdorim per te shkaterruar fuqine njerezore dhe transportuese te armikut. Uzina e Gramshit siguron sherbime prodhuese per industrine e mbrojtjes me makinerite e saj te precizionit te larte, riparime, trajtime ne te nxehte, si edhe emailim te siperfaqeve. Uzina e Lendeve Plasese, Mjekes Ndermarrje shteterore qe ka prodhuar eksplozive dhe propelante qe nga viti 1962. Ne vitin 1982 filloi prodhimin e eksploziveve te fuqishem me licencen e "BOFORS" ne mjedise te reja dhe te pershtatshme. Jane gjithsej 6 uzina te vendosura ne afersi te qytetit te Elbasanit, qe ndodhet rreth 50 km nga Tirana. Aktualisht ndermarrja prodhon vetem dinamite dhe municione per te permbushur nevojat e minierave shqiptare, si edhe po eksporton ne menyre te suksesshme ne Kosove. Ndermarrja po kerkon partnere per te bashkepunuar me kompani te huaja, ne bashkepunim prodhimi dhe marketimi te produkteve te tyre, sidomos ne dinamite, municion dhe propelante. Prodhimet e saj jane dinamite, municione, barut i zi, fitila sigurie, TNT, DNT, RDX, propelante (NG/NC) me baze teke dhe cifte dhe nitroceluloze. Kohet e fundit ndermarrja eshte duke kryer me sukses nje projekt per demilitarizimin e rreth 1.3 milion minave antinjeri dhe pritet te filloje nje projekt te ri per shkaterrimin e municionit te lehte. Ndermarrja e Veshjeve Ushtarake, Tirane Ndermarrje shteterore e themeluar qe ne 1944 dhe qe ofron tekstile te gatshme ne fushen e veshjeve ushtarake. Produkte te gatshme te saj jane: veshje ushtrie dhe policie per vere dhe dimer, veshje dhe mbulesa kamuflazhi, mbulesa te perforcuara, kostume stervitje dhe kostume kamuflazhi per vere dhe per dimer, si dhe mbulesa per teknike luftarake. "MEICO", tregti me armatime Flet drejtori Ylli Binari. Si realizohet eksporti dhe importi i mallrave specifike te karakterit ushtrarak Cfare eshte "MEICO"? "MEICO" (Military Export Import Company) eshte ndermarrje shteterore ne vartesi te Ministrise se Mbrojtjes. Kjo ndermarrje eshte krijuar ne vitin 1991 me Vendim te Keshillit te Ministrave dhe qe nga ky vit ushtron veprimtarine dhe aktivitetin e saj per plotesimin e nevojave te Forcave te Armatosura Shqiptare dhe te institucioneve te tjera me mallra importi specifike te karakterit ushtarak, si dhe eksporte te mallrave ushtarake te reja dhe stoqeve te Ushtrise Shqiptare, si dhe te prodhimeve te industrise ushtarake. Cilat jane rregullat e eksport-importit te artikujve te karakterit ushtarak? Kushtet qe duhet te plotesoje nje subjekt tregtar i huaj qe kerkon te importoje apo eksportoje armatime, municione dhe materiale te karakterit ushtarak nga dhe per Republiken e Shqiperise nepermjet "MEICO"- s jane te percaktuara. Keshtu, subjekti tregtar duhet te jete i regjistruar ne nje shtet qe nuk eshte nen embargo nga Organizata e Kombeve te Bashkuara ose konventave te ndryshme ku aderon dhe Republika e Shqiperise, ku ndalohet import-eksporti i armatimeve, municioneve dhe mallrave te tjera. Merren nga Ministria e Jashtme cdo vit vendet nen embargo, me te cilat nuk mund te trajtojme asnje lloj artikulli, dhe cdo vit qeveria me nje vendim te vecante ben zgjatjen edhe per nje vit te ketij aktiviteti. Me pas te kontigjente qe jep Shtabi i Pergjithshem qe kane dale nga ristrukturimi i ushtrise hidhen ne treg per je. Gjithashtu, ky subjekt duhet te kete licensen per importe te armatimeve, municioneve dhe mallrave te tjera te leshuar nga auturitetet e vendit te tij. Nder te tjera subjekti duhet te paraqese Certifikaten e perdoruesit te fundit (End User), dokument te leshuar nga autoriteti i vendit te tij, ku garanton se ky mall do te shkoje ne ate vend dhe nuk do te rieksportohet ose tranzitohet. Po per importin si veprohet? Per fat te keq ushtria shqiptare nuk eshte bere gati per te importuar pasi nuk ka fuqi financiare. Kjo ndermarrje ka te drejten, ka dhe kompetencen qe te importoje armatim dhe per nevoja te strukturave te tjera, si Ministria e Rendit Publik ose policia tatimore, elektrike pyjore, etj, por edhe ata nuk kane gjetur burime financiare per te importuar. Cfare et Armatime Ndermarrjes "MEICO" i jane vene ne dispozicion per je kontigjente te ndryshme armesh trofe, stoqe e te reja. Pushke automatike, mitroloze te lehte e te rende, mortaja, mitroloze kunderajrore dhe topa. Gjithashtu, "MEICO" shet edhe arme te lehta e pjese kembimi te prodhimit te ri te industrise shqiptare. Municione Fisheke dhe predha te artilerise tokesore, bregdetare dhe kunderajrore. Eksplozive Barute, TNT, dinamite, amonite, kapsollaKD8, elektrike, fitil zjarrpercjelles dhe detonant, si dhe fishek zjarre. Pajisje ushtarake - Avione Mig 17,19, 21 - Helikoptere - Tanke - Anije e nendetese --------------------------------- Do You Yahoo!? Yahoo! Greetings - send greetings for Easter, Passover -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |