Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Koha Jone

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Thu Mar 28 18:11:14 EST 2002


Korrupsioni i opozites
Nga Gjergj Buxhuku/ Pasoja e vetme pozitive e rrezimit te Prokurorit te Pergjithshem ishte se per here te pare tregoi qarte se menyrat aktuale kushtetuese te krijimit te institucionit te Presidences dhe institucionit te Akuzes se shtetit, jane te gabuara ne kushtet shqiptare.

Precedenti i rrezimit te Prokurorit te Pergjithshem pikerisht ne momentin kur pavaresisht nga arsyet, si asnjehere me pare po hapeshin dosjet e korrupsionit te pozites, praktikisht te con ne perfundimin se institucioni i akuzes se shtetit duhet te merret vetem me opoziten.

Shpjegimi eshte i thjeshte: sapo te tentohet te sulmohen nga prokuroria, perfaqesuesit e pozites menjehere ata mund te bashkohen me opoziten, qe nga ana e saj "shqiptarisht" eshte dhe do te jete gjithmone e gatshme te rrezoje me cdo menyre dhe sa me shpejt institucionet shteterore te "kundershtarit". Si rrjedhim, kreu i akuzes se shtetit shqiptar rrezikohet te bjere ne cdo moment. Sa me e vogel te jete diferenca ne parlament, ndermjet pozites dhe opozites dhe sa me i madh te jete numri i deputeteve te akuzuar aq me e madhe eshte mundesia e rrezimit te Prokurorit te Pergjithshem nga aleanca e mekatareve te pozites me opoziten. Kjo do te thote qe Akuza, me shume se me kerkimin e fakteve ligjore fajesore ne ngarkim te deputeteve dhe perfaqesuesve te politikes, do t'i duhet te beje kurse kualifikimi matematikore ose te kerkoje kompromise politike per te mos kaluar ne "bumerangun" e numrave te votave te parlamentit shqiptar. Menyra me e lehte per te menjanuar vetdenimin ne parlament eshte qe Prokuroria ose te mos merret fare me politikanet mekatare te te gjitha ngjyrave, ose maksimumi te merret vetem me politikanet e opozites. Por, duke qene se opozita nga ana e saj ka pak mundesi dhe mjete abuzimi, (pavaresisht se deshira mund te mos i mungoje) i bie qe korrupsioni i nivelit te madh, kryer nga perfaqesuesit e pozites te mos preket me ne asnje variant. Prokurori do te jete shume i mire nese do te sulmoje vetem peshqit e vegjel te krimit dhe korrupsionit shqiptar. Me peshqit e medhenj nuk duhet te kete pune, pavaresisht se tashme ne Shqiperi korrupsioni ligjor eshte e keqja kryesore dhe trafiku nderkombetar lulezon pikerisht nga mbeshtetja politike qe i jepet. Pikerisht ky eshte edhe perfundimi i pare dhe dhurata e madhe, qe i eshte bere "mafies se kravatave" shqiptare nga vetvetja.

Jo ne cdo rast vullneti i popullit mund te njesohet me vullnetin e shprehur nga deputetet ne Parlament. Sidomos, kjo eshte e vertete ne rastin e kontrollit te pastertise se vete parlamentareve. Pikerisht, per kete arsye, ne demokraci aq me teper ne ato te pankonsoliduara, eshte e domosdoshme oponenca institucionale edhe per vete institucionin e Parlamentit. Kjo do te thote qe institucioni i Presidentit, pavaresisht numrit te kompetencave qe ai duhet te zoteroje, duhet te ndertohet nga vullneti i shprehur drejtp-rdrejte nga populli dhe jo nga vullneti i atyre qe duhet t'u beje oponence. Vetem pas kesaj, institucioni i Prokurorise i ngritur bazuar ne vullnetin e shprehur dyfish te popullit, mund te jete sado pak i pavarur nga politikanet mekatare dhe nuk do te varet ne interesat personale te nje Presidenti qe nuk merr parasysh vullnetin e shprehur ne menyre permanente nga populli: Kushtetuten e Shqiperise. 



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Movies - coverage of the 74th Academy Awards®
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list