| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Doing Business in Albania...Agron Alibali aalibali at yahoo.comTue Mar 26 21:13:42 EST 2002
Vila u shit me 2.5 milionë lekë --------------------------------- Vila 32/1 ndodhet ngjitur me ish-vilën e Enver Hoxhës. Vila është shitur nga Agjencia Kombëtare e Privatizimit me 2.570 milionë lekë. Ajo ka një sipërfaqe prej 530 metrash katrorë dhe është shitur me vlerën fillestare të hapjes së ankandit. Gazeta, dy ditë më parë tregoi për vlerësimin dhe shitjen e vilës. Sot Gazeta po publikon një intervistë me banuesen e kësaj vile për më shumë se 5 vjet. Pardje në mediat televizive, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Privatizimit ka theksuar se anëtarët e vlerësimit të ofertave nuk kanë qenë vetëm nga AKP-ja. Sipas saj, vetëm një nga 3 anëtarët e ankandit është nga AKP-ja. Gazeta sot po publikon një intervistë, e cila tregon qartë se çfarë ka ndodhur me ankandin e AKP-së, që shet 530 metra karorë me një vlerë 2.5 milionë lekë. Theksojmë edhe një herë se Gazeta ka si synim të informojë publikun dhe jo të bëjë ndonjë sulm mbi institucionet shtetërore (në këtë rast AKP). Intervista e sotme është marrë nga një ndër konkurrentët kryesorë të ankadit. ==== Dy nga konkurrentët morën në dorë nga 2 mijë dollarë dhe u tërhoqën nga ankandi, ndërsa vlonjati që ishte më këmëngulës, mori 4 mijë dollarë. Të tre këta u tërhoqën nga tenderi" INTERVISTE/ Flet Florika Bardhi: Gjithë pikat e dyshimta që shpallën fituesin e ankandit të AKP "Për vilën ofruan 300 mijë USD"Rrëfimi i dëshmitares: Ja ç'ndodhi para tenderit --------------------------------- Redi Gjuzi Në ankand kishte oferta deri në 300 mijë dollarë". Kjo është dëshmia e Florika Bardhit, e cila ka jetuar me qira në vilën 32/1. Në një intervistë të dhënë për Gazetën, ajo tregon të gjitha peripecitë dhe tërheqjen e 3 personave nga ankandi, vetëm 1 orë para fillimit. Sipas saj, ka pasur disa kërcënime dhe në ankand ka ardhur edhe policia. Djali i saj, që ishte një ndër personat e interesuar për ta blerë vilën, është marrë në polici para fillimit të ankandit. Ata janë përzënë prej vilës nga Drejtoria e Pritjes dhe u është thënë se vila do të përdoret nga shteti për zyra. Familja ka investuar atje mbi 30 mijë dollarë dhe është në gjyq për t'i marrë përsëri paratë që ka investuar. Zonja Bardhi, ju keni banuar në vilën 32/1 me qira. A keni pasur probleme me Drejtorinë e Pritjes? "Ne kemi më shumë se 5 vjet që banojmë në vilën 32/1. Im bir ka investuar atje më shumë se 30 mijë dollarë. Me një urdhër të Adi Shamkut, në atë kohë drejtor i Drejtorisë së Pritjes, ne na është kërkuar të largohemi nga vila. Arsyeja e Drejtorisë së Pritjes ishte se banesa do të përdorej për zyra." Ju u larguat? "Ne u larguam dhe hapën një çështje gjyqësore me Drejtorinë e Pritjes. Ne kërkuam shtyrjen e afatit të qirasë dhe kthimin e parave të investuara. Deri tani gjyqi nuk është mbyllyr dhe presim përgjigje. Nga ana tjetër, vila nuk u përdor për zyra, siç na tha Drejtoria e Pritjes, por doli në ankand nga Agjencia Kombëtare e Privatizmit." Ju morët pjesë në ankand? "Po. Djali im, Ligor Bardhi, tërhoqi dokumentacionin në AKP për të marrë pjesë në ankand. Ai përgatiti edhe ofertat dhe ishte një ndër konkurrentët më kryesorë për të blerë vilën. Ne kemi investuar 30 mijë dollarë atje dhe kemi jetuar për një kohë të gjatë, por, me sa duket, AKP-ja kishte vendosur që vila të blihej nga dikush tjetër." Kjo është një akuzë? "Jo. Po zhvillimi i tenderit tregoi se gjithçka ishte e vendosur më parë." Çfarë ndodhi në ankand? "Ankandi duhet të fillonte në 9 të mëngjesit të datës 28 dhjetor 2001. Me sa dimë ne, në ankand duhet të merrnin pjesë 8 persona, por në orën 09.00 atje ishin paraqitur vetëm 4. Djali im bashkë me mua po futeshim te dera e AKP-së, kur një djalë i gjatë e ndaloi tim bir dhe e ftoi për kafe. Ligori nuk pranoi dhe i tha se kafenë mund ta pinin pas ankandit. Atëherë ai i zuri derën dhe i tha se këtej nuk do të kalonte dhe se nuk do ta lejonte që ai të blinte pronën e tyre. Ligori u tërhoq dhe lajmëroi policinë." A kishte njerëz të tjerë? "Po. Bashkë me atë djalin e gjatë ishin edhe tre persona të tjerë që qëndronon pak më veçan." Çfarë ndodhi më pas? "Më pas erdhi një furgon policie, i cili mori me vete Ligorin, djalin e gjatë dhe ata tre personat. Ata personat më vonë dolën se ishin anëtarë të policisë dhe u liruan. Ligori më hodhi dokumentet e ankandit dhe më tha që të merresha unë me ankandin." Ju u futët në ankand? "Jo, sepse dokumentet ishin në emër të djalit tim, Ligorit, dhe unë nuk mund të merrja pjesë në ankand." Më pas çfarë ndodhi? "Gjatë kësaj kohe djali i gjatë u kthye nga policia dhe po diskutonte me konkurrentët e tjerë të ankandit. Unë dëgjova se njëri nga konkurrentët (nga theksi dukej vlonjat), i tha se ishte gati të paguante deri në 300 mijë dollarë për të blerë vilën. Këtë e dëgjova me veshët e mi." Në ankand është paraqitur vetëm një ofertë. Pse u tërhoqën të tjerët? "Oferta jonë ishte rreth 120 mijë dollarë. Po kaq më duket se kishin ofruar edhe dy të tjerë, ndërsa vlonjati tha se mund të ofronte deri në 300 mijë dollarë. Nuk e di, po dy nga konkurrentët morën në dorë nga 2 mijë dollarë dhe u tërhoqën nga ankandi, ndërsa vlonjati që ishte më këmëngulës, mori 4 mijë dollarë. Të tre këta u tërhoqën nga tenderi." Tenderi u zhvillua po atë ditë? "Po. Në orën 11.00 unë u përpoqa edhe një herë tjetër të merrja pjesë në ankand- tender, por, siç ju thashë, më ndaluan, se dokumentet ishin në emër të djalit. Në orën 11.00 në ankand kishte vetëm një ofertë, me vlerën fillestare të tij, rreth 2.5 milionë lekë, me sa mbaj mend. Në orën 11:05 ankandi u mbyll dhe fitues u shpall oferta e vetme. Kjo është e gjitha. Prandaj unë theksoj se AKP-ja e kishte vendosur që më parë fituesin." --------------------------------- Do You Yahoo!? Yahoo! Movies - coverage of the 74th Academy Awards® -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |