Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Koha Jone - 24 mars 2002

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Sun Mar 24 17:42:26 EST 2002


Per cfare sherben Sherbimi Sekret Shqiptar?
Ne kohen e Bashkim Gazidedes, SHIK-u sherbente per shkateruar opoziten e atehershme, per te survejuar dhe rrahur gazetaret me te kerkuar te asaj kohe si dhe me ne fund shkaterroi edhe vet ish-Presidentin Berisha.Emerimi i gjeneral Gazidedes komandant i ushtrise, policise dhe SHIK-ut ne muajt e tmerrshem te vitit '97 e denigroi figuren e agjentit sekret qe duhet ti sherbeje Shtetit per te zbuluar dhe neutralizuar veprimtarite me karakter antikombetar apo grupet mafioze qe veprojne kunder institucioneve te Shtetit. Edhe pas ketij viti te mbrapshte kur ne krye te ketij institucioni te rendesishem u ngjit nje tjeter pedagog i Fakultetit te Shkencave te Natyres Fatos Klosi (edhe Gazidede ishte pedagog ne kete fakultet) Sherbimi Sekret Shqiptar nuk mundi ti largohet tradites se paspluralizmit, ku agjentet perdoren kunder klaneve te politikes, opozites dhe nuk kane si "bibel" ligjin per Sherbimin Sekret, por ingranohen si Prokurori i Pergjithshem i saposhkarkuar nga parlamenti, zoti Rakipi. Dihen tashme shkresat zyrtare te ish-kryeministrit Nano dhe me vone te ish-kryeministrit Majko (1999) per shkarkimin e Kryetarit te Sherbimit Sekret Shqiptar zotit Fatos Klosi, porse Presidenti Meidani ne te dyja rastet e ka shpetuar ate nga largimi perfundimtar. Natyrisht qe kryetari i ketij Sherbimi duhet te jete i imunizuar nga goditjet e politikes se dites, pasi ka ne dore gjithe rrjetin e agjenteve brenda dhe jashte Shqiperise,porse kur vete ai infriltrohet ne politiken e dites dhe ne vete luften politike atehere duhet larguar per te mos na kujtuar kohen e hidhur te Bashkim Gazidedes. Jane disa akuza te renda mbi kete Sherbim Sekret, sidomos ngjarjet e vitit 1998, ku u vra lideri i Dhjetorit Azem Hajdari; jane trafiku i armeve ne luften e Kosoves dhe pefitimi nga ky rrjet mafioz;perdorimi i tij ne duelin politik mes Nanos dhe Majkos ne Kongresin e trete te PS-se dhe me vone ne duelin Nano- Meta ; pergjimi i telefonave familjare dhe celulareve te nje pjese te opozites dhe te nje grupi deputetesh; pjesemarrja ne biznese te dyshimta dhe ne veprimtari ekonomike ne dogana; infiltrimi ne disa bashkepronesi mediash audiovizive ne Tirane; emerime ne disa poste te rendesishme te Ekzekutivit te agjenteve te Sherbimit Sekret;ne perpilimin e dosjeve te Prokurorise per qellime politike, etj, pa harruar disa sherbime te dyshimta ne Maqedoni, Kosove dhe ne Bullgari. Pra, parlamenti duhet ti shikoje me perparesi edhe kete Sherbim Sekret qe punon me parate dhe imunitetin e Shtetit, por nuk eshte ne nivelin e duhur te zbatimit te ligjit per kete Sherbim.Do te ishte mire qe ky Sherbim te na zbulonte nje pjestar te Koalcionit Aleanca per Shtetin qe ka urdheruar vrasjen e Liderit te Dhjetorit Azem Hajdari, te na thoshte se perse u nxoren nga qelite dhe nga spitalet e burgut disa prej vrasesve dhe me pas u ekzekutuan pa gjyq; te hetohej edhe per lojen SHISH-Prokurori e Pergjithshme gjoja ne gjetjen e autoreve te vertete. Ky sherbim do t'i bente nje sherbim Drejtesise sikur te kishte hetuar reth deklarates se ish-kryeministrit Meta, i cili ne nje moment nervozizmi me kete Sherbim Sekret tha se" po vriten vrasesit e vraeseve te Azem Hajdarit". Per te qene te sakte zoti Klosi te vetmen gje qe ka bere te sakte dhe me pasion eshte zbulimi i fijeve ne Shqiperi te agjentures se kryeterroristit te botes Bin Ladenit.

SHISH, pa diskutim, qe eshte futur brenda lojes politike dhe punon per nje pjese te sajen, duke harruar se ligji dhe ndeshkimi i tij vjen edhe pas shume vitesh, ashtu sic erdhi edhe per parardhesin e Klosit , pra te shumekerkuarin nga drejtesia, Gazidede. 



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Movies - coverage of the 74th Academy Awards®
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list