| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Gazeta Shqiptare - 23 mars 2002Agron Alibali aalibali at yahoo.comSat Mar 23 01:07:45 EST 2002
Bisedimet kanë qenë shumë të tensionuara. Që në fillim të dialogut Meidani i ka bërë të ditur Rakipit se nuk do ta bllokojë vendimin e Parlamentit Kryeprokurori dje në Presidencë. Berisha: Nuk e paragjykoj Sollakun Meidani: Rakipi, do të heqKryeprokurori: Tani dosjet i bëj publike --------------------------------- Janë 21 deputetë të përfshirë në trafiqe të cilët ndikuan në vendimin për shkarkimin tim, i ka thënë dje Rakipi Meidanit. Presidenti i ka bërë të ditur Rakipit se e ka marrë tashmë vendimin për ta shkarkuar. Në ditën e katërt të konsultimeve për emrin e prokurorit të ri, presidenti është takuar pikërisht me prokurorin e përgjithshëm, për të cilin Parlamenti vendosi të kërkojë largimin nga kreu i institucionit të akuzës, bëjnë të ditur burime afër dy protagonistëve të takimin që u zhvillua dje në mesditë në Presidencë. Bisedimet kanë qenë shumë të tensionuara. Që në fillim të dialogut Meidani i ka bërë të ditur Rakipit se nuk do ta bllokojë vendimin e Parlamentit. Kryeprokurori, i cili vazhdon të jetë në detyrë deri sa zëvendësuesi i tij të dekretohet nga Meidani dhe të aprovohet nga Parlamenti, u shpreh se vendimi i Parlamentit binte ndesh me Kushtetutën. "Unë kam zbatuar vetëm ligjin", mësohet të ketë thënë Rakipi. Meidani ka lënë qartë të kutpohet se tashmë nuk ka më kthim pas. Jemi një republikë parlamentare dhe për këtë arsye vendimet e Kuvendit janë më të rëndësishme se ato të institucioneve të tjera. "Unë tashmë e kam vendosur dhe qëndrimin tim dhe brenda pak ditësh do ta bëj publik", ka thënë Meidani. Për shumë minuta me radhë Rakipi është përpjekur t'i parashtrojë opsionet e tij për gjithçka ka ndodhur rreth tij. "Promotorët e largimit tim janë deputetë nga të dy krahët e politikës, për të cilët prokuroria është duke hetuar si të lidhur me krimin dhe me trafiqe të paligjshme. Për këto hetime nga prokuroria është punuar gjatë dhe tani ka ardhur koha që dosjet të bëhen publike", ka paralajmëruar Rakipi. Kështu, prokurori i përgjithshëm ka lënë qartë të kuptohet në zyrën e Meidanit, se ai nuk ka ndër mend të heshtë pas largimit nga posti që mban prej thuajse pesë vjetësh. Ndërkohë Meidani ka shprehur bindjen dhe qëndrimin e tij se puna e prokurorisë duhet të vazhdojë dhe pas ikjes së Rakipit. "Fatet e institucioneve nuk varen nga emrat e përveçëm", ka thënë ai. Me kaq është mbyllur takimi në Presidencë. Rakipi ka shkuar në zyrën e Meidanit vetëm një ditë pasi rreth 20 vartës të tij i kishin dërguar një deklaratë presidnetit se do të jepnin dorëheqjen nga funksionet si prokurorë, në rast së do firomoset shkarkimi i Rakipit. Bisedimet që janë zhvilluar dje në Presidencë, treguan se Meidani nuk e ka marrë në konsideratë këtë paralajmërim. Ndërkohë kandidatura e Dhori Sollakut po gjen mbështetje dhe në radhët e opozitës. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur nëse do ta pranojë opozita kanditurën që ka zgjedhur Meidani për postin e kryeprokurorit të Republikës, u përgjigj se "nuk mund ta paragjykojë". Parlamenti e mori vendimin për shkarkimin e Rakipit në orët e para të mëngjesit të së martës. Tani pritet përgjigjja e Meidanit, por dhe dje ai nuk e firmosi dekretin në lidhje me prokurorin. --------------------------------- Do You Yahoo!? Yahoo! Movies - coverage of the 74th Academy Awards® -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |