| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Dr. Ylli Pango ne Koha JoneAgron Alibali aalibali at yahoo.comTue Mar 19 05:00:08 EST 2002
Agron Llakaj, President Prof. Dr. Ylli Pango/ Po afron qershori e se bashku me te edhe zgjedhjet presidenciale. Se bashku me enigmen e presidentit te ri, do te zgjidhet levduar qofte presidentlleku, edhe konflikti i madh ne PS. Pikerisht ne keto momente duke pasur vazhdimisht ne koke kete brenge presidenciale kaq "shqetesuese" per shqiptaret, me lindi apo me sakte mu binjakezua ne koke nje ide: Agron Llakaj, President. Them binjakezim apo ndofta edhe asociacion idesh sepse nuk do te ishte shembulli i pare. Kolyshi, komiku i madh francez, vdekur aksidentalisht ketu e disa vjet me pare, kandidoi per president i Republikes Franceze gjithashtu. Apo me sakte, propozoi veten president. Agronin po e propozoj une. Natyrisht si qytetar i thjeshte e pa pretenduar t'u bind me te paren. Gjithsesi, si fillim merreni per sugjerim. Me vone mund te bejme edhe fushate. Po e them qe ne fillim, duke nisur keshtu dashur pa dashur propaganden elektoralo-presidenciale, se Llakaj do te ishte se pari i pershtatshem per President ne aspektin e formes. Atij do t'i mungonte krejt poza, shtirja, artificialiteti. Pare ndryshe, do te kishte atribut pozitiv, aftesine per t'iu shmangur shtirjes, pozes, njenashmerise apo superficialitetit. Kjo per arsyen bindese se jo vetem eshte apolitik por dhe eshte tallur mjaft me presidentet, i ka imituar qenerisht, u ka marre pozen e erzin e si perfundim zor se nuk do te dinte te ruante veten kesisoj ne ato aspekte formale ku ata kane goxha mangesi. Pastaj, eshte edhe aktor e si i tille nuk do te kishte nevoje te merrte mesime si Napoleoni apo Hitleri per ecjen, te folurit, deklamacionin etj, pra per mjeshterine aktoreske qe i duhet burrit te shtetit. As nuk do te ndjehej mungesa e tyre tek ai si tek Meidani. Kaq sa i takon formes. Ne paranteze, duke pasur pothuaj po keto atribute nuk do te ishte keq qe edhe Bajkon ta propozoja zv-president, duke nenvizuar natyrisht kerkesen per lindjen se pari te ketij institucioni te munguar tek ne dhe duke i hequr mundesine Lackos te perdore ketej e tutje shprehjen ndihmes-president per ndonje keshilltar te presidentit te ardhshem. Tani le te flasim per meritat me te qenesishme te kandidatit tim. Pra per thelbin e propozim-sugjerimit tim. Agron Llakaj me kolegun e tij Bajko, i kane bere ndofta pa e ditur as vete se c'kane bere, apo deri ne c'shkalle e kane bere, nje nga sherbimet me te medha njerezve te ketij vendi. Ata kane arritur te nxjerrin ne pah nje nga figurat me tipike te ketyre 10 vjeteve te fundit, ndofta me sinjifikativen per Shqiperine e tranzicionit, pjesen e saj me te spikatur, pakicen sunduese a zotin e saj keta 10 vjet. Ate qe ne nje menyre ose ne nje tjeter tash 10 vjet ka ne dore pushtetin real e ate okult ne Shqiperi, apo me sakte qe sundon ne forma nga me te ndryshmet. Figuren e te fortit, kuptuar kjo natyrisht gjate e gjere sic do ta shpjegojme gjere e gjate me poshte. Nderkohe, Bajko na ka dh`ne te dobtin qe per nga vlerat artistike e sinjifikative, nuk bie aspak me poshte se i forti. Madje ne aspektin kuantitativ ai eshte me i fuqishem pasi perfaqeson shqiptarin, masen e gjere, ate mase ku i forti ben ligjin apo ku ai eshte sic i thoshin dikur, pakica sunduese. Portreti i te fortit i formuar ketu tek ne, eshte, portreti i dekades, portreti i epokes, portreti qe fillon tek rrugaci i vogel, vazhdon tek killeri, mbrrin tek mafiozi per te mbaruar pastaj tek qeveritari a maja me e larte e pushtetit. Vini re se c'dimensione hapesinoro-sociale ka ky i forte. Duke e pare kete portret te te fortit thjesht si nje Kane te diteve te sotme, pa dyshim nuk do te na dilte idea e gjemes se madhe qe na ka bere Gonja me kete portret. Duke e pare ne nje shtrirje 10 vjecare, permasat e tij kohore do te dilnin gjithashtu gjigande. Kanja nuk eshte vetem skafisti i Otrantos dje apo sot, nuk eshte vetem killeri apo drogaxhiu i kapur disa here a i pakapur mijra here. Kanja eshte edhe bodiguardi, Kanja eshte gangsteri i rruges, eshte halabaku, eshte krimineli qe vret e nuk paguan, Kanja eshte madje edhe dejtori a ministri i lidhur me te, madje ministri i forte, here-here edhe i grushtit, eshte deputeti i ardhur nga bodiguardet e bandat, nga krimi, nga prona e krijuar me krim, e vjedhje. Kanja eshte deri kryeministri qe ecen me krahe hapur per shkak te gjeresise se anekseve apo ndjesise se demonstrimit te forces, qe perdor fjale fyese a sharje nga nena ne mbledhje qeverie a takime me te afert, me vartes per t'u shfaqur te themi prepotento-garipo-popullor. Eshte ai a ata qe e kane sjelle ate ne pushtet, eshte banda e horrave qe ka paguar votat a ka kercenuar e i ka bere shantazh zgjedhesve, ka rrahur a ka gjymtuar qe ai te zgjidhet deputet. Kanja eshte pjesa sunduese e shoqerise shqiptare ne mungese te shtetit, eshte sundimi i te forteve mbi te dobtit, i anarkise mbi shtetin, i Mafias mbi ligjin e drejtesine. Kanja eshte pushteti i rruges mbi ate te demokracise e ligjit, Kanja eshte demokracia e kthyer permbys, me koke poshte ku seicili ka te drejte te beje c'te doje, te te vrase, a te te lincoje, te te rrembeje motren a bijen per t'i cuar per prostitucion, te paguaje per te te vrare aq sa nuk i vlen lekura as nje kafshe pune. Kanja eshte portreti i epokes, eshte vete Shqiperia e 10 vjeteve lufte pa sukses per demokraci e qyteterim. Kanja eshte figura me e spikatur, me e sukseseshme, me e respektuar, me e imituar e 10 vjeteve te fundit nga pinjollet bastarde te shoqerise shqiptare ne lengim. Kanja eshte nenshtrimi shqiptar karshi te keqes. Kanja eshte tendenca per jete qejfi e te lehte perrallore e mjaft te rinjve qe tentojne te behen te pasur overnight. Por Kanja eshte edhe rreziku qe rri tek dera e prindit per djalin a vajzen e pambrojtur, e puntorit a nepunesit te dobet qe i forti mund t'ia rrembeje vajzen sy me sy per t'ia perdorur si dashnore e me vone edhe per t'ia shitur e te mos beje gek e te ndjehet i lumtur se ndryshe i iken koka. Por Kanja eshte edhe me shume. Kanja eshte universal. Kanja do te ishte edhe Italia e pasluftes, Franca e racisteve apo e ksenofobeve, Gjermania e neonazisteve, madje edhe Amerika e viteve 30 apo edhe e Los Anxhelosit te viteve 90, te mos kishte atje shtet e demokraci per te gjithe. Kanja ne Ameriken e viteve 30 ishte zoti i vertete i bankave e i rrugeve, njeriu me i pasur, me i frikshem, vrasei i eger, apo trafikanti a sfidanti me i madh i qytetarit e fermerit amerikan. Prandaj shteti amerikan dha alarmin. Shteti iu qep dhe e griu. Fermeret u urdheruan te qellonin kudo qe t'i shihnin pa paralajmerim Te vriten Kanet kudo qe te gjenden. Kanet ne Amerike quheshin Dilinxher, Al Kapone etj. Dhe fermere e qytetare te armatosur, se bashku me shtetin, i ndoqen Kanet e Amerikes me arme ne dore si kafshe te egra ne fusha e male, deri sa i zhduken. (Edhe tek ne Kryeministri Majko dikur leshoi ne Berat nje ulerime te tipit te viteve 30, "te vriten kriminelat"., Por vetem kaq. Ishte nje thirrje patetike pa jehone ne shkretetiren-shtet). Dhe keshtu "I forti" apo Kanja ne Amerike u mposht,. Tek ne ndodhi e po ndodh tash 10 vjet e kunderta. I forti, Kanja, fitoi ne keta 10 vjet. Ai u shtri kudo, tek bodigardet, tek te fortet drogmene e skafiste, tek trafikantet e prostitutave, deri te qeveritaret qe ecin duke mbajtur krahet hapur si te forte, a si mundes, apo qe qendrojne krah per krah me te tille. Tani mendoj se mund te gjykojme me sakte per sherbimin e pacmuar qe i ka bere ketij vendi Agron Llakaj dhe kolegu i tij Bajko. As vete ata nuk mund te gjykojne per vleren e jashtezakonshme te ketij sherbimi. Te pakten keshtu me kane thene modestisht.. (Presidenti dekorues Meidani do te bente mire t'u jepte nje nga ato medaljet Mjeshteri i madh i Punes apo te sajonte enkas per ta ndonje medalje te tipit "I forti i madh" apo "Urdheri i Kanes i klasit te pare"). Portreti i te fortit i portretizuar kaq bukur eshte portreti me i realizuar i epokes sone, me i godituri, me i verteti, me tipiku. Eshte portreti i atij trimi qe ketu e 20 -30 vjet me pare, nje hetues lab 1.40 i gjate e bente t'I shpetonte. Sot ky i forte e ben hetuesin, gjyqtarin, prokurorin, ta bejne ne breke apo te shiten per leke. Kesisoj duke e dhene kaq faqeza ne ekran te fortin apo Kanen, kandidati per president Llakaj dhe kolegu i tij, kane sulmuar per here te pare kaq fuqishem e balle per balle, ne histori, pa ju a bere syri terr, me te fortet e ketij vendi. Madje pushtetin e te fortet bashke, ndonese keta jane nje pothuaj. Trimeri e dyfishte. Kanja kesisoj per here te pare nga hijerende e serioz eshte diskredituar, eshte bere edhe qesharak, eshte shfaqur si injorant, ndonese i frikshem. Per here te pare te tre apo kater milion shqiptaret e kane pare balla, qarte, pa u dridhur, se kush eshte gogoli qe i frigon ne jeten e ne endrrat e tyre dhe tashme se paku e dine apo e kane nje perfytyrim me te qarte se nga u vine te keqiat me te medha apo se c'duhet bere. Ndofta nuk eshte thene ndonjehere kaq hapur, nepermjet Kanes qe te merr syrin, se ku kane katandisur institucionet tek ne, shteti, ligji. Se deri ku ka shkuar nenshtrimi i qytetarit te thjeshte.Nuk ka klithme te tij me te dhimbshme se ajo e fytyres se mjere te Bajkos. Nepermjet tmerrit, dhimbjes, frikes se tij, te shqiptarit te gjore pa mbrojtje, i eshte bere pra thirrje, sos, ndihme, shtetit, presidentit. "Mbrona o shtet". A mund te behet sherbim me i madh kombetar nderkohe qe shqiptareve kudo u grisin pasaportat, i rrahin, i bejne te vuajne madje edhe ne ambasadat e tyre ne bote, u heqin dritat, u kthejne vajzat ne prostituta, i mbysin ne det, i vrasin per hic mos gje. Sa t'i shqyrtoje Mejdani institucionalisht tere keto probleme te shqiptareve, Llakaj e Bajkona dhane dy portrete qe na ngjethin artistikisht. Ne qeshim e qajme njekohesisht. Humori eshte Caplinian. Ne i qajme hallin vetes. Kambisti i vrare nga te forte keto dite, vajzat apo studentet e dhunuara, te mbyturit rishtaz ne Otranto nga skafiste te forte, varferia, mosha e pensioneve, uji i piste, klithma e vuajtjes e e poshterimit te te dobtit, shqiptarit, te gjithe mblidhen te Bajko. A ka sherbim me te cmuar se ky. Le ta zgjedhim pra Llakajn president e Bajkon zv. te tij dhe do te shihni sa halle do te na zgjidhin, qofte edhe artistikisht apo psikologjikisht. Sa here t'i shohim ne ekran si burra shteti, do te lehtesohemi disi e do te themi: keta se paku s'genjejne. A mund te ma hedhe pra njeri poshte mendimin se ketyre dy djemve te mbare me rolet qe i kane qare u ka dhembur me shume gjate interpretimit, se sa gjithe politikaneve a presidentit tone te nderuar gjate tere karieres se tyre te shkelqyer politike? A mund te mohohet se kontributi i tyre ne Telebingo Kombetare eshte ku e ku me i cmuar se ai i Meidanit ne Bingon e tij presidenciale? Ju lutem krahasojini po deshet. Eshte kjo arsyeja qe duke u nisur nga meritat e padiskutueshme te Llakajt dhe kolegut te tij Bajko, duke i krahasuar meritat e vlerat e tyre artistikisht te mbarsura e pjellore, me meritat e vlerat e presidentit aktual, institucionalisht te paster e steril, duke u nisur nga simpatia e madhe qe gezojne ata ne masen e gjere te popullit,(pyesni po deshet), por edhe nga aftesia e tyre per nje paraqitje sa me dinjitoze presidenciale, qe buron nga profesioni i tyre i nderuar i aktorit, duke e nisur gjithashtu nga mjaft debate televizive e artikuj gazetash qe ka tash muaj qe e kerkojne emrin e nje kandidati te ri me insistim, propozoj: Zoti Agron Llakaj te hedhe kandidaturen per president i Republikes, si njeriu qe sipas menyres se vet, me armen e humorit,(me ate qe ka mundesi xhanem), ka goditur fuqishem figuren me tipike te se keqes ne kete vend ne keta 10 vjet te fundit, duke u bere kesisoj i dashur per masen e gjere te shqiptareve. Jam me se i sigurt se ne rast organizimi te nje zgjedhje mbarepopullore, per presidentin e vendit, Zoti Llakaj do te korrte nje fitore plebishitare kunder cilitdo prej politikaneve te derisotem qe do te guxonin te konkuronin me te. Mbetem me shprese qe sugjerimi im te merret parasysh nga zoterinjte Llakaj e Bajko. --------------------------------- Do You Yahoo!? Yahoo! Sports - live college hoops coverage -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |