| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Poezia e KadareseAgron Alibali aalibali at yahoo.comSat Mar 16 10:34:28 EST 2002
29 strofat e "Pashallarëve"Gazeta ripublikon poezinë e gjetur në Arkiv --------------------------------- 1. Në mesditë Byroja politike u mblodh. Vallë ç'ka ndodhur në kufijtë veriorë. Në kufijtë e jugut vallë ç'ndodh. Qielli është me re dhe dimri sjell dëborë. Mos lëvizën klasat e përmbysura, Mos ka katastrofë në prodhim. Vallë ambasadorët mos kanë nisur Radiograme plot shqetësim. Jo. Kufijtë e shtetit janë të qetë. Nga ambasadat lajme me alarm nuk ka. Dhe nën diktaturë të proletariatit. Dimërojnë kokëulur ish kastat e mëdha. Dhe prodhimi është normal dhe ditët Rjedhin të zakonshëm në dhjetor Po ahere pse kështu papritur Në mesditë Byroja Politike u mblodh? 2. Shtetet s'prishen kurrë nga çatitë. Shumë shumë mund të pikojnë diku. Nga themelet ata prishen Këtij ligji Shteti socialist i bindet gjithashtu. Mund që lart çdo gjë të duket bukur, Gara socialiste, merrja këngës, haj. Dhe pankartat dhe heronjtë e punës Në gazetë lokale në Një Maj. Telegrame urimi, diell i ndritur Në mitingje e vjersha letrarësh të rinj Kurse poshtë pikërisht në themelitë Rritet ngadalë tumor i zi. Për armiqtë kemi topat, himnet, vallet. Ambasadat që rrëfejnë diçka për ta. Për burokratizmin ç'kemi vallë? Topat s'pijnë ujë dhe konsuj atje s'ka. 3. Midis shkresash, telefonash, leterthithësesh Ata skenat mbushin gjithnjë Mjaft me këtë qeshje dashamirëse Burokratët janë tjetër gjë. Jo me bojë pelikan përjargur, Si tuafë të këndshëm ho, ho, ho, Por të kobshëm me duar të përgjakura Gjer në bryle unë ata i shoh. I shoh atje thellë tek rrëmojnë. Në themelet e revolucionit pikërisht. C'bëjnë ashtu pse trupat e dëshmorëve Kthejnë djathtas, majtas dhe përmbys? Pa shiko, trupat sikur i lajnë. Nga themelet gjakun duan të fshijnë shpejt. Dhe pas gjakut amanetet q'ata lanë, Idealet dhe parimet krejt. Dhe vulën e gjakut si ta zhdukin, Oh, e dijnë se është lehtë pastaj Të ndryshojnë revolucionin, diktaturën E punëtorëve thelbin e saj. Ja kështu, atje në gjunjë të ulur Lajnë e shplajnë gjakun pa pushim Po ç'patën papritur Pse u ndalën Tek një yrt i shkretë, tek një djerrinë. Këtu janë varrosur të përmbysurit: Pashallarë, bejlerë, familjet e mëdha Ata sulen, trupat kthejnë përmbys e nisin Që t'i zhveshin me një vrull hata. Rrobe sundimtarësh të përgjakta Me nishane e grada veshin shpejt. Dhe me to mbi supe nëpër natë Ikin drejt mëngjezit si rrebesh. 4. Dhe mëngjezi erdh, Të zbetë, të ngrirë, Nën mantelet me nishane e me kurorë Ata shkojnë në zyra, ministrira, Madje ngjiten gjer në Komitet Qëndror. Pashallarë të kuq. Bejlerë me tesera partije Baron-sekretarë. Bosë të naftës. Varg. Në kortezh të zymtë, nën himne liturgjie Cojnë tabutin e revolucionit për në varr 5. Kurse pamja e jashtme ishte ndryshe Buzeqeshje, tundje grushti në miting Thjeshtësi tek xha Kamberi, tek X gjyshe, Dhe fjalët "Enver" "parti", "autokritikë". Kështu ishte ditën, kurse natën Zbrisnin në themel ata sërish. Por revolucioni s'ish kala e Rozafatit Që duronte ditën ngre e ngre e natën prish. 6. Enver Hoxha, syri i tij i mprehtë Ishte i pari që dyshoi për ta. Dhe ahere në themele të shtetit Zbriti si në baladat e mëdha. Një pishtar të kuq mbante në dorë. Dheu dridhej Flaka mbi ta ra. Dhe i pa tek prishnin gjakun e dëshmorëve Tek ndanin mantelet seç i pa. "Ja, ku qënkeni!" Ata u ngrinë. -Oh, shoku Enver, hm, rroftë, oj!- Por ai i mvrejtur me dhembjen në cdo thinjë Si një mal në dimër bubulloi. Krisht ai nuk ish që t'i dëbonte Nga pushteti me kamcik dhe stap. Ai klasën ngriti të punëtorëve. Për ta bërë burokratizmin zap. 7. Si dikur patrullat partizane Shtegëtojnë ekipet e kontrollit punëtor. Që të mos i marrin ministritë me topa Nesër. Sot i marrim me kontroll. Diktaturë e klasës s'është veç në vjersha Dhe në ditlindjen e veteranit tornitor. Je për socializmin? Vrapo në rrjeshta Shpall kudo dhe mbi këdo kontroll punëtor. Bjeri ditë e natë burokratizmit, Klasën që u përmbys nën këmbë e mbaj. Në se s'do që nesër skuadër e pushkatimit Të të vejë në mur tek Bulevardi i Madh. 8. Ditët ikin. Vorbullat e ngjarjeve Nëpër stinë e vite shtjellen me furi Vijnë plenumet e partisë porsi ushtarët E revolucionit në stuhi. Ecën klasa pas partisë në ditë epike, Populli pas klasës derdhe oqean Dhe m'u mbledhte prapë Byroja Politike Mesditë a mesnatë gati të gjithë janë --------------------------------- Do You Yahoo!? Yahoo! Sports - live college hoops coverage -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |