| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Kanuni ne referendum - Koha JoneAgron Alibali aalibali at yahoo.comFri Mar 15 19:48:04 EST 2002
Referendum per nje Kanun te ri Pikat e referendimit 1. A jeni dakord me nismen e marre? 2. Gjaku duhet te merret vetem tek vrasesi dje jo tek anetaret e tjere te fisit 3. Vrasesin te mos e mbroje askush 4. Kush shkel kete bese, vecohet nga fshati 5. Ndalohen krushqite me shkelesit e kesaj bese 6. Ndalohet qe shkelesit te kesaj bese ti shkohet ne shtepi Rudina Llazari Shkoder - Referendum per kufizuar gjakmarrjen. Gjaku do te lahet vetem tek njeriu qe ka kryer vrasjen dhe jo tek anetaret e fisit. Pikerisht per te marre besen e ketij rregulli ne Malesine e Madhe pritet te realizohet nje referendum ku te gjitha banoret do te votojne. E thene me ndryshe, pas kaq vitesh e shekujsh lind nje Kanun i ri, qellimi i te cilit eshte kufizimi i gjakmarrjes. Nisma i takon Lidhjes te Misionareve te Paqes dhe vendi i zbatimit do te jete Malesia e Madhe. Rethi me i skajshen verior do te jete i perfshire ne nje projekt pilot per ngushtimin e rrethit vicioz te ngujimit. Projekti ka mberritur prej kohesh ne zyrat e Bankes Boterore dhe ende nuk eshte marre pergjigje prej atje. Ndersa eshte mbeshtetur nga CAFOD Albania dhe ka patur perkrahje morale nga diplomatet qe jane ne Shqiperi dhe nga Institucioni i Avokatit te Popullit. Gjakmarrja duhet te vije duke u zbutur dhe ngujimi duke u ngushtuar, fenomeni atavizem i trasheguar eshte dukshem i dhimshem ne qytetet dhe fshatrat veriore dhe po sfidon qyteterimin e sotem. Kanuni shqiptar mbi bazen e te cilit ka ardhur ngujimi i mijera familjeve shqiptare thote vetem "Gjaku lahet me gjak". Por ne faqet e kanunit eshte e parashikuar edhe qe "Mos Vrit! Per sa dam te asht shkaktu, duhet me u la sipas randsise. Gjaku lahet me gjak". Ne kanun kjo nenkupton larjen te doraci dhe jo kund tjeter. Vetem ne 24 oreshin e pare pasi eshte kryer vrasja, sipas parashikimeve te kanuneve shqiptare, mund te vritet kushdo prej fisit. Pas kalimit te kohes jo. Te mendosh qe ky kanun eshte krijuar ne kohra qe studiozja e famshme e Shqiperise Edit Durham i quan me te lashta se armet prehistorike te muzeumeve. "Kanuni qe i atribohet Leke Dukagjinit eshte me i vjeter dhe i lashte se armet e permendoret e ushtareve te muzeumeve". Te gjitha rregullat e referendumit Eshte mbi bazen e nje modeli te homologeve misionare ne shtetin fqinj ne Mal te Zi. 13800 familje ne Malesine e Madhe do te kene brenda javes te ardhshme formularet e referendumit. Keto formulare i jane dhene krereve te Komunave te Koplik Qendres dhe te Bashkise te Koplikut. Sipas misionareve formularet do te shperndahen ne cdo familje. Kreu i familjes do te firmose se eshte pro ose kunder nisme te ndermarre. Kjo nisme parashikon qe gjaku te merret vetem te doraci. "Ai qe kryen krimin duhet te ndeshkohet dhe jo te tjeret". Sipas asaj qe eshte parashikuar nga hartuesit e referendumit, pas nenshkrimit ajo qe do te vendoset do te jete e shenjte sa edhe kanuni, ne mos me teper. Askush nuk mund te mbroje dhe te afroje pas kesaj doracin, me te cilin nuk do te merren me as misionaret dhe askush tjeter. Ne kete menyre shteti ligjor do te jete si i tille dhe nisma pikerisht kesaj do t'i sherbeje, duke synuar ne te njejten kohe edhe kufizimin sa me shume te gjakmarrjes dhe te ngujimit. Firmosja deklaratave por ose kunder do te behet ne prani te nje grupi te nismetareve, me pjesmarrjen e nje perfaqesuesit te pushtetit vendor (Bashki a komune), te kryeplakut te fshatit a te lagjes, te nje perfaqesuesu te fisit, te nje perfaqesuesi te klerit, dhe te rendit. Natyrisht te pranishem ne firmosje do te jene edhe perfaqesuesit e rendit. Pasi te kene shkuar shtepi me shtepi ne te gjithe zonen e Malesise te Madhe atehere do te behet nje Kuvend i madhe me perfaqesuesit e te gjithe fiseve dhe do te lidhet "Besa e Madhe". Qe nga ky moment, vendosja do te jete e kryer. Kush shkel kete bese do te lecitet dhe vecohet nga i gjithe katundi. Askush nuk do te shkoje me ne ate shtepi. Ne mort a gezim do te jene te vetem. Krushqi me shkelesit nuk do te behet. Ngujimi ne kete menyre do te jete jo i nevojshem perderisa gjaku do te kerkohet vetem te doraci. Kush e shkel kete pervec te tjerave do te hape nje gjak te ri. Ne kete mnyre shtetit ligjor i hapet udhe te mbroje me shume ligjet e tij. Sipas misionareve punet po ecin mbare. Deri tani pjesa me e mdhe e formulareve jane shperndare dhe madje ne disa vende ka nisur edhe firmosja. Keshtu ne komunen e Kastratit sipas misionareve ka mbaruar firmosja dhe kane qene pro nismes 97 % e kryefamiljareve. He per he vetem Malesia e Madhe eshte perfshire ne kete projekt. Por duket se edhe Shkodra do te kete te njejtin vend. Ideja eshte perkrahur nga kreret e Komunave te Velipojes, Dajcit dhe Bushatit. DataSot /Data --> --------------------------------- Do You Yahoo!? Yahoo! Sports - live college hoops coverage -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |