| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Korrieri - 15 mars 2002Agron Alibali aalibali at yahoo.comThu Mar 14 20:54:42 EST 2002
Meta: Prokuroria, si SHIK i Berishes Meta: Prokuroria, si SHIK i Berishes Ish-Kryeministri shprehet se Prokuroria e Pergjithshme eshte kthyer ne nje instrument shantazhi ndaj kundershtareve politike. Marredheniet me Nanon dhe Presidentin Meidani pas largimit nga drejtimi i qeverise Duket se premtimi qe ceshtja e Prokurorit te Pergjithshem do te diskutohej me 18 mars ka rene, si pasoje e ankimimit te nje grupi deputetesh per mocionin ne Gjykaten Kushtetuese. Ky angazhim eshte marre nga Parlamenti dhe me konsensus. Kjo kerkese tingellon teper absurde. Per me teper qe te drejten parlamentit per t'i propozuar presidentit shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem ia jep vete Kushtetuta. Ne jemi Republike Parlamentare. Mbi Parlamentin nuk mund te kete asnje organ tjeter. Do te votoni per shkarkimin e kryeprokurorit Rakipi? Mendimi im lidhur me kryeprokurorin eshte i hershem dhe ka filluar qe para 24 qershorit, kur Prokurori i Pergjithshem ka qene mjaft aktiv dhe madje mjaft prezent ne te gjithe debatet e brendshme te PS-se. Ditet e fundit kam qene i qarte se institucioni i Prokurorise se Pergjithshme ka qene i shenjte per shtetin e se drejtes dhe demokratik dhe meqe Prokurori i Pergjithshem me veprimet e tij dhe me mosveprimet e tij, ka kompromentuar rende politikisht kete institucion i cili duhet te jete i depolizuar duhet te largohet per t'ia lene vendin qe personaliteti me integritet dhe qe mund te japi besueshmerine e duhur, organit te Prokurorise se Pergjithshme kunder korrupsionit dhe kunder krimit te organizuar. Do te kerkoni rizgjedhjen e kryeprokurorit ne konsensus me opoziten? Z. Prifti ka kerkuar qe propozimi te vije edhe nga opozita. Nuk jam ne dijeni te nje propozimi te tille. E vendos parlamenti. Ai do te vendose ne baze te propozimit te Presidentit te Republikes dhe une mendoj se ne rast se per te shkarkuar Prokurorin e tanishem do te ishte i nevojshem edhe nje bashkepunim me opoziten, ndoshta per te emeruar nje prokuror te ri ky bashkepunim nuk do te ishte i domosdoshem. Dhe nuk mendoj se duhet te propozohet nga opozita edhe sepse theksova se ai duhet te jete sa me larg ndikimeve politike. Dhe mendoj se eshte dhe pergjegjesi e vecante e presidentit te konsultohet me grupet dhe forcat parlamentare. Keni thene qe prokuroria po perdoret politikisht edhe gjate nje mbledhjeje te kabinetit qeveritar qe eshte publikuar tek gazeta "Korrieri". Pse keni pranuar te bashkepunoni me Rakipin kur keni pasur keto bindje? Kam qene i hapur per te punuar me gjithe perfaqesuesit e institucioneve qe qeveria eshte e detyruar te bashkepunoje ne nje vend demokratik. Dhe me z. Rakipin kam pasur nje bashkepunim ne pergjithsesi normal deri ne zgjedhjet e 24 qershorit. Dhe kam pasur nje bashkepunim te shkelqyer me Presidentin dhe Kontrollin e Larte te Shtetit, me gjykatat. Ne pese vjetet prokuroria eshte karakterizuar nga nje paaftesi dhe mungese profesionalizmi. Nuk kemi pare ndonje finalizim te ceshtjeve te rendesishme, te akuzave te rendesishme qe ajo ka ngritur. Nuk kemi pare asnje njeri te denohet per korrupsion gjate viteve te qeverisjes se PD-se, kur korrupsioni ka qene pa dyshim shume here me i larte se sot. Ia kam shprehur edhe Presidentit dhe Prokurorit te Pergjithshem qendrimin, edhe kryetarit te Kuvendit, edhe ne qeveri para pese- gjashte muajsh. Kur prokuroria kerkonte te nxiste nje veprim politik, pra ne nje situate te qete, duke imponuar policise per te cuar forcerisht z. Berisha per te deshmuar ne gjyqin e ceshtjes Hajdari, pa i kerkuar heqjen e imunitetit. Sikurse e kam theksuar dhe ne mbledhjen e qeverise se athershme mbetem i bindur se ishte nje veprim i nxitur nga z. Nano i cili synonte te kompromentonte qeverine si tensionuese te situates politike ne vend, si dhunuese te opozites, dhe njekohesisht nuk deshironte te merrte pergjegjesine ne parlament per heqjen e imunitetit te z. Berisha si te cdo deputeti tjeter.. Nuk po e perdorni emrin e Nanos si xhol per t'ia lene fajesine gjithmone? Z. Nano perfaqeson nje faktor krize te vazhdueshem ne PS ne vend ne jeten institucionale. Eshte ai qe ka tentuar dhe tenton te perdore institucionet si xhol per qellimet e tij politike. Jam i sigurt se nuk e teproj dhe nuk jam aspak emocional ne kete gjykim. Kujtoni mbledhjen e KPD-se kur pohonte se informohej nga kryeprokurori per akuzat qe iu bente anetareve te saj. Ai eshte kryetar i mazhorances deri ketu eshte normale..... Ai eshte kryetar i Partise socialiste dhe jo i mazhorances sepse mazhoranca ka grup parlamentar dhe ne asnje vend demokratik, Kryeprokurori nuk informon kryetaret e partive. Ai informon parlamentin, presidentin, kryeministrin apo institucionin me te cilin e lidh puna. Fakti qe e luftoni fort Rakipin a lidhet me faktin qe ne kete menyre ju mund te nderprisni hetimet qe prokuroria mund te ndermarre ndaj jush per akuza konkrete? Ka kohe qe prokuroria heton ndaj te gjithe atyre qe jane kunder Nanos. As ka gjetur e as ka per te gjetur, ndonjehere asnje fakt qe te mbroje kryeministrin Meta. S'eshte lufte personale kunder Rakipit. Ai eshte vegel politike e Nanos dhe mbehstetesve qe synojne qe permes Prokurorise te kontrollojne mazhoracnes, jeten politike, institucionale dhe vendimet ekonomike ne vend. Prokuroria e sotme eshte kthyer si SHIK-u i Gazidedes ne kohen e z. Berisha, si nje instrument shantazhi ndaj kundershtareve politik. Si nje organ teper i papergjegjshem i cili hetimet qe ka per detyre qe t'i ruaje konservoje dhe faktoje etj, i shet ne gazeta. Duke dezinformuar, per te bere presion per te ndikuar ne zhvillime dhe situata politike dhe per te vertetuar akuzat e z. Nano. A po krijohen mazhoranca te reja ne Parlament duke qene se thate se bashkepunoni me Berishen per te larguar Rakipin? S'ka te beje me mazhorancat e reja. Eshte nje bindje e imja se keshtu i sherbehet shtetit. Kerkojme qe te hiqet dore nga metodat e vjetra qe kerkojne ta kthejne luften ndaj korrupsionit, nga nje lufte kuner atij te vertete ne nje lufte kunder agjitacionit e propagandes njehere e nje kohe. Eshte institucioni me bilancin me skandaloz. Piramidat psh. Korrupsioni duhet luftuar si menyre per te rritur mireqenies. Nese piramidat nuk jane zbardhur me transparencen e duhur, e aty kane humbur miliona dollare, eshte e rende mendoj. Doganat e '98 kane qene faqe e zeze dhe nuk eshte denuar kerkush pavaresisht nga dosjet qe jane dhe jashte. Eshte pergjegjesi e madhe. Nese gjashte funksionare te larte te PD-se ngarkohen me akuzen per gjenoncid dhe krime kunder njerezimit dhe t'i con shishe koka-kola per te provuar akuzen, e gjithe kjo kthehet ne bumerang per shtetin, per marredheniet pozite-opozite, imazhin nderkombetar te vendit, procesi i deshtuar i 14 shtatorit etj; dosja e kontrollit te larte te shtetit per KESH-in, ne '97-'98 por nuk eshte bere asgje. Pra s'ka perpjekje serioze per te luftuar korrupsionin. Mbas Priftit u fol se do t'iu hiqej imuniteti.. Dikur e ka provuar Berisha me ngjarjet e Policanit dhe me ndihmoi ne fakt pa dashje. Ajo dhe kjo qe po ben Nano jane te ndryshme si ceshtje, por kane nje llogjike, nje mekanizem. Pergjegjesia eshte individuale dhe mbaj pergjegjesi vetem per vete. Dhe jam i sigurt se i kam kryer me pergjegjesi maksimale detyrat e mia. Jam i bindur se jane politike. Ndaj tij ka pasur dhe shantazhe. Dhe gjithcka ishte me qellim qe z. Prifti te vihej ne funksion te nje skenari te caktuar per te shpifur per te bere deklarata qe do t'i interesonin dikujt. Absurd ishte dhe presioni qe ai te mos kthehej ne Shqiperi. Duhen bere hetime per akuzat dhe gjyqe. Dhe te kerkosh arrestime te politikaneve eshte kulmi i terrorit psikologjik. Shoferi i drejtorit te drejtorise se rrugeve, i afer me ju, u kap me droge dhe u fol se ai kishte qene dhe i bashkeshortes suaj. Dihet se keto dite po behet nje gjyq ndaj z. Sokol Kociu, mik i ngushte i z. Rakipi, ndaj z. Durda e Perballa, qe dihet se kane qene miq te ngushte te z. Rakipi. Une s'e kam akuzuar asnjehere z. Rakipi dhe s'mund ta akuzoj per kete. Kjo eshte nje skenar falls, per te implikuar, perpjekje per te justifikuar akuzat. Sekretari i FRESSH-it, nuk ka lidhje me kete gje. Prokuroria e di kete madje i ka dhene dhe shtypit shume informacione duke dashur te implikoje persona te tille dhe nuk ka si te jete i vertete asnje element sic eshte i vertete fakti qe gruaja ime gjate kohes kur kam qene une kryeminister ka pasur shofer nga garda. Ma shpjegoni pak me teper konfirmimin qe i keni dhene deklarimit te z. Prifit se Nano ka tentuar te pastroje 1 miliard dollare? Une e kam konfirmuar kete. Por nuk kam ndermend te shtoj me shume se sa kam thene. Ju besoni se z. Nano ka qene ne dijeni te operacioni apo ka menduar per shendoshjen e financave shqiptare? Eshte shaka e madhe te mendosh se z. Nano mendon per shendoshjen e financave shqiptare. Por jam i gatshem qe gjithcka qe di t'ia deponoj nje komisioni parlamentar hetimor. Jeni ftuar ne prokurori per te deshmuar? Kjo eshte nje kerkese akoma me qesharake e prokurorise. Sepse diten qe Prifti e beri publike nje tentative te tille, zedhenesi i prokurorise dhe ai i Nanos, leshuan dy deklarata te vecanta me nje thelb te perbashket, kercenimin ndaj Priftit, se ky rendonte poziten meqe denonconte nje krim me vonese. Ne vend qe prokuroria te mirepriste denoncimin, kercenuan Priftin se nuk e kishte bere me pare kete gje u kujtuan te nesermen te hapin nje ceshtje. Pra Berisha ka pasur te drejte qe nuk eshte paraqitur para prokurorise? E kam theksuar se kjo eshte nje prokurori e kontrolluar totalisht nga Nano. Ajo mund te beje hetime nese ka deshire per z. Nano mund te beje per shume ceshtje, jo vetem per kete qe ka ngritur z. Prifti. Lidhur me kete rast nuk mud te jape gjykime te sakta per kete. Per c'gjera te tjerash mund te hetohet Nano? Ka pasur akuza publike ne KPD ndaj Nanos dhe aksush nuk ka hapur ceshtje. Shtypi po ashtu Vazhdoni te keni kontakte me z. Nano? Nuk kam ndonje kontakt me z. Nano, por jo se kam ndonje inat personal me te. Une gjithmone e kam respektuar etiken, por dihet tashme se marredheniet tona jane veshtiresuar mjaft dhe kjo jo per fajin tim. Por per shkak te papergjegjshmerise se tij dhe ai nuk e ka kete problem vetem me mua, por edhe me shume figura te tjera. Sepse ai nuk ka qene e nuk mund te jete luajal. Ka patur komente se ju u sollet mjaft ashper dhe e izoluat z. Nano brenda partise sa e detyruat te ndermerrte kete fushate kunder jush? Absolutisht kjo nuk eshte e vertete. Asnjehere nuk e kam atakuar z. Nano. Kemi patur probleme, por jam perpjekur qe t'i zgjidhim me qetesi ne favor te stabilitetit te PS. Ka qene z. Nano qe ka prishur te gjitha marreveshjet e qe ka nisur sulmet qe nga fjalimi i famshem i Lezhes e per te vazhduar me radhe. Ka qene z. Nano qe ne KPD eshte prononcuar per zgjedhjen e kryeministrit shume ashper per mua, kur kishte thene fjalet me te mira para zgjedhjeve vetem tre muaj me pare. Ka qene ai qe me ka kthyer kurrizin dhe kam qene po une qe i kam zgjatur doren, qe kam biseduar me te, kemi bere qeverine bashke, ka folur ne Parlament shume mire per qeverine e programin e saj. Nje muaj me pas ndermori ate fushate aq te turpshme, e cila vuri ne veshtiresi reformat e rrezikoi stabilitetin politik te vendit. Dhe keto kane kosto, te cilen e paguan Shqiperia. Kjo eshte nje kosto qe nuk ndihet brenda nje dite, por mund te ndjehet cdo dite e me shume. A do te votoni per z. Nano per President te Republikes? Kjo ceshtje kaq shume e debatur, e cila u provokua ne menyre te papergjegjshme nga z.Nano qe ne tetor, sapo ne kishim mbyllur nje pale zgjedhje, u hap nje ceshtje tjeter se do te kemi apo zgjedhje ne qershor, se do te jete ky apo ai president, kur vendi nuk kishte nevoje per kete debat e tension politik. Nje debat qe mund te celej ne maj, e jo te ndiqte per nje vit jeten politike. Por a do te votoni per z. Nano? Momenti i zgjedhjes se Presidentit te Republikes, eshte nje moment solemn dhe qe kerkon pergjegjesine maksimale te te gjithe forcave politike, por dhe te gjithe deputeteve qe i ka votuar populli per t'i perfaqesuar ne parlament dhe ne qershor ne na duhet te zgjedhim Presidentin apo Kryetarin e Shtetit te Shqiperise dhe jo kryetarin e bashkise se Janines, aq me teper se kjo nuk eshte e drejta jone. Dhe jam i bindur se ne do te zgjedhim nje president te denje per te perfaqesuar qytetaret e Shqiperise, por per te perfaqesuar dicka me shume nga konstitucioni shpirteror i te gjithe shqiptareve. Te zgjedhim nje President fjala e te cilit te degjohet e te respektohet nga qytetaret e ketij vendi, por edhe nga shqiptaret e Kosoves, Maqedonise e Malit te Zi. Sepse ne kete rajon do te kemi problemi edhe pas qershorit. Rrjedhimisht eshte e rendesishme qe Shqiperia te luaje nej rol moderues, inkurajues per shqiptaret kudo ne rajon. Posti i presidentit eshte jo vetem detyra me prestigjoze, por duke patur nje mandat 5 vjecar eshte nje faktor shume i rendesishem i stabilitetit te vendit, sidomos ne momente krizash. Dhe ne te ardhmen do te behet edhe me i rendesishem, pasi per shkak te theksimit te proporcionalitetit ne zgjedhje, gjithmone e me shume do te behet e veshtire te kemi mazhoranca te qendrueshme. Duke e patur ende te ulet kulturen e kompromisit ne politiken shqiptare, kjo detyre do te behet edhe me e rendesishme ne inkurajimin e ketij kompromisi e stabilitetit. Kur kerkohet nje President konsensual, a mendoni se Presidenti Meidani mund te humbase shansin? Ceshtja eshte delikate, sepse ne rast se do te humbase legjitimitetin institucioni i Presidentit ne qershor, kjo do te krijoje probleme shume te medha per legjitimitetin e institucioneve te tjera. Dhe nuk do te kemi nje arbiter te ligjshem ne zhvillimet politike e institucionale te vendit. Marre nga "TV KLAN" "Rakipi", ne Gjykaten Kushtetuese "Rakipi", ne Gjykaten Kushtetuese Perkrahesit e kryesocialistit Nano kerkojne interpretimin e neneve te Kushtetutes qe i referohen procedurave te shkarkimit te titullareve te larte, mes te cileve edhe te Prokurorit te Pergjithshem Alketa MYFTIU TIRANE - 30 deputete, nen logon e partive te koalicionit "Aleanca per Shtetin", i kane kerkuar Gjykates Kushtetuese te beje interPetimin perfundimtar te tre neneve te Kushtetutes, qe lidhen me procedurat e shkarkimit te titullareve te Gjykates Kushtetuese, Gjykates se Larte dhe Prokurorise se Pergjithshme. E perfolur prej disa ditesh ne rrethin parlamentar, kerkesa ka mberritur dje ne mesdite ne zyrat e Gjykates Kushtetuese dhe eshte firmosur nga 23 deputete te grupit parlamentar socialist dhe 7 deputete, perfaqesues te aleateve te vegjel te PS. Partia Demokratike ka paraqitur ne parlament nje mocion-debat per shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem, Arben Rakipi. Duke e akuzuar shefin e organit te akuzes se ka cenuar rende figuren e kryeprokurorit dhe ka iniciuar procese politike ndaj opozites. Nisur nga kjo, pas nje argumentimi te gjate ligjor te arsyeve qe i shtyne per t'iu drejtuar Gjykates Kushtetuese, grupi i deputeteve kerkon qartesimin e procedurave qe duhet te ndjeke Kuvendi per hetimin dhe verifikimin e shkaqeve per shkarkimin e titullareve te ketyre institucioneve, si dhe te beje motivimin e propozimit nga ana e Kuvendit per shkarkimin e kryeprokurorit. Nje tentative e ngjashme e 5 deputeteve deshtoi dy dite me pare ne Komisionin e Mandateve, Imunitetit dhe Rregullores. Nderkohe, qe mazhoranca duket e ndare per mocionin, qe eshte parashikuar te debatohet me 18 mars ne seance plenare. Kryesocialisti Nano e ka kundershtuar kete mocion, ndersa ish-Kryeministri Meta ka kritikuar punen e prokurorise se drejtuar nga Rakipi. Ne listen, qe shoqeron kerkesen, kane hedhur firmen edhe deputete, te cilet deri me tani nuk jane prononcuar publikisht pro njerit apo tjetrit grup brenda PS. Madje ne te gjen emra qe jo shume larg kane qene rreshtuar krah mbeshtetesve te ish-Kryeministrit Meta. Pavaresisht, se grupi i deputeteve socialiste ia delegoi percaktimin e qendrimit qe ata do te mbajne ndaj mocionit, kryesise se PS, qe pritet ta diskutoje sot ne mesdite ceshtjen "Rakipi", mbeshtetesit e kryetarit Nano kane trokitur me pare ne deren e Gjykates Kushtetuese. KERKESE Perpara: GJYKATES KUSHTETUESE TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE Kerkuesit: Grupi i deputeteve te poshteshenuar Subjekte te interesuara: 1. Kuvendi 2. Presidenti i Republikes 3. Gjykata e Larte 4. Prokurori i Pergjithshem Objekti: Kerkohet interpretimi perfundimtar i Kushtetutes lidhur me nenet 128, 140 dhe 149, pika 2 e saj Mbeshtetja juridike: Neni 124, pika 1 dhe 134, pika 1, shkronja "c" te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, si dhe nenet 28 dhe 71 te ligjit nr.8577, date 10.02.2000 "Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates kushtetuese te Republikes se Shqiperise" E nderuara Gjykate, Si subjekt i legjitimuar ne mbeshtetje te nenit 134, pika 1, shkronja "c" te kushtetutes, nje grup prej me shume se 28 deputete, kerkojne venien ne levizje te kesajj Gjykate per interpretimin perfundimtar te permbajtjes se neneve 128, 140 dhe 149, pika 2 te Kushtetutes, per te harmonizuar dhe integruar sipas parimeve themelore te saj, kuptimin dhe permbajtjen e ketyre dispozitave. Kopetenca e pergjithshme e Gjykates Kushtetuese per interpretimin e Kushtetutes parashikohet ne nenin 124, pika 1 te Kushtetutes dhe rregullohet ne menyre me te hollesishme ne nenin 71 te ligjit nr.8577, date 10.02.2000 "Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise". Kushtetuta e republikes se Shqiperise, ne nenet 128, 140 dhe 149, pika 2, perkatesisht per gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese, gjyqtaret e gjykates se Larte dhe per prokurorin e Pergjithshem, parashikojne si shkak ligjor kushtetues per shkarkimin e tyre keto elemente: a. Shkeljen e Kushtetutes; b. Kryerjen e nje krimi (per gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese dhe atyre te gjykates se Larte); c. Shkelje te renda te ligjit gjate ushtrimit te funksioneve (per prokurorin e Pergjithshem); d. Paaftesi mendore a fizike; e. Akte dhe sjellje qe diskretitojne rende poziten dhe figuren e tyre Ne dispozitat e mesiperme, per shkarkimin e gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese apo gjyqtareve te Gjykates se Larte, si dhe per t'i propozuar Presidentit te Republikes shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem, Kushtetuta ka ngarkuar me detyre dhe kopetence, Kuvendin e Shqiperise. Ne funksion te kushtetuetshmerise se veprimtarise se Kuvendit, lidhur me detyrimet dhe pergjegjesite e tij per te vendosur apo propozuar shkarkimin nga detyra te gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese, Gjykates se Larte dhe te Prokurorit te Pergjithshem, rendesi vendimtare kane zbatimi dhe interpretimi i harmonizuar dhe i integruar me Kushtetute I neneve 128, 140 dhe 149, pika 2 te saj, lidhur me shkaqet kushtetuese dhe procedurat per shkarkimin e tyre. Ne vecanti, interpretimi perfundimtar i Kushtetutes eshte i domosdoshem lidhur me kuptimin e dispozitave te mesiperme, per hskaqe dhe motive shkarkimi te tilla si: - "akti dhe shkelje qe diskretitojne rende figuren e gjyqtarit apo Prokurorit te Pergjithshem" - "shkelje te renda te ligjit gjate ushtrimit te funksioneve nga Prokurori i Pergjithshem" Ne nenet 128, 140 dhe 149, pika 2, Kushtetuta nuk parashikon rregulla persa i perket procedurave qe duhet te ndjeke dhe respektoje Kuvendi per verifikimin, hetimin hde vertetimin e shkaqeve per shkarkimin e gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese, Gjykates se Larte dhe per Prokurorin e Pergjithsyhem. Gjithashtu, rregullorja e Kuvendit nuk ka nje percaktim specifik per keto raste. Nje mungese e tille ka bere qe dhe me pare Kuvendi i Shqiperise te diskutoje ne lidhje me keto probleme sic ka qene rasti i mocionit te paraqitur disa kohe me pare nga nje grup deputetesh per Prokurorin e Pergjithshem apo kerkesa e paraqitur nga nje grup deputetesh ne lidhje me shkarkimin e tre anetareve re Gjykates se Larte, duke krijuar edhe nje precedent ne lidhje me trajtimin procedurial te ketyre kerkesave. Ne vleresojme se procedura qe mund te ndjeke Kuvendi ndikon drejteperdrejte ne garantimin e statusit kushtetues te ketyre organeve dhe mund te krijohen precedente te rrezikshem per respektimin, kushtetuetshmerine dhe shtetin ligjor. Meqenese pavaresia dhe funksionimi normal i ketyre organeve kushtetuese jane elemente thelbesore te ekzistences se nje republike parlamentare, per nje sistem demokratik dhe per ndertimin e konsolidimin e shtetit te se drejtes, si dhe per te mundesuar interpretimin, respektimin dhe zbatimin e unifikuar te dispozitave te Kushtetutes kerkojme nga kjo Gjykate e Nderuar te beje interpretimin perfundimtar te neneve 128, 140 dhe 149, pika 2 te Kushtetutes lidhur me kuptimin e procedurave qe duhet te ndjeke dhe respektoje Kuvendi per verifikimin, hetimin dhe vertetimin e shkaqeve per shkarkimin nga Kuvendi te gjyqtareve te gjykates kushtetuese, te Gjykates se larte, propozimin e kuvendit per shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem, si dhe per menyren e proceduren qe ndiqet per motivimin e kesaj vendimarrje. Firmetaret 1. Petro Koci 2. Nazmi Bilani 3. Leke Cukaj 4. Rahmi Memetllari 5. Limoz Dizdari 6. Mezan Malaj 7. Gazmir Bizhga 8. Ylli Bufi 9. Flamur Hoxha 10. Elida Tepelena 11. Fatbardha Shabani 12. Sabit Brokaj 13. Engjell Bejtja 14. Albert Caci 15. Taulant Dedja 16. Zyhdi Pepa 17. Gaqo Apostoli 18. Hasan Hoxha 19. Vladimir Malo 20. Ejup Tabaku 21. Ndue Preka 22. Refat Dervina 23. Durim Hushi 24. Ilir Gjoni 25. Maksut Balla 26. Vangjel Tavo 27. Asllan Haxhiu 28. Ligoraq Karamelo 29. Shyqyri Duraku 30. Vangjel Dule --------------------------------- Do You Yahoo!? Yahoo! Sports - live college hoops coverage -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |