| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Arkivi i Kadarese - Gazeta ShqiptareAgron Alibali aalibali at yahoo.comTue Mar 12 19:30:29 EST 2002
U vendos që të gjitha arkat të dylloseshin dy herë dhe të mbylleshin me dy palë çelësa, nga një për secilin institucion", rrëfen Shpuza Rrëfimi i Gazmend Shpuzës, ish-drejtorit të Arkivave të Shtetit: Ismaili na falënderoi Si u ruajt arkivi i KadareGjithë dorëshkrimet në 4-5 arka metalike --------------------------------- i.b. Kadare duhet të ketë marrë frymë i lehtësuar, kur në praninë e tij po hapeshin arkat me dorëshkrime. "Me sa po konstatoj, asgjë nuk mungon", i tha përfaqësuesit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit dhe atij të Prokurorisë së Përgjithshme. Ishte vera e vitit 1992. Kadare kishte pak ditë që ishte kthyer në Tiranë, pas atij largimi të bujshëm në tetorin e vitit 1990. Pas kishte lënë arkivin e vet, mijëra faqe dorëshkrime, gjithë laboratorin prej nga kishte dalë vepra e tij për gati 40 vjet më radhë. Tani mijëra faqe shënime po i gjente sërish, jo në studion e tij, por në Arkivin e Shtetit. Pas deklaratës që bëri nga Parisi në 20 tetorin e vitit 1990, se nuk do të kthehej në Shqipëri deri në përmbysjen e komunizmit, shtëpia e tij në Tiranë iu nënshtrua një kontrolli të imët. Autoritetet tërhoqën çdo dorëshkrim që gjetën, që disa muaj më pas përfunduan në Arkivin e Shtetit. "Kërkesa për të marrë në ruajtje arkivin e Kadaresë na u bë nga Prokuroria e rrethit të Tiranës. Ishte dimri i vitit 1990-1991, koha kur kishin shpërthyer trazirat ", rrëfen ish-drejtori i përgjithshëm i Arkivave të Shtetit, Gazmend Shpuza. Ai tregon se drejtuesit e Prokurorisë së Tiranës ishin shqetësuar se mos institucioni i tyre sulmohej nga turmat. "Për këtë arsye ata na kërkuan që arkivin personal të Kadaresë ta merrnim në ruajtje. Fillimisht ne kundërshtuam. I sqaruam se nuk mund të merrnim në ruajtje diçka që ishte marrë në mënyrë të paligjshme. U thamë se sekustrimi i sendeve personale, sipas ligjeve që ishin atëherë në fuqi, bëhej vetëm me vendim të Komitetit Ekzekutiv", thotë Shpuza. Megjithatë për të shpëtuar dorëshkrimet e Kadaresë u gjet një kompromis. Punonjësit e Prokurorisë sollën në Arkvin e Shtetit 4-5 arka të mëdha metalike. "Fillimisht diskutuam që gjithë materialet të merreshin në dorëzim fletë për fletë, por kjo ishte një punë më shumë se titanike, që kërkonte muaj kohë. Atëherë u vendos që të gjitha arkat të dylloseshin dy herë dhe të mbylleshin me dy palë çelësa, nga një për secilin institucion", rrëfen Shpuza. Ndërkohë Kadare u njoftua, përmes të vëllait të tij, Shahinit. "Të ruhen aty dhe të mos hapen deri në kthimin tim", ishte përgjigjja nga Parisi. "Në verën e vitit 1992, kur Kadare kishte pak kohë që ishte kthyer, na njoftoi përmes Remzi Lanit, se dëshironte t'i merrte. U organizuam menjëherë Nga prokuroria erdhi i njëjti përfaqësues që kishte qenë dy vjet më parë. Arkat u hapën në prani të Kadaresë. Madje ishte dhe një grup televiziv francez, që kishte ardhur për të bërë një dokumentar për Kadarenë. Në fund të kësaj ceremonie të thjeshtë, Ismaili na falënderoi për gjithçka kishim bërë", mbyll rrëfimin e tij Gazmend Shpuza. --------------------------------- Do You Yahoo!? Try FREE Yahoo! Mail - the world's greatest free email! -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |