| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Korrieri - 12 mars 2002Agron Alibali aalibali at yahoo.comTue Mar 12 18:22:07 EST 2002
SHBA: 5 milione USD per zbatimin e ligjit Shtetet e Bashkuara do te financojne asistencen teknike per rritjen e kapaciteteve kufitare dhe funksionimin e frytshem te sektorit te krimit te organizuar te policise shqiptare. Edhe Qendra Antitrafik e Vlores ne listen e perfituesve Armando META TIRANE - Rreth 5 milione dollare do te jepen nga qeveria amerikan per te nxitur zbatimin e ligjit ne Shqiperi. Kuvendi pritet te miratoje brenda pak ditesh projektligjin per "Ratifikimin e Marreveshjes, per zbatimin e ligjit, ndermjet qeverise shqiptare dhe asaj amerikane". Kjo marreveshje do te zbatohet nepermjet nje projekti qe mundeson konsolidimin e zbatimit te ligjit dhe te dyja palet, si ajo shqiptare ashtu edhe ajo amerikane, do te ofrojne burime, per mbeshtetjen e ketyre perpjekjeve, ne perputhje me aktet nenligjore qe pritet te miratohen. Ratifikimi i marreveshjes nga Kuvendi i Shqiperise, do te mundesonte asistencen e gjithanshme amerikane per mbeshtetje ne procesin e zbatimit te ligjit. "Marreveshja per zbatimin e ligjit" parashikon veprime qe do te ndermerren ne fushen e zbatimit te ligjit, te cilat do te perfshijne asistencen teknike, trajnim dhe dhenie te kufizuar pajisjesh per rritjen e kapaciteteve kufitare, ndihmen e zhvillimit te procedurave dhe funksionimin e frytshem te sektorit kunder krimit te organizuar te Policise se Shtetit. Ne vecanti, do te ndihmohet Qendra Nderkombetare Antitrafik ne Vlore, si dhe do te ndertohet komponenti fillestar i nje sistemi te pergjithshem te menaxhimit te informacionit. Gjithashtu, projekti parashikon zgjerimin dhe profesionalizimin e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem, rritjen e kapaciteteve te Akademise se Policise, duke perfshire trajnimet e kuadrove, si dhe zhvillimin e metejshem te stafit menazhues dhe kontrollues te policise. Nga kjo asistence strukturat e policise se shtetit pritet te perfitojne si ne rrafshin e formimit profesional, ashtu edhe ne ate logjistik, gje qe do te rriste kapacitetin e forcave policore shqiptare ne popull. Per te perballuar efektet financiare, nenvizohet ne relacionin per projektligjin ne fjale derguar Kuvendit, qeveria e SHBA do te levroje fonde ne baze te dokumentave te pergatitura dhe te leshuara nga Ambasada Amerikane ne Tirane. "Qeveria e RSH nga ana e saj do te siguroje veprimin efektiv te Ministrise se Rendit Publik dhe Ministrise se Drejtesise, ne zyra, paga, etj. Qeveria e Shqiperise bie dakort per t'i kthyer qeverise se SHBA, ose per te rimbursuar ate per cdo lloj pasurie qe ajo perfiton, si rezultat i financimit dhe qe nuk perdoret per kete projekt. Palet i njohin njera- tjetres te drejten te kontrollojne cdo lloj pasurie te blere ose te financuar nga cdo pale, sipas kesaj marreveshje", theksohet ne relacion. Cdo fond material ose pajisje e sjelle ne Shqiperi, ne zbatim te kesaj marreveshje, do te perjashtohet nga taksat, detyrimet e sherbimit dhe te investimit. Gjithashtu edhe importi, eksporti, perfitimi, perdorimi ose transferimi i kesaj pasurie ose fondi ne lidhje me kete marreveshje perjashtohet nga cdo lloj tarife takse doganore, takse importi ose eksporti. Por zbatimi i marreveshjes ka edhe disa kushte, te cilat kane per baze respektimin e te drejtave te njeriut. "Asistenca e qeverise se SHBA per qeverine shqiptare, per te kontrolluar dhe parandaluar krimin, kushtezohet nga mbrojtja e te drejtave te njeriut ne Shqiperi dhe nga qeveria e RSH. Ne rast te kundert, kur ka prova per shkelje te hapur te te drejtave te njeriut, qe kryhen nga nje njesi e sigurimit, financimi nuk do te shkoje ne dobi te njesise", theksohet ne relacion. Periudha e planifikuar per zbatimin e ketij projekti do te jete 2 vjet nga data e nenshkrimit te marreveshjes, ndersa shuma e perfituar nga projekti do te jete 4,75 milione dollare. Stafi i marreveshjes, me statusin e ambasades Stafi i marreveshjes, me statusin e ambasades TIRANE - Rritet statusi dhe krijohen lehtesira fiskale per stafin e personelit te qeverise amerikane ne Shqiperi, i cili do te ndjeke zbatimin e projektit "Marreveshje per zbatimin e ligjit", midis qeverise shqiptare dhe asaj amerikane. Qeveria shqiptare, ne relacionin derguar Kuvendit per projektligjin "Per ratifikimin e marreveshjes, per zbatimin e ligjit" nenvizon se do t'i ofroje personelit te qeverise se SHBA privilegjet dhe imunitetin qe i ofrohet stafit teknik dhe administrativ te qeverise amerikane, qe punon per Ambasaden e SHBA ne Tirane. "I gjithe stafi i caktuar me detyre ne Shqiperi, per ndjekjen e projektit te asistences bashkepunuese/teknike dhe anetaret e familjeve te tyre, do te perjashtohen nga cdo takse mbi te ardhurat ose taksa te sigurimit shoqeror shqiptar, per te ardhurat e marra gjate kohes qe jane ne Shqiperi dhe nga taksat e pasurive vetiake per perdorim personal", theksohet ne ralacion. A. M MARREVESHJA Asistence teknike, trajnim dhe dhenie, te kufizuar pajisjesh per: 1) Rritjen e kapaciteteve kufitare; 2) Ndihmen e zhvillimit te procedurave dhe funksionimin e frytshem te sektorit kunder krimit te organizuar te Policise se Shtetit dhe, ne vecanti, te sektorit antitrafik te Qendres Nderkombetare Antitrafik ne Vlore; ndertimin e nje komponenti fillestar te nje sistemi te pergjithshem te menaxhimit te informacionit; 3) Zgjerimin dhe profesionalizimin e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem; 4) Rritjen e kapaciteteve te Akademise se Policise, duke perfshire trajnimet e kuadrove; 5) Zhvillimin e metejshem te stafit menaxhues dhe kontrollues te policise. __________________________________________________ Do You Yahoo!? Try FREE Yahoo! Mail - the world's greatest free email! http://mail.yahoo.com/
More information about the ALBSA-Info mailing list |