| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] KLANAgron Alibali aalibali at yahoo.comSun Mar 10 09:26:05 EST 2002
Nje anglez ne malet e Zagorise William Tilman, i njohur si nje nga shkrimtaret me te medhej angleze te letersise te udhetimeve, rrefen aventuren e tij mes partizaneve shqiptare. Dhjete muaj prane Shefqet Pecit e Bedri Spahiut. Takimi dramatik me Mehmet Shehun dhe perse misionet angleze u hamenden per nje kohe te gjate mes ballisteve dhe partizaneve Nga Auron Tare William Tilman dale ne Sheper te Zagorise, 1943 "Ishte nje nate e ngrohte Gushti e vitit 1943, kur nga barku i avionit anglez "Halifax" u hodha me parashute mbi nje grumbull malesh te panjohura per mua deri me atehere. Zjarret e ndezura si sinjalet per ne ishin mjaft larg dhe na u desh te ecnim gjate per te takuar mikpritesit tane, partizanet shqiptare". Me keto fjale majori britanik Tilman i fillon shenimet e tij per aventuren shqiptare te titulluara: "Kur malet dhe njerezit takohen". Por, mikpritesit e tij nuk mund ta dinin kursesi se ate nate gushti ne malet e ashpra shqiptare, ata kishin pritur nje nga eksploratoret me te medhej te shekullit te 20-te William "Bill" Tilman. Bill Tilman, anetar i grupit ekskluziv te exploratoreve boterore te "Shoqates Mbreterore te Gjeografise", ishte nje personazh i cili i perkiste "brezit te humbur" te dale pas Luftes se Pare Boterore. Pasi kishte shpetuar gjalle nga tmerret e luftes, i ishte dedikuar perjetesisht pushtimit te majave me te larta ne Bote. Mik i ngushte me legjenden tjeter te maleve Eric Shipton, ata sebashku exploruan nje sere vendesh si ne Patagoni, Afrike, Juglindjen e Azise dhe sigurisht... dhe te papushtuarat deri me atehere: Himalajat. Tilman eshte nje nga dy eksploratoret e pare qe ngjiten majen e Nanda Devit ne Himalaja, maja me e larte e pushtuar nga njeriu. Suksesi i kesaj ekspedite beri qe fama e tij te ishte a pazakonte dhe si rezultat iu besua drejtimi i ekspedites per ngjitjen e Everestit me 1938. Kjo ekspedite, per menyren se si u realizua dhe rezultatin qe solli, hyri ne analet eksploruese si "stili Tilman & Shipton". Por Tilman ishte dhe nje shkrimtar brilant, i cili kontribuoi shume ne krijimin e letersise se udhetimeve. Ai botoi nje numer te madh librash rreth udhetimeve te tij eksploruese, vendeve dhe njerezve qe takoi. Gjate Luftes se dyte Boterore, per eksperiencen e pasur ne njohjen e maleve dhe luftes guerrile, ai u caktua te sherbente ne Grupin elitar te njohur si SOE, pararendsja e "Beretave te Gjelbra" te Forcat Komando angleze. I stervitur ne perdorimin e eksplozivit dhe krijimit te grupeve partizane, Tilman u parashutua ne malet e Shqiperise per te ndihmuar partizanet shqiptare ne goditjen e vijave te komunikacionit gjerman. "Shtabi yne ishte caktuar ne nje fshat te vogel te quajtur Sheper, mes maleve te Zagorise. -shkruan Tilman- Udhetuam tre dite neper male, pas mushkave tona te ngarkuara me pajisje per te arritur ne baze. Kur iu afruam Permetit, pame per here te pare gjurmet e Luftes. Permeti ishte djegur plotesisht nga ushtria greke gjate Luftes se pare Boterore. Italianet e kishin djegur rishtas dhe popullsia ishte ngjitur ne male. Me te arritur ne Sheper, pamja e pare qe na doli para sysh ishin trupat e tre partizaneve te ekzekutuar para disa oresh se te vinim ne, prane nje kishe. Koleget e mij, qe me sa duket po mendonin te llahtarisur se kishim rene ne duart e nje tufe te egrish, hyne ne banesen e caktuar duke u dridhur. Pas disa castesh u prezantuam me Komandantin e Zones se 1 Operative Islam Radovicken dhe Komisarin e tij Bedri Spahiu. Ata na shpjeguan se te vraret ishin ekzekutuar per shkjelje te rregullave te moralit dhe nje prej tyre ishte kapur duke vjedhur leter cigareje shokeve te tij. Gjate gjithe qendrimit tim mes partizaneve shqiptare une isha mjaft i impresionuar nga qendrimi i tyre ndaj njeri tjetrit dhe disiplina mjaft e rrepte. Vjedhja, imoraliteti, grabitja denohej me vdekje. Pese djelmosha nga Sheperi, te cilet ishin kapur me ilace te marra nga parashutimet tona, ishin denuar me vdekje. Vetem mosha dhe lutjet e familjeve i shpetuan ata nga ekzekutimi i sigurte." Perfshirja e anglezeve ne ceshtjet shqiptare gjate pushtimit Italian kishte qene mjaft e limituar. Foreign Office mbante kontakte me persona politike, te cilet kishin lene Shqiperine pas pushtimit Italian dhe nuk e njihnin mire situaten ne vend. Ne fillimet e 1941, anglezet nuk kishin nje strategji te percaktuar per Shqiperine. Ne pergjithesi, kur flitej per Ballkanin ata ishin me shume te preokupuar per ceshtjet e Greqise, si aleati kryesor anglez ne rajon. Megjithate, kishte perpjekje nga persona qe e njihnin Shqiperine para lufte, te cilet mundoheshin qe te influenconin sadopak politiken angleze per Shqiperine. Nje nga keta persona ishte Lord Glenconner, Shefi i SOE-s (Forcave Speciale Angleze), i cili kishte pergatitur nje plan per nderhyrje ne Shqiperi dhe kerkonte qe politikanet angleze te njihnin integritetin e Shqiperise se paraluftes. Do te ishte merita e tij qe politika angleze shprehu nje fare interesi per Shqiperine ne fillimet e viteve '40. Me shtytjen e Lordit Glenconner, Sekretari i shtetit Anthony Eden, beri nje deklarate zyrtare me 17 Dhjetor 1942 ne Parlament, deklarate e cila shprehte simpati me fatin e Shqiperise dhe kerkonte restaurimin e pavaresise se saj. Kjo Deklarate u pasua nga nje deklarate e ngjashme nga amerikanet dhe Sovjetiket. Por shkaku i vertete per kete hap te politikes angleze ishte plani i perbashket anglo-amerikan per krijimin e nje force kundershtare per trupat Italiane ne Ballkan, qe do te sillte dhe mundesine e kapitulimit te tyre. Kjo do te bente qe gjermanet te reagonin ne mbrojtje te prapavijave te tyre dhe te pushtonin Ballkanin. Dhe si rrjedhim: dobesimin e frontit rus nga levizja e trupave. Shefat e Shtabeve te pergjithshme aleate kishin pergatitur nje plan te detajuar per Ballkanin dhe kerkonin mbeshtetjen e politikaneve per venien ne zbatim. Kjo strategji ishte adoptuar nga Shtabi i perbashket Aleat ne konferencen e Kazablankes, Janar 1943, dhe per here te pare, Ballkani mori nje rendesi te vecante ne skenen e luftes. "Partizanet, kur vendoseshin prane ndonje baze, e kalonin kohen duke zhvilluar debate te pafund politike dhe duke dredhur cigare. Pasi mbaronin debatet, fillonin te kendonin kenge partizane apo te vallzonin valle, te cilat me pelqenin shume me dinamiken e tyre. Ne mes tyre kishte nje numer vajzash, te cilat punonin si infermiere, perkthyese apo daktilografiste. Ishte e cuditshme, por, sic zbulova me vone, volumi i shkresave qe qarkullonte cdo dite nuk do te kishte turperuar nje ushtri te madhe e te organizuar mire. Makina e shtypit qe une iu sigurova, e shtonte edhe me volumin e shkresave propagandistike qe ata prodhonin cdo dite. Duke pasur kaq kohe ne dispozicion, une iu sugjerova se do te ishte e udhes qe te ndihmonin fshataret ne punet e bujqesise. Por ata ua linin keto pune motrave, grave dhe nenave te tyre. Ne pergjithesi te gjithe luftetaret mbanin nga nje pushke te vjeter Italiane, Greke, Ruse apo Franceze. Kishin shume pak mitroloze Italiane dhe asnje automatik, por me alarmante ishte mungesa e kepuceve. Per here te pare mora pjese ne luftimet qe partizanet bene ne Libohove. Nje garnizon i vogel Italianesh jetonin ne kala. Libohova ishte qendra e disa liderve te njohur te Ballit. Islam Radovicka me treqind partizane ishin shtrire ne bregun e nje perroi dhe prisnin te binte nata. Masat me te rrepta ishin marre qe aviacioni Italian te mos i diktonte partizanet, megjithese une mendova se keto masa ishin pak te ekzagjeruara dhe mbivleresuese per nje aviacion qe deri me sot kishte hedhur vetem nje bombe ne Sheper. Pasi ra nata, ne filluam sulmin kundra Italianeve, te cilet na u pergjigjen me mitroloze dhe mortaja. Pas disa oresh shkembime zjarri nga te dy anet, partizanet hyne ne fshat dhe iu vune zjarrin shtepive te liderve kryesore te Ballit. Pasi ishte e pa mundur qe te merrej Kalaja, partizanet u terhoqen ne rregull, duke terhequr edhe gjashte shoket e tyre te vrare. Te nesermen, ne Kishen e Laboves, perpara nje numri te madh fshataresh, Bedri Spahiu foli per betejen e mbremshme dhe per partizanet e vrare. Pastaj ata sollen nje person i cili dridhej nga frika, te cilin e ekzekutuan perpara trupave te shtrire te partizaneve. Me sa mora vesh, ai person kishte njoftuar ballistet per sulmin e mbremshem". Sipas nje marreveshje te nenshkruar midis Shefit te Forcave Speciale angleze SOE dhe atyre amerikane OSS, anglezet do te kontrollonin dhe ndihmonin ne krijimin e luftes guerrile ne Ballkan. Per kete arsye SOE krijoi Shtabin e Operacioneve per Ballkanin ne Kajro, ku seksioni i Shqiperise u riorganizua dhe u zgjerua me personel ndihmes, te cilet kishin njohuri per Shqiperine dhe drejtoheshin nga nje angleze, qe kishte jetuar ne Shqiperi prej 15 vjetesh dhe quhej Margaret Hasluck. Kjo zyre filloi nje fushate rekrutimi per personel te zgjedhur midis forcave angleze qe ndodheshin ne terren. Grupi i pare i pergatitur me se miri dhe i udhehequr nga Majori Billy McLean, i njohur si "Misioni Consensus", u parashutua ne Prill te 1943. Grupi i Tilmanit ishte i dyti dhe ishte caktuar qe te operonte ne Zonen e Pare Operative. Ketu ai u njoh dhe u miqesua me lideret lokale te rezistences partizane Islam Radovicka, Bedri Spahiu dhe Shefqet Peci. "Sapo na njoftuan per kapitullimin zyrtar te Italise dhe na kerkohej nga Kajro qe te merrnim kontakt me trupat Italiane ne zonen tone. Ne Gjirokaster operonte Divizioni Perugia, i komanduar nga Gjeneral Ernesto Chiminelo. Une dhe Bedriu (Spahiu) shkuam ne Manastirin e Cepos se bashku me 200 partizane. Atje takova edhe priftin, nje figure mjaft simpatike dhe komike njekohesisht. Ne Cepo ne prisnim qe te takoheshim me Gjeneralin Chiminelo, i cili kishte frike te linte kazermat e tij, me pretekstin se patrullat e Ballit i kishin kerkuar qe forcat e tij t'iu dorezoheshin atyre ne emer te Qeverise Provizore te Tiranes. Pasi pritem disa dite, me ne fund marshuam drejt Gjirokastres dhe rrethuam kazermat Italiane. Bedriu, une dhe nje eskorte e vogel me flamure te bardhe, pasi kaluam telat me gjemba, u futem ne zyrat e Gjeneralit. E para gje qe i kerkuam atij, ishte qe te largoheshim nga zyrat dhe te shkonim diku nga ku mund te vezhgonim rrugen. Ne kishim frike se papritur mund te na shfaqej ndonje patrulle gjermane dhe na kapte ne befasi. Te gjithe dolem nga zyrat dhe u vendosem prane kazermave ne nje koder te vogel. Gjenerali ishte i rrethuar nga pese kolonele, te gjithe te veshur si per parade, me cizme qe shkelqenin nga boja dhe plot medalje. Sapo u ulem, Bedriu qe fliste italisht shkelqyeshem hapi biseden. I propozuam Chiminelos qe ose te bashkohej me ne, ose te dorezohej tek partizanet si perfaqesues te aleateve, ose te digjte gjithcka. Ai na u pergjigj se deshironte te shkonte ne Sarande, ku i priste transporti per ne Itali. Kjo kerkese nuk na leverdiste, pasi ne cdo cast mund te vinin Gjermanet. Ne i thame Gjeneralit qe te vendoste deri ne oren pese pas dreke se cfare do te bente, pas kesaj ore ne do te sulmonim kazermat. Ndersa ne prisnim, nga kazermat e Italianeve na derguan ushqime dhe ne filluam te hame. Nderkohe, Bedriu dhe Shefqeti (Peci) po bisedonin me nje nga Italianet, i cili u kishte thene se ishte i gatshem t'iu tregonte atyre shtegun nga partizanet mund te shtinin ne dore armatimet ne kazerma. Une i shfaqa dyshimet e mija Bedriut, dhe per momentin ne e lame italianin te shkonte mbrapsht. Ne oren pese na erdhi nje pusulle ku Gjenerali shkruante: "Une nuk i dorezoj armet". Rame dakort se nje sulm mbi kazermat do te ishte shume i veshtire dhe vendosem t'u prisnim ujin Italianeve. Nderkohe une shkova ne Sheper per te komunikuar me Kajron. Kur u ktheva mesova se Italianet, pasi kishin djegur gjithcka, ishin larguar naten per ne Sarande. Ne vend qe te ndiqnim Italianet per ne Sarande, Bedriu vendosi qe partizanet te "clironin" Gjirokastren. Sebashku me partizanet hyme ne Gjirokaster. Njerezit kishin dale anes shtepive te gezuar ne kulm dhe hidhnin lule mbi partizanet. Ne sheshin e qytetit, perpara nje turme te madhe, filluan fjalimet. Ne fillim, Prefekti, pastaj Bedriu, pastaj une dhe pastaj nje student nga Zagoria i quajtur Shems,i i cili filloi te sulmoje Ballin me fjale mjaft te ashpra. Prane nesh ishte edhe nje nga lideret e Ballit i quajtur Bahri Omari, i cili megjithe poziten mjaft delikate qe kishte perpara turmes, u perpoq disa here qe t'u pergjigjej akuzave te te riut partizan. Duke pare se mund te krijoheshin probleme, une i thashe Bedriut qe te nderhynte per te zbritur partizanin nga podiumi. Nderkohe qe Italianet po mundoheshin qe te evakuonin trupat e tyre nga Saranda, gjermanet kaluan kufirin e Greqise dhe hyne ne Shqiperi. Une nuk e pashe me Gjeneralin Chiminelo, me vone degjova se ai dhe 150 oficeret e tij ishin vrare ne Gjirin e Porto Palermos nga Gjermanet". Tilman, ne dallim nga nje pjese e oficereve angleze qe jetuan dhe punuan ne Shqiperi gjate Luftes, i qendroi besnik parimit te neutralitetit midis fraksioneve politike qe ai gjeti ne Shqiperi. I derguar me mision per te ndihmuar ata qe luftonin gjermanet, ai me te mberritur ne Sheper filloi te pergatiste terrenin per krijimin e kushteve te mira per parashutimin e ndihmave per cetat partizane. Tilman shkruan se misioni i tij, megjithe problemet e medha ne kohe te tilla, perseri arriti qe te sillte ndihma te konsiderueshme per partizanet e Zones se Pare. Megjithese ai e vlereson shume faktin se cetat e vogla partizane kishin mundur qe te jetonin me ndihmen e popullsise vendase edhe me veshtiresite e luftes, ai e ve ne dyshim mundesine se kjo popullsi mund te mbeshteste formacione te medha partizane. Tilman thekson se ndihma angleze ishte faktor i rendesishem per formimin e Brigadave te para partizane. Per nje kohe te gjate, historiografia komuniste ka nenvleresuar ndihmen qe dhane anglezet ne krijimin e formacioneve te medha partizane, prandaj deshmia e nje oficeri te paanshem dhe mjaft dashamires ndaj ketyre formacioneve eshte per tu marre ne konsiderate. Sipas dokumentave te misioneve angleze, vetem "Misioni Consensus" hodhi prane partizaneve 19.5 ton armatim luftarak gjate muajve Qershor-Gusht 1943. Per krijimin e Brigates se Pare, anglezet (sipas dokumentacionit te botuar) sollen tre mortaja malore 81.mm, nje 45.mm, pese mitroloze Breda, nje flakhedhes amerikan, si dhe nje numer te madh pushkesh, pa permendur veshmbadhje dhe logjistike. "Gjate Shtatorit dhe Tetorit, ne arritem qe te organizojme ardhjen e rreth tre kater avioneve ne muaj qe parashutonin armatime, veshmbathje dhe kepuce per partizanet. Pilotet gjithnje ishin mjaft te sakte ne koordinatat qe ne u jepnim. Ishte nje krenari e madhe per ne, kur "Halifax" katermotoresh hidhnin ngarkesen e pare dhe ktheheshin perseri per te hedhur ngarkesen e dyte. Nje nate, tre avione te medhej kishin mbritur ne te njejten kohe per te parashutuar dhe Lugina e Zagorise ngjante si nje aeroport i vertete. Shpesh mendoja se c'thoshin valle gjermanet, te cilet rrinin ne Gjirokaster dhe me siguri i degjonin avionet qe parashutonin. Baza jone ishte mjaft mire e organizuar. Shpesh partizane te ndryshem vinin te na vizitonin dhe bisedat zhvilloheshin rreth te njejtes teme. Pse B.B.C nuk denonconte ndihmen qe Balli dhe Legaliteti u jepnin gjermaneve? Perse aksionet e kryera nga L.N.C i referoheshin "patrioteve" pa permendur partizanet? Per te gjitha keto pyetje une nuk kisha nje pergjigje te sakte. Nje prej misioneve tona kishte ngritur bazen ne Karaburun, ne nje shpelle te quajtur prej nesh "Seaview. Ketu anijet tona kishin sjelle disa tonelata me armatime dhe veshmbathje, por fatkeqesisht, megjithese oficeret ishin munduar qe te mbeshtesnin te dy krahet (Ballin dhe partizanet), ata me ne fund kishin vendosur qe te mbeshtesnin Ballin. Nderkohe, Balli ishte afruar shume me gjermanet dhe urdhrat ishin qe keto armatime te mos u jepeshin atyre, por gjermanet sulmuan bazen dhe i moren te gjitha armatimet. Nderkohe une po shikoja mundesine qe te hapnim nje pike zbarkimi per anijet tona ne territoret e kontrolluara nga partizanet ne bregdet. Per kete arsye, sebashku me shoqeruesin tim Mehmetin, u nisem nga Sheperi per ne Borsh dhe Karaburun, per nje mision vezhgues. Nje nate qendruam ne fshatin Golem te Kurveleshit dhe pastaj ne Shtabin partizan ne Kuc. Kuci ishte i gjithi i djegur, dhe une pashe qindra ushtare italiane qe, te shtrire ne kasolle te ndertuara me kashte, jetonin ne mjerim te madh. Me vone partizanet i ndane ata neper shtepite e fshatareve, ku punonin ne shkembim te ushqimit. Doja te thoja se shqiptaret treguan nje fisnikeri te madhe ne trajtimin e ketyre ushtareve, te cilet kishin pushtuar vendin e tyre dhe iu kishin shkaterruar shtepite. Nga Kuci shkova ne Brataj, ku takova Brigaden e Pare, ne inagurimin e te ciles kisha qene ne Gusht. Ne ate zone Balli dhe Partizanet ishin mjaft te acaruar me njeri tjetrin. Takova Mehmet Shehun, i cili me foli mjaft ashper per politiken angleze te bashkepunimit me te dyja palet. Ai me dha nje mesazh personal per oficerin anglez te "Seaview", ku ai Mehmet Shehu nuk do te mbante pergjegjesi per ate qe do te ndodhte, ne se ai e merrte ate baze. Megjithate, fjalori i perdorur prej tij nuk ishte asgje ne krahasim me ate te nje vajze te re, e cila ishte pjese e stafit te tij. Sjellja e saj ishte mjaft e ashper dhe me nje gjuhe papagalli, na shurdhoi me propagande deri ne mesnate. Pasi kalova neper Dukat, me veshtiresi te madhe u gjenda ne bazen e "Seaviw", ku takova oficerin pergjegjes per misionin. Ishte e pamundur qe pas nje jete te gjate me njeren apo tjetren pale, te mos ishte simpatizant i ceshtjes se tyre. Dhe per kete arsye, une e kuptoja mjaft mire misionin e "Seaview" dhe simpatite e tyre per Ballin. Ne kthim, ne rame ne nje beteje qe po zhvillohej midis partizaneve dhe ballisteve. Ne qelluam shume afer dhe, pasi iu dhame te njohur partizaneve, ata na shoqeruan tek Mehmet Shehu, i cili tregoi perseri mosaprovimin e tij me oficeret e "Seaview". Nderkohe garnizoni gjerman i Llogorase kishte ardhur ne ndihme te fashatit Dukat dhe partizanet u terhoqen. Kur u kthyem ne baze na priste lajmi i keq se Lideri i misionit Britanik ne Shqiperi, Davis ishte kapur nga Gjermanet dhe zevendesi i tij kishte vdekur. Nje pjese e fshatrave te Zagorise ishin djegur nga Gjermanet dhe nga banda Balliste e nje personi te quajtur Ismail Golemi dhe ndihmesit e mi kishin levizur bazen tone nga Shqiperia". Tilman u largua nga Shqiperia ne Maj te 44-s, pas gati 10 muajsh qendrimi mes partizaneve, per te cilet ai kishte mjaft simpati per ceshtjen e tyre te drejte ne luften kunder Gjermaneve. Megjithe rrjedhen qe moren ngjarjet pas lufte, ai me guxim botoi pikpamjet e tij per ata me te cilet ai ndau veshtiresite e medha ne malet shqiptare, ashtu si edhe shkruan ne shenimet e tij: "U largova nga Shqiperia i bindur se mbeshtetja jone materiale, financiare dhe morale per partizanet ishte e drejte. Fatkeqesishit, mbeshtetja jone u vu ne pikepyetje kur ne mbeshtetem edhe grupime te tjera politike. Ne fillim te gjithe u trajtuan njesoj, por kur grupimet e tjera u treguan te pavullnetshem te luftonin Gjermanet, ne vazhduam t'i mbeshtesnim keto grupime moralisht e materialisht, refuzuam qe t'i denonconim publikisht dhe asnjehere nuk folem qarte per sakrificat e shumta te partizaneve. Si rezultat i kesaj politike te mefshte, ndershmeria jone si oficere u pa me dyshim. Nje partizan i thjeshte nuk mund ta kuptonte se megjithe aleancen tone me Rusine, ne nuk mund ta mbeshtesnin komunizmin. Me mbeshtetjen e nje grupi te vetem, ne mund te ofendonim nje pjese te shqiptareve dhe mund t'i fusnim ata ne nje situate te veshtire pas lufte, por perderisa ne kishim ardhur per te inkurajuar rezistencen, ishim te detyruar te mbeshtesnim vetem ata qe benin rezistence. A ishte nje politike driteshkurter apo jo, ajo qe ndoqi Anglia, une nuk mund te them. Partizanet kishin fajet e tyre, por e verteta qendron se ata luftuan, u vrane per te njejtin qellim per te cilin luftonim edhe ne. Kurajon qe ata treguan gjate luftes, deshiren per te fituar, besimin ne vetvete dhe ne ceshtjen e tyre, te gjitha keto me bene te besoj se ata e meritonin qe te udhehiqnin vendin pas lufte". Pas lufte, Tilman ndermori nje sere ekspeditash ne zonat me te veshtira te globit si ne Kine, Nepal, Kashmir, si dhe ne shkretetiren e Gobit. Ai se bashku me nje grup te zgjedhur alpinistesh, ngjiti majat e Rakaposhit dhe Muztagh Ata ne Himalaja. Ne nje prej udhetimeve te tij neper lumin Oxuse (nga burimet e deri ne Afganistan), ai u arrestua nga forcat afgane dhe u lirua nga protestat e shumta te nje sere lideresh boterore. Por Tilman kontribuoi gjithashtu jo vetem ne pushtimin e majave me te larta boterore, por edhe ne letersine boterore me nje numer librash, qe edhe sot mbahen si kryevepra te letersise se udhetimeve eksploruese. I quajtur si eksploratori me i mire i shek 20-te, ai eshte vleresuar edhe nga kritiket letrare si shkrimtari me i mire i ekspeditave. I palodhur me udhetime dhe eksplorime te pafund, ne moshen 80 vjecare ne 1977, vendos qe te eksploroje i vetem hapesirat e Oqeanit Antarktik me jahtin e tij personal. Ky eksplorim do te ishte edhe udhetimi i fundit per te, pasi nuk u kthye me kurre prej andej. Nje epilog per jeten e tij, ndoshta te cilin e kishte parashikuar si mbylljen me te denje te nje kapitulli aq te lavdishem prej eksploratori --------------------------------- Do You Yahoo!? Try FREE Yahoo! Mail - the world's greatest free email! -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |