Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Zeri i Popullit, 10.3.2002

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Sat Mar 9 23:10:17 EST 2002

Prokurori:Nano, Meta, Angjeli, Prifti të tregojnë për paratë e pista 
TIRANE - Prokuroria e Përgjithshme u kërkoi të Shtunën deputetëve Fatos Nano, kryetar i Partisë Socialiste, Ilir Meta, ish-kryeministër, Anastas Angjeli, ish- ministër i Financave, dhe Dritan Prifti, ish-ministër i Energjisë që të vënë në dispozicion të hetimeve të gjithë dokumenacionin që ata mund të kenë mbi deklarimet e Priftit "për tenttativën e Nanos për pastrim parash".

Zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme tha për ATSH-në se, për këtë kërkesë është vënë në dijeni edhe Kuvendi i Shqipërisë. "I është kërkuar edhe Kuvendit që deputetët Nano, Meta, Angjeli dhe Prifti të paraqiten gjatë javës së ardhshme në prokurorinë e Tiranës për të dhënë sqarimet e duhura", tha zëdhënësi.

Dy javë më parë, Prokuroria e Përgjithshme kërkoi heqjen e imunitetit për deputetin Prifti, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, në kohën që drejtonte KESH-in. Ndërsa në fillim të këtij muaji, Prifti, i kthyer nga Gjermania, në një konferencë për shtyp hodhi, poshtë akuzën e ngritur ndaj tij dhe deklaroi "tentativën e Nanos për të pastruar një shumë të madhe parash".

Hetimet për tenderat e zhvilluar nga KESH-i dhe kryesisht për prokurimet e drejtpërdrejta filluan në muajin Janar të këtij viti, pasi sipas prokurorisë "në procedurat e tyre rezultonin shkelje ligjore". Deri tani, akuza e shpërdorimit të detyrës i është komunikuar drejtorit të prokurimeve në KESH, Leonard Mone dhe ish-drejtorit të Përgjithshëm të komanduar të Korporatës, Arben Kruja, dhe z.Prifti

Ndërkohë dje në mbrëmje ish kryeministri Meta i tha gazetës se e konsideronte një tjetër lojë të Prokurorisë së Përgjithshme këtë reagim të fundit. Meta tha se që prej deklarimeve të para për këtë çështje, veç kërcënimit që lëshoi Prokuroria e Përgjithshme ndaj ish ministrit të Energjisë Prifti që denoncoi publikisht këtë tentativë, asnjë veprim tjetër i rëndësishëm dhe seriozë nuk ishte ndërmarrë. Ish kryeministri tha se kjo ishte e pritshme pasi është evidente pasi Prokuroria e Përgjithshme s'mund të hetojë skandalet e Nanos.

Ndërkohë, ish kryeministri Meta pohoi se ishte i gatshëm të dëshmonte gjithçka. Pikërisht për këtë - tha Meta - unë kërkoj krijimin e një komisioni hetimor Parlamentar. Unë do të dëshmojë vetëm përpara një komisioni të tillë - tha Meta. Ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar para të cilit të dëshmohej për këtë çështje ka kërkuar në fundjavën që shkoi edhe ish ministri i Energjisë Dritan Prifti.

---------------------------------
Do You Yahoo!?
Try FREE Yahoo! Mail - the world's greatest free email!
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed

More information about the ALBSA-Info mailing list