Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Korrieri; 9/3/2002

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Sat Mar 9 23:03:09 EST 2002


Mbi zhdukjen e Pashallareve te Kuq

Mbi zhdukjen e Pashallareve te Kuq


Nga Bashkim Shehu/ Ne stuhine e replikave e te kunderreplikave te ngritura kohet e fundit lidhur me nje poezi te Ismail Kadarese, ajo qe me bie me fort ne sy eshte gjykimi i nje teksti letrar pa u lexuar ky tekst letrar (me sa di une, bejne perjashtim vetem Nexhmije Hoxha dhe Duro Mustafaj, ish-kryeredaktori i se perjavshmes "Drita", i cili ka luajtur nje rol te rendesishem ne censurimin e kesaj poezie). Ky lloj apriorizmi i cuditshem nuk me duket thjesht nje padrejtesi ndaj nje vepre konkrete dhe autorit te saj, por, cka eshte me e rendesishmja, nje padrejtesi ndaj principit me elementar te polemikes letrare: leximit te nje teksti para se te gjykohet mbi te. 


Prandaj, mendoj se mund te jap ndihmesen time ne kete polemike, duke qene nga te paktet njerez qe e kane lexuar poezine e shumeperfolur, e cila, me qe ra fjala, nuk titullohet "Pashallaret e kuq", sic vazhdojne ta quajne disa, por "Ne mesdite Byroja Politike u mblodh".


Ja rrethanat ne te cilat me ra ne dore ajo poezi. Ishte vjeshta e vitit 1975 dhe im ate, Mehmet Shehu, i tendosur e i acaruar, me thote se nuk duhej te takohesha me absolutisht me Ismail Kadarene, pastaj me pyet nese te Kadareja kishte ndonje liber qe mund t'ia kisha dhene hua nga biblioteka e shtepise sone. Si degjoi pergjigjen mohuese, nxori disa flete te daktilografuara dhe zu te ma lexonte poezine. Dhe, si shkembyem nje dialog qe do te perpiqem ta riprodhoj pak me poshte (ne te cilin ai rilexonte dhe dendur komentonte vargje per te ilustruar pikepamjen e vet), ma dha qe ta rilexoja. I kerkova qe ta rilexoja ne qetesi, i vetem, ne dhomen tjeter. E rilexova disa here. 


Ja se cfare mbaj mend nga keto lexime (pavaresisht nga sa thote vete Kadareja ne nje interviste ne librin e Maks Velos). Vargu i pare ishte i njejte me titullin. Pra: "Ne mesdite Byroja Politike u mblodh". Me tej, shtrohet pyetja pse u mblodh me kaq ngut ne mesdite. Dhe (pak a shume): kufijte shteterore jane te qete, askush nuk kercenon ne veri e ne jug. Po "klasat e permbysura"? As andej nuk duket ndonje rrezik:"dimerojne te heshtur nen te proletariatit diktature". Ne vijim, thuhet se rreziku vjen nga brenda, nga burokratet. "Ata nuk jane tuhafe te kendshem, /Me 'Pelikan' perjargur, ho-ho-ho/... me duart pergjakur deri ne berryla une ata i shoh". Ca me tej: "Pashallare te kuq, bejlere me tesera partie, bose te naftes, barone sekretare". Pastaj dicka me nje shtegtim neper nate ne nje yrt per te zhvarrosur e hedhur mbi vete pelerina e nishane sundimtaresh te dikurshem, fantazmash te tretura ne terrin e koheve. Ne fund fare, tregohet se, meqenese shtepise nuk i pikonte catia (apo dicka e tille, po sidoqofte nje metafore a similitude aspak mahnitese) dhe se e keqja qenkesh ne themelet, Enver Hoxha zbret atje me pishtar ne dore. Dhe (pak a shume): "Ai s'ishte Krishti qe rrembeu kamzhikun..." Por, si te thuash, vuri ne levizje kontrollin punetor, afersisht keshtu: "te merren ministrite me kontrol punetor/ qe neser te mos merren me topa".


Sigurisht, ka boshlleqe ne kujtesen time per kete poezi, por me duket se edhe kaq sa arrita te riprodhoj mund te jete sadopak nje ndihmese ne polemiken perkatese. Gjithesesi, me mire se hici. Polemizuesit mund te vazhdojne te mbahen te opinonet e veta paraprake, po sidoqofte eksponentet me te fuqishem te regjimit te atehershem, ata qe percaktonin kush ishte "me ne" dhe kush "kunder nesh", kane pasur interpretimin e vet, i cili nuk duhet shperfillur ne suazen e kesaj polemike. 


Se pari, im ate, Mehmet Shehu, e konsideronte thellesisht armiqesore kete poezi. Madje, pyetja e tij nese kishte ne shtepine e Kadarese ndonje liber tonin ka nje domethenie te vecante: bastisjen e mundshme te Kadareja nga ana e Sigurimit te Shtetit. Te njejten pyetje e kisha degjuar para kater vjetesh prej Mehmet Shehut, sepse nje liber i bibliotekes familjare, nga Rozhe Garodi (i cilesuar asokohe si "ultrarevizionist"), u gjet mbas nje bastisjeje policore ne shtepine e nje personi tjeter (libri kishte dale nga im vella Vladimiri dhe kishte perfunduar nepermjet nje te treti te ai person, i cili mbas nje viti perfundoi ne kampin e Spacit). Ndoshta duket frike e teperuar kjo e imja, po e tille ishte koha.


Po le te kthehemi te poezia e Kadarese, gjegjesisht te dialogu ndermjet meje dhe tim eti pasi ma kish lexuar. Pervec stigmatizimit te pergjithshem si veper thellesisht armiqesore, me kujtohen konkretisht ndoca komente mbi vargje te caktuara. Keshtu, mungesen e rrezikut ne kufijte shteterore sic thuhej ne vargjet e para ai e quajti si dicka ne kundershtim me idene e rrezikut te nje agresioni te jashtem ushtarak ne kuadrin e rrethimit imperialisto-revizionist, ndersa vargun apo vargjet per "klasat e permbysura" qe "dimerojne te heshtur nen te proletariatit diktature", i quajti thirrje per te ulur vigjilencen revolucionare ne luften e "kllasave". Po keshtu, ate ceshtjen e shtepise qe nuk i pikon catia, por qe e keqja qenkesh ne themele, e shikonte si kundervenie ndaj analizes se Partise se Punes lidhur me degjenerimin revizionist sovjetik etj. duke filluar nga degjenerimi i udheheqjes (perdori edhe ai nje proverb: "peshku qelbet nga koka"). Vargun "Pashallare te kuq, bejlere me tesera partie, bose te naftes, barone sekretare", si dhe ate me duart e pergjakura deri ne berryla, nuk i komentoi - porse e mbaj mend si sot qe i ndryshoi zeri dhe intonacioni gjate leximit. Pastaj, si e kisha rilexuar vete poezine dhe ia ktheva fletet e daktilografuara, me pyeti cfare mendoja. E vetmja marrje ne mbrojtje e Kadarese qe munda te beja ishte ajo e vargjeve per "shokun Enver". Babai, Mehmet Shehu domethene, ma ktheu se kjo permendje qenkesh nje alibi e Kadarese, nje orvatje "per te na hedhur hi syve". Dhe: "Po Partia, ku eshte?" Dhe: "Ismail Kadare mohon rolin udheheqes te Partise", gje qe, sipas Mehmet Shehut, vertetohej ngase autori, krahas "shokut Enver", permendte kontrollin punetor, por jo Partine.


Se dyti, Enver Hoxha, ka pasur te njejtin qendrim, sikurse deshmon kohet e fundit e veja: veper e poshter armiqesore, qe e ndante Enverin nga shoket (Nga cilet? Nga "komplotistet"?).


Se treti, me keto qendrime te Enver Hoxhes e te Mehmet Shehut perkon edhe akti i denimit te kesaj poezie nga Lidhja e Shkrimtareve dhe Artisteve te Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise - akt i perpiluar ne vijat kryesore me siguri ne Komitetin Qendror te PPSH dhe i transmetuar pastaj ne trajte urdhri luftarak ne Lidhjen e lartpermendur. Mirepo disa nga pjesemarresit e polemikes ne fjale jo vetem qe nuk kane lexuar tekstin per te cilin gjykojne dhe qe eshte i zhdukur, por duket se nuk kane lexuar as ate qe ishte nxitja fillestare e polemikes, librin e Maks Velos Zhdukja e "Pashallareve te kuq" te Kadarese, ku dokumentohet kjo akt-akuze, ne te cilen Kadare perqaset me Sollzhenicinin, me Titon, me Gjilasin, me Toliatin. Libri eshte ne qarkullim ne Shqiperi.


Afermendsh, Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe aparati burokratiko-partiak qe u sherbente nuk mund te konsiderohen si hermeneutet me te ditur te poezise, qofte dhe te permbajtes politike te nje poezie. Megjithate, para se ta etiketojme e ta shpallim "disidente" apo "glorifikuese", te mos harrojme se, duam apo nuk duam, ishin ata qe vendosnin, me 1975, kush ishte "me ne" e kush "kunder nesh". Lajthiteshin ne rastin e kesaj poezie? Kjo mund te argumentohet vetem pasi poezia ne fjale te jete lexuar nga argumentuesi. Apo mos ndoshta edhe nga referencat e mia te mesiperme ndaj dokumentit te botuar nga Maks Velo mund te dale se regjimi mendonte qe Kadareja ishte "me ne"? Kaq djathtas te kete shkuar nje pjese e publicistikes shqiptare sa qe te identifikoje me regjimin e Hoxhes jo vetem krejt spektrin komunist, perfshi Titon e Toliatin, po edhe Gjilasin e vepres mbi "klasen e re shfrytezuese", apo madje edhe te djathtin radikal Aleksander Sollzhenicin? Po ka edhe me. Ne dokumentin e botuar nga Maks Velo thuhet shprehimisht se Kadare godet diktaturen e proletariatit, duke e barazuar me "terrorin" dhe duke e paraqitur si "gjakatare". Gabohej mendja e regjimit, e teperonte regjimi qe e gjykonte keshtu poezine e Kadarese? Ta zeme se po. Vecse ky liber duhet lexuar, e pastaj (brenda mundesive) rrezuar.


Ta zeme se mund te shperfillen faktet dhe po e shtrojme ceshtjen skematikisht (apo dogmatikisht) nepermjet pyetjes: A eshte e mundur qe dikush ne ate lloj regjimi te shkruaje nje poezi me permbajtje politike subversive e te mos e pesoje? Madje, a mund te shkruhet, pervecse jo me qellim botimi, nje poezi e tille ne nje regjim te atille? 


Me te vertete, cfare pesoi Kadareja? Asgje, po te kemi parasysh ate qe deshmon Nexhmije Hoxha mbi verdiktin e te shoqit per poezine konkretisht, ate qe degjova une nga goja e tim eti, si dhe ato qe u perpiluan nga inkuizicioni kulturor i asaj kohe ne perdorim te Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve. U ndalua ajo poezi. U vonua dhenia ne shtyp e romanit "Pashalleqet e medha" (sic e kisha lexuar para do kohe ne doreshkrimin qe ma pati dhene Kadareja, atehere kishte nje titull tjeter, provizor, "Kamarja e turpit", madje dy tituj - tjetri ishte "Udhetimi i kokave"). Por kjo vonese ndodhi ngaqe vete Kadareja, natyrisht, qe i trembur. Sikurse po keshtu, per shkak te asaj poezie, ndjeheshin te trembur edhe shume shkrimtare te tjere. Me kujtohet nje simpozium per letersine, qe u mbajt pak me vone dhe ku isha i pranishem (isha student ne vitin e pare Gjuhe-Letersi). Para, ndermjet dhe mbas seancave, Kadareja ishte pothuajse vazhdimisht vetem me te shoqen, Elenen. Qarkohej ndonjehere nga koleget kosovare - me floke te gjata e me kostume ekstravagante per shijet "e shendosha proletare" - te cilet mesaduket nuk dinin gje prej gjeje (jo kostumet, po Azem Shkreli, Ali Podrimja, etj.), ndersa pothuaj te gjithe pjesemarresit nga Shqiperia i shmangeshin Kadarese a thua kishte murtajen. Frike e teperuar, ajo e Kadarese per t'ia dhene botuesit romanin dhe kjo e shkrimtareve te tjere nga prania e Kadarese? Edhe nje here: e tille ishte koha. Pak me vone, Kadareja shkoi njefare periudhe te shkurter ne Myzeqe dhe me kaq, si te thuash, u mbyll.


Si eshte e mundur? Per te mos u zgjatur me analiza mbi mekanizmat represive totalitare, po mjaftohem me nje shembull nga historia e artit. E kam fjalen te filmi i Ajzenshtajnit "Ivani i Tmerrshem", nje nga kryeveprat e fondit klasik te kinematografise boterore (me nje nivel ku e ku me te larte se poezia e Kadarese, ashtu sikurse edhe Kadare ka vepra ku e ku me te mira se kjo poezi, te cilen, per mendimin tim, e demton pikerisht politizimi ne kufijte e propagandes - nuk po hyj ne ceshtjen e te qenit poezi "disidente" apo "glorifikuese", ngase kjo eshte e parendesishme ne lidhje me demin qe i sjell hipertrofia politike artit). "Ivani i Tmerrshem" i Ajzenshtajnit u prodhua ne Bashkimin Sovjetik ne vitet '40, pra ne epoken "zhdanovcina", me asfiksuese, me e eger se gjahu shqiptar i shtrigave ne vitet '70. Dhe, dihet, totalitarizmi eshte me i vemendshem ndaj kinematografise sesa ndaj poezise, duke qene e para nje art shume me masiv. Dhe "Ivani i Tmerrshem" i Ajzenshtajnit, ku autokrati mesjetar paraqitej si i vetem kunder te gjitheve, ishte nje alegori e qarte per kultin e Stalinit dhe spastrimet staliniane ne majat e piramides partiake. Ne fillim u shfaq, i konsideruar si glorifikim i skajshem i diktatorit. Pastaj, mbas nje periudhe ngurrimesh e pasigurie nga censura, u bllokua seria e tij e pare (do te zhbllokohej nga Hrushovi mbas vdekjes se Stalinit), ndersa e dyta nuk u shfaq asnjehere ne publik dhe perfundimisht u dogj: glorifikimi i skajshem i diktatoirt nga Ajzenshtajni riciklonte absurdin e propagandes zyrtare duke e shnderuar ne te kunderten, fale gjenise se krijuesit dhe kompleksitetit inherent te gjuhes se tij kinematografike. Po cfare pesoi Ajzenshtajni, perpos censurimit te filmit? Asgje, me sa dihet. Dhe vazhdoi te quhet kineasti me i madh i realizmit socialist. Ne Bashkimin Sovjetik, se tjeterkund shikohej si kineast i madh ne nje menyre tjeter. Si shpjegohet e tere kjo? Pavaresisht nga cdo shpjegim, faktet mbeten. Nese po i referohem nje vepre kinematografike qe disa nga polemizuesit mund te mos e kene pare, shpresoj qe kjo te me tolerohet, perderisa ata gjykojne mbi gjera qe nuk i kane lexuar.


---------------------------------

Korrieri, 03/09/

Rakipi: Politika kercenon prokurorine

Rakipi: Politika kercenon prokurorine


Mberrin ne Kuvend raporti i Prokurorise se Pergjithshme per vitin 2001. "Elemente kriminale perpiqen te infiltrojne ne strukturat e prokurorise, te sigurojne mburojen e politikes, te rrisin influencat e kontrollin ne media dhe te bejne pastrimin e parave, nepermjet aktiviteteve te biznesit, qe sherbejne si fasade publike e krimit te organizuar", shprehet kryeprokurori


Alketa MYFTIU


TIRANE - Presionet politike kercenojne luften kunder korrupsionit e krimit te organizuar. Prokurori i Pergjithshem, Arben Rakipi, ne raportin e veprimtarise se prokurorise per vitin 2001, paralajmeron per rrjete kriminale me rrezikshmeri re larte, "te pasur ne vlera financiare e teknologjike, te cilat kane prirjen mafioze te kompromentimit e nenshtrimit te shtetit e te politikes". Prokuroria, sipas Rakipit, perballet jo vetem me pjesen e inkriminuar te shoqerise shqiptare, por edhe me "presione te drejteperdrejta e te terthorta, publike e te fshehta, kercenuese e kompromentuese te gjithkujt tjeter, qe per perfitim kapitalesh politike ose dhe jo vetem te tilla, i intereson tkurrja e inisiatives profesionale". 


Ne raportin prej 18 faqesh, i dorezuar ne zyrat e Kuvendit nje muaj me pare dhe i parashikuar te shqyrtohej ne Parlament ne fund te muajit te kaluar, jepet ne menyre te permbledhur panorama e krimit ordiner dhe atij te organizuar ne Shqiperi ne vitin 2001. Ku theksi vihet ne nje lloj me te sofistikuar te krimit, i cili kercenon sigurine dhe demokracine shqiptare. Sipas kryeprokurorit Rakipi, aktualisht rreziku me i madh per shoqerine konsiston ne nje tjeter forme krimi, qe gjeografikisht nuk mbyllet vetem brenda kufijve te vendit dhe eshte shume here me i organizuar dhe me i sofistikuar. "Trafiqet e paligjshme te droges, prostitucionit, armeve, klandestineve e makinave te vjedhura, si dhe pastrimi i parave qe rrjedhin prej tyre, perbejne jo vetem formen me te organizuar te krimit ne ditet tona, por dhe permbajtjen me shkaterruese te sigurise ne vend, ne rajon dhe me gjere", thuhet ne raport. Shqiperia, sipas tij, fale pozicionit gjeografik, emigracionit masiv, kushteve ekonomike ende te veshtira, te favorizuara jo rralle nga mungesa e konsolidimit te organeve te hetimit, perben nje terren favorizues, si nga potenciali njerezor, i gatshem per ndermarrje te tilla kriminale, ashtu edhe si rruge kalimi fizik i "mallrave" te trafikuara nga lindja ne perendim e anasjelltas. 


Kreu i organit me te larte te akuzes, qe prej javesh po perballet me nje varg kritikash si nga opozita dhe nje pjese brenda PS per "politizim te organit te prokurorise", paralajmeron se hetimet aktuale te nisura nga prokuroria tregojne se elemente kriminale perpiqen te infiltrojne ne strukturat e prokurorise, te sigurojne miqesine dhe mburojen e njerezve te politikes, te rrisin influencat e kontrollin ne media dhe natyrisht te bejne pastrimin e parave, nepermjet aktiviteteve te biznesit, qe njekohesisht sherbejne edhe si fasade publike e krimit te organizuar. "Keto individe synojne te kompromentojne apo edhe te komandojne politiken dhe strukturat e shtetit, duke krijuar imazhin e njesimit te shtetit me mafian, duke ndikuar ne zhvleftesimin e besimit te njerezve te politika, tek shteti dhe per rrjedhoje te varrosin pergjithnje vlerat demokratike te shoqerise", perfundon raporti i Prokurorit te Pergjithshem, i cili sebashku me mocionin per debat te kerkuar nga opozita per shkarkimin e tij nga detyra, ndodhen ne duart e deputeteve. Duke qene se raporti ishte perpiluar kur ende nuk kishte marre forme nisma e opozites per mocion mosbesimi ndaj tij, por ne ajer ndihej era e "akuzave" te ardhshme, Rakipi ka rezervuar te drejten e nderhyrjes ne raport per permiresimet perfundimtare te tij. 


Pikat e Raportit 2001


Kriminaliteti ne Shqiperi ka pesuar ulje


Trafikimi e kultivimi i substancave narkotike ka pesuar rritje 


Krimet ne fushen e doganave e tatimeve ka shenuar ulje te ndjeshme


Jane derguar ne gjyq 30 % e ceshtjeve per prostitucion


Lufta kunder korrupsionit 


Lufta kunder terrorizmi


Zbatimi i kuadrit ligjor


Permiresimi i legjislacionit


Rritja e bashkepunimit me Prokurorite jashte vendit


SQARIM


"Nuk bej komente per deklarata te anetareve te grupit parlamentar te PS". Keshtu vleresoi Arben Malaj, kryetar i grupit te deputeteve socialiste, deklaratat e ish-Kryeministrit Meta per politizim te prokurorise se pergjithshme ne luften e saj kunder korrupsionit. Malaj u shpreh se vendimi per kete do te merrej ne grupin parlamentar pas nje analize te hollesishme ne perputhje me Kushtetuten. 


Sqarim: Kjo eshte deklarata e sakte e z.Malaj. Per shkak te mosregjistrimit qarte te deklarates per shtyp te tij, lajmi i botuar nje dite me pare kishte nje pasaktesi, si rrjedhoje e keqdegjimit te fjaleve. 


---------------------------------
Korrieri, 03/09/2002 
Prokuroria: Ja te metat e Kompanise serbe EFT

Prokuroria: Ja te metat e Kompanise serbe EFT


Prokuroria e Pergjithshme ka fiksuar nje pjese te materialeve te Koorporates Energjitike Shqiptare, ku flitet per firmen serbe, EFT, se ciles i jane ngarkuar nje pjese e madhe e prokurimeve per importimin e energjise elektrike ne Shqiperi. Nga te dhenat rezulton se KESH ka abuzuar me fondet e qeverise, duke pasur parasysh te dhenat e firmes se huaj, e cila eshte prezantuar si angleze, por ne fakt ishte serbe. E krijuar ne vitin 2000 dhe ndonese pa pervoje ajo kishte fituar mbi firmat e tjera prestigjoze. Per me teper, burime te Prokurorise se Pergjithshme kane shtuar se kontratat me kete firme jane firmosur nga KESH dhe pa vendime qeverie, si rrjedhoje nuk eshte mundesuar derdhja ne arken e shtetit e perqindjes qe sigurohet nga firmosja e kontrates. Te gjitha keto pika do te shqyrtohen nga ana e nje grup i specializuar ekspertesh, qe duket se do t`i pervishen punes pasi Parlamenti te vendose per heqjen e imunitetit te ish-drejtorit te KESH, Dritan Prifti.

Histori: Shevqet Bej Verlaci

Histori: Shevqet Bej Verlaci


Dukej sikur kishte dale direkt nga njera prej atyre gravurave me te cilat stolisnin librat e vjeter te udhetimit ne perandorine otomane. Burre i bukur ne te tjerat, te pakten ne kuptimin oriental te kesaj fjale. Jo shume trupmadh, por i perpjestuar shume mire; cehre zeshkane, tipare te holla, hunde te theksuar, sy fort te bukur, te medhenj, te bute si kadife, me nje shprehje embelsie melankonike. Nje pale mustaqe te bukura, te dendura dhe te varura. Mbi keto, perhere besnik ndaj njefare spitullimi ne veshje: aristokratet shqiptare mbanin nje fes, zakonisht te zi, me forme speciale pak si kapelet tona prej plisi, por pa strehe. Shevqet bej Verlaci ishte i vetmi, qe e kishte fesin me ngjyra te ndryshme ne pershtatje me kostumin. Por, megjithekete, une e shihja gjithmone te veshur ne menyren e dinjitareve te larte te Turqise se dikurshme.


Me kishte ftuar per darke ne shtepi, para se t'isha njohur me te personalisht. Nje banese modeste, fshehur ne nje rruge te dyte te Tiranes se vjeter. Mesuar akoma shume pak me zakonet shqiptare, me beri pak pershtypje pritja qe me rezervoi. Trokita ne porte, ajo u hap dhe u shfaq nje tip shume pak qetesues, me nje fener te ndezur ne dore, qe ma rrasi ne fytyre, me qellim qe te sigurohej ne identitetin tim:prapa tij, si qites, disa sherbetore te tjere me pushket per faqe e gishtin ne kembez, gati per te nderhyre. Ishte padyshim hera e pare qe, i ftuar te njerez te nderuar, me pritnin keshtu. Pak te ftuar, shumica miq ose me sakte, kliente ne kuptimin romak te fjales. Ne tryeze pa shume gjalleri, biseda rrodhi mbi subjekte te ndryshme.


Argumenti kryesor nuk u cek, vecse ne castin qe e donte etiketa, shume vone pas kafese.


C'mendon Italia per reformen agrare?


Ceshtje fort e merzitshme, sepse ne fakt qeveria italiane nuk dinte ndonje gje te madhe per reformen agrare ne Shqiperi.


Shqiperia ofronte shume aspekte interesante: por me 1928 te pakten, nje nga elementet e saj terheqes dhe jo me te parendesishmit, konsistonte per t'u paraqitur si njefare spektroskopi i evolucionit historik e social te Evropes. Veriu ne vecanti zona malore, jetonte akoma nen nje rregjim mjaft te ngjashem, besoj me ate qe ka njohur Italia ne kohen e mbreterve te pare lombarde. Persa i perket fushes...kush e di, padyshim mbreteria e Napolit nen Angevinet nuk duhet te kete qene shume e ndryshme.


Turqia e kishte lene pas dore Shqiperine: administrimi ishte lene nen kujdesin e pronareve te medhenj te tokave, te cilet kontrolloheshin ne nje menyre mjaft te percipte nga valinjte e Shkodres e te Janines; prandaj bejleret qene ngritur ne rangun e zoterinjve te vertete te vendit. Qe ata te ishin trashegimtare te vertete te familjeve te medha feudale te epokes bizantine, kthyer ne fene islame per te shpetuar, sic thoshin, kokat dhe pasurite e tyre, kete me te vertete nuk mund ta pohoj. Por, kjo nuk mund te mos pranohet, qe shumica e tyre, kane qene, te pakten per disa shekuj dhe pa diskutim, zoter e senjore te tokave te tyre.


---------------------------------
Korrieri, 03/09/2002 



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Try FREE Yahoo! Mail - the world's greatest free email!
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list