Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Koha Jone - 9 mars 2002

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Sat Mar 9 17:50:19 EST 2002


Firma serbe, atje ku nisi korrupsioni
TIRANE - Kontratat e tenderave te KESH-it ku eshte shpallur fituese firma serbe EFT jane nenshkruar para se te merrej vendimi i qeverise shqiptare. Burimet nga Prokuroria e Pergjithshme pohuan dje se kjo eshte njera nga shkeljet kryesore te bera nga drejtuesit e KESH-it gjate zhvillimit te tenderave me prokurim te drejperdrejte. Ne fakt kjo firmosje e dokumentave te secilit prej tenderave sipas prokurorise tregon se edhe pa u marre vendimi zyrtar i qeverise, dihej qe ai do te ishte ne favor te saj qe kishte vendosur paraprakisht KESH-i. Nderkohe firma EFT e krijuar ne tetor te vitit 2000, qe ne tenderin e pare ku eshte paraqitur si nje nga firmat pjesmarrese te zhvilluara po gjate ketij muaji, eshte shpallur fituese nga KESH-i, edhe pse i mungonte pervoja ne kete lloj aktiviteti. Nga ana tjeter EFT nuk eshte firme qe prodhon energji per te shitur. Sipas te dhenave qe gjenden shume lehte ne internet rezulton se EFT eshte firme seksere, qe e blen energjine nga te tjeret. Ketu shenohet edhe shkelja e dyte, pasi me nje llogjike te theshte kjo firme qe nuk prodhon energji elektrike duke fituar nje tender ne Shqiperi per te eksportuar aty energji, e ka shituar ate me nje cmim shume me te shtrenjte se ai reali duke hedhur ne kete menyre hije te renda dyshimi mbi organizatoret e tenderave qe e kane shpallur disa here fituese EFT-ne. Por nje shkelje tjeter edhe me e madhe qe eshte bere nga KESH-i eshte moszbatimi i sigurimit vjetor per cdo tender te fituar. Sipas procedurave kur nje firme fiton tendera me disa qinda milione leke te vene ne disposicion, 10 perqind te shumes totale te vleres se tenderit ia kalon shtetit ku eshte shpallur fituese si takse siguracioni. Por kjo gje ne fakt nuk eshte bere per asnje nga tendetrat kur EFT eshte shpallur fituese nga nga KESH, duke i shkaktuar shtetit nje dem ekonomik qe arrin ne dhjetra milione leke. Abuzimi tjeter i bere nga KESH dhe qe dihet nga te gjithe, eshte reklamimi i firmes EFT si firme angleze, kur dy prej sipermarresve te saj jane serbe dhe vetem i treti eshte anglez, me intresa te caktuar bankare ne Serbi. Vertetesine e te qenit firme serbe e tregojne edhe te dhenat e hedhura ne internet, ku EFT e paraqit veten duke shperndare energji elektrike ne te gjitha vendet e ish Jugosllavise dhe ne Shqiperi. EFT nuk eshte shpallur fituese ne asnje shtet tjeter, ku ka paraqituar ofertat e saj, pervec Shqiperise dhe vendeve te ish Jugosllavise. Te gjitha abuzimet e mesiperme konsiderohen te renda nga prokuroria dhe per keto shkelje u kerkua heqja e imunitetit te ish ministrit te energjetikes Dritan Prifti dhe u moren si te pandehur ish drejtori i KESH-it Arben Kruja dhe drejtori i prokurimeve Leonard Mone. 

A.Rama


====

"Dorezuam pushtetin per te mos u ndare Shqiperia"
Roland Qafoku/ Ylli Vejsiu mendoi gjithcka ate pasdreke te 9 marsit 1997, kur la shtepine diku prane shkolles se Baletit dhe doli ne rruge. Ndonje plumb mund ta zinte edhe ate, e duke qene i vetem, kushedi se kur mund ta merrnin vesh. Por kjo ndjellje e se keqes ishte ne minorance perballe asaj te mires. E kishin njoftuar se do te ishte pjesmarres ne nje marreveshje historike, asaj mes opozites dhe pozites dhe per kete ishte i bindur se me ne fund do te behej me e mira. Dhe kjo e dyta triumfoi. Sot kur mbushen fiks pese vjet nga ai moment, ish-sekretari organizativ i Partise Demokratike dhe nje nga politikanet me aktive te atyre diteve, e shikon marreveshjen ne fjale si nje shpetim te Shqiperise. "Dorezuam pushtetin per te shpetuar ndarjen e Shqiperise", deklaron ai sot duke vleresuar ish-presidentin Sali Berisha si iniciator i gjithcka te ndodhur brenda tre oreve te pasdites se 9 marsit. 

Frika e ndarjes

Natyrisht ishte peshperitje, por ama thuhej. Sot Vejsiu eshte koshient per ate situate ne fillim vitit 1997. Jo vetem tek njerezit thote si por edhe disa stacione televizive te huaja e paraqisnin harten e Shqiperise me lumin Shkumbin te skuqur dhe me kete presupozohej ndarja e Shqiperise. Sipas tij, Partia Demokratike dhe vete ish-presidenti i asaj kohe dorezuan pushtetin, pikerisht per te shmangur kete ndarje. Dhe te gjithe kete klauzole ai e shoqeron me tregimin e nje historie te shkruar ne Bibel. Nje dite mbretin Solomon e takuan dy gra. Njera thoshte se femija qe kishin sjelle aty ishte i saj. Por edhe tjetra kishte te njejtin pretendim. Secila jepte argumentat e saj per pronesine e femijes aq sa askush nuk do ta merrte vesh se ush ishte nena e vertete. Por mbreti i mencur e zgjidhi per bukuri kete mosmarreveshje. Kerkoi nje shpate dhe tha se feminjen do ta ndante ne mes. Dhe pas kesaj, gjysmen do ta merrte njera dhe gjysmen tjetra. Por, ne kete moment nje nga grate hidhet dhe thote: mos e bej kete mbreti im. S'ka gje, le ta marre ajo, por lere te gjalle femijen mos e pri! Menjehere pas kesaj, mbreti i bindur dha urdher qe femija t'i jepej pikerisht kesaj gruaje. Per analogji sipas Vejsiut edhe Berisha e shpetoi Shqiperine nga ndarja dhe per kete u dorezoi pushtetin kundershatreve. Sipas tij Berisha beri nje leshim te madh

Marreveshja e 9 marsit 

Ylli Vejsiu kujton se ka qene ora 15.00 e 9 marsit kur e njoftuan per nje takim ne Presidence. Menjehere shkoi atje ku e priste nje nga momentet me te rendesishme ne aktivitetin politik. Ne cilesine e sekretarit organizativ, ai do te perfaqesonte Partine Demokratike sebashku me Tritan Shehun. "Isha i ngazellyar dhe i bindur qe Shqiperia do te shpetonte. Do te firmosnim nje marreveshje dhe keshtu do ti hapej rruge ringritjes se shtetit". Sot e kesaj dite Vejsiu tregon se ajo qe i ka bere pershtypje me shume i atij momenti ka qene qendrimi i Berishes. "Paradite kishin zhvilluar nje mbledhje me te ne Partine Demokratike dhe mua me dukej, ose i lodhur ose i gatshem per te dhene doreheqjen" tregon Vejsiu. Por, krejt ndryshe ishte pasditja. Ai tregon se cerja e fytyres se Berishes kishte ndryshuar dhe me tu afruar ne tavoline nxorri nje leter dhe tha: "pajtim kombetar, pajtim kombetar". Kjo ishte decizive. Ishte e vetmja zgjidhje e momentit.

Vjesiu vazhdon me tej te tregoje se Berisha e kishte pergatitur me pare ate marreveshje me te gjitha pikat e saj, por nga diskutime pati disa ndryshime te cilat ne realitet ishin shume te vogla. Thelbi ishte ai: pajtimi kombetar aq i deshirueshem ne ato momente kaosi qe po kalonte Shqiperia. Gjithcka me pas i ngjau nje takimi teper normal, kur shume te tjere nuk e mendonin se ata demokratet do te merreshin vesh me socialistet. Kete Vjesiu e shoqeron me nje shembull. Dihej qe Ceka ishte nje nga kundershtaret me te eger te Berishes. Dhe ne fillim te takimit, ai iu drejtua atij me fjalet "zoti president". Me pas kjo fjale u nderrua me "zoti Berisha", ndersa ne fund Berisha u be "doktor". "Ky elemnt ishte simbolika e atij takimi ku te gjithe pa perjatshtim", thote Vjesiu 

Mesazhi i 9 marsit

Sipas Vjesiut, 9 marsi vazhdon te lere edhe sot. Vjesiu nenvizon: "Pese vjet me pare njerezit e thjeshte kishin hyre ne konflikt me njeri-tjetrin dhe politika u perpoq qe te zbuste kete nepermjet nje marreveshje. Ndersa sot, njerezit e thjeshte nuk kane asnje konflikt me njeri-tjetrin dhe jane ata qe kerkojne politikaneve te ulen dhe te gjejne gjuhen e perbashket". Kur e pyet se kus ishin shkaktaret Vejsiu mendohet goxha. "Natyrisht,- thote ai,- firmat piramdiale, humbja e parave krijoi zemerim. Kete e shfrytezoi opozita e cila e perdori per qellime politike. Ndersa per gabimet e PD-se ai thote vetem nje: Duhet t'i kishte zene gryken firmave piramdiale. "Ne kishim mundesi ti godisnim dhe shkaterronim ato qe ne fillimet e tyre", shton ai

"Pergjegjesit, te gjenden por jo te denohen"

Persa i perket fajtoreve Vjesiu thote se doemos qe nje dite dosja e marsit 1997 duhet te hapet. Sipas tij, fajtoret duhet te gjenden me doemos. Por kur vjen puna per ti denuar, ai eshte kunder. "Te mos behet nje gje e tille" kundershton. Argumenti qe perdor kur i themi se fakti qe te gjenden fajtoret dhe te mos denohen eshte nonsens juridik, ai e sqaron kete duke u shprehur se kjo lidhet me natyren tij. "Nuk jam per denime e penalitete. Por ajo qe na mungon te gjitheve eshte pendesa" perfund Vjesiu.



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Try FREE Yahoo! Mail - the world's greatest free email!
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list