| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Koha JoneAgron Alibali aalibali at yahoo.comThu Mar 7 19:30:50 EST 2002
Majko: Mos e ngacmoni Rakipin Erl Murati/ Kryeministri Majko i ka sugjeruar grupit parlamentar te Partise Socialiste qe te "veproje sipas ligjit" duke bllokuar mocionin e kerkuar nga Partia Demokratike per shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem, Arben Rakipi. Burimet nga PS-ja thane per "KJ" se pretendimi qe ngre kryeministri per kete, eshte se "nje mocion i tille eshte kerkuar dhe ne legjislaturen e kaluar dhe eshte hedhur poshte nga komisioni i ligjeve ne parlament". Kryeministri Majko e ka te bazuar kerkesen e tij ne nenin 162 te rregullores se Kuvendit, ku thuhet shprehimisht se "Kryetari i Kuvendit ka te drejte te mos pranoje e te mos vendose ne rendin e dites... mocione per te cilat eshte diskutuar dhe marre vendim per te njejtin motiv". Ne kete rast, eshte ne doren e kryetarit te Kuvendit, Dokle qe duke u bazuar ne kete nen te rregullores, edhe mund te mos e fuse ne rendin e dites, shqyrtimin dhe votimin e kerkeses per mocion per Rakipin. Ne seancen e sotme plenare, deputetet do te percaktojne daten e zhvillimit te diskutimeve dhe votimit te kerkeses per mocion per kryeprokurorin Rakipi. Sipas rregullores, kryetari Dokle do t'ia njoftoje kete kerkese deputeteve, me pas do te degjohet nje ze pro dhe nje kunder mocionit, e me pas do te vendoset per daten e votimit. Sipas burimeve nga Partia Socialiste, kryetari i grupit, Arben Malaj do te propozoje sot daten 25 mars per votimin e mocionit, nderkohe qe PD-ja do te propozoje nje date me te afert, sipas te gjitha gjasave 18 marsin. Rregullorja e Kuvendit parashikon nje debat persa i perket mocionit dhe ne perfundim te tij, Kuvendi duhet te marre nje vendim te caktuar, mund te beje nje deklarate ose te miratoje nje rezolute. "Dokle fsheh raportin e Rakipit" Erl Murati/ Prokurori i Pergjithshem, Arben Rakipi i ka derguar parlamentit shqiptar informacionin per punen gjashte mujore te institucionit qe ai drejton dhe gjendjen aktuale te kriminalitetit ne Shqiperi. Ky informacion i cili ka mberritur qe prej tre javesh ne sekretarine e Kuvendit, sipas disa deputeteve socialiste fshihet dhe nuk i behet i njohur parlamentit nga kryetari, Namik Dokle. Sipas ligjit, Prokurori i Pergjithshem raporton ne parlament dy here ne vit per punen e bere nga institucioni i akuzes. Para kesaj ai dergon nje informacion me shkrim kryetarit te Kuvendit, i cili me pas e fut proceduren e raportimit te kryeprokurorit, ne programin dhe kalendarin e punimeve te Kuvendit. Nje nga anetaret e komisionit te ligjeve u shpreh dje se eshte e vertete qe ka kaluar afati i raportimit te Rakipit ne parlament i percaktuar ne ligjin per funksionimin e prokurorise. Zedhenesi i prokurorise, Ardian Visha konfirmoi per "KJ" se raporti i Rakipit ka tre jave qe i eshte derguar parlamentit shqiptar. Disa deputete te grupit parlamentar te PS-se, thane dje per "KJ" se informacioni nga prokuroria ka dite qe ka ardhur ne Kuvend, por kryetari Dokle enkas nuk i njofton deputetet per kete dhe nuk ia ka paraqitur byrose parlamentare. Sipas deputeteve, ne raportin qe paraqitet cdo gjashte muaj te Prokurorit te Pergjithshem permenden shkeljet dhe abuzimet me pushtetin nga disa njerez te fuqishem te politikes. "Kryetari Dokle kerkon te kaloje mocionin e mosbesimit ndaj Rakipit, perpara se ai ta beje publik kete informacion ne parlament", u shpreh njeri nga "Nanoistet" i cili nuk deshi te identifikohej. Ai shtoi se ky grup deputetesh do t'i kerkoje Dokles qe ta fuse menjehere ne kalendarin e Kuvendit, raportin e Arben Rakipit per punen e bere nga prokuroria dhe per gjendjen aktuale te kriminalitetit. Mberritjen e raportit te prokurorise e konfirmoi dje edhe zedhenesi i kryetarit te Kuvendit, Skender Duka. Sipas tij ky informacion ka mberritur, por nuk eshte futur ende ne proceduren e shqyrtimit nga Kuvendi. Marredheniet midis institucionit te akuzes dhe disa personave te politikes kane qene te acaruara kohet e fundit. Prokurori i Pergjithshem, Rakipi ka derguar ne parlament pak kohe me pare nje kerkese per heqje imuniteti per deputetin, Dritan Prifti. Nga ana tjeter, Prfiti ka deklaruar se "Rakipi eshte nje vegel qorre ne duart e Fatos Nanos dhe se kerkesa per heqjen e imunitetit te tij, eshte nje levizje politike". Gjithashtu, prokuroria ka nisur hetimet persa i perket deklarates se deputetit Prifti se Nano ka kerkuar te beje pastrim parash per llogari te nje firme amerikane nepermjet qeverise shqiptare. Duke hedhur poshte kete denoncim te Priftit, kryetari i grupit socialist, Malaj i shtoi nje tjeter element kesaj ceshtjeje se "pastrimi i parave nuk mund te behet nepermjet ndertimit te hidrocentraleve", gje qe nuk eshte permendur aspak nga vete Prifti. Kryetari i PS-se, Nano e ka pershendetur iniciativen e kryeprokurorit Aren Rakipi per hetimet ndaj "pastrimit te parave" te denoncuar nga deputeti Prifti. Paralel me keto ngjarje ka ecur edhe kerkesa e Partise Demokratike per te paraqitur ne Kuvend nje mocion per shkarkimin e Rakipit. Data e votimit te ketij mocioni do te percaktohet sot ne seance plenare. Pastrimi i parave dhe anarshia institucionale Nga Gjergj Buxhuku/ Menyrat e perfshirjes te ekzekutivit ne pastrimin e parave jane vetem dy: ose amnistia fiskale ose privatizimi i pasurive shteterore me burime financiare te pakontrolluara per nga origjina e tyre. Ne te dyja rastet qarjet e ish qeveritareve per tentativa te individeve jo shteterore kushdoqofshin ata per t'i perfshire ne procesin e pastrimit te parave, jane te cilesise komiko-tragjike. Sepse, propaganduesi i pare i nevojes se amnistise fiskale ne Shqiperi, pra pastrim parash, nuk eshte askush tjeetr, pervec vete Kreut te shtetit shqiptar. I vetedijshem ose viktime e nje stafi personal te brendshem dhe te jashtem, ne rastin me te mire krejt te paafte profesionalisht, ne prononsimet e veta, Presidenti i Republikes duhet te ishte i pari institucion shteteror, qe duhej akuzuar nga ekzekutivi per nxitje te pastrimit te parave nese ishin aq te shqetesuar per kete fenomen. Asgje e tille nuk ndodhi prej mese dy vjetesh! Sepse, perpara se te akuzosh te tjeret duhet te jesh krejt i qete me veten tende nese ne privatizimet e shumta dhe te "suksesshme" te pasurive shteterore strategjike dhe jo strategjike gjate kohes se qeverisjes, eshte kontrolluar plotesisht pastertia e parave te subjekteve fituese te vendit dhe te huaj ne tendera dhe ankande. Veshtire se institucionet perkatese shteterore te kene kryer te tilla investigime dhe t'i disponojne ne dosjet e privatizimit. Sepse, qe Shqiperia nuk eshte vetem nje vend ku nuk behen vetem tentativa per pastrim parash, por jane pastruar dhe pastrohen me dhjetra milione dollare, kete edhe nje mendje feminore nuk e ve ne dyshim. Mjafton te kujtosh se me shume se 50 perqind e parave qarkullon ne kanale informale, evazioni fiskal ne dogana e tatime eshte i rendit 50-60 per qind, qindra e qindra miliona dollare vijne nga kontrabanda dhe trafiqet! Mjafton te kujtosh sesi jane ndertuar shoqeri sigurimesh private, qindra pallate, bare, vende defrimi, karburante, etj. Te gjitha keto fenomene te pastra te pastrimit te parave vijne pikerisht nga bashkepjesemarrja e qeveritareve ne korrupsion ligjor, legjislacionin kontabel mashtrues, legjislacioni subjektiv doganor dhe tatimor, etj. Tragjizmi i shfaqjeve te diteve te fundit, eshte pikerisht ne faktin e dhimbshem jo vetem te shkalles se larte te papergjegjshmerise, por edhe te mungeses elementare te inteligjences te individeve, qe kemi fatin e zi te na qeverisin ne kete dekade tranzicioni. Tragjizmi eshte mbi te gjitha ne anarshine e plote ne te cilen ndodhen institucionet me te larta shteterore shqiptare, qe do te thote se jo vetem e djeshmja dhe e sotmja jane te zeza, por e tille paraqitet edhe e ardhmja. Politika kerkon te na mpije nervin godites TIRANE - Prokuroria eshte e vendosur te qendroje jashte lojes se politikes, pavaresisht nga sulmet qe po i vijne asaj se fundi nga te gjitha anet. Zedhenesi i Prokurorise se Pergjithshme dhe njekohesisht Drejtor i Marredhenieve me Jashte Ardian Visha, ne nje interviste per "KJ" sqaron se organi i akuzes ka marre nen hetim te gjithe njerezit apo zyrtaret e shtetit qe kane kryer nje veper penale. Sipas tij situata e krijuar se fundi pas kerkeses se mocionit te mosbesimit per kreun e akuzes Arben Rakipi dhe kordinimi i veprimeve e i ngjarjeve ne te njejten kohe, e ka coroditur disi veprimin godites te prokurorise ndaj krimit. Por gjithsesi, pavaresisht akuzave qe jane bere ne drejtim te prokurorise asnje shpifje nuk mund te mbuloje veprat penale te kryera nga zyrtaret e shtetit te marre nen akuze se fundi nga ky organ hetimorshton me tej Visha. Cfare ka ndryshuar ne punen e Prokurorise se Pergjithshme pas situates se krijuar se fundi me dorezimin e kerkeses se deputeteve te PD-se ne Kryesine e Parlamentit per mocionin e mosbesimit ndaj Prokurorit te Pergjithshem Arben Rakipi? - Padyshim keto jane levizje politike qe per nga shkalla e agresivitetit, momentit te reagimit dhe kombinimit te cuditshem kolorik, tek e fundit mpijne pjeserisht nervin tone godites dhe corodisin vemendjen tone perkatese ndaj krimit. Institucioni i prokurorise eshte kushtetueshmerisht i pavarur dhe Prokurori i Pergjithshem njehere i emeruar ne detyre nuk mund te jete me ne varesi te ndjenjave apo pelqimit te deputeteve per te, per sa kohe ai nuk shkel kushtetuten, nuk kryen nje veper te rende penale, eshte menderisht dhe fizikisht i afte apo nuk kryen nje sjellje qe cenon rende figuren e prokurorit. Kjo duhet te kuptohet nga te gjithe tashme, por duhet te ishte parakuptuar nga ata qe iniciojne levizje te tilla qe pavaresisht formes, thelbin e tyre e kane antikushtetues. - Ish-ministri i energjetikes Dritan Prifti, per te cilin prokuroria ka kerkuar heqjen e imunitetitit paralamentar lidhur me hetimet per dosjen e KESH-it ne konferencen e ij per shtyp e ka akuzuar prokurorine se njerezit qe jane marre nen hetim se fundi i perkasin perkrahesve te Metes. Sa e vertete eshte kjo apo eshte thjesht tendencioze? Te gjitha ceshtjet hetimore qe ka ka filluar prokuroria i perkasin njerezve qe kane kryer krime. Prokuroria eshte e vendosur te mos behet pjese e lojes se politikes, por nga ana tjeter nuk do te hezitoje te godase penalisht cdo individ pavaresisht vetidentifikimit te tij si pjese e nje korenti te caktuar politik apo te nje grupi te caktuar me interesa te perbashketa ekonomiko-politike. Per te gjithe ata individe qe kane kete lloj statusi e per te cilet Prokuroria ka filluar ceshtje penale, kam parasysh Kosenin, Meten, Hajdaragen, Shamkun, Priftin n.q.s i hiqet imuniteti, disponohen fakte qe i kompromentojne ata penalisht ne ushtrimin e detyrave te tyre. Nese per te mbijetuar ne keto zyra ne kundershtim me ligjin, u dashka qe nje polici, i cili thyen ligjin qe rreh ne menyre te dhunshme dhe vjedh per te ndertuar "kalane" e tij; apo nje zyrtari qe falsifikon ne menyre arbitrare e tejet te dyshimte per motivin, dokumentat e shtetit apo qe ne kundershtim me ligjin nxjerr te burgosur te denuar per vrasje, me leje te dhene mbi kritere qe vetem mendja e tij i pjell; pra ne rast se ketyre u dashkerka thene nga Prokuroria "aferim" me qellim qe ne te qendrojme ne keto zyra, pohoj qe nje gje e tille nuk ka per te ndodhur kurre. Le te cirren keta njerez per gjoja persekutimin e tyre per shkaqe te perkatesise se siperpermendur, i vetmi motiv qe na shtyn ne eshte permbushja e detyrimit ligjor per te ndjekur penalisht kedo zyrtar qe ne shperdorim te pushtetit te tij, vjedh, rreh apo mashtron. Nuk ka shpifje qe te mund te mbujoje te verteten, pavaresisht sinkronit te altoparlanteve qe disponon krimi ordiner me ate te njerezve te veshur me imunitetin e politikes. - Gjate ketyre viteve hetimet e nisura nga prokuroria per korrupsionin kane qene te pakta dhe rralle kane perfunduar per gjykim pasi jane mbyllur apo pushuar nderkohe qe denimet kane qene sporadike. Perse ka ndoshur kjo? Nuk eshte e vertete qe nuk ka pasur te denuar per korrupsion. Jane hetuar dhe jane denuar me dhjetra raste zyrtaresh te larte shteti, pushtetaresh lokale, drejtues partish politike, prokurore, gjyqtare, avokate, oficere policie dhe doganash. Duke pasur parasysh qe ceshtjet e korrupsionit jane shume te veshtira per t'u provuar, percaktuar kjo nga fakti qe dhenia dhe marrja e rryshfetit ne te dy kahjet eshte e ndeshkueshme penalisht dhe menyra e realizimit te saj mbetet objektivisht e veshtire per t'u zbardhur, gjithsesi ndryshimi i nenit 248 te Kodit Penal (shperdorimi i detyres) permiresimi racional i tij, i realizuar me ndryshimet e bera ne Kodin Penal gjate vitit te kaluar, ndikon shume ne nxitjen e veprimit tone ligjor kunder bartesve fizike te fenomeneve te tilla si korrupsioni, marrja e shperblimit, marrja e mites etj. Megjithate permirsimi i metejshem imediat i kuadrit ligjor perben kusht te domosdoshem qe krahas permirsimit te teknikes ne perdorim te policise gjyqesore do te percaktoje arritjet e rezultateve me te mira ne kete drejtim. - Cfare pasojash do te kete per prokurorine shqiptare ne rast se me shumice votash Parlamenti voton per shkarkimin nga detyra te Prokurorit te Pergjithshem Arben Rakipi? - Ketu pasojat kalojne kufijte institucional te prokurorise, pasi duke e konsideruar ne thelb antikushtetues cdo perpjekje te politikes per te goditur pushtete te pavarura te drejtesise, duke kujtuar precedente te meparshem te realizuar ne funksion te permbushjes se epsheve kriminale te nje pjese te politikes shqiptare si dhe duke qene krejt i vetdijshem per pastertine e objektivitetin, aftesine profesionale dhe ndjenjen e larte patriotike nga te cilat percohemi te gjithe ne, e ne menyre te vecante Prokurori i Pergjithshem, kjo s'do te perbente asgje tjeter vecse nje triumf te se keqes mbi te miren, nje perdhunim te institucioneve te shtetit dhe nje "fillim te ri" te ciklit "partia mbi te gjitha". Intervistoi: Anila Rama Deputeti i Durresit i lidhur me trafikantet Vali Qyrfyci Durres - Nje nga pese deputetet e Durresit, i implikuar ne trafikun e droges. Pas kapjes edhe te 19 kilogrameve te tjere heroine ne anijen Delon, policia ka zbuluar ne memorien e personave te arrestuar nje nga deputetet aktuale te rrethit. Tani per tani ai mbahet sekret, por ka te ngjare qe shume shpejt te behet publik. Kjo i jep tone te tjera skandalit te shperthyer dite me pare ne portin e Durresit kur u kap sasia me e madhe e droges ne nje anije. Ndekrohe dje jane zbuluar dhe 19 kg te tjere heroine. Pergjuesat e vene ne dhomat e izolimit cojne policine ne kapjen e nje sasie tjeter lende narkotike te tipit heroine ne anijen e bllokuar pasditen e se henes ne det te hapur, rreth 5 milje larg portit detar te Durresit. Nderkohe, qe ne memoriet e celulareve jane shenuar numrat e disa zyrtareve te larte te shtetit. Kjo sasi e con ne 35 kilogram sasine e droges se kapur ne anije, ndersa nendrejtori i policise se qarkut te Durresit, nenkolonel Arian Doda thote per gazeten "KJ" se kontrollet ne kete anije nuk do te perfundojne ketu. Ko kapje e ka zgjeruar rrethin e te dyshuarve per trafik te lendeve narkotike. Dje uniformat blu te Durresit kane shoqeruar ne polici rreth kesaj ceshtjeje tashme te koklavitur 3 persona emrat e te cileve per arsye hetimi dhe njekohesisht mosformulimit te nje akuze per ta nuk behen te ditur nga drejtoria e policise se qarkut Durres. Te tjere persona jane planifikuar te ndalohen nga blute ne lidhje me ceshtjen "Delon" qe po verteton se Durresi eshte nje trampoline gjigande e tranzitit te droges nga Lindja ne Perendim. Kontrolli i imet i te gjitha ambjenteve te anijes ka vazhduar deri mbreme vone dhe do te jete ne vazhdimesi pasi anija tregtare ka ende shume skuta te fshehta dhe te paprekura nga dora e punonjesve te policise. Ne keto vende te fshehta drejtuesit e policise se Durresit mendojne se mund te kete dhe sasi te tjera lendesh narkotike qe automatikisht e shnderrojne "Delonin" ne anije te droges. Ndersa sasia e pare e droges se kapur ishte fshehur ne dhomen e ndenjes se bashkepronarit te anijes Muhamet Muca, 47 vjec, sasia tjeter prej 19 kg qe paraprakisht cilesohet te jete e tipit heroine eshte gjetur ne dhomen e pritjes se kapitenit e fshehur poshte pllakave te ketij ambjenti ndenjes te anijes. "Nje pune e paster e policise se Durresit dhe strukturave te saj, vecanerisht antidroges. Qe nga casti i pare i ndalimit te mjetit lundrues eshte punuar intensivisht nga ana e policise si me te arrestuarit ashtu dhe mbi anijen. Ajo i eshte nenshtruar kontrolleve te imeta per te arritur ne rezultatin e kapjes se nje tjeter sasie droge"- keshtu e ka vleresuar Doda gjetjen dhe sekuestrimin e pjeses tjeter te droges se fshehur ne anije. Droga dhe politika Nuk eshte hera e pare qe ne Durres, sa here qe kapen droge hetimet te cojne tek zyrtare dhe politikane. Dhe nuk ka si te ndodhe ndryshe. Pergjate ketyre viteve shume analiste dhe specialiste te huaj e kane cilesuar Shqiperine he konkretisht Portin e Durresit si porten e droges. Dhe rrjedhimisht, te lidhur dhe kupole te saj pa dyshim jane politikanet dhe drejtues te rendesishem ne shtet. Edhe kete here skandali ka shperthyer dhe nese drejtesia nuk nderhyn ka te ngjare qe gjithcka te vazhdoje si me pare. Por, mes pese deputeteve te Durresit nje prej tyre ka nje njolle qe zor se mund ta heqe ate. Gjithsesi do te jene hetimete ato qe do ta zbrethejne te gjithe kete. Droge nen dysheme Droga ishte fshehur me se miri nen pllakat e dyshemese se nje prej ambjenteve te ndenjes ne anije dhe prandaj i ka shpetuar kontrolleve te realizuara gjate dites se pare te kthimit te detyruar ne portin e Durresit te anijes "Delon" e cila ishte nisur drejt Italise. Keshtu e shpjegojne kete gjetje disi te vone te sasise prej 19 kg te droges ne te njejten anije titullare te drejtorise se policise durrsake te cilet e quajne nje arritje te madhe kete goditje qe iu dha trafikut te droges qe kalon nga porti detar me i madh i vendit. Burime brenda policise durrsake flasin per vendosje pergjuesish ne dhomat e izolimit dhe nepermjet pergjimit te te arrestuarve policia ka mesuar se behet fjale dhe per nje "pakete" tjeter malli qe i kishte shpetuar gjetjes nga ana e policise. Dje rreth ores 16.00 ne vijimesi te kontrolleve te ushtruara mbi anijen e bllokuar ne kalaten nr. 6 te portit detar u arrit te gjendn dhe 19 kilogram te tjera lende narkotike. Ky fakt nuk e permbush plotesisht ciklin e kontrolleve ne anije, pasi sasia per te cilen eshte folur midis te arrestuarve mund te jete dhe me e madhe sesa ajo e kapur deri tani. Lenda narkotike e kapur pasditen e djeshme ka qene e fshehur poshte dyshemese se dhomes se pritjes se kapitenit te anijes Paskal Gega, lindur ne Mirdite e banues ne Durres, aktualisht i arrestuar nga policia nen akuzen e trafikimit te lendeve narkotike dhe te qenieve njerezore. Ne Durres kane zbarkuar drejtues te policise ne ministrine e Rendit Publik, te prokurorise por dhe agjente te sherbimeve te huaja policore. Nendrejtori i pergjithshem i policise Niko Brahimaj dhe drejtori i policise se kufirit ne ministrine e Rendit Bashkim Mustafa kane zhvilluar mbledhje me blute e Durresit rreth kapjes se fundit dhe arrestimeve te bera ndersa ka dale ne drite sasia tjeter 19 kg droge. Pergezime per aksionin e bere nderkohe qe mbi policine rendon fort si shpata e Demokleut pluhuri i bardhe qe kalon vazhdimisht nga porti i kontrolluar prej saj madje dhe ne sasira teper te medha. "Deloni" eshte nje nga deshmitaret konkrete te kesaj situate. Tashme rrethi i akuzes per favorizim te ketij trafiku zgjerohet dhe nuk mbetet vetem te ekuipazhi, pronaret apo dy punonjesit policore te turnit te arrestuar dy dite me pare pas kapjes se afro 16 kg droge, lloji i se ciles nuk eshte percaktuar ende zyrtarisht. Gjithashtu dhe pesha reale e saj. Situata eshte renduar dhe akoma hetimet nuk kane mundur te nxjerrin ne drite se kush qendron pas gjithe ketij trafiku te lendes narkotike te transportuar nepermjet "Delon"-it, anijes me te perfolur te diteve te fundit per kete lloj trafiku qe perdor portin e Durresit. Roli i kontrolloreve te arrestuar Oficeri i policise Bahri Xhaka dhe nenoficeri Ylber Neziri, me detyra perkatesisht kontrollor dhe ndihmeskontrollor ne piken e kalimit kufitar ne portin e Durresit vazhdojne te jene te arrestuar nga koleget e tyre. Hetimet mbi pozicionin e ketyre dy personave diten kur anijes "Delon" i eshte bere praktika para largimit nga porti i Durresit kontrollori Xhaka ka raportuar se kishte dyshime rreth saj. Madje ky sinjal i dhene nga kontrollori prane pikes se kalimit kufitar te policise se portit dhe misionit italian "Guardia di Finanza" ka shtuar bindjen per daljen ne det te motoskafeve te policise sone kufitare dhe kontrollin e anijes "Delon". Megjithate koleget e tyre nen akuzen per shperdorim te detyres kane vene prangat mbi to, por dhe nga ministria kane ardhur sinjale pozitive qe e lehtesojne pozicionin e tyre ne kete drejtim. "Asnjehere dy punonjes te tille policie nuk mund te realizojne favorizim te tille te trafikut te droges kur behet fjale per sasira te tilla te medha. Ruajtja e ketyre linjave te trafikut pervec korruptimit dhe implikimit te bluve dhe doganiereve behet nga njerez te veshur me pushtet."- thone per gazeten "KJ" ne polici. Deri vone forcat blu, drejtuesit e tyre dhe ata te ardhur nga Tirana kane ndenjur prane "Delonit", anijes se droges ne pritje te gjetjes se nje sasie tjeter droge. Tenderat e KESH-it sollen erresiren Margarita Shehu Tirane - Prokuroria pret lejen e Kuvendit per te prangosur Dritan Priftin, ish-drejtorin e Pergjithshem te KESH-it. "Veprimet e Dritan Priftit i kane sjelle pasoja te renda financiare shtetit, ndaj kerkojme leje per procedim penal dhe arrestimin e tij", eshte thelbi i kerkeses se bere nga akuza qendrore ndaj Kuvendit. Nderkohe kerkesa shoqerohet nga nje material i plote hetimor per vitet 2000-2001. Ndersa Prokurori i Pergjithshem Arben Rakipi nje jave me pare i ka derguar Kuvendit te Shqiperise kete kerkese ne 11 shkurt te ketij viti Gjykata e Tiranes ka regjistruar ndaj Priftit procedimin penal nr.54 per vepren penale te shperdorimit te detyres, parashikuar si krim nga neni 248 i Kodit Penal. Hetimet mbi Priftin kane nisur kryesisht per periudhen kohore tetor-dhjetor 2000 dhe janar-dhjetor 2001. Nga hetimet paraprake rezulton se demi i shkaktuar shtetit nga veprime te paligjshme, qe perbejne permbushje, jo te rregullt te detyres nga persona te ngarkuar me funksion shteteror eshte teper i madh. Te gjitha kontratat e vitit 2001 me shkelje ligjore Ne asnje nga kontratat e vitit te kaluar qe ka lidhur KESH-i nuk eshte percaktuar si kusht sigurimi i kontrates ne masen 10%, kriter i domosdoshem per lidhjen e kontratave. Te gjitha kontratat jane shkruar ne emer te KESH-it nga Dritan Prifti. Ky fakt behet me i rendesishem kur arrihet ne konkluzionin se kontratat e lidhura me subjektet ne shumicen e rasteve kane mbetur te paekzekutuara ne sasine e percaktuar ne kontrate. Ekzistenca e sigurimit te kontrates do t'i detyronte firmat ne permbushjen e plote te detyrimit dhe ne rast mospermbushje do t'i mundesonte KESH-it sekuestrimn e sigurimit te kontrates. Nga kontrolli i dokumentacionit rezulton te jene kryer shkelje te renda te ligjit dhe nje dem financiar per periudhen tetor-dhjetor 2000 dhe vitin 2001 ne shumen 3 968 960 USD. Per vitin 2001 rezultojne dy prokurime te drejperdrejta te bera nga KESH dhe te pambeshtetura ne ligj. Po keshtu nga mospranimi i ofertave me te ulta shteti nuk ka perfituar shumen 241 730 USD. Per vitin 2001 nga tre subjekte qe kane lidhur kontrata me KESH vetem njeri eshte prodhues dhe dy te tjeret jane subjekte komisionere qe ofrojne cmime me te larta se cmimet prodhuese. Sipas prokurorise gjithe pergjegjesia bie direkt mbi ish-drejtorin e KESH-it, Dritan Prifti i cili me veprimet e tij i ka sjelle shtetit pasoja te renda financiare. Provat e fajesise se Priftit Ne harkun kohor tetor-dhjetor 2000 per te furnizuar me energji elektrike vendin KESH ka inicuar nje "Kerkese per koutim". Me propozim te MP Publike, Keshillit te Ministrave i eshte kerkuar te autorizoi KESH-in te prokuroje per blerjen e energjise elektrike per kete periudhe. Ne 19.09.2000 vendimi nr.459 i KM lejon prokurimin e drejtperdrejte per periudhen tetor-dhjetor ne sasine 300 000 MEh me fond limit 1 575 000 000 leke, me proceduren "Kerkese per koutim". Por kjo procedure sipas prokurorise bie ne kundershtim me legjislacionin shqiptar ne fuqi. Neni 22 i Ligjit nr.7971 date 26.07.1995 "Per prokurimin publik" dhe pika 3 e V.K.M nr.335 date 23.06.1995 "Per rregullat e prokurimit publik" shprehimisht thone: "procedura e prokurimit me "Kerkese per koutim" do te perdoret kur kemi nje treg te stabilizuar dhe kufiri monetar i fondit limit eshte deri ne 1 milione leke per prokurimet me mallra". Per realizimin e ketij prokurimi ju eshte derguar ftese per oferte 9 subjekteve dhe sipas procesverbalit te Komisionit ne 4 dhjetor te vitit 2000 jane paraqitur vetem dy. Firma e pare ishte subjekti "EPCG" i Malit te Zi me cmimin 29 USD/MEh per sasine 150 000 MEh dhe firma e dyte subjekti "E.G.L" Zvicer me cmimin 30 USD/MEh per sasine 77 000 MEh. Dy dite me vone KESH ka lidhur kontrate me firmen "EPCG", me kushtet e paraqitura nga ajo dhe kjo kontrate eshte realizuar ne sasine 125 760 MEh ose ne masen 83.3$%. Megjithese firma zviceriane ishte shpallur fituese me te nuk eshte lidhur asnje kontrate. Ne baze te dokumentacionit nuk rezulton te jete bere ndonje pagese per furnizim me energji nga ky subjekt, dhe ne dokumentacion nuk eshte dhene asnje spjegim per mosrealizimin e kontrates, megjithese ky fakt do te kete lidhje te drejtperdrejte me kontratat, qe do lidh me pas KESH-i. Kontrata e lidhur me subjektin "EPCG" eshte nenshkruar pa sigurimin e detyrueshem te kontrates ne masen 10%. Kjo bie ne kundershtim me nenin 29 te Ligjit nr.7971 te dates 26.07.1995 per prokurimin publik dhe pikes 6 te V.K.M nr.335 date 23.06.2000 "Per rregullat e prokurimit publik". Sigurimi i kontrates do ta detyronte subjektin te permbushte detyrimet per furnizimin me energji. Per kete demi i shkaktuar kap shifren 435 000 USD. Nderkohe shkeljet kane filluar me nenshkrimin e kontrates 5 dite para se te miratohej procedura e prokurimit ne A.P.P. Ky veprim bie ne kundershtim me Udhezimin nr.1 te dates 01.01.1996 "Per prokurimin publik". Ne nje paragraf thuhet se cdo shpallje fituesi ose lidhje kontrate para miratimit me shkrim te organizmit, qe ve ne dispozicion fondin, eshte e pavlefshme. KM brenda nje dite nxjerr tre vendime per prokurim te drejtperdrejte Me V.K.M nr.574 date 31.10.2000 lejohet prokurimi per blerjen e energjise per periudhen 28.10.2000 deri 15.11.2000 ne sasine 25 00 MEh me fond limit 210 250 000 leke me prokurim te drejperdrejte me subjektin "EPCG" te Malit te Zi. Megjithese ishte kjo firme, qe nuk permbushi detyrimin ne kontraten e pare KESH-i i kerkon KM te prokurohet perseri me te. Ne rast se do te ishte permbushur kjo kontrate nuk do te ishte e nevojshme nxjerrja e vendimit te mesiperm dhe per me teper nuk do te prokurohej perseri me te njejten firme me nje cmim me te larte. Ne mbeshtetje te V.K.M eshte nxjerre urdheri per prokurimin e dates 31.10.2000. Ne dosjen e tenderit ekziston nje draft kontrate i dates 15.11.2000 per sasine 13.540 MEh me cmim 34 USD/MEh per mbulimin e nevojave per periudhen 28.10.200 deri 11.11.2000, por duke mos mbuluar te tere periudhen e parashikuar nga KM. Kontrata e dyte eshte lidhur ne kundershtim me ligjin dhe ne saj te diferences nga 29 USD/MEh ne 34 USD/MEh shtetit i eshte shkaktuar nje dem prej 68 580 USD. Praktikisht ne dosjen e prokurimit mungojne procedurat e negocimit dhe ofertat e subjektit mbi bazen e te cilave duhet te mbeshteteshin per nenshkrimin e kesaj kontrate. Kjo kontrate eshte neshkruar ne emer dhe per llogari te KESH-it, nga Dritan Prifti. Shkeljet e ligjit shtohen me nje kontrate tjeter Ne 31 nentor 2000 KM lejon prokurimin per blerjen e energjise elektrike per periudhen 03.11.2000 deri ne 12.11.2000 ne sasine 15 000 MEh me fond limit 115 800 000 leke me prokurimin te drejtperdrejte me subjektin "Sllovenske Elektrarne Bratislave-Sllovaki". Urdhri i prokurimit del ne 31 tetor dhe po ne kete date lidhet kontrata per sasine 14 400 me cmimin 31.2 USD/MEh. Edhe ne kete dosje prokurimi mungojne praktikat e negocimit dhe ofertat e subjektit. Kjo kontrate eshte lidhur pa nje oferte te studiuar e duke patur parasysh faktin e ofrimit te energjise nga subjekti "E.G.L" me cmimin 30 USD/KEh eshte shkaktuar nje dem financiar prej 14 400 USD. Edhe kjo kontrate mban firmen e Priftit. Dy kontratat e mesiperme jane lidhur per te mbuluar te njejten periudhe kohore dhe cmimet e energjise kane qene te ndryshme. Me pas lista e prokurime per vitin 2000 vazhdon me subjektin EFT-Londer. Megjithese kjo firme eshte krijuar ne tetor po ne kete muaj KESH i ben asaj nje reklame te bujshme. Gjithe mungesa e procedurave ligjore con ne deshtimin e prokurimit te drejtperdrejte te bere me fondin 159 515 200 leke. Pavaresisht me dokumentacioni kjo firme paraqitet si britanike ajo drejtohet nga Beogradi e saktesisht nga Svetislav Bulatovic. Por KESH nuk meson nga deshtimi i pare dhe vetem 21 dite me vone e percakton ate per mbulimin e nevojave me energji per te njejtin tremujor. KM lejon blerjen e enrgjise per periudhen 22.11.2000 deri 31.12.2000 ne sasine 177 200 MEh me fond limit ne shumen 1 400 000 000 leke per prokurim me subjektin EFT-Londer. Cmimi percaktohet 31.5 USD dhe gjithashtu nuk behet as sigurimi i kontrates, si rrjedhim kontrata eshte realizuar ne masen 98.5%. Per tremujorin e fundit KESH-i ka detyruar nxjerrjen e disa vendimeve te KM dhe me teper me cmime te ndryshme nga te njejta subjekte. Demi llogaritet me masen 520 860 USD. Tenderat e 2001 Per vitin 2001 KESH-it i eshte lejuar te tenderoje 7 tendera, 4 me prokurim te drejtperdrejte dhe 3 me procedure prokurimi "Kerkese per koutim". Per kete vit fondi i lejuar per prokurim ishte 12 647 810 000 lek-_-_ 985 000 MEh, ndersa sasia faktike 1 895 000 MEh ose 90 000 MEh me pak sesa ajo e percaktuar me VKM. Respektimi i ligjit per cdo prokurim eshte si vijon. Janar 2001 - mars 2001 me V.K.M lejohet blerja e 340 000 MEh me fond limit 2 645 360 000 leke. Prokurimi behet me E.F.T-Londer. KESH lidh kontraten per sasine 310 000MEh me cmimin 33.5USD/MEh. Kontrata lidhet ne 04.01.2001 pa nxjerre urdher prokurimi per tenderimin e sasise se percaktuar nga V.K.M. Cuditerisht brenda dites lidhet kontrata per sasine 30 000 MEh me cmimin 36 USD, nderkohe oferta e EFT-Londer eshte 33.5 USD/MEh. Ne 19 janar me te njejten firme eshte lidhur kontrata per sasine 88 000 MEh e ndare sipas muajve, ne janar 30 000, ne shkurt 28 000 dhe ne mars 30 000 MEh me cmimin 35.5 USD/MEh. Kontrata eshte lidhur pa u zhvilluar tender dhe pa patur V.K.M. Si rezultat i ketij veprimi te kundraligjshem demi financiar kap shifren 179 210 USD. Firma edhe ketu eshte hedhur nga Prifti. Ne 26 janar 2001 lejohet prokurimi per blerjen e energjise per 3 muajte e pare te vitit ne sasine 110 000 MEh me fond limit 2 645 360 000 leke me te njejten firme. Per kete KESH-i ka lidhur dy kontrata me cmime te ndryshme. Edhe keto kontrata jane neshkruar pa nxjerre urdher prokurimi per tenderim dhe pa oferte paraprake. Si pasoje per kontraten e pare eshte shkaktuar nje dem prej 34 672,5 USD dhe per kontraten e dyte nje dem 79 878,5 USD. Edhe keto kontrata jane neshkruar nga Prifti. Nga hetimet e prokurorise jane gjetur dy oferta, njera e firmes sllovene, qe ofron energji me cmimin 32.5 USD/MEh dhe tjetra e nje firme qipriote, qe ofron energji me cmimin 30.3 USD/MEH. Nese do te ishte pranuar oferta e firmes sllovene perfitimi do te ishte 241 730 USD. Per prill-qershor 2001 V.K.M i dates 22.03.2001 lejon blerjen me proceduren "Kerkese per koutim" te 450 000 MEh me fond limit 3 217 500 000 leke. Nga 19 firma, qe u dergohet ftese per oferte paraqiten kater dhe si gjithmone fiton E.F.T pasi ka ofruar cmimin 27.6 USD/MEh. Procedura eshte ne kundershtim me ligjin. Kontrata e pare lidhur me 12 prill per sasine 378 066 MEh realizohet ne masen 84.1%. Mossigurimi i kontrates shkakton demin 1 242 000 USD. Kjo kontrate mban ne fund firmen e Priftit. Qershor-korrik vazhdojne shkeljet Kontrata per sasine 15 130 MEh me K.E.K Kosove eshte lidhur pasi kjo energji ishte blere. Blerja e kesaj energjie para firmosjes se kontrates vertetohet me ane te nje fature te 03.07.2001. Per periudhen korrik-shtator KM lejon blerjen e 300 000 MEh per shumen 1 422 900 000 leke me proceduren "Kerkese per koutim". Ftohen 19 firma marrin pjese vetem 3 dhe fiton "EFT" pasi ka ofruar cmimin me te ulet 30.4 USD/MEh, per sasine 200 000 MEh per periudhen gusht-shtator. Kontrata nenshkruhet pa sigurim kontrate dhe gjithe procedura bie ne kundershtim me ligjin. Ne 17 qershor KM lejon prokurimin per blerjen e energjise per periudhen korrik-shtator 2001. Sasia eshte 145 000 MEh dhe fondi limit 835 000 000 leke per prokurim te drejperdrejte me subjektin "N.E.K"-Bullgari. Ne dosje mungon urdhri i prokurimit, praktika e negocimit, oferta konkrete dhe cmimi i percaktuar. Nga ky subjekt eshte blere sasia 120 000 MEh. Kontrata eshte realizuar ne masen 82.76%. Mossigurimi teknik shkakton demin financiar me shumen 413 250 USD. Ne 14.08.2001 lejojet blerja e energjise per periudhen tetor-dhjetor 2001 ne sasine 550 000 000 MEh per prokurim me proceduren "Kerkese per koutim". I dergohet ftese 14 subjekteve shpallen fitues dy kompani nderkohe gjithe procedura bie ne kundershtim me ligjin. Njeri subjekt fitues eshte "Montmontacana"P/C Kroaci per cmimin 33.9 USD/MEh dhe firma tjeter "EFT" per cmimin 35 USD/MEh. Me subjektin e pare ne kontrate eshte percaktuar vetem cmimi dhe jo sasia e furnizimit. Ndersa me "EFT" eshte lidhur kontrata per blerjen e 400 000 MEH. Ky subjekt ka realizuar vetem 80% te kesaj mase. Demi financiar kap shifren 1 400 000 USD. "Rakipi shkeli Kushtetuten" Tirane - "Prokurori i Pergjithshem Arben Rakipi i eshte shmangur haptazi plotesimit te obligimeve kushtetuese dhe ligjore, ne menyre te vecante ai i eshte kundervene dukshem realizimit te funksioneve themelore te institucionit". Ky eshte thelbi i mocionit per debat me qellim shkarkimin nga detyra te Prokurorit te Pergjithshem te Shqiperise, qe nje grup deputetesh i kane drejtuar Kuvendit. Veprimet e Rakipit, sipas deputeteve i kane kushtuar rende ketij vendi. Me pas deputetet parashtrojne nje sere faktesh, qe aprovojne kete konkluzion. E para Rakipi i eshte shmangur haptazi dhe per motive politike nga lufta kunder fenomeneve kriminale te korrupsionit, trafikut dhe krimit te organizuar. Per lulezimin e fenomeneve kriminale pergjegjesia bie direkt mbi Rakipin, i cili ose nuk ka ditur ose nuk ka dashur te ushtroje funksionin e tij themelor ne ndjekjen penale te krimit. Hetimet e pavarura nderkombetare kane treguar se vorbulla e krimit ne Shqiperi ka perfshire nivele te larta te administrates dhe politikes. Prokuroria e Pergjithshme nuk disponon prova te hetimeve ne kete drejtim. Sipas deputeteve edhe perpjekjet e fundit te Rakipit jane bere dukshem ne shkelje flagrante te misionit dhe funksionit kushtetues. Qellimi i ketyre veprimeve eshte ai presioneve te paligjshme politik mbi segmente konkurruese te maxhorances politike. Deputetet ne mocionin shprehen se Rakipi e ka drejtuar, qe ne fillim veprimtarine e institucionit drejt persekutimit te paligjshem te perfaqesuesve dhe anetareve te opozites. Me inciativen e tij kane nisur nje sere procesesh politike, te cilat ne teresine e tyre kane deshtuar. Ne mocion lidhja miqesore me ish-shefin e policise Sokol Kociu permendet si nje nga shkaqet per te cilat vete Rakipi duhet te kishte dhene doreheqjen. Sipas deputeteve Rakipi eshte perfshire ne procesin me te madh hetimor ne historine e drejtimit te vet. Ne momentin e zbulimit te ketij grupi, vete Rakipi, deklaroi si organizator njerin nga bashkepunetoret e tij me te ngushte. Motivet e paqarta ligjore te perjashtimit te Rakipit nga deponimi para gjykates e bejne ate krejtesisht te papajtueshem dhe diskretitues per funksionin e tij ligjor. "Institucioni i prokurorise gjate gjithe periudhes se drejtimit te tij nga zoti Rakipi ka akumuluar nje numer te konsiderueshem deshtimesh edhe ne ceshtje te tjera gjyqesore me ose pa jehone politike", vijojne me tej deputetet, qe kane nenshkruar mocionin kunder Rakipit. Analiza e ketyre deshtimeve nuk eshte bere asnjehere dhe po keshtu nuk eshte bere asnje analize e shtrirjes dhe rritjes se kriminalitetit te organizuar, sidomos i atij qe eshte lidhur dhe gjenerohet nga funksionet politike. Per te gjitha keto dhe per nje numer te madh faktesh dhe rrethanash mbeshtetese, grupi i deputeteve kerkon organizimin e nje mocioni per debat, me qellim konvergimin e analizave politike per fenomenet kriminale, si dhe per t'i propozuar Presidentit te Republikes shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem si mase institucionale, qe do t'ihap rruge reformimit kushtetues dhe ligjor te institucionit te Prokurorise. M.Shehu --------------------------------- Do You Yahoo!? Try FREE Yahoo! Mail - the world's greatest free email! -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |