Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Alb Telecom

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Wed Mar 6 15:35:45 EST 2002


 

Rruge e gjate drejt privatizimit 


Ndermarrja me fitimprurese shqiptare ka filluar procesin e 
privatizimit. Vlera e Albtelekom kuotohet rreth 600 milione 
dollare amerikane, por shoqeria ka nje mal me probleme te cilat 
mund te shfrytezohen nga bleresit eventuale per t'i ulur cmimin e 
shitjes 






(Embedded image moved to file: pic32391.jpg) 




Me ne fund ka trokitur ora. Mjaft me me privatizime ndermarrjesh 
me vlera dhjeteramilione dollareshe. Procesi i privatizimit te 
ndermarrjeve te medha te vendit mund te filloje. I pari ne liste, 
i perfolur per nje kohe te gjate, i parashikuar per nje kuotim 
prej rreth 600 milione dollaresh, gjigandi veteran: Albtelecom. 


Kete qershor, ne vafshin punet ashtu sic duhet, Albtelekomi do te 
nderroje zot. Kjo ndermarrje, nje nga me te medhate dhe me 
fitimprureset ne vend, eshte nxjerre ne shitje ne fund te janarit. 
Gjithcka eshte gati, thone drejtuesit e Albtelekom: lajmerimet 
neper gazetat me te rendesishme ekonomike te botes si "The Wall 
Street Journal", apo "Financial Times", kriteret per kompanite 
pretendente, por edhe nje festival i tere ligjesh dhe vendimesh 
qeveritare rreth ketij procesi. Qeveria ka investuar shume per 
kompanine, dhe tashme pret qe edhe shperblimi qe do te nxjerre nga 
shitja e tij, te jete ngushellues. Mirepo, ndonese "lekura" e 
Albtelekom pretendohet te shitet shtrenjt (eshte kompania qe ka 
monopolin e telefonise fikse ne vend), gjigandi shqiptar ka 
probleme. Probleme te cilat rrezikojne ta thjeshtojne dukshem 
shifren prej 600 milione dollaresh qe qeveria synon te vjele nga 
shitja e tij. Problemi me i madh dhe me skandalozi, eshte 
natyrisht i mirenjohuri, ai i ciftezimit misterioz midis 
Albtelekomit shqiptar dhe nje ndermarrjeje fantazme 
indo-amerikane, NEW World Telecom. Nuk u moren kurre vesh arsyet, 
por ndoshta ne entuziazem e siper gjate nje vizite ne Washington, 
kryeministri i atehershem (dhe i ardhshem) Pandeli Majko, 
nenshkroi nje marreveshje per formimin e ndermarrjes se perbashket 
mes Albtelekomit dhe kesaj kompanie. Nuk dihet se kush ia sugjeroi 
Majkos kete vendim atehere, por ai ende nuk eshte prononcuar ne 
lidhje me kete levizje, e cila mund te thuhet se ka sjelle jo pak 
kokecarje ne gjirin e qeverise se mepasshme. Kryeministri Meta e 
shkarkoi ministrin Preci dhe me pas edhe drejtorin e pergjithshem 
te Albtelekomit Rafti, si pasoje e implikimit te tyre ne shtyrjen 
edhe me larg te lidhjes midis Albtelekom dhe NEW World Telecom. Si 
pasoje aktualisht ndermarrja qe shteti shqiptar deshiron ta shese 
si te tijen, ne te vertete eshte e perbashket. Mbetet gjithashtu 
per t'u sqaruar kembengulja e ambasades amerikane ne Tirane ne 
mbeshtetje te presidentit te NEW Eorld Telecomit, indianit 
Kathuria, i cili pasi premtoi investime prej qindramilione 
dollaresh per llogari te Albtelekomit, u zhduk pa lene gjurme, por 
duke lene njekohesisht pengun e pronesise se tij mbi nje pjese te 
Albtelekomit. Qeveria shqiptare u perpoq ta zgjidhte me konsensus 
kete marreveshje duke e zhveshur Albtelekomin nga dypronesia. 
Ndonese nuk u be kurre publike, kjo nuk u arrit dhe puna ka shkuar 
ne gjykate ku pala shqiptare do te prishe ne menyre te dyanshme 
kontraten. Nese kjo arrihet perpara qershorit qe eshte afati i 
privatizimit, do te jete nje avantazh shume i mire per Albtelekom 
dhe do ta shpetoje ate nga nje renie edhe me e thelle e kuotave te 
tij, por kjo duket se do te jete njekohesisht edhe nje mrekulli 
duke ditur kohezgjatjen mesatare te ketyre lloj procesesh ne 
gjykatat shqiptare. Njekohesisht nuk eshte marre parasysh edhe 
mundesia qe NEW World Telecom te apeloje vendimin gjyqesor per 
prishjen e njeanshme te kontrates nga ana e Albtelekomit. Historia 
ka nisur te mbaje ere dhe ka rrezik te shnderrohet ne nje odise me 
rezultat humbjen e pashmangshme te Albtelekom. 


Pervec kesaj aventure, ne lojen e keto viteve te fundit ne treg, 
midis tij dhe dy kompanive qe blene me shpejtesi licencat e 
operatoreve te pare GSM ne vend, e konstatojne perdite te gjithe, 
strategjia e ndjekur nga Albtelekom ka qene e gabuar. Mbase edhe 
per shkak te kushteve specifike qe ka nje telefoni fikse, por 
Albtelekom i themeluar me 1912, arriti me nje mije mundime t'i 
afrohet numrit 197 500 abonente vetem keto kohet e fundit, ne nje 
kohe qe AMC-ja, e krijuar aty nga '95-a dhe e privatizuar dy vjet 
me pare po troket tek 300 mijet, ndersa Vodafone e cila hyri ne 
treg vetem para nje viti, po perparon me ritme dhe me te shpejta 
ndoshta drejt 150 mije abonenteve. Familjareve shqiptare u duhet 
te presin ne lista te stergjata per muaj te tere derisa t'u vije 
radha te kene nje telefon shtepie, ne nje kohe qe per t'u pajtuar 
ne sherbimin GSM te secilit operator, mjaftojne pak sekonda. 
Pervec kesaj, Albtelekom trashegon nga e kaluara nje administrate 
te ultraburokratizuar, nje numer punonjesish te panevojshem, si 
dhe nje nam te keq ne marrdheniet me klientet. Edhe praktika me e 
thjeshte, ajo e pageses se detyrimit mujor ne sportelet aktuale te 
Albtelekom, mund te sherbeje shume mire si nje bankoprove e 
kalitjes se durimit, ndersa neper lagjet e qyteteve, shume teknike 
sillen si matrapaze te vegjel me abonentet ne menyre qe te shtojne 
me ane te metodave te uleta rrogat e tyre qesharake. Ndoshta 
gjithcka mund te nderroje ne momentin e privatizimit, kur edhe 
shume nga punonjesit aktuale te Albtelekom do te jene pronare (nje 
pjese e madhe e aksioneve do te blihet prej tyre), por ai qe do te 
bleje Albtelekomin do te paguante me shtrenjte nese do t'i ofrohej 
nje kompani te pakten administrativisht e reformuar dhe jo nje 
ndermarrje kaotike per te cilen do t'i duhet te nxjerre para nga 
xhepi per ta futur ne binare. Perpjekjet e drejtuesve aktuale te 
Albtelekom, ndonese duhen pershendetur, sidoqofte nuk e kane 
zgjidhur problemin (per te mos thene qe kane hapur telashe te 
tjera). Ndermarrja shkurtoi rreth 800 punonjes tetorin e vitit qe 
shkoi, sipas keshillave nga nje kompani qe I jep rekomandime per 
procesin e privatizimit, por kjo levizje, ndonese do te rrise disi 
vleren e Albtelekom ne treg, nisi te interpretohet menjehere nga 
ana e punonjesve te shkurtuar si metode mafjoze per t'i menjanuar 
pikerisht ata dhe jo koleget qe "mbijetuan" ne ndermarrje, nga 
blerja e aksioneve te ardhshme. Ne nje tentative te dyte per te 
rritur vleren e Albtelekom, qeveria vendosi qe se bashku me 
monopolin e telefonise fikse ne vend, te shese edhe licencen e 
operatorit te trete GSM. Me nje fjale, ai qe do te bleje 
Albtelekom, do te kete te perfshire ne pakete edhe licencen e 
operatorit te trete celular. Menjehere pas ketij njoftimi, dy 
kompanite aktuale te celulareve, jo vetem qe i ulen edhe me tej 
cmimet e sherbimeve te tyre dhe thjeshtuan procedurat, por 
presioni i tyre arriti deri aty, saqe njoftimin per shitjen e nje 
licence GSM bashke me Albtelekomin e ndoqi nje i dyte qe 
kushtezonte fillimin e ketij sherbimi nga bleresi eventual i tij, 
vetem ne vitin 2003. Por ky nuk eshte problemi i vetem qe 
Albtelekom ka me operatoret GSM. Ne baze te disa kontratave mjaft 
te dyshimta mes Albtelekomit dhe kompanive te telefonise mobile, 
nje qytetar shqiptar i cili sot kerkon sherbim telefonik, 
natyrisht do te preferonte ate celular ne vend te fiksit. Kjo jo 
vetem per shkak te tarifave te uleta te pajtimit ne sistemin GSM, 
por per nje shqiptar te varfer, edhe per shkak te cmimit te 
impulseve. Kushton cuditerisht shume me shtrenjte nje thirrje nga 
telefoni fiks ne nje celular sesa e anasjella. Enti Rregullator i 
Telekomunikacioneve ERT, i cili duhej te mos e kishte lene 
gjendjen te degradonte deri ne kete pike, ende po ngurron te 
nderhyje ne nje kohe qe dita e ballafaqimit te vleres se 
Albtelekomit me bleresit po afron. Natyrisht, kjo gjendje vjen si 
nje darovi hyjnore per te gjithe ujqit e vjeter te ndermarrjeve 
nderkombetare te sprovuar ne blerje aksionesh dhe ne ulje cmimesh 
edhe atehere kur eshte e pamundur, dhe jo me kur ne rastin e 
Albtelekomit te palarat jane sheshit. 










---------------------------------
Do You Yahoo!?
Try FREE Yahoo! Mail - the world's greatest free email!
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list