Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Ngjela ne Korrieri

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Sun Mar 3 22:26:44 EST 2002


Pertej marreveshjes Nano- Rakipi

Pertej marreveshjes Nano- Rakipi


Nga Spartak Negjela/ Agresiviteti qe po shfaqet keto kohet e fundit brenda politikes aktuale, dalengadale po duket t'i fashise disi konfliketet e brendshme. Konflikte te cilat ne fund te fundit, edhe kur jane te paqarta apo te pamotivuara mire si keto tonat, pa dyshim qe mbartin me vete progres per demokracine. Por ne fakt, ky agresivitet i behte nderkaq, nuk po spikat per te shnderruar ne lufte konfliktin normal midis mazhorances dhe opozites, por per te anulluar me ne fund cdo menyre bashkejetese edhe me kontradikta te brendshme mes dy grupeve rivale qe jane ngjizur ne Partine Socialiste, perkatesisht ai i Metes dhe ai i Nanos.


Pati mendime ne fillim se qeveria e re Majko do ta bllokonte konfliktin e dy grupeve qe ai te mos degradonte ne shperberje. Por ne fakt kjo ishte nje pamundesi absolute, sepse vete Majko nuk mund ta bente kete. Zhvendosja e tij nga grupi Meta, per ne grupin Nano, ishte prova me e sigurt se ai nuk ka mesuar gje prej gjeje nga politika ne keta dhjete vjet qe eshte i involvuar ne te, sepse befas, per nga zhvillimet e reja politike, ai duket se po del nga politika, ndonese si gjithmone, duke buzeqeshur. E pra, zhvillimet jane pikerisht ato qe me lart i quajtem "agresivitet i paleve", i cili po i anashkalon qeverise Majko sikur ajo te mos jete fare ekzistente. Menyra agresive e politikes u shfaq ne fillim si kerkese e polit Nano, qe me ane te Prokurorit te Pergjithshem, mes akuzave te tij penale, te frikesonte polin Meta, ne menyre qe pastaj te fitonte keshtu votat ne Kuvend. Ne fakt kjo nuk eshte nje skeme qe Nanos i duhet tani, sepse kete ai kerkon ta shnderroje ne esence te levizjes presidenciale, prandaj dhe marreveshja midis Nanos dhe Prokurorit Rakipi eshte krejt e krejt politike. Duke frikesuar deputetet e Metes, Nano mendon se mund te behet President, e me pas te emeroje serish Prokurorin Rakipi, per te vijuar keshtu ndertimi i nje shteti personal nepermjet frikes, i cili rendom eshte quajtur diktature. Por ne te njejten kohe, kur Prokurori Rakipi e kishte nisur sulmin e tij, poli Meta nxorri ne pah fakte qe implikojne Nanon per nderrmarje teper te dyshimta, gje kjo qe e shtyu ceshtjen ne nje agresivitet dypalesh, nga i cili eshte e pamundur qe te mberrihet me ne nje marreveshje.


Tamam ne keto momente, kur gjithcka dukej se kishte hyre ne nje lufte agresive, te udhehequr nga Prokurori i Pergjithshem per te dominuar me frike gjendjen ne PS, opozita me nje akt teper elokuent per kohen, ushtroi ne Kuvend nje mocion me kerkese per debat dhe per marrjen e nje vendimi me ane te te cilit t'i propozohet Presidenit te Republikes shkarkimi i Prokurorit te Pergjithshem. Pikerisht ky fakt, duket se hap nje hulli te re ne politiken aktuale, sepse per shkarkimin e Prokurorit Rakipi do te duhen 71 vota ne Kuvend, numur ky qe mund te arrihet vetem nese bashkohen votat e polit te Metes me opoziten. Kurse, pas kesaj duket se frika ka kaluar nga ana e Prokurorit Rakipi, i cili po lufton nderkohe me mullinjte e eres, pasi eshte kaq miop sa nuk arrin te shohe qe ne kete lufte befas ka kunder dhe Presidentin e Republikes. E pra, shihet qarte se Rakipi eshte kapur me thonj pas postit te tij, gje kjo qe ka sjelle dyshime te medha ne te gjitha qarqet qe investigojne politiken shqiptare, por qe me shume ka indinjuar dhe shqetesuar opoziten, e cila, pikerisht per kete eshte e vendosur ta coje ceshtjen deri ne fund. Bashke me opoziten, kete gje e sheh mjaft qarte edhe poli i Metes, prandaj dhe mund te thuhet se politika shqiptare ka hyre ne nje hulli te re, sepse tani, pas ceshtjes se integrimit euro atlantik ku u pane qarte pika bashkimi midis polit te Metes dhe opozites, ceshtja e Prokurorit Rakipi eshte i dyti rast, por teper i ngajshem me ate te parin, pasi kuptohet se marreveshja Nano - Rakipi eshte nje marrveshje anti perendimore.


Ne fund te fundit, kjo eshte nje krize qe befas ka mberritur ne pragun e nje agresiviteti thuajse diktatorial, ku njera nga palet ne gjirin e PS-se, me deshire te ethshme per pushtet absolut, i eshte drejtuar per ndihme politike Prokurorit te Pergjithshem, kur ky i fundit eshte kthyer ne politik dhe ka bere marreveshje banale per te na sjelle nje President nepeermjet frikes, dhe kur opozita ka kerkuar rrezimin e tij, i ka kujtuar edhe nje here polit Meta integrimin euroatlantik si nje ceshtje kardinale te historise sone gjithe me mendimin e vet te kristalizuar se keshtu, duke rrezuar nje prokuror politik, shpeton shtetin dhe shoqerine nga kthetrat e nje shteti sicilian qe kerkon te ndertoje Nano -Rakipi.


---------------------------------
Korrieri, 03/03/2002 


---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Sports - Sign up for Fantasy Baseball
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list