Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Koha Jone - Frrok Cupi - 3/3/2002

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Sat Mar 2 19:19:58 EST 2002


Fjalen e ka Amerika
Nga Frrok Cupi/ Dje, papritur (ose ndoshta papritur) Ambasada e SHBA ne Tirane u vu para nje detyre te re e shume te rendesishme. Detyra lidhet sa me vijueshmerine dhe specifikat e maredhenieve me shtetin shqiptar; aq me sigurine e shtetit dhe kombit amerikan.

Qe dje, shteti amerikan ka marre nje informacion shume te rendeishsem nga politikanet shqiptar: Para pak kohe, kur z. Meta ishte kryeminister i Shqiperise, disa qytetare amerikane kane "mbartur" nga teritori i shtetit amerikan 1 miliarde dollare "te palare" per t'i derguar drejt Shqiperise. Deklarata, qe ben pjese ne radhen e deklaratave me te "renda" per Ameriken pas 11 Shtatorit tragjik te vitit te kaluar, nuk mund te quhej edhe aq serioze duke qene vetem ne gojen e nje Ministri (zotit D. Prifti), per shkak te rendesishse se saj te pakrahasueshme, ose per shkak se nje mendje e vetme edhe mund te lajthise. Por kur deklaraten e ministrit e konfirmoi vete Kryeministri Ilir Meta qe nga Viena, kjo mori peshen e vertete te nje alarmi per shtetin amerikan dhe per linjen nes Shqiperise e Amerikes.

Prokuroria e Pergjithshme e Shqiperise, e ndodhur nen nje trysni te pritshme te politikes ne grindje, njoftoi se ka filluar punen e saj investiguese rreth deklarates qeveritare per "pastrim parashe nga zoti Fatos Nano dhe disa qytetare amerikane". Por ne keto kushte Prokuroria e Pergjitheshme mund te jape vetem nje ndihme te vogel per te mbushur dosjen me fjali ne gjuhen shqipe te kater politikaneve te Shqiperise. Pjesa tjeter, ajo e madhja dhe e verteta, i perket Amerikes. Amerika ndodhet para detyrimit per te investiguar tere eshtjen.

Ne kete kuptim, me sa duket, ish- kryeministri Ilir Meta po jep kontributin me te veante mes politikaneve te Globit, duke i hapur syrit amerikan nje drite ku nuk kishte vezhguar deri tani. 

Eshte koha me e volitshme per shtetin amerikan qe te mbledhe informacion me vlere per te ditur se fare ka ndodhur me ate dhe rreth Amerikes ne atmosfeen e terrorizmit anti-amrikan. Ne kete periudhe, sipas informacionit te qeverise Meta, nga Amerika paskan dale 1 miliarde dollare te "palare". Pas kesaj shtrohen disa pyetje:

Valle, cilet jane qytetaret amerikane qe e bene kete? Emra e tyre, padyshim, jane ne dosjet e qeverise Meta. Dhenia e emrave do te jete nje ndihme e madhe per vete Ameriken.

Ku ndodhen tani 1 miliarde dollarete "palare" te Amerikes? Edhe kete, padyshim, e di qeveria Meta. Sepse nuk mund te mendohet ndryshe. Me siguri, Kryeministri, sapo ka marre dijeni se nga Amerika po fluturojne 1 miliarde dollare te dyshimte, do te kete njoftuar Ambasaden Amerikane ne Tirane ose direkt shefin e CIA dhe dollaret do te jene bllokuar urgjentisht; tani dikush i ka ne sirtar. Kjo eshte nje detyre dhe mundesi reale per nje Kryeminister shteti; gje qe me siguri e ka bere nje qeveri serioze ndaj aleatit me te fuqishem te aj.

Pse ishin destinuar 1 miliarde dollare te nisur drejt Shiperise? Jane vertetuar disa fakte (kullat binjake, etj) se ne Shqiperi kishin tentuar te hidhnin rrenje investimet e terroristit Bin Laden. Valle edhe keta 1 miliarde dollare kishin kete qellim?

Nga 'rruge vinin ne Amerike 1 miliarde dollare "te palare"? Gjetja e ketij shtegu do te jete nje pune e veshtire dhe serioze e shtetit amerikan dhe e CIA; ne te cilen, padyshim do te ndihmojne deshmite e qeverise Meta. Por veshtrimi i pare bie mbi vendet e dyshuara per mbarjtje te potencialeve terroriste, per te cilat eshte e njoftuar edhe diplomacia qeveritare e Shqiperise.

Mbi te gjitha kerkesat, tashme te shtetit Amerikan, do te hedhe drite deshmia e Kryeministrit Ilir Meta dhe e kabinetit te tij. Ky do te jete nje kontribut i madh boteror.

Sa per zhurmen qe behet ne Shqiper, Prokuroria e Pergjitheshme mund te ndihmoje me ca flete te vogla ne nje dosje te medha. Ndersa per zhurmen qe behet ne Shqiperi, disa qytetare u degjuan te thone: "Kush na i bllokoi keta 1 miliarde, mor jahu; le te vinin ketu sido qe te ishin, te lara apo te palara". 

Ka shume shtetas qe afrohen me mentalitetin e fillimit te kapitalizmit dhe nuk duan te pyesin per emocione politike.



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Sports - Sign up for Fantasy Baseball
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list