| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Zhvillimet e fundit ne ShqiperiAgron Alibali aalibali at yahoo.comSat Mar 2 15:44:33 EST 2002
Nano, si do pastronte 1 miliard USD - Korrieri 2/3/2002 Nano, si do pastronte 1 miliard USD Ish-ministri i Shtetit per Energjine, Dritan Prifti akuzon kryesocialistin se ishte ndermjetes i nje grupi amerikan per te bere pastrim parash ne Shqiperi. Si iu paraqit oferta Kryeministrit Meta dhe dokumentacioni qe Nano i dorezoi shefit te kabinetit. Te gjitha detajet e refuzimit te operacionit TIRANE - "Fatos Nano ka qene ndermjetes i nje grupi amerikan per te bere pastrim parash ne Shqiperi". Dritan Prifti, ish-drejtor i KESH dhe ish-minister i Shtetit per Energjine, ka hedhur dje akuzen e rende ndaj kryetarit te Partise Socialiste. "Si drejtor i kabinetit te Kryeministrit, menjehere sapo jam kthyer nga studimet ne Universitetin e Havardit, kam keshilluar Kryeministrin e Shqiperise kunder disa propozimeve te kryetarit te PS dhe mazhorances, Fatos Nano per pastrim parash nepermjet qeverise se Republikes se Shqiperise", tha Prifti. Duke akuzuar ne te njejten kohe, kryesocialistin si hakmarres, ndersa tha se kishte marre edhe telefonata kercenuese. Burime nga Kryeministria i thane dje "Korrieri"-t se behet fjale per 1 miliard USD, te cilat Nano pasi kishte hyre ne kontakt me grupe financiare qe merren me pastrim parash, ja serviri kabinetit te Kryeministrit Meta. Ne ate kohe shef kabineti ishte Dritan Prifti, i cili duket se e mori seriozisht ceshtjen dhe filloi ta shikonte si "nje burim te ardhurash per shtetin, pasi Nano e kishte servirur si nje afere normale financiare". Per kete rast mesohet se Prifti i ka kerkuar Nanos t'i jape gjithe praktiken qe kishte ne dispozicion, korrespondencen dhe kontaktet me personat e huaj te perfshire ne kete ceshtje. "Pasi u verifikua dhe pasi te dhenat u konsultuan me agjensi te specializuara, kabineti i Kryeministrit mori pergjigjen se nuk behej fjale per operacion financiar, por per pastrim te mirefillte parash. Per kete jane ne dijeni edhe Kryeministri Meta dhe Ministri i Financave, Angjeli, te cilet ja kane bere te qarte te dhenat dhe qendrimin e tyre edhe Kryetarit te PS", thane burimet. Por, sipas burimeve te mireinformuara, ky aksion nuk mund te behej pa dijenine dhe pa miratimin e Guvernatorit te Bankes se Shqiperise, ndersa ende mbetet e paqarte nese vete Nano ka qene ne dijeni se behej fjale per nje pastrim te mirefillte parash. Vete Prifti tha dje se ishin zhvilluar konsultimet me institucionet e duhura nderkombetare dhe eshte marre vendimi qe "te mos ia bejme zotit Nano nderin e pastrimit te parave nepermjet Shqiperise". "Posedoj dokumenta qe mund t'i bej publike ne cdo kohe, te kesaj tentative dhe dokumenta autentike amerikane, qe tregojne qe kjo eshte nje tentative e tij", u shpreh Prifti. Duke akuzuar Prokurorin e Pergjithshem, Arben Rakipi per pergjime te telefonatave dhe hetime te jashteligjshme. "Mua me akuzon Fatos Nano dhe po perdor veglen e tij politike, Arben Rakipi. Nga zoti Nano mund t'i presesh te gjitha dhe une pres qe z. Nano te me fuse edhe ne burg, sepse i ka mjetet, ka Prokurorin e Pergjithshem, ka lidhjet e tij me institucionet e tjera te drejtesise, qe ta realizoje kete", tha deputeti socialist. Ai permendi se gjate nje takimi, kryeoprokurori i kishte kerkuar informacione per shkeljet e mundshme te Ilir Metes dhe Mustafa Mucit, ne kembim te mbylljes se ceshtjes per abuzime ne tenderat e KESH-it. Per keto, tha Prifti, kam informuar Presidentin Meidani dhe Kryeministrin Meta. Dosja penale në ngarkim të KESH-it është transferuar dje në Prokurorinë e Përgjithshme ku do të riinspektohet. Kryeprokurori i Tiranës, Petrit Hysi, do të shkojë në parlament për t'u ballafaquar me Priftin në komisionin e mandateve. "Nano", dosja nr.2 për Priftin Prokuroria: "Prifti ka konsumuar veprën penale të moskallëzimit të krimit" TIRANË - Prokuroria e Përgjithshme reagoi dje menjëherë pas akuzave të deputetit Dritan Priftit dhe lajmëroi se po përgatit akuzën e dytë për ish-ministrin e energjetikës, "për moskallëzim të krimit". Pas konferencës për shtyp, të dhënë dje nga ish-drejtori i KESH-it, organi qendror i akuzës ka dhënë versionin e tij. Sipas zëdhënësit të këtij institucioni, Ardian Visha, deklarimet e bëra nga Prifti janë krejtësisht të pavërteta. "Këto janë shpifje të bëra nga Prifti në sallat e shtrenjta të hotel "Rogner"-it"-, ka thënë dje për median Visha. Ai ka mohuar kategorikisht faktin se telefoni i ish-drejtorit të Korporatës Elektroenergjetike është përgjuar nga ana e organit qendror të akuzës. Sipas tij, prokuroria nuk ka bërë asnjë përgjim në lidhje me Priftin. Ndërkohë, përsa i përket deklarimit të ish-drejtorit të KESH-it, se kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, i ka kërkuar të pastrojë para, organi qendror i akuzës ka reaguar mjaft ashpër. Sipas burimeve zyrtare pranë këtij institucioni, në rast se Dritan Prifti ka mbledhur prova në lidhje me kërkesën e Fatos Nanos për pastrim parash të pista, atëherë ai do të thirret të dëshmojë në cilësinë e deklaruesit. Kjo do ta bënte Priftin një akuzues të drejtpërdrejtë të kryetarit të Partisë Socialiste, pasi ai do të dëshmonte për fajësinë e tij. "Ai nuk ka bërë asnjë tjetër, përveçse ka konsumuar veprën penale të moskallëzimit të krimit",- ka thënë Ardian Visha, zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme, në lidhje me akuzën e ngritur ndaj Nanos. Në rast se do të ngrihet, kjo akuzë do t'i bashkëngjitet shpërdorimit të detyrës, asaj akuze për të cilën prokuroria e rrethit të Tiranës po i kërkon parlamentit shqiptar heqjen e imunitetit të Priftit. Duke marrë parasysh vetëm akuzën e shpërdorimit të detyrës, Dritan Prifti rrezikon një dënim nga gjoba deri në shtatë vjet heqje lirie. Ndërkohë, në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, vepra penale e moskallëzimit të krimit ka një dënim që shkon deri në tre vjet heqje lirie. Kështu në total të dyja akuzat që mund të ngrihen për Priftin e bëjnë atë të rrezikojë një dënim deri në dhjetë vjet heqje lirie. Takimi me Rakipin Përsa i përket takimit që Dritan Prifti ka pasur me kryeprokurorin Arben Rakipi, zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme thotë që kjo është e vërtetë. "Ka qenë vetë Dritan Prifti, i cili, edhe me ndërmjetësinë e një personi të tretë, emrin e të cilit nuk mund ta bëjmë publik, ka kërkuar takim me kryeprokurorin Rakipi",- tha dje Visha. Sipas tij, ish-drejtori i KESH-it ka kërkuar disa herë të takohet me kreun e organi të akuzës shqiptare, deri sa më në fund ia ka arritur qëllimit. Ky takim është zhvilluar vetëm pak ditë pasi kishin filluar zyrtarisht hetimet për abuzimet me tenderat me objekt blerje të energjisë elektrike në KESH. Shkaku i këtij takimi kanë qenë problemet personale të vetë Priftit. Ai pretendonte se disa persona të paidentifikuar e merrnin në telefon dhe e kërcënonin me jetë. Kështu ai kishte nevojë për roje që t'i siguronin jetën. Një tjetër "problem" që e shqetësonte Priftin kishte qenë gjendja e tij shëndetësore. Ai kishte një sërë problemesh shëndetësore dhe, për t'i zgjidhur ato, do të largohej në drejtim të Gjermanisë për t'u kthyer në fund të muajit. Në këtë mënyrë prokuroria ka pasur dijeni se ku ka qenë dhe se sa do të rrinte Prifti. Në takim Prifti ka pasur edhe me kryeprokurorin e rrethit Petrit Hysi. Në përfundim të këtyre dy takimeve, policia e kryeqytetit i kishte vënë Priftit në dispozicion edhe truproja personale. Imuniteti i Priftit me sa duket i ka pezulluar të gjitha hetimet e organit të akuzës. Dje e gjithë dosja penale në ngarkim të KESH-it është transferuar për në Prokurorinë e Përgjithshme ku do të riinspektohet. Për hetimin e saj është ngritur një grup hetimor, i cili kryesohet nga kryeprokurori i Tiranës, Petrit Hysi. Kryeprokurori Hysi do të jetë edhe personi që do të shkojë në parlament për t'u ballafaquar me Dritan Priftin përpara komisionit të mandateve. Nano: Ishin shpifje të ndëshkueshme ligjërisht - Zeri i Popullit Kryetari i PSSH z.Fatos Nano, si inicues i lëvizjes socialiste për katharsis, i konsideron deklarimet e ish ministrit Dritan Prifti në emër të tij si shpifje të ndëshkueshme ligjërisht dhe një tentativë të drejtpërdrejtë për tu shmangur nga përgjegjësitë personale. Nisja e hetimeve nga ana e Prokurorisë, z.Prifti e di fort mirë se nuk është akt fajësie dhe aq më pak hakmarrje politike, por një shans ligjor që ai mund ta shfrytëzojë për të vërtetuar pafajësinë e tij në gjykatë. Në filozofinë dhe praktikën e z.Nano nuk njihen ndërhyrjet në punët e organeve të specializuara dhe të pavarura të drejtësisë as për ata që e mbajtën për 4 vjet peng në qeli me motive të qarta politike, të njëjtët prokurorë politik, që nxitën djegien dhe shkatërrimin e Shqipërisë në kaosin e vitit 97. Në mënyrë të përsëritur z.Nano pas çdo shpifje të inskenuar prej mëkatarëve të pushtetit dhe të formësuara nga juristë që janë më afër me krimin se sa ligjin, ka shprehu gatishmërinë dhe vullnetin për ti sqaruar ato përballë çdo organi dhe niveli drejtësie. Kjo vlen edhe për Priftin që duhet të mësohet të rrëfehet para ligjit dhe jo të sajojë mëkate për të tjerët. Konisderimi nga ana e Priftiti veprimeve ligjore të organeve të drejtësisë si prapaskena politike të urdhëruara nga Kryetari Nano, është një presion i hapur ndaj këtyre organeve që synon të devijojë vëmendjen e opinionit publik nga hetimi mbi veprimet dhe mosveprimet që shkaktuan krizën më të rëndë energjitike në vend. Presidenti i Republikës, nëse disponon siç thotë Prifti dosje që përbëjnë vepra penale, duhet tia kishte dorëzuar menjëherë organit të Prokurorisë duke i hequr shansin kështu gjithkujt të bëjë lojra apo presione politike për të fshehur mëkatet ligjore, apo për të krijuar struktura paralele me institucionet ligjore të shtetit. SHEKULLI - Mocioni i opozitës për shkarkimin e Rakipit do të shqyrtohet para kërkesës së heqjes së imunitetit Rakipi-Prifti, dueli në parlament Prifti: "Do të diskutoj me PS-në e PD-në largimin e Rakipit, prokurori të jetë i opozitës" Të hënën diskutohet në byronë parlamentare mocioni i opozitës, ndërsa çështja e imunitetit të Priftit shtyhet, pasi do të operohet në Gjermani Nga Arion Sulo TIRANE - Mocioni ndaj kryeprokurorit Rakipi pritet të shqyrtohet nga parlamenti më parë se kërkesa e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të Dritan Priftit. Të hënën mocioni i mosbesimit të opozitës do të jetë objekt diskutimi i mbledhjes së byrosë parlamentare dhe, sipas burimeve nga ky forum, po të hënën pasdite në seancë do të vendoset për datën e zhvillimit të debatit të këtij mocioni. Opozita kërkoi dje përshpejtimin e diskutimit të mocionit të mosbesimit ndaj Arben Rakipit. Ndërkohë, edhe kërkesa e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit Prifti do të jetë objekt i mbledhjes së byrosë parlamentare dhe kryetari Dokle është i detyruar t'ia kalojë atë për shqyrtim komisionit parlamentar të mandateve, imuniteteve dhe rregullores. Por largimi i Priftit nga Shqipëria javës që vjen, i konfirmuar nga vetë ai dje, do të bëjë që shqyrtimi në komisionin përkatës parlamentar të shtyhet deri në kthimin e tij nga jashtë (të paktën një javë). Interesante është se, sipas rregullores së kuvendit, debati për mocionin zhvillohet brenda 45 ditësh nga paraqitja e tij, ndërsa shqyrtimi i kërkesës për heqje imunitetit për fillimin e ndjekjeve penale ndaj një deputeti, vendoset me përparësi në rendin e ditës. Por nga kryesia e kuvendit u njoftua dje se "zhvillimi i mbledhjeve të komisionit të imunitetit, mandateve dhe rregullores varet nga qenia ose jo e Priftit në Shqipëri". Diskutimi i çështjes "Rakipi" para çështjes "Prifti", u duk edhe nga kthimi i kërkesës së Prokurorisë, dy ditë më parë nga Dokle, për një pasaktësi të këtij organi, që nga nënkryetarja Çeço u kundërshtua. Gjithsesi, Prokuroria po dje ia ka dërguar kërkesën kryetarit të kuvendit së bashku me dokumentacionin përkatës. Varësia e shqyrtimit të këtyre dy çështjeve nga njëra-tjetra u evidentua dje dhe nga vetë Prifti, i cili deklaroi se "do të filloj të diskutoj në parlament me pjesëtarë të ndryshëm të pozitës dhe opozitës, që zoti Rakipi të largohet nga detyra e prokurorit të përgjithshëm si një prokuror politik i pandershëm, që mban një krah politik. Unë propozoj dhe jam i gatshëm që prokurori i përgjithshëm të jetë një i propozuar nga opozita. Unë jam i gatshëm t'i marrë opozita dosjet që kam firmosur unë në KESH, t'i shohë dhe, nëse aty ka elementë penalë, nëse aty ka një akt sado të vogël të korrupsionit tim, unë do ta kërkoj vetë penalizimin. Jam i hapur të bëhet kontrolli, por jo nga një person politik, që është vegël e dikujt tjetër. Le të ngrejë parlamenti një komision pozitë-opozitë hetimor vetëm për dosjet e KESH-it". Shtyrja Parlamenti nuk do të diskutojë javën që vjen kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit të deputetit Dritan Prifti. Sipas vetë ish-drejtorit të KESH-it, "javën që vjen ai nuk do të jetë në Shqipëri, pasi do t'i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal në kokë në një klinikë jashtë vendit, për shkak të një sëmundjeje të rrezikshme". Ndërkohë, ai kërkoi dje të jetë i pranishëm në shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit të tij. Edhe rregullorja e kuvendit e parashikon që depueti ndaj të cilit kërkohet autorizimi i parlamentit të dëgjohet si në komisionin parlamentar të mandateve, ashtu dhe në seancën plenare. Kryetari i këtij komisioni, Lekë Çukaj, tha dje se "normalisht Prifti do të jetë i pranishëm në momentin që ne do ta shqyrtojmë kërkesën e Prokurorisë". Procedura e shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit të Priftit u komentuan dje nga kryesia e kuvendit me terma të tilla: "Ish-drejtori i KESH-it duhet të jetë patjetër i pranishëm në mbledhjen e komisionit të mandateve, imunitetit dhe rregullores". ===== TIRANE (2 mars) - Prokurori i Përgjithshëm, urdhëroi sot Prokurorinë e rrethit të Tiranës që të marrë në pyetje kryetarin e PS-së, Fatos Nano; ish-Kryeministrin Ilir Meta; Ministrin e Financave, Anastas Angjeli, dhe ish Ministrin e Energjetikës e ish-drejtor i përgjithshëm i KESH, Dritan Prifti, për të dhënë sqarime mbi deklarimet e djeshme të Priftit "për tentativën e Nanos për pastrim parash". Zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme sot se, "z.Rakipi i ka kërkuar Prokurorisë së Tiranës marrjen në pyetje, në cilësinë e "dëshmitarit" të Nanos, Metës, Angjelit dhe Priftit". Zëdhënësi nuk dha hollësira të tjera, por shtoi se, marrja në pyetje e tyre do të jetë në funksion të zbardhjes të së vërtetës, në lidhje me deklaratën e bërë dje nga ish-Minister i Energjetikës dhe ish drejtor i Përgjithshëm i KESH-it, Dritan Prifti i cili u shpreh se "Fatos Nano kishte tentuar të ndikonte te Kryeministri për pastrim parash, nëpërmjet Qeverisë". ad/ko (BalkanWeb) ====== TIRANE (2 mars) - "Nuk dua të propozoj ndonjë kandidat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm sepse ai duhet të jetë i pavarur nga politika". Kështu u shpreh sot kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke iu referuar mocionit për Prokurorin e Përgjithshëm dhe emrit që do të zëvendësojë Rakipin në këtë detyrë. Berisha tha se, "nuk do të jetë prokurori i opozitës, sepse ky nuk është vullneti ynë dhe qëllimi i këtij mocionin. Ky do të jetë një jurist i ndershëm, me një curriculum të luajalitetit ndaj ligjit dhe të mos ketë lidhje me krimin e organizuar"- përfundoi lideri demokrat Berisha. ad/ko (BalkanWeb) --------------------------------- Do You Yahoo!? Yahoo! Sports - Sign up for Fantasy Baseball -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |