Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Gazeta Shqiptare

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Fri Mar 1 23:04:40 EST 2002


DOSSIER Historia e familjes së Esheref Dano Boçarit një nga më të njohurat në Shqipëri, nga rrjedh i famëshmi Marko Boçari, hero i revolucionit Grek që është varrosur në Panteonin e Athinës Si vdiq në mjerim Boçari, që financoi Luftën e VlorësDëshmia e 68-vjeçarit Agim Boçari: "Në nëntorin e vitit 1912 kur po bëheshin përgatitjet për Shpalljen e Pavarësisë, babai im Esheref Dano u caktua nga Komisioni i Festës dhe e priti Isa Boletinin në shtëpinë e Xhyherajve ku ata biseduan kokë më kokë për disa orë. Në vitin 1920 babai im financoi Luftën e Vlorës dhe për këtë italianët e internuan familjarisht në Bari të Italisë, duke e konsideruar si Prapavija e asaj Lufte"
---------------------------------

Dashnor Kaloçi

Në fundin e nëtorit të vitit 1912 kur Isa Boletini erdhi në Vlorë për të marrë pjesë në ngritjen e Flamurit, ai u prit nga babai im Esheref Dano Gjonboçari, të cilit atë gjë ia kishte ngarkuar Komisjoni i Festës dhe të dy kanë biseduar për rreth një orë kokë më kokë në shtëpinë e Xhyherjave, në lagjen Karabash, e cila që ka qenë e njohur si familje patriote. Po kështu gjatë atyre ditëve që u shpall Pavarësia e Shqipërisë, babai im e ka pritur dhe përcjellë disa herë Isa Boletinin me gjithë Ismail Qemalin të cilin e kishte një nga miqtë më të ngushtë dhe kur ai vdiq i helmuar në Itali, Esherefi mori në mbrojtje dhe u kujdes për djalin e Ismail Beut të cilit i rrezikohej jeta dhe e nxorri jashtë kufijve të Shqipërisë. 

Babai im Esheref Dano është i njohur gjithashtu dhe për ndihmën e madhe që i dha popullsisë çame në vitin 1914 kur ata u shpërngulën me dhunë nga trojet e tyre në Greqi, si dhe në vitin 1920 kur ai ishte një nga njerzit që shpenzoi dhe mbajti me lekët e tij të gjithë Luftën e Vlorës. Për atë ndihmë të madhe financiare që ai dha, italianët e konsideruan si prapavija e asaj lufte dhe megjithse e internuan familjarisht në Bishelje (Bari ) të Italisë, ata detyroheshin ta respektonin si familje aristokrate. Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë për "Gazetën" është 68-vjeçari Agim Boçari, i cili rrëfen mbi babanë e tij Esheref Dano Gjonboçari dhe historinë e familjes së tij tepër të njohur e cila rrjedh nga trungu i të famëshmit Marko Boçari të Sulit, heroit të revolucionit grek i cili e ka varrin në Panteonin e Greqisë dhe është pinjoll nga dera e Gjon Boçarit nga Tragjasi i Vlorës i cili që para gjashtë shekujve pati ngritur kalanë e famëshme, rrënojat e së cilës gjenden e dhe sot aty në fshatin Tragjas të vjetër. Po kush është Esheref Dano Gjonboçari dhe cila është origjina e familjes së tij? Cilat janë lidhjet e gjakut të Esheref Danos me Marko Boçarin e famshëm të Sulit që ndihmoi në fitoren e Revolucit Grek dhe me Gjon Boçarin i cili ndërtoi Kalanë e Tragjasit në shekullin e XV-të? Përse në nëntorin e vitit 1912 kur po përgatitej ngritja e Flamurit në Vlorë prej Ismail Qemalit, Komisjoni i Festës e ngarkoi Esheref Dano Gjonboçarin që të priste Isa Boletinin dhe përse ai mori në mbrojtje dhe u kujdes për djalin e Ismail Qemalit, duke e përcjellë atë jashtë Shqipërisë menjëherë pas vdekjes së të jatit? Cili është kontributi i Esherefit në vitin 1914 për pritjen e çamëve që u përzunë me dhunë nga trojet e tyre në Greqi? Cila ishte gjendja ekonomike e Esheref Dano Boçarit dhe çfarë pronash dispononte ai në atë kohë që financoi Luftën e Vlorës, duke bërë që italianët ta konsideronin si prapavija e asaj Lufte dhe ta intrenonin në Bari të Italisë me gjithë familje? Cila është veprimtaria e tij gjatë viteve të Monarkisë së Zogut dhe si arriti Esherefi që të bëhej një nga bamirësit më të mëdhej aq sa të njihej si "Çezma e fukarasë". Cilat ishin lidhjet e tija me politikanët e njohur të atyre viteve dhe me senatorin italian De La Rocca dhe përse ai nuk e pranoi dekoratën "Cavaliere" nga Familja Mbretërore e Savojës së Italisë? Cili ishte qëndrimi i tij dhe i familjes gjatë periudhës së pushtimit fashist të Shqipërisë dhe përse ai që konsiderohej si një nga njerzit më të pasur me 220 hektarë tokë, e një nga bamirësit më të mëdhenj, u pa me sy të keq dhe pati probleme nga regjimi komunist i Enver Hoxhës? Si jetoi ai gjatë periudhës së regjimit komunist dhe si vdiq në mjerim pa pasur mundësinë që të kishte një shtëpi të tijën në Tiranë ku ai jetoi si qeraxhi deri në 1961-in? Lidhur me këto e plot fakte të tjera nga Esheref Dano Boçari dhe familja e tij, na njeh djali i tij 68-vjeçar Agimi. 


Kush është Esheref Dano Boçari
Eshref Dano Boçari u lind në vitin 1886 në Lagjen e Re të qytetit të Vlorës ku i jati i tij Ismaili kishte ardhur aty nga viti 1870 pasi ishte shpërngulur nga Tragjasi. Esherefi u shkollua në një nga shkollat turke (Mejtep) që ishin asokohe në atë krahinë dhe ai nuk vazhdoi më tej sepse iu vu mësimit të shqipes që në atë kohë mësohej fshehurazi. Në atë kohë Esherefi së bashku me disa miq të tij u muar me shpërndarjen e librave shqipe të cilat i merrte nga disa Shoqëri të fshehta të asaj kohe. Në atë kohë shpërndarja e librave në gjuhën shqipe që vinin fshehurazi nga Stambolli ishte e nadalur e përbënte një rrezik të madh dhe për atë Esherefi kishte mbrojtjen e Sali Murat Vranishtit dhe çetës së tij me të cilën ai bashkëpunoi për disa kohë. Pas vdekjes së të jatit Ismailit dhe nënës së tij e cila ishte nga fisi i Suparakëve të Elbasanit, në vitin 1907 kur Esherefi nuk ishte më shumë se 20 vjeç, ai mori përsipër barrën e gjithë familjes dhe u muar me të gjithë administrimin e pasurisë së familjes e cila kishte mbi 220 hektarë tokë, nga të cilat 130 i kishte në bregdet me disa mijra rrënjë ullinj. Esherefi u martua në vitin 1905 dhe nga ajo martesë atij i lindën tetë djem dhe një vajzë. Djemtë e tij u quajtën Njazi, Ismail, Skënder, Mithat, Muhedin, Gjon, Agim, dhe Agron, kurse vajza Hava



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Sports - Sign up for Fantasy Baseball
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list