Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Boston: Cameria

Albanian Orthodox Church albboschurch at juno.com
Sat Jun 29 15:16:03 EDT 2002




            CAMERIA: Mendimet dhe Mesime
                    Fjalimi prej At Arthur Liolin 
                          

Tubim per Camerine
June 29, 2002
Anthony's Pier 4
Boston

    Te dashur Moter dhe Vellezer Came,
         Ju falenderoj per ftesen qe me bete per te marre pjese ne kete
tubim perkujtimor dhe informativ. Mire eshte te mblidhemi se bashku per
te nderuar popullin Cam te shume vuajtur dhe te kujtojme historine te nje
periudhe qe sjell indinjate per padrejtesite qe ndodhen atje. Thone se
Imzot Fan Noli derdhi lot sa here qe fjala "Cameria" hynte ne diskutim.

        Gjithashtu, koha e loteve ka shkuar dhe realiteti na ballefaqon
me perpjekje te reja qe vine me nje fryme te ndryshem ne sferen
diplomatike. Na duket edhe si nje ringjallje te koshiences botenore per
padrejtesite te koheve te me pareshme. Personalisht, une si klerik e shoh
kete levizje kudo ne bote si nje rast pozitiv jo vetem per popullin Cam,
por dhe per popujt e tjere. 

         Kam disa mejtime dhe refleksione qe e shoh si mesime, dhe te
aresyeshme ti shpreh ato:

1. E para.  Duhet te marrim parasysh Problemin e rendesishem to Camerise
bashke me ceshtje te ngjashme ne Gadishullin Ballkan, qe i perkasin shume
vendeve te ndryshem dhe jo vetem atje. Te gjithe thone se ky rajon ka
potencialet per nje zhvillim te jashtzakonshem. Ka faktore per zhvillimin
ekonomik dhe burime te shumta natyrale ne kete zone te europes. Patjeter
potenca ka; por a ka vullnet?

     Historia na rrefen se trashegimia e nacionalizmit - me gjithe se ka
aspekte te favorshem te mirenjohura -  ka edhe ana te keqia per cdo
shtet, cdo popull, dhe cdo grup etnik kur kthehet ne shovinizm te
kufizuar. Cameria ka qene nje nga viktimat nga ato aspekte te keqia.

2. E dyta.  Nje mendim moral. Padrejtesia nuk shuhet, por vazhdon si nje
semundje e pasherueshem, perseri dhe perseri, kur nuk eshte analizuar dhe
korrigjuar. Mbetet si nje plage qe duket si e sheruar, por nene cipen
vazhdon te beje zarar tere trupin. Ai qe ndjen vehten e sigurte dhe thote
vetvetes: "ky problem mori fund," ose "mbaruam me kete ceshtje," eshte i
gabuar dhe genjen veten. Te njeten impulse qe solli ai te beje nje
padrejtesi ne fillim kthehet prape - kush e di aqe von - si nje ender e
keqe. Gjithashtu sot shohim meriten qe ka per te gjithe shprehja e
ndjesave, keqardhja per c'ka ka ndodhur dhe deshira per ti korrigjuar.

3. E treta.   Po te shohim justifikimet per rihapjen e qeshtjes Came, ne
qe mbrojme bashkatdhetaret tane ne kete drejtim, duhet te kemi para nesh
faktin qe nuk mund ta shperblejme nje ane dhe te mos shohim te gjithe
anet dhe realitetin aktual.

Jemi gezuar se sot populli Came ze nje vend te vecante neper agjencite
nderkombetare te popujve minoritare qe nuk kishin ze ose forum me pare.
Duke doli ne "driten e dites" - sic thote fjala popullore Amerikane - me
mire mund te gjejme menyra te afta per te orkestruar nje zdhidhje te
ndershem per te gjithe banoret e atjeshem. 

Ju uroj nje mbledhje te sukseshme duke i u falur Zotit per te miren e
gjithe popujve Cham. 
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list