Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Per Beratin - Korrieri

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Tue Jun 11 18:06:40 EDT 2002


Berat, shtepite karakteristike riparohen me beton

Berat, shtepite karakteristike riparohen me beton


Lagjet muze te qytetit te nje mbi nje dritareve rrezikojne shkaterrimin. Banoret e shtepive te drunjta, dikur te mbrojtura nga shteti, po i bejne riparimet me beton, duke shkaterruar traditen. Aktualisht jane evidentuar 60 ndertime me beton ne lagjet "Kala", "Mangalem" dhe "Gorice", ndersa bashkia nuk ka bere asgje per te parandaluar fenomenin. C'thone banoret dhe arkitektet, shpresa e te cileve mbetet UNESKO


Zona muzeale e Beratit rrezikon shkaterrimin. Alarmi jepet nga drejtoret e muzeve te qytetit dhe nga arkitektet, te cilet shprehen te shqetesuar pas fenomentit me te fundit te "mballosjes" me beton te shtepive karakteristike beratese. Vete banoret e zones muzeale jane te ndergjegjshem per nje gje te tille, por shprehen se riparimi me dru per ta eshte i pamundur per shkak te kostos te madhe ekonomike qe ka. Aktualisht jane evidentuar 27 ndertime te betonta dhe pa leje ne lagjen "Kala", 19 ne lagjen "Mangalem" dhe 13 ndertime te tilla ne "Gorice". Ajet Nallbani, pergjegjes per arkitekturen e lagjeve pohon se: "Gjendja e lagjeve muze Gorice, Mangalem dhe Kala eshte shume kritike. Jane me qindra shtepi qe po shkaterrohen si rezultat i vjetersise dhe moskujdesit. Qe nga viti 1992 qeverite nuk kane vene dore dhe nuk kane dhene asnje lek per riparimin dhe mirembajtjen e tyre". Mjaft qytetare te ketyre banesave te rrenuara ne fiset, Cifliku, Gjoku, Merko, Lluka, Azendari, Kasta e te tjere kane kohe qe po japin e po marrin me forcat e tyre per te mirembajtur shtepite, per te cilat dikur kujdesej vete shteti. Ymer Kordha, nje nga banoret qe ka guxur te riparoje me beton shtepine e vet shprehet :" Deri sa shteti nuk po ve dore ne keto banesa me vlera te pallogaritshme ne na lind e drejta qe te nderhyrjme me mundesite tona ekonomike. Pavaresisht se e dime qe ne kete menyre do te prishet mozaiku i krenarise beratase". Nderkohe KRRT-ja, dhe Keshilli Bashkiak ende nuk kane marre nje vendim ne bashkepunim me policine e ndertimit per prishjen e ndertimeve te betonta. Drejt shkaterrimit po shkon edhe Ura e Gorices e ndertuar plot 350 vjet me pare ne kohen e Kurt Pashes, mbi te cilen ende nuk eshte vene dore. 


UNESKO, shpresa per shpetim


Te njejten gje te thote me keqardhje pergjegjes i muzeut etnografik, Vladimir Skendo, i cili prej kohesh ka verejtur shume demtime dhe nderhyrje neper lagjet muzeale te qytetit. "Eshte e pafalshme dhe kriminale qe neper ansamblet e lagjes Gorice, Mangalem dhe Kala te nderhyet dhe te behen ndertime me beton. Askush nga brezat e arshem nuk do te na e fale. Me sa duket ne pasardhesit e atyre qe bene keto mrekullira nuk jemi ne gjendje t'i mbrojme ato qofte edhe me zbatimin e ligjit". Ne keto kushte vazhdon ai, duke qene se keto vlera i perkasin thesarit te trashegimise se kultures Boterore duhet qe Beratin ta marre ne mbrojtje UNESKO. Ne funksion te kesaj ideje, bashkia e qytetit ne bashkepunim me ministrine e Jashtme organizoi pak kohe me pare takimin me ambasadoret e akredituar ne Shqiperi. Per suksesin e ketij takimi drejtori i qenders muzeale te qytetit Vladimir Skendo, thote: "Pritja e ambasadoreve ishte madheshtore. Ne sensibilizuam tere trupin diplomatik qe te angazhohet qe qyteti yne te merret ne mbrojtje nga UNESKO. Gjate bisedimeve me ambasadoret duket se na u hap drita jeshile. Do te ishte me vend qe te citojme fjalet e ish amasadores amerikane ne Shqiperi, Mariza Lino, qe para largimit te saj nga vendi yne beri nje vizite private ne Berat ku shprehet "Do te ishte mekat te ikja nga Shqiperia pa pare kete mrekulli qe quhet berat".


Qyteti muze ne vite


Berati eshte nje qytet i mahniteshm, i cili qe nga thellesite e shekujve ka rrezatuar kulture. Per vlerat dhe bukurine e qytetit kane shprehur opinionin dhe vleresimin e tyre neper librat e muzeve qe kane vizituar personalitete te ndryshme te botes. Duke shfletuar keto libra, midis shume vizitoreve, presidenta e kryeministra, ambasadore e personalitetet te tjera vecojme shenimi e lene nga ish sekretari i pergjithshem i OKB-se, Peres de Kuelar. Ku mes te tjerash ai shkruan "Berati eshte qytet i mrekullueshem qe i perket njerezimit". Ndersa nje tjeter personalitet shkencor Drejtori i Pergjithshem i UNESKO-s Frederik Major, gjate nje vizite te tij ne muzeun Entografik ne vitin 1996 ka lene kete shenim "Berati eshte nje qytet i mahnitshem". Ish drejtori i Muzeumeve dhe specialisti arkeolog Sami Starova, thote : "Qyteti yne dallon nga qytetet e tjera se ne treven e tij kane qene 11 kala e mes tyre kalaja e qytetit e cila eshte 2400 vjecare. Brenda mureve te kesaj kalaje kane qene 42 kisha, shumica bizantine si dhe 2 xhami". Interesant eshte fakti se xhamia e kuqe eshte ndertuar para ardhjes se turqve ne Shqiperi. Aktualisht jane 8 kisha. Nuk eshte rastesi qe brenda mureve te kesaj kalaje ne kishen e Shen Merise jane gjetur 2 kodiket e famshem dhe shume te vjeter, nje e shekullit VI, nderkohe qe sot ne bote jane gjetur vetem 5 kodike. Keta kodike kohet e fundit u ekspozuan ne Vatikan kane befasuar boten. Po ashtu ky truall ka nxjerre Onufrin e Madh, muzakajt, Qyprillinjte qe per 150 vjet drejtuan perandorine Otomane ne kulmin e shkelqimit te saj, po ashtu edhe pinjollet e familjes se madhe Vrionase. Pasuri e cila kurrsesi nuk duhet te rrezikohet. 


---------------------------------
Korrieri, 06/11/2002 


---------------------------------
Do You Yahoo!?
Sign-up for Video Highlights of 2002 FIFA World Cup
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list