Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Per Kengen Labe - Korrieri

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Tue Jun 11 18:05:10 EDT 2002


Te thuash te pathenat me polifonine labe

Te thuash te pathenat me polifonine labe


Per kengetarin popullor 44-vjecarin Arjan Shehu, polifonia eshte si ajri. Si e nisi rrugen e karrieren ne "Grupin e te rinjve te Gjirokastres", cmimet ne Festivalet Folklorike dhe emocionet ne skenat e huaja


Zeri i tij si marres i grupit do ta shnderronte mermerimen e polifonise labe ne nje ujvare ndjenjash dhe emocionesh. Ai do te kendonte me te njejten dritherime, duke pasur si sfond ison burrerore, kenget e dashurise dhe kurbetit, ato te dasmes dhe lirike. Polifonia e Arjan Shehut do te zbriste here qetesisht e here e zhurshme pergjate 20 viteve ne skenen e Festivaleve Folklorike. Deshmimtare te talentit te tij nuk do te ishte vetem Kalaja e gurte, por edhe skenat e Janines, Athines, Parisit, Sardenjes, Marsejes ku ai, veshur me fustanellen labe se bashku me grupin do te perfaqesonte Shqiperine ne mjaft takime folklorike te rangut nderkombetar. "Deshira per te kendur kengen labe, thote Arjani, ka ardhur natyrshem. Qysh ne moshe te vogel perpara sofave te portave karakteristke gjirokastrike, bashke me shoket e mi kishim deshire qe ato qe nuk shprehnim dot me fjale, t'i derdhnim ne ison e polifonise labe". Me kalimin e viteve kenga labe u kthye ne pjese te jete se tij. Ne vitin 1980 se bashku me 6 shoke te tjere ai do te behej pjese e grupit "Te te rinjve te Gjirokastres" aq i njohur per artedashesit e polifonise. Nderkohe qe ne vitin 1983 do te ngjitej per here te pare ne skenen e Festivalit Folklorik. Tani ne moshen 44-vjecare e ndjen se isoja labe eshte nje mesazh per te tjeret, per ndjenjat, emocionet, dhimbjet qe mbart shpirti i tij. "Gjithmone spektatori e ka dashur kengen popullore pasi ajo ka qene pjese e natyrshme e ceremonive familjare, dasmave, gezimeve apo brengave. Por polifonia labe, thote ai, ka bere per vete jo vetem shqiptaret por edhe te huajt". I pashlyer i ka ngelur nje koncert i dhene ne Athine ne tetor 2000 me pjesmarrjen e grupeve polifonike ballkanike. "Pasi grupi shqiptar perfundoi se kenduari, thote Arjani, intepretimi i tij u shoqerua me duartrokitje nga spektatoret greke. Por une u befasova kur ne skenen u ngjit nje grup studentesh te Universitetit te Athine, te cilet me nje mjeshteri befasuese sollen ne gjuhen shqipe kengen popullore "Laj fustanin e tim zot"". Te kendosh kengen labe, per Arjanin, nuk eshte aq e thjeshte. "Marresi krahas zerit kumbues, duhet te kete nje shpirt artisti. Degjuesi, thote ai, duhet te ndjeje ne ulje-ngritjet e zerit, ate dritherime plot jete te shpirtit te vet. Ne takimin e fundit folklorik Arjan Shehut se bashku me grupin iu akordua cmimi i pare ne rang Qarku. "Une mor une jam bir i juaj/ kur kendoj e qesh, e vuaj" do te ishin vargjet sinteze te karrieres se tij 30 vjecare si kengetar i polifonise labe. Nderkohe qe ka hedhur ne treg tre albume me kenge labe po pergatit se bashku me grupin edhe nje CD te katert. "Se shpejti, thote Arjani, do te jemi ne Kosove per perfaqesimin ne nje festival te polifonise". Natyrshem emocionet jane te dyfishta pasi eshte hera e pare qe ai do te ngjitet ne skenen kosovare. Megjithate Arjan Shehu eshte i sigurt se pas interpretimit te grupit polifonik nga qyteti i gurte nuk kane per te mungur perqafimet, lotet, emocionet...


---------------------------------
Korrieri, 06/11/2002 


---------------------------------
Do You Yahoo!?
Sign-up for Video Highlights of 2002 FIFA World Cup
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list