Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Gazeta 55

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Tue Jul 23 23:53:42 EDT 2002


Cikli: Të mos harrojmë atë që na kanë bërë dhe atë që po na bëjnë grekët.

Duke shfletuar  vëllimin  e ri antishqiptar të botuar në Greqi me titull "Vendet e dhimshme të Greqisë". 

Nga KASTRIOT DERVISHI 

Terrorizmi si pjesë e pandashme e politikës greke 

  Është e qartë që nuk mund të kuptohet politika greke pa lidhjen e saj me terrorizmin. Në këtë kuadër pa dallim kohe dhe regjimesh, në Greqi gjithmonë kanë qenë aktive dhe të forta organizatat e ashtuquajtuara "vorio#8209;epirote", duke pasur mbështetjen e përhershme të qeverisë dhe shtetit grek. 

I vetmi rast që Greqia nuk ka pasur aktivitet të organizatave në fjalë është një periudhë e shkurtër në vitin 1926, kohë kur kryeministiri i atëhershëm grek Pangallos, i ndaloi ato. Dhe vetëm për këtë veprim të shkurtër pa ndonjë efekt të madh, Pangallos quhet "diktator" sot në historiografinë greke. 

Ndoshta Greqia mund të jetë ndër vendet e pakta në Evropë me një numur kaq të madh organizatash që veç ushtrimit të aktivitetit të tyre politik poseidojnë magazina armësh të ndryshme. Mosndalimi i këtij aktiviteti nga shteti grek e përzien atë drejtpërdrejt në këto veprimtari që në çdo vend do të ishin antikushtetuese. Politikanë të ndryshëm greke si Andreas Papandreu e të tjera pas tij që sot janë në pushtet në Greqi janë përmendur shpesh si udhëheqës realë të këtyre organizatave. Po ashtu politikanë dhe priftërinj grekë janë të gjithë të pranishëm në aktivitete publike të organizatave "vorio#8209;epirote". Më konkretisht organizatat më kryesore "vorio#8209;epirote" janë: 

SFEVA#8209;{Sintoniksi Fititiki Enosi Vorioepiritiko Agona  #8209;   Komiteti Koordinues   Studentor i Luftës për Vorio#8209;Epirin". Është organizata më kryesore, që merret me propagandën antishqiptare, e cila është krijuar në vitin 1982 dhe në librin objekt polemike ka përgatitur pjesën më të madhe të materialeve. Drejtues i organizatës prej shumë vitesh është Grigor Gizelis. Para Gizelis#8209;it drejtues aktiv i kësaj organizate ka qenë peshkopi famëkeq Sebastianos. Elementi i rekrutuar nga kjo organizatë është kamufluar nëpërmjet më shumë se 200 kurseve për gjuhën, historinë dhe etnologjinë greke në Shqipëri. SFEVA është ndër organizatat më të rëndësishme vorio#8209;epirote. Ajo njihet si financuese e ndërtimit të kishave greke në Shqipëri. Mban lidhje të ngushta me kryepeshkopin grek Kristodhulos që njihet si një ndër miqtë më të mëdhenj të Anastasios Janullatos. Gazeta e organizatës është "I Vorio#8209;Epiros poreia autonomia". Përveç kësaj gazete, organizata njihet edhe si botuese e shumë librave të cilët pretendojnë se japin "historinë e Vorio#8209;Epirit  

ENVI#8209;{Efnikis Neollaias Vorio Ipiras}. Është "Bashkimi i Rinisë Vorio#8209; Epirote", i cila në thelb të programit të saj ka hapjen e shkollave dhe kurseve në gjuhën greke, financimin e aktivistëve "vorio#8209;epirotë" dhe  të "qeverisë në ekzil të Vorio#8209;epirit". ENVI financon gjithashtu edhe "trupën mbrojtëse vorio#8209;epirote", e cila sipas tyre vepron në territorin shqiptar. Organizata është aktive sidomos pas vitit 1990 dhe shërbeu si harmonizuese në lidhjet e rinisë greke me atë minoritare në Shqipëri. 

Ka degë shumë të rëndësishmë të saj në qytete të ndryshme. Gazeta e organizatës është "Vorio#8209;Epirus simera". Drejtues i ENVI#8209;it për shumë kohë ka qenë Harallamb Karathano, i cili këto vitet e fundit ka hyrë e ka dalë në Shqipëri si në shtëpi të vet dhe zëvendës i tij është Spiro Joanidhi. Miq të ngushtë të organizatës janë ish#8209;deputeti Kristo Goci dhe deputeti Ligoraq Karamelo, të cilët shihen në veprimtaritë festive që organizon ENVI me rastin e përkujtimit të vitit 1914 si vit i djegies së Shqipërisë. 

MAVI #8209;, që do të thotë Fronti për Çlirimin e Vorio Epirit. Sipas librit në fjalë qysh gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri ka vepruar organizata terroriste MAVI#8209;{Apeleferetiko Metopo Vorio Ipiro që do të thotë Fronti për Çlirimin e Vorio Epirit}. 

Ajo është një organizatë terroriste e formuar në vitin 1942 nga gjenerali famëkeq Napolon Zerva. Sipas librit në fjalë, në korrik 1942, Ilias Konsta, Mihal Mano{s}, Jakis Taso{s}, Anastasios Kokaveli{s} etj, kanë themeluar degën e kësaj organizate në Tiranë. 

Është fakt tashmë së elementët grekomanë kanë pasur një lloj organizimi, sado minimal apo sado pak i organizuar të ketë qenë ai. 

MAVI vepronte edhe në kuadër të EDES#8209;it {Lidhja Kombëtare Demokratike Greke}, në krye të së cilës vepronte krimineli i njohur Napoleon Zerva.  

Këto trupa kryen masakra të shumta kundër popullsisë autoktone çame në fundin e Luftës së Dytë Botërore dhe ndërmorën një spastrim të gjerë etnik kundër kësaj popullsie. 

MAVI njihet gjithashtu në kohën e sotme për sulmin e kryer kundër Postës Kufitare të Peshkëpisë  më 10 prill 1994, ku u vranë dy ushtarakët shqiptarë Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini. Ndoshta edhe sulmi i atëhershëm nuk është bërë nga ndonjë organizatë tjetër me qëllimin për të dhënë idenë e vijueshmërisë historike të organizatës. 

POAKA#8209; Është "Organizata Panepirote e Amerikës", e krijuar më 1942 në Nju#8209;Jork. Më 1981 në këtë organizatë u përfshinë edhe homologia e saj në Kanada dhe më 1983 ajo e Australisë. Që prej vitit 1993 drejtues i saj është Nikolla Gazojani{Gejxh}.Punon pa reshtur kundër Shqipërisë në qarqe diplomatike ndërkombëtare dhe nga ana tjetër ka arritur të ketë në orbitën e saj edhe mjaft politikanë të Shqipërisë, të cilët janë parë shumë herë me Gejxhin. 

QEVA#8209; Është "Komiteti Qendror i Luftës Vorio#8209;Epirote" dhe u drejtua për shumë vite nga peshkopi Serafin Tikas. U krijua në vitin 1918 me udhëzim të qeverisë greke. Komteti Qendror i kësaj organizate përveç kryetarit përbëhet edhe nga dy nën kryetarët, tre këshilltarët , gjashtë anëtarët dhe arkëtari. Kryetari zgjidhet nga qeveria greke në konsultim me shërbimin sekret grek EYP. 

Mendohet që meqë QEVA ka qenë në një nivel më të lartë se MAVI, të ketë qenë e pranishme edhe ajo në Shqipëri në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Për vetë rrethanat e luftës këto mund të kenë vepruar në grupe të vogla. 

Sot nënkryetar i organizatës është ish#8209;sekretari i Janullatosit në Tiranë Ilia Kontas. Anëtarë të Komitetit janë edhe shtetas shqiptarë me kombësi greke. QEVA është kordinadore edhe e sillogjeve "vorio#8209;epirote" si ato të Athinë#8209;Pireut, Selanikut, Korfuzit, Janinës, Patrës, Follorinës, Ekaterinit dhe e "Bashkimit të Delvinjotëve", "Bashkimit të Himariotëve", "Bashkimit të  Dropullitëve",  "Bashkimit të Korçarëve" etj. QEVA drejton edhe "Këshillin e Ndihmës Ekonomike", i cili administron fondet kundër Shqipërisë. Në këtë kuadër ai është i gatshëm edhe të bëjë mobilizimin e "vorio#8209;epirotëve" me armët që disponon reparti i këtij këshilli. 

Por për të pasur suksesin e duhur në këtë fushë QEVA ka pasur dhe ka edhe Këshillin Ushtarak, i cili disponon edhe listat e "vullnetarëve vorio#8209;epirotë". QEVA drejton gjithashtu edhe organizatat e tilla si Komiteti Qendror i Rinisë apo Instituti i Kërkimeve Vorio#8209;Epirote me qendër në Janinë. Ky i fundit drejtohet nga renegati shqiptar nga Korça Ksenofon Konduri. Gazetat kryesore të këtij rrjeti antishqiptar janë: "Ipiriton Mellon", "Ipiriti Dhrasi" etj. QEVA ka degë të saj edhe në diasporën greke. Përveç financimeve shtetërore ajo financohet edhe nga dispora greke. 

PA#8209;SI#8209;VA#8209; Është " Konfederata Panhelenike e Luftës Vorio#8209;Epirote" e themeluar nga peshkopi Sebastianos në vitn 1986 dhe që u drejtua prej tij deri në vdekje. Sot në krye të saj është vënë pasardhësi i Sebastianosit dhe organizata njihet me emrin "Fondacioni i Studimeve Vorio#8209;Epirote" 

PEOF#8209;Është "Organizata e studentëve të Selanikut". Kjo organizatë është një grupim studentor në varësi të universitetit të këtij qyteti dhe përveç specializimeve të posaçme për çështjet "epirote" të studentëve të saj, ndër të cilët edhe "minoritarë", e ka shtrirë veprimtarinë e vet edhe në Gjirokastër, gjë që dëshmohet edhe në gazetat greke. 

IYAPOE #8209; Është "Instituti i Pritjes dhe Rikthimit të Homogjenëve grekë". Është një institucion shtetëror në varësi të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë në lidhje të ngushtë me shërbimin sekret grek EYP#8209;n. 

IYVE#8209;Është "Instituti i Kërkimeve Vorio#8209;Epirote" me qendër në Janinë. Ky institut ka për qëllim pregatitjen e shtetasve shqiptarë të vënë në shërbim të Greqisë, në veprimtari antishqiptare. Koordinatore e tij është natyrisht EYP#8209;i. 

Në vitin 1992 të gjithë organizatat vorio#8209;epirote zhvilluan në Athinë një kongres ku vlerësuan si rrugë të vetmë "çlirimin e Vorio#8209;Epirit nga pushtuesit shqiptarë". 

Organizata "17 nëntori". Origjina e kësaj organizate terroriste greke, haset në vitet e sundimit të juntës ushtarake në Greqi 1967 #8209; 1974. Ajo ishte një lëvizje e ekstremit të majtë e drejtuar kryesisht kundër mbështetjes që SHBA#8209;ja i dha juntës ushtarake. Mendohet se mbeturinat e lëvizjes së rezistencës të drejtuar nga Andreas Papandreu janë krerët e kësaj organizate. Emri i organizatës ka marrë spunto nga protesta studentore e 17 nëntorit 1973 në Athinë, ku ushtria me ndihmën e tankeve vrau 34 studentë. Të parin atentat organizata e kreu në dhjetor 1975 kundër shefit të CIA#8209;s në Athinë Richard Wolch. 

Në vitet e ekzistencës së saj, nga organizata janë vrarë rreth 25 vetë dhe kryesisht diplomatë amerikanë dhe turq si dhe ndonjë bisnezmen grek. Asnjë krim i kësaj organizate nuk është zbuluar. Kjo tregon se pas të gjitha krimeve qëndron qeveria greke. 

Së fundi në shtypin e huaj është përmendur se anëtarë të rëndësishëm të saj kanë qenë politikanë të lartë të PASOK#8209;ut. 

Mendohet që pas ndryshimit të situatave politike në botë, një ndër planet e ardhshme të organizatës të jetë prirja më e madhe për të qenë një organizatë e ngjashme me ato "vorio #8209; epirote". 

Ilustrim historik 

Veprimtaria e organizatave të ashtuquajtura "vorio#8209;epirote", në kohë të ndryshme e ka shfrytëzuar elementin greqishtfolës në Shqipëri. Kështu një ndër strategjitë e përdorura në vitet 30#8209;të nga këto organizata ka qenë bojkotimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak nga të rinjtë greqishtfolës. Një fakt i tillë provohet nga buletinet "Fletorja Zyrtare", ku jepen emër për emër këto persona që në shumicën dërmuese të rasteve i përkasin popullsisë greqishfolëse. 

Përveç kësaj ndër qëllimet kryesore të organizatave "vorio#8209;epirote" ka qenë anëtarësimi i madh i elementëve greqishtfolës që banonin në Shqipëri. 

"Fletorja Zyrtare" e korrikut 1928, për shembull jep emrat e "anëtarëve të sillogut vorio#8209;epirot të Janinës" të thirrur nga gjyqi politik. Këta persona ishin Pallo Pusteci, Petro Pusteci, Jani Pusteci, Jorgji Pusteci, Pavlo Harito, Leonidha Kalaja, Kosta Lluci,  Niko Qëndro, Mihal Leka, Jorgji Filo etj. Në këtë mënyrë shërbimi sekrët shqiptar i kohës i kishte nën kontroll të gjithë personat që merreshin me këto veprimtari antishqiptare. 

Edhe sot strategjitë nuk kanë ndryshuar sepse grekët janë njësoj në antishqiptarizmin e tyre. Asnjë qeveri e tyre nuk merr përsipër shpërndarjen e organizatave "vorio#8209;epirote", sepse po të bëhej kjo gjë, humbet një pjesë e mirë e forcës së politikës greke. Ato nuk mund të bëjnë dot pa ktë politikë.   

#8209;Aktivistë të organizatës SFEVA me kryepeshkopin e Athinës, Kristodhulos që njihet ndër të tjera edhe si mik i Janullatosit.  22 

#8209;70 fëmijë nga "Vorio #8209; Epiri", duke u "pagëzuar" në Patra të Greqisë me ndihmën e SFEVA#8209;s.  23 

#8209;Aktivitet i përbashkët i SFEVA#8209;s me kishën greke për "Vorio Epirin"   56 

#8209;SFEVA reklamon ndërtimin e kishave greke në Polenë, Aliko dhe Dardhë. 

#8209;Dokument pagëzimi i një shqiptari në Greqi në shtator 2001. Vini re pullat me fotografinë e njërit nga drejtuesve më aktivë të shoqatave "vorio#8209;epirote", peshkopit Serafin. 
#8209;Kongresi i SFEVA#8209;s në prill 1997       274 


---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Health - Feel better, live better
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list