Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Gazeta 55

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Wed Jul 17 23:57:45 EDT 2002


Të mos harrojmë atë që na kanë bërë dhe atë që po na bëjnë grekët.

Duke shfletuar  vëllimin  e ri antishqiptar të botuar në Greqi me titull "Vendet e dhimshme të Greqisë. Dëshmitarët e Vorio #8209; Epirit...". 

Nga KASTRIOT DERVISHI 

  Falsiteti i pretendimeve greke ndaj Shqipërisë 

Grekët duket që i japin rëndësi asaj që ata e quajnë "trashëgimi greke" dhe ndikimin e kulturës grekë në atë shqiptare. Në këtë linjë ata gati sa nuk i thonë grekë vëllezërve Frashëri dhe rilindasve të tjerë, duke marrë si kriter të mësuarin në shkolla si ajo "Zosimea" e Janinës apo vendlindjen e tyre në "Vorio#8209;Epir". 

Ndër falsifikimet më të trasha të grekëve është quajtja e babait të gjuhës shqipe Kostandin Kristoforidhit si "shqiptaro #8209; grek". Shkurtimisht mund të kujtojmë se Kostandin Nelku{Kristoforidhi}, shpeshherë prezantohej me emrin Kostandin Elbasanasi. Ai ka kryer studimet në "Zosimea" të Janinës ku i mësoi shqip edhe konsullit gjerman në Janinë Georg Han{1811#8209;1869}. Ndër veprat e tij kryesore "Abetari skip" është botuar në Stamboll në vitin 1872. Ekzistojnë prova të shumta gjithashtu se Kristoforidhi ka qenë urryer gjithnjë nga kisha greke. 

Në këto pak rreshta mund të kujtojmë gjithashtu se ka qenë nipi i Kostandin Kristoforidhit disa vite më parë që i dhuroi biblotekës së Elbasanit, një koleksion me gazeta belge ku tregoheshin me foto masakrat e Spiro Spiro Milos në vitin 1914 në jug të Shqipërisë dhe vetë ky i fundit duke shkelur mbi koka shqiptarësh të prera. Ndoshta diskutimi i kësaj teme mund të jetë edhe më i gjatë në shkrime të tjera, për vetë karakterin e veçantë që ka.   

Për të vërtetuar "lashtësinë" e "vendeve greke në Shqipëri", një kapitull i veçantë i është kushtuar në librin në fjalë edhe përrallave që përpiqen të "vërtetojnë" një gjë të tillë. Autori i këtij kapitullit të titulluar "themelet e Epirit grek" është Jorgo Skiadhi. Sipas këtij autori këto, "themele" na qenkan qytetet shqiptare si Korça, Gjirokastra, Himara, Përmeti etj. 

Korça 

Pretendimet greke fillojnë me qytetin e Korçës, i cili quhet prej grekëve si "qendër e helenizmit grek". Ndonëse në Korçë askush nuk ka folur dhe askush nuk flet greqisht, për grekët kjo nuk ka rëndësi sepse për ta "çdo ortodoks është grek". Që këtu vihet re se sa falsë janë në grekët në "argumentet" e tyre. Sipas autorit Jorgo Skiadhi, "Korça në shekullin e 19#8209;të ishte një qendër kryesore ekonomike" sikur kjo të përbëjë ndonjë provë që Korça të ketë qenë greke. Pasi thotë se "Voskopojën e dogjën shqiptarët më 1769", Jorgo Skiadhi këmbëngul në atë që ai e quan "pjesëmarrje e korçarëve në revolucionin grek të vitit 1821", pa dhënë absolutisht ndonjë emër. 

Jo pa rëndësi për grektët është edhe "argumenti" tashmë i njohur i shkollave greke në Korçë gjatë shekullit të 19#8209;të dhe fillimit të shekullit të 20#8209;të. Ndër ata që paskan ndihmuar këta shkolla përmendet njëfarë Janis Pakas që thuhet se ka dhuruar shuma të mëdha për mitropolitin grek të Korçës Neofatos. Me interes është të dimë se në Bankën Kombëtare Greke qysh në shekullin e 19#8209;të paska ekzistuar një llogari e përcaktuar për planet helenizuese të grekëve. Formalisht kjo llogari ka qenë në emër të Janis Pakas#8209;it. Paratë e dala nga kjo llogari financonin shkollat greke në bashkëpunim edhe me një të ashtuquajtur fondacion "Lasou". 

Çështja e shkollave greke të hapur në viset Shqiptare në shekullin e 19#8209;të është një çështje komlekse dhe nuk ka të bëjë vetëm me Korçën. Këto shkolla u hapën si pasojë e privilegjeve që gëzonte kisha greke në regjimin e atëhershëm osman. Në asnjë rast këto shkolla nuk u hapën duke pasur si kriter gjuhën apo etninë, por vetëm përkatësinë fetare, të cilën grekët e njehsonin me kombësinë. 

Për grekët nuk ka asnjë rëndësi që Korça është një qendër e vërtetë e shqiptarizmit, gjë që provohet edhe nga historia. Për ta mjafton të jesh ortodoks dhe përnjëherë je "grek". 

E ndërsa këmbëngulin në gënjeshtra e tyre, grekët nuk harrojnë të përmendin as "dëshmorët e helenizmit në Korçë" si mitropoliti Aridhas Parthenius i vrarë më 1670 nga shqiptarët dhe mitropoliti Fotis Kallibis i vrarë më 1906. Për këtë të fundit ata thonë se u vra nga njerëz të paguar, në një kohë që dihet se ai u vra nga çeta e Çerçiz Topullit si shpagim për krimet që ai kishte kryer kundër shqiptarëve. Është interesant fakti se ndonëse këtë klerikë nuk kanë qenë nga Korça, në asnjë rresht të librit në fjalë nuk e merr vesh një gjë të tillë. Kjo gjë bëhet për arsye që të jepet idea që në Korçë ka pasur grekë. 

Përveç qytetit të Korçës, në shkrimin e Jorgo Skiadhit përmendet edhe Dardha si një "fshat me tradita greke". Për këtë fshat thuhet se organizata "vorio #8209; epirote" SFEVA ka ndërtuar kishën ortodokse dhe se kryetari i komunës së Dardhës{emri i të cilit nuk jepet}, ka studiuar në Greqi. Sipas tyre ky ka falenderuar SFEVA#8209;n për "ndihmën e dhënë" nga kjo organizatë në Dardhë.   

Nuk mund të lemë pa përmendur gjithshtu se në historinë e Shqipërisë njihen mjaft figura nga Korça si Mihal Turtulli, Mihal Grameno, Pandeli Cale, Themistokli Gërmenji, Pandeli Evangjeli, Kostaq Kotta, Vasil Avrami etj, të cilët kanë dhënë kontibut të çmuar për çështjen kombëtare shqiptare. Dhe për ironi të gjithë kanë qenë antigrekë. 

Korça kurrë nuk qenë dhe kurrë nuk do të jetë greke.     

Gjirokastra   

Falsiteti grek vazhdon me qytetin e Gjirokastrës. Për këtë qytet thuhet se ka "tre emra", atë "turk" Erger, atë shqiptar Glinokastër dhe atë "grek" Argjirokastër. Dhe këtu Jorgo Skiadhi nis e tregon "historinë e princeshës Argjiro", pa dhënë ndonjë datë apo subjekt të ngjarjes. Skiadhi thotë: 

"Gjirokastra do të ngelet gjithmonë greke, të paktën për aq kohë sa njerëzit të kërkojnë historinë e vërtetë". 

Sipas "pikëpamjes" greke në Gjirokastër na paska pasur shumë grekë, por ata na qenkan larguar diku rreth vitit 1730. Përralla vazhdon më tej me përmendjen e njëfarë at Joan Kapodistria, i cili paska ikur në Korfuz, ndërsa shumë "grekë" të tjerë paskan ikur në Janinë dhe vende të tjera të Greqisë. Mirëpo Jorgo Skiadhi ose ka harruar ose nuk ia ka idenë që edhe në Janinë në atë kohë ka qenë pushteti osman dhe nëse "grekët" do të "persekutoheshin" në Gjirokastër e njejta gjë do të ndodhte edhe në Janinë apo në qytete të tjera. 

Ashtu si edhe tek rasti  Korçës edhe në rastin e Gjirokastrës, grekët këmbëngulin tek shkollat greke të hapura në shekullin e 19#8209;të dhe tek numuri i kishave ortodokse. Pak rëndësi ka për ta që në Gjirokastër nuk ka folur dhe nuk flet askush greqisht. 

Sipas Jorgo Skiadhit, njëfarë Kristos Kostandinidhis ka dhënë para për shkollat greke, të cilat i ka hapur fillimisht më 1810 mitropoliti i Gjirokastrës Dositheas që ka ardhur nga Meçova dhe ka qëndruar deri më 1830. Sipas tyre për këto shkolla ka ndihmuar edhe mitropoliti Joakim, i cili më vonë është bërë patrik ikumenik në Stamboll. Sikurse kuptohet për hapjen e shkollave greke ka qenë e interesuar drejtpërdrejt kisha greke, ndërsa financimet janë mbuluar nga persona të tjerë ndër të cilët përmenden Dhimitros Haxhipolupso, Apostol Arsaqi, Vangjel Zhapa etj. Nuk harrohet të theksohet në këto raste as Kozma Etoliani, një pseudoprift ky që është shpallur edhe "shenjtor" nga grekët, për poshtërsitë e kryera nga ai kundër shqiptarëve. 

Ndër mashtimet e tjera të Jorgo Skiadhit në kapitullin në fjalë janë edhe cilësimi "gjirokastritas" i disa anonimëve me emra greke.      

Ndërsa si datë e "çlirimit" të Gjirokastrës grekët përmendin 3 marsin 1913, kur ushtria greke pushtoi këtë qytet gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Si kudo edhe këtu përmendet "puna e mirë" e mitropolitëve grekë kundër shqiptarëve. 

Himara 

Siç edhe pritej Himara quhet nga grekët si "qytet i lashtë grek", madje kjo lashtësi provohet për ta "qysh nga koha e Bizantit". Të mjerët grekë ose nuk e dinë ose nuk duan ta dinë se qysh nga koha e Skënderbeut, një pjesë e mirë e Himarës dhe Labërisë u popullua me mirditorë. Për këtë shkak edhe sot e kësaj ditë ka akoma mbiemra si Gjondeda, Gji{n}pali, etj. Në rastin e Himaras, Jorgo Skiadhi thotë se këtu "flitej greqisht qysh në vitin 1518. Mirëpo Skiadhi duket se nuk para ja ka idenë se si funksiononte sistemi i venomeve në Perandorinë Osmane, kur thotë se më 1684#8209;n "u kërkua nga turqit largimi i himariotëve". 

Tashmë është e provuar se ato tre fshatra si Palasa, Dhërmiu dhe Himara që flasin një greqishte të prishur e kanë këtë pasojë nga propaganda e fortë e kishës greke. Ata ruajnë me besnikëri të gjitha doket dhe zakonet shqiptare. Është për t`u kujtuar se në dasma këndohet shqip dhe në vdekje vajtohet shqip. 

Në librin objekt polemike përmendet një fakt interesant në lidhje me financimet për greqizimin e Himarës. Kështu thuhet se në vitin 1770 nga zona e Egjeut kanë ardhur para për qëllimin e sipërpërmendur. 

Përsa i takon "figurave" të Himarës libri përmend Spiro Milon{i riu}, i cili është shquar në "revolucionin grek të 1821#8209;it" dhe Spiro Spiro Milon{i vjetri}, i cilësuar edhe si "kapiten Buas", dhe që njihet si një ndër ish ushtarakët e ushtrisë greke që dogjën jugun e Shqipërisë dhe që shpalli pas Jorgji Zografit "autonominë e Himarës". 

Spiro Spiro Milo nuk ishte grek, por një grekoman i zellshëm. Masakrat e kryera nga ai janë të njohura në mbarë Evropën dhe për to ka shkruar gjerësisht edhe shtypi evropian i kohës. 

Ajo çka ia vlen të kujtohet në rastin e Himarës është fakti se agjentura greke ka vepruar në vite të ndryshme mjaft fort në zonën e Himarës. Kështu në Arkivin e Shtetit gjenden mjaft dokumente që vërtetojnë këtë veprimtari. 

Kështu për shembull në vitet e Luftës së Dytë Botërore, "elementë me ndjesina të teprueme grekomane" në zonën e Himarës kanë qenë: Milo Spiro Milo, Savo Llazari, Kozma Kalleshi, Jorgji Guma, Spiro Çiriçi, Qimo Çiriçi, Jorgji Skura, Milto Kalushi, Janaq Gjoni, Gjik Kokaveshi, Jorgji Abdruçi, Damiano Bollano, Ilia Likoka, Pipi Sima etj.{shih një dokument të Arkivit të Shtetit të publikuar në librin e Albert Kotinit "Tre gurët e zes në Prevezë", vëllimi i dytë, faqe 991#8209;992}. Në këtë informatë rezervante njoftohet kuestura e Vlorës se personat e mësipërm ishin "elementë  me ndjesina të teprueme grekomane". 

Saranda 

Edhe Saranda është quajtur "vend i shenjtë i Vorio #8209; Epirit". Në të gjitha përmendjet grekët thonë për këtë qytet "Shën#8209;Saranda". Sipas tyre ky emër lidhet me martirizimin e 40 ortodoksëve të cilët kanë ngritur një kishë në një zonë të qytetit. Në këtë kishë paska pasur edhe 40 ikona që i korrespondonin "40 martirëvë". 

Edhe për këtë qytet Jorgo Skiadhi thotë që ka pasur vetëm grekë. Si zakonisht Skiadhi nuk bazohet në asnjë material në pohimet e tij. Ndërsa në një foto të librit përmendet si "argument" i fortë ngritja e "flamurit të Vorio #8209; Epirit" në Sarandë nga ushtria greke në vitin 1913, ku para këtij "evenimenti" duken disa andartë, një fëmijë i marrë përdore dhe një prift ortodoks që ashtu si edhe shokët e tij, kurrë nuk ka bërë punët e Zotit, por ka trazuar shpirtrat e deleve të perëndisë. 

Është për t`u kujtuar se në vitin 1938 emri i Sarandës u bë Zogaj, një vit më pas Porto Eda dhe në vitet e regjimit komunist u rikthye emri i parë. 

Përmeti 

Duke përmbledhur edhe zonat përreth, edhe Përmeti quhet për grekët "pjesë përbërësë e Epirit grek". Në këtë shkrim nuk përmenden shumë gjëra, por theksohet se Apostol Arsaqi ishte nga Hotova e Përmetit dhe ishte një "vorio#8209;epirot i shquar". E ashtuquajtura "lashtësi bizanine", është përdorur si edhe në rastet e tjera pa ndonjë efekt mbresëlënës. 

Duke qenë se Apostol Arsaqi ka qenë grekoman dhe jo grek, është rasti të ritheksojmë dëmin e madh që pëson Shqipëria nga hapja e kolegjit me të njejtin emër në Tiranë. Nuk është normale që figuara e një njeriu që vlerësohet nga të gjitha organizatat "vorio#8209;epirote", të jetë simbol i shkollimit në mes të Tiranës. Për një fakt të tillë nuk mund të heshtet, aq më tepër kur vihet re se qëllimet e shkollave të tyre janë qëllime asimiluese dhe helenizuese. 

#8209;Apostol Arsaqi 

#8209;Libri në fjalë 

#8209;Ngritja e flamurit të "Vorio#8209;Epirit" në Sarandë në vitin 1913 nga andartë dhe priftërinj grekë. 237  

#8209;Në këtë barakë që thuhet se është në Himarë është shkruar diçka për "Vorio#8209;Epirin". Kjo mbahet si "argument" i fortë nga grekët se "Himara është greke". 234 
#8209;Janis Pakas, një financues i shkollave greke. 225 


---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Autos - Get free new car price quotes
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list