Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Gazeta 55

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Tue Jul 16 19:34:19 EDT 2002


Të mos harrojmë atë që na kanë bërë dhe atë që po na bëjnë grekët.

Duke shfletuar  vëllimin  e ri antishqiptar të botuar në Greqi me titull "Vendet e dhimshme të Greqisë". 

Nga KASTRIOT DERVISHI 

Pikpamja greke për ngjarjet e marsit 1997 në Shqipëri 

Në librin objekt polemike ishte e natyrshme se nuk mund të liheshin pa u trajtuar edhe ngjarjet e vitit 1997 në Shqipëri. Siç edhe pritej kapitulli për ngjarjet e marsit 1997 titullohej "revoltat e marsit 1997" dhe është shkruar nga Arqile Kesopulo. Fotoja e parë që e hap këtë kapitull është ajo e Sebastianosit me një grup fëmijësh "vorio #8209; epirotë" në shkurt 1993, dalë në anën greke të pikës së kalimit kufitar në Kakavijë. 

Sipas autorit Kesopulo dhe përgjithësiht sipas pikëpamjes greke, si shkak për "revoltën e marsit", merret "armatosja e një popullsie që ndodhej 200 kilometra në veri të Tiranës" dhe shtirja e këtij "kontigjenti të armatosur njerëzish deri në Elbasan". Në këtë mënyrë sipas grekëve merr jetë përralla e dy etnive të ndryshme në Shqipëri të ndara sipas tyre jo vetëm gjeografikisht nga lumi Shkumbin. 

Në funksion të kësaj, ajo që ndodhi në jug të Shqipërisë quhet reagim i "vorio #8209;epirotëve" kundër dhunës së "veriut shqiptar". Shikoni pra sa të rrezikshme dhe të thella janë "punët" për grekët. Në këtë kuadër sipas tyre "vorio #8209; epirotët filluan të mbrojnë çështjen e tyre". 

Në faqen për ngjarjet e vitit 1997, përmendet edhe njëfarë Vasilio Kukias, me detyrën e presidentit të shoqatave "vorio #8209; epirote" që veprojnë në Selanik. Sipas tij në ngjarjet e vitit 1997 janë larguar për në Selanik "60 mijë vorio #8209; epirotë". I shkreti Kukias, nuk e di ose nuk do t`ia dijë që në Shqipëri realisht nuk banojnë më shumë se 30 mijë greqishtfolës. Në këtë mënyrë kanë kaluar planin edhe 30 mijë fantazma "vorio #8209; epirote". 

Në lidhje me ngjarjet në fjalë pikpamja greke i jep një rëndësi të posaçme, "vijueshmërisë" historike të ngjarjeve. Për grekët ajo që ndodhi më 1997#8209;n në Shqipëri është diçka e njejtë me atë që ka ndodhur më 1914, kohë kur bandat grekë nën maskën e "epirotëve", dogjën jugun e Shqipërisë dhe shpallën të ashtuquajturën "autonomi" zografiste të "Vorio #8209; Epirit". E ashtuquajtura "çështje e parave" pothuajse nuk përmendet fare në libër. Kjo tregon se sa kot ka qenë ajo çështja e kthimit të parave në vitit 1997. 

Nga ana tjetër ajo që merr një vlerësim nga grekët është bashkëpunimi i asaj pjese të politikës shqiptare me grekët, për përmbysjen e pushtetit dhe për ta kthyer Shqipërinë në një koloni të Greqisë. Është për t`u theksuar se të gjitha botimet grekë, këmbëndulin se ngjarjet e vitit 1997 kanë qenë një "kryengritje vorio #8209; epirote", pa mundur të realizohet plani për shkëputjen e gjysmës së Shqipërisë dhe aneksimin e sak nga Greqia. Më poshtë do të japim shkaqet se pse nuk u ndërmor ky plan. Historia nga ana e saj do të shënojë më të zeza të gjitha emrat e politikanëve dhe personave të tjerë të vënë në shërbim të Greqisë për katastrofën e vitit 1997. Por nuk duhet të harrohet se komitetet e shpëtimit, parti politike, etj drejtoheshin nga njerëz që janë aktivë edhe sot në shoqërinë shqiptare. Po ashtu është për të ardhur keq që shërbimi sekret grek EYP, ka shtirë fijet e tij në Shqipëri. 

Ashtu si edhe herë të tjera grekët kanë vepruar me armët e tyre të njohura si kisha dhe ushtria. Kështu për shembull  gazeta "Makedonia" e Selanikut datë 7 mars 1997 njofton se mitropoliti i Drinopulit Andreas ka lëshuar thirrjen: 

 "Kemi nevojë për ndërhyrje të menjëhershme, për mbrojtjen e minoritetit grek. Duhet të rrënbehen armët për përmbushjen e borxhit kombëtar." 

Është rasti pra të kujtojmë se ajo që i ndodhi Shqipërisë më 1997 nuk ishte një tragjedi e padëgjuar dhe e paplanifikuar nga shteti grek nëpërmjet organizmave të tij të specializuara. Meqenëse libri objekt polemike jep shkurtimisht ngjarjet e 1997 duke u mjaftuar vetëm të thotë se këto ngjarje "ishin kryengritje vorio #8209; epirote" dhe nuk përmendend emrat e politikanëve shqiptarë që bashkëpunuan me ta{mbase për t`i ruajtur ato} që drejtuan dhe udhëhoqën rrebelimin e 1997{që gjithsesi njihen të gjithë}, do bëjmë disa citime nga shtypi grek dhe ai turk në lidhje me ngjarjet në fjalë. 

Gjithsesi komploti greko #8209; komunist i vitit 1997 kundër Shqipërisë, i nisur me sulmin mbi godinën e SHIK#8209;ut në Vlorë dhe i vazhduar me shthurjen e shtetit shqiptar, është një moment në historinë e Shqipërisë, i cili po nuk pati vëmendjen e duhur apo të tentohet të harrohet, shton shanset për një ripërsëritje të tij me të njejtat objektiva. 

  

"Stohos" për Greqinë e Madhe". Pretendime edhe ndaj Italisë 

  

Gazeta "Stohos" njihet si përcjellëse e mendimit shovinist në Greqi, por edhe si paralajmëruese e veprimeve të mundshme për të ndodhur. Artikulli i mëposhtëm është i datës 15 Qershor 1996 me titull:"Si mund të ringjallet Perandoria Bizantine e kombit grek". Ja pjesa më kryesore e tij. 

"Roma i dhuron Shqipërisë Çamërinë. Në Greqi nuk ka zonë me emër Çamëri. Ndoshta Çamëria ndodhet përtej Tiranës ose Ankonës në Itali, të cilën në se do Italia t`ia japë Shqipërisë. Ne në Greqi nuk kemi as çamër dhe as Çamëri. Dihet tashmë fakti se Italia së bashku me Austrinë kanë patur si qëllim dhënien e Epirit të Veriut shtetit të ri shqiptar, të krijuar në vitin 1912. Shqiptarët të cilët përbëhen nga farëra dhe popuj të ndryshëm, inekzistent si komb, ......u bënë komb dhe shtet i lirë me ndihmën e Italisë dhe të Austrisë në dëm të helenizmit..... Shqiptarët kanë grabitur tokën greke, Epirin e Veriut si dhe shqiponjën me dy krerë të flamurit bizantin...Tashmë ka dalë edhe historia e Çamërisë inekzistente në Greqi. ...Dihet tashmë që çamët kanë bashkëpunuar me fuqitë e bllokut qendror si dhe kanë kryer krime të shumta në dëm të grekëve. Pas Luftës së Dytë Botërore, për shkak të krimeve dhe masakrave që kishin bërë,ata nuk mund të qëndronin më në Greqi dhe shkuan në Shqipëri,e cila së bashku me Italinë drejtuan luftën kundër Greqisë. Kështu çështja e këtyre "çamëve" u mbyll njëherë e përgjithmonë. Përpjekjet e Italisë për Çamërinë janë vetëm dokrra. Kjo e fundit nuk mund të shkëpuste më tokë greke për t`ia dhënë Shqipërisë. Këtij qëllimi ata nuk do t`ia arrijnë kurrë jo vetëm për shkak të rezistencës greke por edhe për arsye se pas pak kohësh Italia do të pushojë së ekzistuari si shtet me këtë emër. Në një të ardhme të afërt, do të flitet vetëm për gadishullin italik (njësoj si gadishulli Ballkanik), e jo më si shtet Italian. Shpërbërja e Italisë pothuajse ka filluar. Liga e Veriut pothuajse ka krijuar shtetin e vet me emrin Padania, me kryeqytet Milanon. Italia do të përbëhet nga tre shtete: 

Në veri Padonia,në mes shteti i Italisë qendrore me emrin Republika Latine me kryeqyetet Romën dhe shteti i tretë ai i Jugut i cili do të përmbledhe rajonet e Puglias së poshtme, Kalabrisë, ishullit të Siçilisë, Stropolit Pantelerisë etj. 

Për shtetin e Italisë së Jugut e dimë që do të quhet Greqia e Madhe dhe do të jetë shtet grek me kryeqytet Taranton dhe nën/kryeqytet Sirakuzën. Popullsia e Greqisë së madhe është me origjinë greke dhe po ndërgjegjësohet çdo ditë, kështu rikthimi i helenizimit është çështje kohe. 

Rikthimi i ortodoksisë në Greqinë e Madhe  e Siçili, do të ndihmojë shume në ç'latinizimin e banorëve të cilët Papati i latinizoi në fe dhe gjuhë. Vitet që po vijnë janë vitet e helenizimit, i cili përsëri do të luajë rolin e tij krijues e historik. Për të luajtur këtë rol në rradhë të parë helenizimit i duhet të fitojë tokat e humbura të cilat sot ndodhen jashtë kufijve aktualë të Greqisë, në drejtim të veriut në vijën: Lumi Shkumbin (në Shqipëri)#8209;Krusovo#8209;Vilazona (ne Maqedonine e Veriut)#8209;Filipupoli, Aktopoli (Thraka e Veriut)#8209; Stamboll (në Thrakën Lindore). Në Lindje Greqia do të shtrihet në vijën: Iraklio (në Azinë e Vogël)#8209; porti i Sagarius#8209;Ikomo#8209;Ekvoles, në lumin Kalimandhru (Kilikia#8209;#8209;Qipro). Në Veri#8209;Lindje: pondet do të bashkohen me Greqinë dhe do të kenë si kryeqytet Stambollin, njëkohësisht edhe qendra e ortodoksisë boterore. 

Ne etapën e dytë, helenizmi do të përfshihet në vatrat atërore dhe do të krijojë perandorinë Bizantine, duke filluar nga deti Turin (Greqia e Madhe) deri në lumin Danub, nga Pondet në Kaukaz, Andioqia, Qipro dhe Aleksandria me rrethinat e saj. Rikthimi i Perandorisë Bizantine do të arrihet në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit të 21#8209;të dhe për këtë arsye ky shekull do të jetë edhe shekulli i helenizimit. Të gjithë turqit do të kthehen në vendin e tyre në Turkistan, bullgarët në lumin Vollga, dhe shqiptarët do të asimilohen të gjithë midis nesh dhe Serbisë së Madhe (sepse janë njerëz pa troje). Popullsia greke që jeton në Pondet si kriptokristiane do të çlirohet dhe do të bashkohet me Greqinë e Madhe d.m.th. me Perandorinë Bizantine e cila nuk do të njohë as minoritete të huaja, as besime fetare të huaja dhe as gjuhë të huaja, perveç një kombi të bashkuar helen, fesë ortodokse dhe gjuhës greke." 

  

Kush pengoi "autonominë e Vorio #8209; Epirit" më 1997? 

  

Është rasti sërish për t`u kujtuar se një pengesë të madhe për realizimin e planeve të vjetra të Greqisë luajti Turqia. Nga ana e tyre grekët nuk kanë një mendim të prerë se pse nuk u realizua e ashtuquajtura "autonomi e Vorio #8209; Epirit", por herë akuzojnë {sa për sy e faqë} politikën grekë dhe hërë rolin e ditur të Turqisë në rajon. 

Kështu kanali televiziv grek "Tele Nora" më 8 Mars 1997, në lajmet e orës 17:00, bënte të ditur: 

".. Greqia nuk mund të ndërhyjë zyrtarisht për arsye të rrezikut të një sulmi të mundshëm nga ana e Turqisë në mbojtje të aleatëve të tyre historikë." 

Ndërsa në kulmin e rrebelimit, më datën 17 Mars 1997, kryeministrja turke Tansu Çiller deklaroi para gazetarëve në Ankara: 

 "Turqia nuk do të qëndrojë spektatore ndaj përpjekjeve për të përçarë Shqipërinë. Për ruajtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë dhe zgjidhjen në një kohë sa më të shkurtër të krizës qeveria turke ka intensifikuar veprimtarinë e saj në interes të Shqipërisë, në NATO, OSBE dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë.Turqia është gati të zerë vendin e saj në çdo forcë ndërkombëtare apo në çdo projekt që do të hartohet për këtë qëllim.Gabimi që u bë me Bosnjën nuk duhet të përsëritet në Shqipëri. Në këtë kuadër Turqia do t`i japë Shqipërisë të gjitha ndihmat e nevojshme si në planin politik, ekonomik ashtu edhe ushtarak"{gazeta turke "Hyrriyet" 18 mars 1997}. 

Të nesërmen e deklaratës së zonjës Çiller, gazeta turke "Zaman", botoi një artikull në lidhje më ngjarjet në Shqipëri sipas disa të dhënave të  Shërbimit Informativ Turk. 

Sipas Agjencisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare (INAF), veprimtaritë e fshehta greke kanë qenë nën survejimin e Shërbimit të Fshehte Turk (MIT). 

Më poshtë jepet pjesa më e rëndësishme e artikullit: 

"MIT ka zbuluar se Greqia ka planifikuar,në mënyrë të veçantë në dy vjetët e fundit, të përgatisë minoritarë grekë në pjesën greke të Ishullit të Qipros. 

Rreth 200 të rinj minoritarë greke nga "Epiri i Veriut" janë trajnuar si oficerë policie dhe agjentë të fshehtë në Qipron greke. Raportohet se një pjesë e parave të mbledhura nëpërmjet fushatës së organizuar nga Kisha Greke Qipriote janë dërguar në Shqipëri. 

100 gra të reja, janë trajnuar si infermiere nën maskën e trajnimit për shërbime sociale. 

Ndërkohë, është zbuluar që agjentët e Shërbimit Sekret Grek #8209; EYP, kanë kaluar kufirin dhe janë vendosur nëpër Kishat Orthodokse me rrobën e priftërinjve që në vitin 1993. Në  vitet 1995 #8209; 1997, një mijë të rinj shtetas shqiptarë me origjinë greke, kanë kaluar kufirin për arsye të ndryshme për t`u trajnuar si komando, si dhe 40 vetë nga ta grekë janë specializuar se si të organizojnë rrebelimin. Përsëri ka raporte se Greqia ka furnizuar minoritetin grek me njëmijë armë. Qarqe diplomatike paraqesin shqetësimin se Greqia po përpiqet që të krijojë në jug të Shqipërisë një situatë të ngjashme me atë në Qipro". 

Shkrimi i mësipërm nxiti një takim të 18 kryetarëve të shoqatave shqiptaro#8209;turke që veprojnë në Stamboll të takoheshin me Presidentin turk Demirel. 

Në këtë takim zoti Demirel i siguroi shtetasit e tij me origjinë shqiptare se Turqia po e ndiqte me vëmendje të madhe situatën dhe se askush nuk do të guxonte qoftë edhe të mendonte që të merrte një pëllëmbë toke nga Shqipëria. 

Në të njejtën ditë u organizua edhe një takim i tre diplomatëve shqiptarë të akredituar në Turqi me personalitete të larta turke të cilat përsëritën të njejtin angazhim si edhe Presidenti i Republikës Turke. 

Pak orë më vonë, diplomatët u njohën me një draft të përbërë prej 12 pikash të hartuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke lidhur me aksionin që do të ndërmerrej në lindje të Greqisë në rast të një agresioni të kësaj të fundit ndaj Shqipërisë. 

Pas këtij njoftimi grekët ndryshuan menjëherë qëndrimin e tyre në lidhje më "zgjidhjen e krizës në Shqipëri.  

Më 29 mars 1997, pas një takimi urgjent me Shefin e Përgjithshëm të Shtabit të Turqisë, gjeneralin Ismail Haki Karadagi, Kryeministria Çiller deklaroi përsëri para shtypit: 

"Turqia është e vendosur të ruajë integritetin territorial të Shqipërisë, dhe nuk mund të qëndrojë pasive ndaj ngjarjeve që kërcënojnë copëtimin e Shqipërisë. Përkeqësimi i situatës në Shqipëri është i palejueshëm dhe do të ishte turp për Evropën,ndaj nga ana e saj Turqia është e gatshme të bëjë gjithçka për stabilizimin e gjendjes në Shqipëri." 
(Marrë nga e përditshmja turke "Turkish Daily Neës" 30 Mars 1997). 


---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Autos - Get free new car price quotes
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list