| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Per Camerine - Gazeta 55Agron Alibali aalibali at yahoo.comTue Jul 16 19:21:08 EDT 2002
Mbi të gjitha Çamëria Në lashtësi, Çamëria njihej si Iliria e Jugut dhe më vonë është quajtur Shqipëria e Jugut. Grekët e kanë quajtur Çamërinë, Epir, një emër që do të thotë "Kontinent", ky nuk ka asnjë lidhje me kombësinë e popujve që banojnë në këtë kontinent. Emri Çamëri u përdor nga banorët grekë të ishujve të vegjël përtej kufijve të Shqipërisë. Grekët, në vazhdimësi janë munduar për të tjetërsuar historinë duke shpikur edhe gjenezën helene, si të vetmen pellazge, para asaj ilire si trashëgimtare të vërtetë. Ata duke mos përballuar dot shkencërisht, gjenezën tonë pellazge më të hershme se helenët, atëhere nuk u mbetej tjetër gjë, veçse tjetërsimi i të vërtetave historike. Përpjekjet e grekëve për të tjetërsuar historinë nuk janë mbështetur nga studimet shkencore, të bëra si nga shkencëtarët e huaj dhe ata grekë, pa përjashtuar dhe disa prej tyre që, me argumentime shkencore bindëse hedhin dritë të plotë për gjenezën e popullit tonë, duke filluar që nga lashtësia deri tani në kohërat moderne, duke argumentuar shkencërisht, se shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve, ilirëve. Straboni dhe Herodoti, duke mos e njohur gjuhën e fiseve fqinje që ndryshonte krejt nga helenishtja, i quajtën banorët në veri të Ambrakisë, Pellazgë ose Barbarë. Për të dalluar helenët nga kombet e tjera ata përdornin këtë formulë:"Kush nuk është helen, është barbar". Teza e përbashkët që e gjejmë tek Straboni, Ptolemeu, Tuqiditi është:"Çamëria në lashtësi banohej nga fiset thesprote, mollose, kaone, që nga grekët e lashtë quheshin fise barbare, sepse nuk flisnin greqisht". Në librin "Fjalor i Antikiteteve klasike" të Lybkerit, tek artikulli për Korkyrën (Korfuzin), vihet në dukje, se ai ishull në zanafillë banohej nga ilirët. Në veprën e studiuesit të njohur suedez Martin P. Nilson, botuar në Londër në 1909, me titull "Studime mbi historinë e Epirit të lashtë", sqarohet më së miri, se Epiri nuk ka qenë ndonjëherë grek, ky rajon ka ruajtur natyrën e vet ilire të pandryshueshme. Në shekullin e X-të të erës sonë, perandori i Bizantit Leoni i Mençur, në një nga librat e tij përmend faktin që "banorët e Epirit janë shqiptarë" Pukvili (1770-1857), që njihej si mik i helenëve, i cilësuar si filo-grek shkruan "për Pirron dhe Thesprotin që nuk janë grekë" si dhe jep mjaft prova etnografike, arkeologjike për autoktoninë çame (libri "Udhëtime në Greqi" vol. 1 fq.98.( Martin Lik në librin "Kërkime në Greqi" botuar në Londër, në 1814, në fq. 266 thotë:"Çamët okupojnë vendin në jug të lumit Kalama (Thiam i vjetër) dhe kam arsyen të besoj, se çamët e kanë nxjerrë emrin e tyre nga një aliternacion i lumit të prapthi. Vendit i thonë Dar, dhe shtrihej deri rrotull fshatrave të Janinës, vendet kryesore të Çamërisë janë: Suli, Paramithia, Margariti, Parga, Agjija. Enciklopedia e madhe helenike, vëllimi 15 fq. 405 provon se, çamët janë banorët e parë të Thesprotisë dhe jep njoftime se emrin çam e kanë marrë prej Thiam (Kalama i sotëm). Nga pikëpamja gjuhësore pranon se dy të tretat e Çamërisë, megjithëse të ndarë në të krishterë dhe myslimanë, flasin shqip, por një shqipe të veçantë. Studiuesit, konsujt dhe udhëtarët e ndryshëm si Pukvili, Lik, Brukton, Helon, Bul, Liri, Dozon etj, që vizituan Shqipërinë në shek.XIX-të konstatuan se populli i Çamërisë, trevë që shtrihej në mes të lumit Kalama, gjirit të Artës e deri në Prevezë, popullohej nga shqiptarët autoktonë. Përfaqësuesi i Greqisë në Konferencën e Losannës, deklaroi më 19 janar 1923,se "Shqiptarët banojnë në një krahinë plotësisht të caktuar, d.m.th Epirin. Nga sa më sipër, del më se e qartë autoktonia ilire e Çamërisë, si dhe vazhdimi i iliro-shqiptarëve të saj, pasardhësit e fiseve pellazgo-ilire janë quajtur thesprotë, me qendër shpirtërore tempullin e Dodonës. Me të drejtë, banorët e vjetër të Çamërisë japin përgjigje për vendndodhjen e Çamërisë:"Çamëria zihet ka lumi i Shalësit (Pavllo) në veri, jaram të tre gurët e zes në Prevezë". Çamët dhe epiriotët, kanë patur nga helenët ndryshime nga kultura, gjuha, historia, zakonet, etj. Helenët janë pasardhës nga përzierja e pellazgëve me mesopotamasit që emigruan në Greqi, rreth vitit 1700 para erës sonë, dhe u përzien një herë të dytë pas vdekjes së tyre në Greqi me të tjerë pellazgë. Shteti social i Greqisë së lashtë, përbëhej nga elementi mbizotërues dygjuhësor që fliste në shtëpi shqip (pellazgë) dhe që mësonte në shkollë greqishten, dhe që u quajtën më vonë helenë, të dalë nga përzierja pellazgo-mesapotame, pellazgo-egjiptiane të emigruar në Greqi. Fjala "helene" është marrë nga "helios" (diell), që do të thotë që vijnë nga vendet e nxehta me diell, si Babilonia (Egjipti) e Mesapotamia. Gjatë lashtësisë, si dhe sot quhet helen çdo person që është arsimuar në gjuhën greke, që mund ta fliste dhe ta shkruante këtë gjuhë, duke u bërë kështu dy gjuhësh. Në kohën e pavarësisë të Greqisë, në vitet 1821-1830, gjendja shoqërore e lashtë ende mbizotëronte në Greqi. Në Parlamentin Kombëtar të Greqisë përdoreshin të dy gjuhët. Mbretin Oton i Parë, që iku nga Gjermania dhe vajti në Greqi, e këshilluan të mësonte greqishten për të folur me popullin, dhe pasi e mësoi greqishten e vjetër e doli në popull, pa se askush nuk fliste greqisht, por flisnin shqip. Në racën e bardhë, pellazgët janë të parët ku autoktonia i përket shqiptarëve, kurse grekët, latinët, janë derivate të pellazgëve. Banorët e Epirit nuk kanë qenë ndonjëherë grekë, kjo trevë që në lashtësi ka qenë iliro-pellazge, Thesprotia nuk ka qënë greke, se çamët që nga lashtësia dhe deri tani në kohët moderne janë autoktonë në trojet e tyre. Në Çamëri, si në lashtësi dhe tani në kohët moderne, përpjekjet e grekëve për të hequr identitetin shqiptar të Çamërisë, kanë qenë dhe do të jenë të pasuksesshme, pasi historia nuk mund të tjetërsohet sipas dëshirës së grekëve. Krahina e Epirit ka qenë etnikisht shqiptare që prej kohës antike. Konferenca e ambasadorëve në Londër, në vitin 1913, pjesën jugore të kësaj krahine ia shkëputi trungut të saj amtar, dhe ia dha shtetit grek, pavarësisht faktit se banorët e Epirit të Jugut ishin shqiptarë të besimit ortodoks dhe mysliman, shqiptarët e besimit ortodoks, iu nënshtruan helenizimit. Greqia ndoqi një politikë të sofistikuar asimilimi ndaj shqiptarëve ortodoksë të Çamërisë, duke konsideruar se ata janë grekë, duke pretenduar se të gjithë ortodoksët janë grekë, duke përdorur fenë për asimilimin e shqiptarëve ortodoksë, dhe i ktheu në kombësine greke. Qeveritarët grekë kanë ndjekur një politikë shoviniste dhe kanë kryer genocid kundra shqiptarëve myslimanë. Në vitin 1913, bandat e Deli Janaqit të organizuara dhe të përkrahura nga qeveria greke, masakruan dhe vranë te Përroi i Selamit, në Paramithi, 72 burra nga krerët e kësaj krahine. Ky ka qenë fillimi i shfarosjes së shqiptarëve myslimanë të Çamërisë. Në vitet 1914-1921 nën pretekstin e çarmatimit të popullsisë shqiptare të Çamërisë nga qeveritarët grekë, u kryen ndjekje, persekutime, tortura dhe grabitje ndaj popullatës (vijon) --------------------------------- Do You Yahoo!? Yahoo! Autos - Get free new car price quotes -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |