Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Editorial - Gazeta 55

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Fri Jul 12 21:14:41 EDT 2002


Terroristët grekë të MAVI-it, celulë në Shqipëri 
  Atentate të pritshme, destabilizim në Himarë etj... 

  Burime tepër të rezervuara, por të denja për t'u marrë në konsideratë, madje për të vënë alarmin në shtetin shqiptar, bëjnë të ditur se organizata terroriste MAVI ka celulë në Shqipëri. 

   Aktiviteti i kësaj organizate terroriste, në programin e së cilës përfshihet platforma për "Çlirimin e Vorio Epirit", përfytyrohej deri tani vetëm me sulme nga jashtë brenda. Kështu ndodhi rasti i postës së Peshkëpisë, në të cilën tashmë është provuar totalisht autorësia e MAVI-it. Madje është provuar nga Shërbimet Inteligjente, por dhe ka dalë në publik fakti që këta banditë i kishte takuar një intelektual grek i diasporës.   

     Goditja që shteti grek po përpiqet t'i japë terrrorizmit, kryesisht atij të organizatës "17 nëntori" të prirur majtas, duhet të përfshijë edhe MAVI-in. Mirëpo tek kjo organizatë, shteti grek ende nuk ka provuar se është dorëjashtë. 

     Para disa kohësh organizata terroriste MAVI, hodhi në erë disa shtylla të tensionit të lartë në territorin grek, të cilat sillnin energji elektrike në drejtim të Shqipërisë. Disa arrestime që u janë bërë terroristevë grekë kanë ndodhur përgjatë kufirit me Shqipërinë dhe akuzat në gjyq për ta kanë qenë jo për terrorizëm, por për armëmbajtje pa leje e për ndonjë gjë të këtij lloji. Informacione serioze bëjnë të ditur se gjatë përkujtimit flagrant të vrasjes së ushtarëve grekë në Himarë, ku mori pjesë dhe ambasadori Iliopullos, mendohet se kanë qenë prezent dy protagonistë të organizatës terroriste MAVI. Për ngjarjen në fjalë një prefekt protestoi ashpër, por qeveria e kalamanit Majko nuk qe në gjendje ta çojë çështjen deri në fund dhe të mbahen përgjegjësitë e nevojshme. 

   Një nga piketat më të afërta të kësaj organizate terroriste, po përgatitet në bregdetin e Jonit, ku do të sulmohen pronarët e tokave në emër të tezës Vorio - Epiriote.  Organizata terroriste nuk i sheh të pamundura atentatet e nevojshme në Tiranë apo gjetkë ndaj personaliteteve kulturore gazetareske politike, të cilët kanë një portret patriotik e kombëtar. Ajo që është alarmante është e lidhur me faktin që shërbimet shqiptare, qoftë ato diplomatike, qoftë ato inteligjente e më gjerë, janë shumë larg zotërimit të situatës. Madje mund të themi me plot gojën se brenda tyre ka më jo një infeksion tradhëtie të shërbimit të mirfilltë antishqiptar, por ka një¨zinxhir individësh që i bëjnë jehonë kësaj atmosfere. 
    Qeveria e shtetit grek jo rrallë është dukur nëpër faqet e internetit si përgjegjëse për paaftësinë në luftën kundër terrorizmit. Madje shpesh akuzat shkojnë më larg se kaq. Por në momentin i tanishëm po duket se Greqia po e eksporton këtë terrorizëm edhe në formë strukture në Shqipëri.Në organizata si OMONIA apo në PBDNJ, njeriu që mund të jetë i MAVI-t nuk do t'ia deklarojë këtë partisë apo shoqatës hapur, por udhëheqësit.Këto dy subjekte duhet të jenë vigjilentë ndaj këtyre figurave të zeza. Kjo organizatë terroriste bashkë me "17 nëntorin" në Greqi apo në Shqipëri  ka për objektiv goditjeje veprimi, çuditërisht po ato të skemës së terrorizmit islamik, ku padyshim përfshihet elementi amerikan, anglez etj... Sidoqoftë nëse do të kishte një dëshirë të thellë dhe të sinqertë lidhur me këto informacione, do të thoshnim se, ajo ka të bëjë me faktin që shteti grek, strukturat legale të tij, të jenë sinqerisht kundër terrorizmit. As ata vetë nuk e kuptojnë se ç'mund të burojë prej lajthitjesh të tilla mesjetare. 


---------------------------------
Do You Yahoo!?
New! SBC Yahoo! Dial - 1st Month Free & unlimited access
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list