| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Gazeta ShqiptareAgron Alibali aalibali at yahoo.comFri Jul 12 09:12:35 EDT 2002
DOSSIER Nentedhjete vjete me pare shovinistet greke masakruan patriotin Kadri Gjata (Kumbaro), kryetarin e Klubit "Bashkimi" te shqiptareve te Janines dhe botuesin e gazetes "Zgjimi i Shqiperise" Si e vranë grekët patriotin Kadri Kumbaro --------------------------------- Kadri GJATA, Sulejman JUSUFATI Kadri Gjata (Kumbaro) lindi ne Libohove me 1865, ku mbaroi shkollen fillore dhe ate qytetse (Ruzhdie) dhe me 1880 shkoi ne Janine te tezja e tij (motra e nenes) per te .vazhduar shkollen e mesme (medrese). Mbas mbarimit te shkolles ai qendroi ne Janine, sepse e adoptoi tezja e tij dhe u mor me administrimin e pasurise se saj. Per arsye te adoptimit ai nderroi edhe mbiemrin e tij (e kishte Kumbaro dhe mori mbiemrin e tezes,Gjata). Janina ne ate kohe ishte nje nga te kater vilajetet e Turqise ne Shqiperi. Ne kete qytet, ne fund te shekullit te XIX dhe ne fillim te shekullit te XX pati nje levizje patriotike te frymezuar nga idealet e Rilindjes. Kadri Gjata (Kumbaro) u lidh me kete levizje patriotike dhe me kohe fitoi emer midis patrioteve qe zhvillonin veprimtari patriotike Roli i "Bashkimit" Sipas gazetes "Liria" ne Nr.11-12 tetor 1908 ne shkrimin "Korespondence nga Janina" thuhet: "Me 5 te muajit (shtator 1908) 300 vete u mblodhen per te themeluar shoqeri...Foli Bajo Topulli...kendoi rregulloren; u zgjodh pleqesia e Klubit "Bashkimi": Zia bej-kryetar, Qerim bej Leskoviku-nenkryetar, Kadri Gjata-arketar, Rasim Gjirokastra-shkronjes (sekretar), keshillonjes-6 veta". Klubet asokohe kane qene organizatat kryesore politike qe perqendronin ne duart e tyre veprimtarine patriotike, politike, kulturore, publicistike etj. Ato zhvillonin pune legale e krahas kesaj edhe pune patriotike ilegale. Klubet krijoheshin si organe lufte per bashkimin e popullit shqiptar, per zhvillimin e shkolles dhe te kultures shqipe. Veprimtaria e tyre gjeti perkrahje te plote ne masat e gjera te popullit. Ne mjaft raste popullsia njihte me teper autoritetin e klubeve se sa ate te administrates turke. Rolin me te rendesishem dhe ne shume raste rolin drejtues ne levizjen kombetare ne Shqiperine e Jugut dhe te Mesme e luajti klubi i Manastirit "Bashkimi" dhe Klubi i "Janines". Kadri Gjata bashkepunoi ngushte me patriotin e shquar dhe publicistin e njohur Nuçi Naçi. Ai ishte nje gazetar patriot dhe demokrat dhe per nje kohe qe edhe drejtor i gazetes "Zgjimi i Shqiperise" te Klubit te Janines. Puna e Klubit qe mjaft e veshtire sepse ne Janine kishte baza te forta levizja shoviniste greke(qe dispononte klub, shtyp, shkolla greke, fonde etj). Shovinistet greke te Janines jo vetem qe e shikonin me armiqesi te hapet punen e klubit shqiptar, por edhe vepronin aktivisht kunder tij. Ata kishin perkrahjen e plote te qeveritareve xhon-turq. Sa me teper merrte hov levizja patriotike ne Shqiperi (sidomos me kryengritjet e Shqiperise se Veriut e te Kosoves me 1909-1912), aq me teper qeveria turke e xhon-turqeve i sillte pengesa klubit te Janines duke perkrahur njekohesisht shovinistet greke te megali-idhese.Presione te shumta beri administrata turke mbi Klubin e Janines,duke kerkuar qe Klubi te shperndahej dhe qe ne Janine te krijohej nje klub i vetem nen kontrollin e xhon-turqeve. Pikerisht ne kete faze te veshtire,kur maredheniet me qeverine turke u acaruan ne tere vendin,ndersa shovinistet greke po beheshin perhere e me agresive,ne Klubin e Janines u bene zgjedhje te reja te kryesise dhe ne krye te Klubit u zgjodh Kadri Gjata (Kumbaro). Lidhur me kete ngjarje gazeta e klubit "Zgjimi i Shqiperise" me 5 prill 1910,Nr.75 shkruan:"Pleqesia zgjodhi si kryetar Kadri Gjaten,...i cili nuk do te trembet..."Ata ishin te bindur se Kadri Gjata (Kumbaro) ne rolin e kryetarit te Klubit nuk do te stepej e nuk do t'u trembej presioneve te armiqve te atdheut. Aktiviteti i ketij Klubi eshte trajtuar nder te tjera ne artikullin:"Veprimtaria e shoqerise "Bashkimi" te Janines ne vitet 1908-1912", e Ibrahim Hoxhes, botuar ne revisten "Studime historike" te vitit 1974, Nr.1. Klubi "Bashkimi" i Janines kishte si pikesynim propoganden patriotike, itimin e te drejtave kombetare, perhapjen e arsimit shqip, perhapjen e librit dhe te shtypit shqip, lidhjen e levizjes patriotike te asaj krahine ne levizjen rilindase ne mbare vendin dhe ne "kolonite" shqiptare (ne Egjipt,Rumani etj).Klubi kishte si anetare nje mase te madhe shqiptaresh te Janines, intelektuale, nenpunes, ushtarake, nxenes te gjimnazit e te medresese, zanatçinj, çirake, etj. Klubi krijoi dhe pasuroi edhe biblioteken e vet me libra shqip te asaj kohe. Ai krijoi edhe nje mesonjetore-nje shkolle-ku mesonin shkrimin shqip anetaret e klubit si dhe nxenesit shqipetare te shkollave te Janines. Gazeta "Zgjimi i Shqiperise" mbronte dhe perhapte idete patriotike, propagandonte e popullarizonte veprimtarine e levizjes patriotike qe zhvillohej ne Shqiperi dhe jashte. Nen kujdesin e ketij klubi u themelua dhe qarku (rrethi) letrar "Toskeria" (ne prill 1910). Klubi i Janines u lidh ngushte me qendrat e tjera patriotike sidomos me ate te Prevezes (qe drejtohej nga patrioti Sabri Preveza), te Çamerise (qe kishte si aktivist Musa Demin, njerin nga drejtuesit e meparshem te Klubit te Janines) si dhe me patriotet e Leskovikut, Korçes, Permetit, Gjirokastres, Libohoves, Beratit , Vlores, etj.) Ndikimi i Klubit dhe emri i kryetarit te tij Kadri Gjates, ndihej dhe nderohej edhe ne qarqet patriotike jashte Shqiperise (ne Rumani, Egjipt, Bullgari,etj.) Klubi: nënpresionin e grekëve Nen presionin e arestimeve te frikesimeve te xhon-turqeve ne vitin 1911 deri me 1912 pjesa me e madhe e klubeve shqiptare u mbyllen, por klubi i Janines e vazhdoi punen e vet patriotike. Atehere qarqet zyrtare turke dhe ato shoviniste greke, duke pare se Kadri Gjata ishte figura kryesore e klubit dhe e levizjes patriotike te Janines, menduan t'a thyenin ate duke i bere shantazhe e duke i derguar letra kercenuese anonime. Per kete deshmon edhe gazeta "Drita", qe ne gusht 1912 ne artikullin "Kush e do Shqiperine, ai vdes per te", kushtuar vrasjes se Kadri Gjates qe kishte ndodhur pak jave me pare, shkruante nder te tjera: "Ne ate qytet (ne Janine) si shqiptar me ndjenja te larta e me zell kombesie, i kishte vene krahe klubit dhe s'i druhej fare vdekjes, kur i vinin letertrembjet si bresheri, qe ta frikesonin per ta larguar nga veprimi kombetar. Por per deshmorin shpirt-ndritur te gjitha qene bllof, as ua vuri veshin fare, por perkundrazi shtonte kunderqendrimin. Jeta e tij ndodhej ne rrezik nga dy pale njerez, perveç grekerve kishte dhe tikatçinj (eshte fjala per xhonturqit). Ateherë armiqte e popullit tone vendosen t'a vrisnin Kadri Gjaten. Me 12 korrik 1912 Kadri Gjata, ndersa po udhetonte bashke me nje te afermin e tij ne fshatin Radhotop, afer Janines, u ndesh ne nje prite dhe u vra me arme zjarri.Vrasja e tij, siç u morr vesh menjehere,qe nje krim politik i shemtuar, ne vazhden e shume krimeve te tjera te kryera nga shovinizmi grek ne ato vite qe i paraprine shpalljes se pavaresise. Hakmarrja U muar vesh se vrasja e Kadri Gjatës u krye nga nje bande kriminelesh ne sherbim te shovinisteve greke. Çeta perbehej nga 22 vete te kryesuar nga kapiteni si dhe kapiten Gogua e kapiten Farmaku. Kjo çete kriminelesh e organizuar nga shovinistet greke, pas krimit qe beri, qarkulloi per disa dite neper fshatrat e Çamerise e te Shqiperise se Jugut. Indinjata per kete krim politik antishqiptar, qe e madhe. Ne Kurvelesh e Vlore u krijuan disa reparte vullnetare patriote qe e ndoqen çeten, e rrethuan dy here dhe thuajse e asgjesuan teresisht ne perpjekje me arme. Vete kapiteni Jani Puteci e pagoi me koke krimin.(Gazeta "Drita", Manastir-gusht 1912). Lidhur me vrasjen e Kadri Gjates prej andartëve grekë dhe me kunderveprimin spontan te masave popullore fshatare, te cilat formuan çeta qe asgjesuan grupin e andartëve, ne Laberi eshte krijuar edhe kjo kenge popullore (mbledhur nga Saliko Qani Progonati / Ne malin permbi Sarande / Vrane kapetan Jane, (Jani Putecin) / Mustafai me te vellane / Muarne hake per Kadrine / Qe e vrane ne Janinë / Pse e deshte Shqiperine / Kapetan Salih Smokthina / U leshua si vetetima / Aty afer mbi Mursi / Vrau te njezet e dy / O ju qener te pabese / Per nje late njezet e pese". Mustafa Ftera nga Ftera, per te marre hakun e Kadri Gjates, bashke me shume fshatare te tjere i rrethoi andartet greke, vrasesit e Kadriut ne hanin e Çukos (Delvine) dhe ne perpjekje vrau kapiten Jani Putecin dhe te dy niperit e tij. Te tjeret, qe i shpetuan rrethimit (22 vete) u vrane afer Mursise nga çeta e kapetan Salih Smokthines (Salih Murat Vranishti): Kokat e kapetaneve greke u ekspozuan ne tregun e Delvines. Jehona e vrasjes Kadri Gjatës Ne shume gazeta patriotike te kohes u shkruan artikuj dhe vjersha. Nder personalitetet qe reaguan ndaj kesaj ngjarjeje, qene patriote e publiciste demokrate si Nuçi Naçi, Muço Qulli, Jani Vruho, Mihal Grameno, poeti i permendur Asdreni, Halim Xhelo etj. Keto figura kane qene perfaqesues ne ze te krahut me demokratik e antifeudal te levizjes patriotike te atyre viteve. Deshmite dhe vleresimi qe i kane dhene keta bashkekohes rolit dhe personalitetit politik te Kadri Gjates, ndihmojne te kuptohet autoriteti qe gezonte ne gjirin e mbare levizjes patriotike shqiptare brenda dhe jashte Shqiperise. Klubi i Janines dhe kontributi i kryetarit te tij energjik, Kadri Gjata. Gazeta e Mihal Gramenos "Koha" nje nga organet me luftarake te asaj kohe, shkruante: "Nje nga bijte e dashur te Shqiperise u vra nga armiqte e kombit shqiptar. Greket e pabese, barbare e te eger goditen kombin shqiptar duke e vrare (Kadri Gjaten)...Ishte shpirti dhe zemra e shqiptarizmes ne Janine...Ka luftuar si dragua per kombin...Kur te gjithe klubet u mbyllen, vetem i Janines nuk u mbyll, por mbajti flamurin lart perpjete. Edhe kjo i detyrohet te pavdekshmit patriot...Qofte kujtimi i pavdekshem dhe mbetet shembull. "Gazeta "Shkupi" pak kohe pas vrasjes shkruante: "Deshmor per Shqipni...I pari shqiptar ne Janine, e vrane propaganda e grekut se punonte per Shqipni. Gazeta "Drita" e Muço Qullit me 9 gusht 1912 ne kryeartikullin "Deshmoret e kombesise" shkruan:"Kadri Kumbaro nga Libohova, kryesonjes i klubit te Janines...u vra prej grekerve...Duhet te dine ata gjakpires se në ra deshmor Kadriu, Shqiperia rron me nder e me trimeri te saj. Ne i vdiq nje djale Shqiperise, atdheut te Pellazgeve, ai vend i shenjteruar ushqen nde gji te tij mijra trima si ai ...".Nuçi Naçi shkruante:" Klubi i Janines kishte ne gjirin e tij burrin trim dhe patriotin e flaket qe nuk i trmbej syri dhe as ja kishte friken se keqes dhe as vdekjes. Ky patriot mori persiper vete shpenzimet e Klubit dhe te organit te tij. Kadri Gjata (Kumbaro) ishte njeri i punes dhe i sakrifices, agjitator i flaket, perkrahes dhe strehues i patrioteve qe ndiqeshin nga qeveria. Edhe grekerit nga ana tjeter punuan se bashku me xhonturqit per te shkaterruar çdo gje patriotike dhe çdo gjurme ne Vilajetin e Janines. U vra me 12 korrik 1912". Ne nje artikull te tij botuar ne "Liria e Shqiperise" me titull "Vrasja e Kadri Libohoves", Jani Vruho nga Egjipti (Misiri) shkruante: "Nje jave me pare si sot, tek kendonja nje gazete greqishte nga te Stambollit, pashe nje telegraf qe i qe hequr nga Janina Stambollit per vrasjen e te ndjerit atdhetar Kadri Efendi Libohoves". Kete lajm Vruho e cileson "potere te zeze", e cila "menxyros kedo shqiptar te atdhetarte". Me poshte Jani Vruho me indinjate te madhe i paralajmeron shovinistet greke se me keto vrasje e me politiken e tyre shoviniste nuk do t'ia arrijne kurre qellimit te tyre. Populli shqiptar, thote J.Vruho, kerkon te jetoje ne miqesi me popujt fqinje, por ai s'lejon kurre t'i preken te drejtat dhe nuk trenmbet nga kercenimet. Asokohe ne krahinen e Laberise per Kadri Gjaten u krijua dhe u kendua nje kenge popullore (ajo u mblodh dhe u botua me vone ne gazeten "Drita" te Tiranes me 27 janar 1937, ne faqen tre ku thuhet : "Re e zeze ka rene / Mbi te shkreten Janine / Kadri Gjaten e vrane / E vrane dhe me s'e lane / Kadri Gjata / djale i ri / Burre trim libohoviti / Perpiqej per kombesi / E vrau Shtriga eteri / Ç'e vrane andartët / Me nje plumb ne balle / Ç'e vrane kusaret / Po qajne shqipetaret". Se ç'rol vendimtar luante Kadri Gjata ne Klubin e Janines, duket edhe nga fakti se pas vrasjes se tij qeveria turke arriti te mbyllte Klubin shqiptar, te vetmin qe kishte mbetur dhe qe vazhdonte veprimtarine asokohe. Revista "Ylli i mengjezit", qe dilte ne Boston te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Nr.11 te vitit 1917, duke folur per Themistokli Germenjin, shkruan keshtu per marredheniet qe kishte ai me Kadri Gjaten (ne vitin 1911 kur Th. Germenjin e kishin arrestuar xhonturqit dhe e kishin shpene ne burgun e Janines): "Si e shpune Themistokline ne Janine, atdhetari i shkelqyer, i ndieri Kadri Gjata, te cilin andartët e vrane me te pabese ne 1912, vuri tere fuqine e tij duke perdorur jo vetem influencen, por edhe mallin e vuri rehem (e vuri peng), vetem Themistokliu te shpetoje dhe plani i Komitetit te mos dale ne shesh pa u vene ne veprim" (eshte fjala per planin e nje kryengritjeje ne Shqiperine e Jugut). Kujtimin e Kadri Gjates e mbante gjalle edhe poeti i shquar shqiptar Asdreni 30-vjet pas vdekjes se Kadri Gjates me 1942, Asdreni botoi ne gazeten "Tomorri" (Tirane Nr. 286, 29 Nentor 1942, faqe 3) nje vjershe ku ndjehet jehona qe kishte ngjallur dikur ne ndergjegjen e tij dhe te patrioteve te tjere shqiptare vepra patriotike dhe vdekja prej deshmori e Kadri Gjates.Nder te tjera ne ate vjershe Asdreni thote"Po gjithe trim si te parit / Kadri Gjata ne Jannë / Qe me "Zgjimin" e tij plot zjarr / Ka ra fli per Shqipenine". Deshmi interesante qe vertetojne karakterin patriotik te veprimtarise se Kadri Gjates dhe karakterin politik te vrasjes se tij,permbajne edhe relacionet diplomatike te konsullit te Austro-Hungarise ne Janine. Figura e Kadri Gjates dhe veprimtaria e Klubit "Bashkimi" qe ai drejtoi me guxim,ka filluar te studiohet ne menyre me te thelluar edhe pas vitit 1944. Interesante jane deshmite e vitit 1962 te disa veteraneve te levizjes patriotike si Visat Fico, Enver Çobani, Nezir Leskoviku, anetare te Klubit te Janines qe e kane njohur personalisht Kadri Gjaten ne Janine. Mbas vitit 1970 shume publiciste e shkrimtare kane shkruar per jeten e Kadri Gjates (Kumbaros) dhe veprimtarine patriotike te Klubit "Bashkimi" te Janines,si ne gazeten "Bashkimi" viti 1970, gazeta "Mesuesi"viti 1973, ne revisten "Nendori" 1973, ne studime historike viti 1974,etj. Ne vitin 1979 Kadri Gjata (Kumbaro) u shpall Deshmor i Kombit. Ne librin "Bredhi i gjelber" te shkrimtarit Petraq Zoto,viti 1981 jepen edhe kujtimet e patriotit te shquar Themistokli Germenji me titull "20-vjeshte e dyte 1917": "Vdes njeriu, po mendimet rrojne edhe bemat e tij gjithashtu,ja tek i kane fjalet e Gjerasim Qiriazit.Sa e çuditshme kjo bote". "Gjer tani munda te mproj veten,po ketej e tutje nuk do te mund.E di qe kane vendosur e kane marre masa per vrasjen time": I kujt eshte ky shenim?I Papa Kristo Negovanit, i Petro Nini Luarasit, Kadri Gjates? Te tre njesoj, te njejtin fat paten. Jane edhe sot e kesaj dite midis nesh, me rrezik ne çdo çast jetuan, por nga bemat per memedheun s'u tunden as nje here. E dinin ç'u thurrej por s'u dhane thjesht per burreri e qendrese? Jo diçka me shume, ja merr Kadriune. Kur turqit me shpune ne burgun e Janines, Kadri Gjata s'la gur pa luajtur qe te me lironte, sikur te kishte rene ne burg vellai i tij. Ne mbyllje te ketij shkrimi, ne 90-vjetorin e vrasjes, kujtojme me respekt figuren e patriotit Kadri Gjata (Kumbaro) qe ne çdo hap te jetes se tij tregoi nje dashuri te thelle per Atdheun dhe nje deshire te zjarrte per ta pare ate te lire dhe te lulezuar. --------------------------------- Do You Yahoo!? New! SBC Yahoo! Dial - 1st Month Free & unlimited access -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |