| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Gazeta 55Agron Alibali aalibali at yahoo.comTue Jul 9 17:56:20 EDT 2002
Cikli: Të mos harrojmë atë që na kanë bërë dhe atë që po na bëjnë grekët.
Duke shfletuar vëllimin e ri antishqiptar të botuar në Greqi me titull "Vendet e dhimshme të Greqisë. Dëshmitarët e Vorio #8209; Epirit...".
Nga KASTRIOT DERVISHI
Problemi çam në marrëdhëniet shqiptaro #8209; greke.
Një vend jo i vogël në librin objekt polemike, zë edhe problemi çam. Kuptohet që këndvështrimi grek është krejt ndryshë nga e vërteta dhe në mbrojtje të plotë të akteve terroriste që grekët kryen ndaj popullsisë së pafajshme çame që banontë në trojet e veta në Greqi.
Në këtë pikë ja vlen të kujtojmë atë që thuhet në fillim të librit objekt polemike, në përshëndetjen që organizata "vorio #8209; epirote" SFEVA, i drejton lexuesve të librit. Në këtë "mesazh" thuhet ndër të tjera:
"Popujt që harrojnë historinë e tyre shuhen. Është e detyrë e jona që të punojmë për helenizmin dhe historia na mëson si të punojmë për këtë çështje".
Dhe derisa grekët janë këmbëngulës në atë që ata e quajnë "mos harrim të historisë", aq më shumë kemi të drejtë ne shqiptarët të mos harrojmë historinë tonë dhe veçmas të vërtetat e marrëdhënieve shqiptaro #8209; greke.
Dhe e rëndësishme në marrëdhëniet tragjike shqiptaro #8209; greke, është edhe çështja çame me të vëetetat e saj si dëshmi e pakundërshtushme e genocidit e spastrimit etnik të ndërmarrë ndaj shqiptarëve.
Kapitulli i "problemit çam" është shkruar nga historiani Kostandin Vakalopulos. Që në fillim të mendimit të tij Vakalopulos e lidh çështjen çame me "gabimin tragjik të diktatorit Pangallos". Për grekët veprimi i kryeministrit të atëhershëm Pangallos "ishte një veprim tragjik", sepse njohu qenien e pakicës shqiptare në Greqi. Pikërisht është fjala për fjalimin që kryeministri Pangallos mbajti në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë më 8 mars 1926, ku ndër tjera tha:
"..Republika Greke njeh minoritetin shqiptar që jeton në territorin e saj dhe nuk i konsideron më shqiptarët si turq. Teza që është mbrojtur deri sot nga ne se ortodoksët shqiptarë janë grekë është e gabuar dhe e shkelmuar nga të gjithë...."{"The Times" 9.3.1926}.
Madje Pangallos arriti deri aty sa shpërndau edhe të gjitha organizatat "vorio #8209; epirote" që vepronin në Greqi. Natyrisht veprimi i zotit Pangallos ngeli një rast i veçuar në politikën greke dhe me ç`shihet kritikohet edhe nga historiografia greke. Ndodh kjo gjë sepse për politikën greke, në asnjë kohë "nuk ka ekzistuar problemi çam". Pikërisht ajo politikë që qaravitet e shkul flokët për të ashtuquajturin "persekutim të vorio #8209; epirotëve", bëhet krejt e pandjeshme dhe bile arrogante kur bie fjala për të drejtat e minoritetin shqiptar që Greqi.
Sipas pikpamjes greke, "çamët nuk kishin lidhje me shqiptarët dhe nuk njiheshin si shqiptarë". Teoritë grekë në këtë pikë nuk kufizohen në emërtimin e shqiptarëve "turq" apo "helenë të asimiluar".
Për historiografinë greke, pushtimi i Çamërisë nga ushtria greke në fund të vitit 1912 dhe në fillim të vitit 1913, "ishte një veprim i drejtë dhe i arsyeshëm", sikur të mos ekzistonte fare e drejta kombëtare e shqiptarëve. Madje grekë janë këmbëngulës në atë që "çamët filluan të luftojnë helenizmin" dhe në atë tjetjrën që "gjatë Luftës së Parë Ballkanike shqiptarët kanë luftuar kundër grekëve". Sipas logjikës së grekëve shqiptarët duhet të prisnin me kënaqësi pushtimin grek dhe jo ta luftonin atë, siç edhe bënë jo në suksesin e duhur.
Në librin objekt polemike, jepen edhe disa statistika në lidhje me shifrën e popullsisë çame në Greqi. Kështu pa marrë parasysh shkëmbimet e popullsisë, sipas tyre në vitin 1925 në Greqi ka pasur 25 mijë çamë, në vitin 1928 17 mijë, dhe në vitin 1940 afërsisht po kjo shifër.
Ndër dobësitë e politikës greke, libri përmend hapjen e shkollave shqipe në Çamëri, pas presionit të ushtruar nga Ahmet Zogu, fillimisht President dhe më pas Mbret i Shqiptarëve. Kritikë janë grekët veçanërisht për marrëveshjen e vitit 1926 midis Shqipërisë dhe Greqisë ku u mundësua hapja e shkollave për pakicat në të dy anët e kufirit. Mirëpo shkelja e njëanshme e kësaj marrëveshje nga Greia bëri që edhe Shqipëria t`i mbyllë edhe ajo për reciprocitet shkollat greke në Shqipëri në vitin 1927.
Sipas pikëpamjes greke, këtu ka ndodhur një "fatkeqësi e madhe" dhe ka nisur "largimi i grekëve nga trojet e tyre".
Ndërsa kërkojnë "Greqinë e Madhe", grekët tremben nga "Shqipëria e Madhe".
Pikërisht në kapitullin antiçam, në një kornizë paralajmëruese të faqes 152, grekët shprehin frikën e tyre ndaj të ashtuquajturës "Shqipëri të Madhe", ndonëse shqiptarët nuk kanë ndonjë program të tipit "Megali Idea".
Natyrisht që është një mashtrim i madh të thuash se shqiptarët po kërkojnë "Shqipërinë e Madhe", kur ata kanë kërkuar gjithmonë Shqipërinë e Vërtetë dhe jo atë false. Sipas librit "lobi shqiptaro #8209; amerikan ka bërë presion për njohjen e Shqipërisë së Madhe dhe ka kërkuar nga kosovarët që ta përkrahin këtë ide".
"Shqipëria e Madhe" sipas grekëve është bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, Çamërinë, Maqedoninë perëndimore, Malin e Zi lindor dhe Moravën jugore {Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë}.
Kjo frikë e grekëve bëëhet disi qesharake po të mendojmë se pikërisht libri ku ata i shfaqin pretendimet e tyre, fund e krye kërkon një Greqi të Madhe, më të madhe nga kjo aktualja.
"Krimet" e çamëve.
Nuk përbënte ndonjë çudi të madhe që grekët do të justifikonin krimet e paraardhësve të tyre ndaj popullsisë autoktone shqiptare, me teorinë e "krimeve të çamëve". Dhe pikpamja greke është insistuese në atë që "çamët ishin bashkëpunëtorë të fashistëve italianë dhe nazistëve gjermanë".
Nuk e dimë të ketë ekzistuar ndonjë dashuri e madhe e grekëve për shqiptarët e Çamërisë para periudhës së Luftës së Dytë Botërore, që të arrihet tek ky përfundim.
Grekët nuk mund të thonë se nuk kanë ushtruar genocod ndaj shqiptarëve para vitit 1940, sado që të përpiqen ta quajnë të mbylluar çështjen çame.
Ajo që ndodhi masivisht në vitin 1944 në Çamëri, ishte një spastrim i madh etnik i kryer nga terroristët grekë ndaj shqiptarëve pa asnjë motiv. Një gjë e tillë ishte planifikuar prej kohesh nga të gjitha qeveritë greke dhe vetëm është pritur një moment i volitshëm që edhe erdhi. Grekëve në të gjitha rrethanat ju është dashur një justifikim i përgjithshëm për të mos e hapur më çështjen çame dhe ta përsërisin pa argumente sa herë t`ja kërkojë nevoja këtë mashtrim.
"Argumenti" grek i "bashkëpunimit më fashiztët" nuk ka asnjë vlerë edhe sikur të jetë i vërtetë. Nuk mund të përligjet në asnjë mënyrë dhuna ndaj fëmijëvë , grave, apo pleqve, që sipas grekëve na paskan qenë "fashistë" dhe paskan bërë politikë të përbashkët me Musolinin apo Hitlerin. Vështirë të besohet që fëmijët pesë vjeçarë të kenë qenë fashistë apo nazistë të lindur siç i kërkojnë grekët.
Nga ana tjetër nuk ka asnjë të dhënë për bashkëpunimin e popullatës çame me ushtritë kalimtare fashiste apo naziste në Greqi. Konflikti botëror nuk kishte asnjë lidhje me interesat e popullsisë çame.
Krim i madh cilësohet nga grekët hapja e shkollave shqipe në Çamëri në kohën e pushtimit italian. "Krimi" konsiston në atë që koha kur u rihapën këto shkolla, rastis me "pushtimin italian". Mirëpo po të vazhdojmë me këtë logjikë, i bie që edhe grekët që kanë mësuar greqisht në kohën e "pushtimit italian", të jenë fashistë të lindur.
Grekët për të qenë të besueshëm në gënjeshtrat e tyre kanë sajuar disa "krime të çamëve". Sipas mashtrimeve të tyre, më 29 shtator 1943 na qenkan vrarë në Paramithi 49 grekë, nga bashkëpunimi i shqiptarëve me gjermanët.
Ndërsa në të gjithë Çamërinë na qenkan vrarë 1100 grekë {kaq grekë s`ka pasur kurrë në Çamëri} dhe qenkan djegur 3000 shtëpi dhe janë vjedhur 30 mijë kafshë.
Ndër "krimet" e tjera grekët rendisin edhe "vrasjet" në kohë të gjermanit, ku "kriminelët" na paskan qenë Nuri dhe Mazar Dino, të cilët na paskën qëlluar në 84 fshatra, paskan marrë rob 300 #8209; 800 veta dhe paskan përdhunuar gra. Më qesharakë bëhen grekët kur thonë se dy shqiptarë dhe një gjerman, kapnin 35 grekë.
Ndërsa sipas grekomanit Vasil Kondi{i riu} "16.000 #8209; 18.000 çamë u larguan bashkë me ushrinë gjermane me mjete gjermane transporti".
Intermexo historike
Për të krijuar një ide më të saktë për problemin çam{gjithmonë në lidhje më polemikën në fjalë}, le të shikojmë se si trajtohesh ky problem në një mbledhje të Lidhjes së Kombeve në Gjenevë. E marrim këtë shembull pasi në vitin 1928 nuk bëhej fjalë farë për t`i akuzuar çamët si "fashistë" apo si "nazistë".
1#8209;Pjesë nga debati i zhvilluar në Këshillin e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë më 5 qershor 1928, midis përfaqësuesit të Shqipërisë Mehdi Frashëri dhe përfaqësuesit të Greqisë Politis.
POLITIS: ...Qysh nga fillimi i pavarësisë shqiptare, qeveria greke nuk ka pushuar së dhëni fqinjës së saj provat më të vërteta dhe jetëgjata të vullnetit të saj të mirë....Mjafton që me dy fjalë të përmend qëndrimin e çiltër të qeverisë greke pas humbjes së dhimbshme të Epirit të Veriut, humbje që ka qenë tepër e ndjeshme për shpirtin helen, sepse kjo provincë prej shekujsh ka qenë konsideruar prej të gjithë grekëve si një provincë qenësisht kombëtare.
........Qeveria shqiptare nuk ka asnjë titull për t`u përzierë në çështjet e brendshme të Greqisë. Kërkesa e saj dëshmon për një konceptim me të vërtetë të rrezikshëm në mbrojtjen e pakicave. Qeveria ka prirjen që të harrojë se anëtarët e pakicës shqiptare në Greqi janë shtetas grekë...Shkurt qeveria shqiptare, në kundërshtim të plotë me sovranitetin grek, kërkon që ndaj pakicës shqiptare në Greqi të marrë qëndrimin e një fuqie mbrojtëse......
MEHDI FRASHËRI:.......Në fillim të fjalimit të tij, përfaqësuesi i Greqisë foli për mirësitë e qeverisë greke ndaj Shqipërisë, të cilat unë nuk i njoh fare. Prandaj do të isha tepër i lumtur po të na jepej një shembull i mirësive të tilla në dy çështjet që paraqiten tani. Duke folur për mirësitë e qeverisë greke, z.Politis citoi Epirin e Veriut që duhej të konsiderohej si vend helen.
Unë këmbëngul që të deklaroj dhe për dëshmitar marr historinë, se Epiri i Veriut nuk ka qenë kurrë helen. Në të nuk gjenden veçse pakica greke tepër të dobëta.
.....Por më lejoni të pyes z. Politis, nëse qysh prej pushtimit grek të Çamërisë, a është krijuar një shkollë e vetme shqiptare?
POLITIS: Nuk do t`i përgjigjem kësaj pyetje dhe ju mohoj çdo lloj të drejte që të trajtoni këtu problemin e pakicave. Unë konstatoj se ju vazhdoni në gabimin me të cilin keni filluar.
MEHDI FRASHËRI: Megjithatë çështja e pakicave është një nga të drejtat publike të Lidhjes së Kombeve. Çdo anëtar i Lidhjes ka të drejtë ta ngreje këtë problem. Në rast se nuk është kështu, kjo e drejtë duhet mohuar në mbështetje të së cilës qeveria shqiptare ka tërhequr vëmendjen e Këshillit mbi shmangiet nga rregullat e statutit të pakicave.....
{Cituar nga "Një rrugë ende pa krye", përkthyer nga av. Agim Tartari, Tiranë 2000}
2#8209; Ja krimet e grekëve.
Edhe po të marrim të mirëqenë "krimet" imagjinare që gjoja na paskan kryer çamët kundër grekëve, prap statistikat që tregojnë krimet e grekëve ndaj shqiptarëve janë shumë të larta dhe kalojnë çdo lloj "fashizmi" apo "nazizmi". Le të citojmë pra një statistikë për krimet e grekëve ndaj shqiptarëve të Çamërisë.
Kështu sipas të dhënave të publikuara në Kongresin Çam të zhvilluar në Vlorë më 24 #8209; 25 qershor 1945, krimet e bandave grekë të udhëhequr nga Kamara, Kaço, Naqis, Cakis, Miçis, Karallambras, 4 vëllezërit Pandazis, Zoto, Vito, Ballumi, Delijamaqi etj, të drejtuar nga terroristi Napoleon Zerva, ndër të tjera janë:
#8209;1270 burra të vrarë.
#8209;350 gra e fëmijë të vrarë.
#8209;4700 veta të vdekur gjatë shpërnguljes.
#8209;61 fshatra të djegura me rreth 5.800 shtëpi.
Dëme pasurore:
#8209;17 mijë bagëti e vjedhur.
#8209;800 lopë e qe të vjedhura.
#8209;425 kuaj të ngordhur.
#8209;127 mijë kokë bagëti e imët e therur ose e ngordhur gjatë emigrimit.
#8209;1200 lopë të therura apo të ngordhura gjatë emigrimit.
#8209;1 milion e 730 mijë okë drithëra të lëna në shtëpi {dmth të vjedhura nga grekët}.
#8209;prodhimi i vitit 1945 i llogaritur në 4 milion okë drithëra, 7 milion okë misër dhe rreth 3 milion okë vaj.
{Cituar sipas gazetës "Bashkimi" nr 230, datë 26 shtator 1945, librit të Albert Kotinit "Çamëria denoncon", Tiranë 1999 dhe një botimi tjetër të vitit 1947}.
Spastimi etnik nuk mund të justifikohet me asnjë "argument".
Ajo që ndodhi në Çamëri 58 vjet më parë ishte një genocid dhe spastrim etnik, i kryer në rrethana të favorshme të Luftës së Dytë Botërore. Fakti që qeveritë e ndryshme greke i përmbahen të njejtës pikëpamje përsa i takon "kolaboracionizmit" të çamëve, do të thotë se të gjithë ata përkrahin linjën terroriste të Napoleon Zervës, prandaj jo më kot ata i kanë ngritur edhe një monument kriminelit të tyre. Për të gjitha qeveritë greke, ka qenë dhe është i domosdoshëm vetëm një justifikim sado kot që të jetë ai, në mënyrë që ta quajë "të mbyllur" këtë çështje. Por në thelb grekët nuk lëvizin aspak nga pozitat e tyre të përkrahjes së terrorizmit. Është për t`u kujtuar gjithashtu se masakrat e kryera nga Millosheviçi në Kosovë nuk dallojnë shumë nga ata të kryera nga Zerva në Greqi dhe të përkrahura nga Papandreu {i riu dhe i vjetri}, Micotaqos#8209;i, Simitis#8209;i, etj.
#8209;Ja "kriminelët", "fashistët" dhe "nazistët" çamë që paskan rrezikuar Greqinë. Sipas grekëve këta vogëlushë 6 vjeçarë kanë qenë "fashistë" të lindur.
#8209;Momente nga largimi i popullsisë çame nga trojet e tyre shekullore.
#8209;Ja me çfarë popullsie kanë treguar "heroizmin" e tyre terroristët grekë në vitin 1944.
---------------------------------
Do You Yahoo!?
New! SBC Yahoo! Dial - 1st Month Free & unlimited access
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |