Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Gazeta 55

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Sat Jul 6 09:05:21 EDT 2002


Cikli: Të mos harrojmë atë që na kanë bërë dhe atë që po na bëjnë grekët.

Duke shfletuar  vëllimin  e ri antishqiptar të botuar në Greqi me titull "Vendet e dhimshme të Greqisë. #8209; Dëshmitarët e Vorio #8209; Epirit dhe të vllehëve". 

Nga KASTRIOT DERVISHI 

Pikpamja greke për luftën italo #8209;greke. 

Historiani grek Kostandin Vakapulos ka shkruar në librin që po analizojmë edhe kapitullin që trajton "problemin e Vorio#8209; Epirit nga fillimi i Luftës Italo #8209; Greke deri në fund të Luftës së Dytë Botërore". 

Dihet tashmë që sidomos agresioni grek i 1940#8209;s, përbën një moment "krenarie" për historiografinë greke. Sipas Vakapulisit që përfaqëson pikpamjen greke, "bashkëpunimi italo #8209; shqiptar ishte një politikë e përbashkët kundër grekëve". Sipas tij dhe përgjithsisht sipas historiografisë greke, të ashtuquajturit "vorio #8209; epirotë" që në realitet kurrë nuk kanë dalë nga mediokriteti i tyre i njohur, na qenkan "persekutuar" nga "pushteti italo #8209; shqiptar" që ishte vendosur pas 7 prillit 1939 në Shqipëri. Sipas grekëve shqiptarët qenkan armatosur dhe pasi paskan luftuar me "vorio #8209; epirotët" në një kohë të paditur, i paskan futur ata nëpër burgje. 

Mirëpo kur grekët megjithëse i "kanë ditur" këto persekutime nuk ia paraqitën për ankesë, për shembull Ministrit të Arsimit të Italisë Botai gjatë vizitës që ky i fundit bëri në Athinë më 18 dhjetor 1939. 

Luftën italo #8209; greke, grekët e kanë lidhur pazgjidhshmërisht edhe me "çështjen e Vorio#8209; Epirit" dhe sipas tyre ata bënë "çlirimin" e tij. 

Lufta italo #8209; greke filloi më 28 tetor 1940, pas skadimit të ultimatumit që qeveria italiane i dërgoi asaj greke në lidhje me shkeljen e neutralitetit të Greqisë dhe vënien e ujërave ndërkombëtare të kësaj të fundit në përdorim të britanikëve. Në këtë ultimatum të qeverisë italiane ndërthureshin shumë faktorë që fillonin qysh me armiqësitë e vjetra italo #8209;greke, vrasjen e Daut Hoxhës në gusht 1940 dhe me situatën e re në fillim të Luftës së Dytë Botërore, ku Fuqitë ishin në kërkim të zgjerimit të zonave të tyre të ndikimit. 

Qeveria italiane i kërkoi qeverisë greke atëhere "të drejtën e pushtimit me forcat e veta të armatosura, për sa kohë do të zgjasë konflikti i tanishëm me Britaninë të disa pikave strategjike në tokën greke që ajo të mos e kundërshtojë këtë pushtim dhe të mos pengojë kalimin e lirë të trupave që janë caktuar për të kryer këtë detyrë". 

Në orën 03.00 të datës 28 tetor 1940, ambasadori italian në Athinë paraqiti ultimatumin me një afat prej tre orësh. 

Sipas pikëpamjes greke "Greqia u sulmua nga Shqipëria" më justifikimin se ishte kryer një proces i rregullt i "bashkimit personal" midis Shqipërisë dhe Italisë. Në fakt të drejtën e akuzës duhet ta ketë Shqipëria pasi grekët e kanë sulmuar disa herë territorin e saj në vite dhe kohë të ndryshme dhe asnjëherë shqiptarët nuk i kanë shpallur luftë grekëve siç e meritojnë ata. 

Për grekët lufta italo #8209; greke i shërbeu Greqisë për të "çliruar Vorio #8209; Epirin". Madje ajo që ka më shumë rëndësi në librin që po analizojmë janë datat e "çlirimit" të "qyteteve vorio #8209;epirote". 

Nga pikpamja historike lufta italo #8209; greke është e ndarë në tre faza: 

#8209;Faza e parë 28 tetor #8209; 14 nëntor 1940. 

#8209;Faza e dytë 14 nëntor #8209; 28 dhjetor 1940.    

#8209;Faza e tretë 29 dhjetor #8209;26 mars 1941. 

Grekët duke pasur edhe mbështetjen e aviacionit anglez mundën që pasi të thyejnë sulmin e ushtrisë italiane të hynë në territor shqiptar dhe ta mbajnë atë të pushtuar për rreth katër muaj. Për të përligjur edhe "historikisht" atë që ata e quajnë "çlirim të Vorio #8209; Epirit", grekët festojnë edhe përvjetorët e hyrjes së ushtrisë greke në tokën shqiptare. Kështu festohet për shembull 22 nëntori për Korçën dhe Leskovikun, 24 nëntori për Voskopojën, 30 nëntori për Pogradecin, 3 dhjetori për Përmetin, 5 dhjetori për Delvinën dhe Frashërin, 6 dhjetori për Sarandën, 8 dhjetori për Gjirokastrën, 22 dhjetori për Himarën, 10 janari për Këlcyrën etj. 

Grekëve nuk u intereson të thonë kundërshtinë që kanë pasur shqiptarët për këtë agresion të pashembullt ndaj territorit shqiptar. Nga ana tjetër asnjë krim i ushtrisë i ushtrisë greke në jugun e Shqipërisë nuk përmendet në botimet greke. 

Ndërsa i ashtuquajturi "ligj i luftës" që përcaktonte si shtete armike të Greqisë "Italinë me dominonet, territoret perandorake dhe kolonitë e saj dhe Shqipëria", bëri të mundur që të gjitha pasuritë eshqiptarëve në Greqi të viheshin nën "sekuestrim konservativ", në bazë të ligjit 2636. Në bazë të këtij ligji grekët e kanë trajtur "vend armik" Shqipërinë për kaq vite dhe nga ana tjetër kanë vjedhur pasuritë e shqiptarëve në Greqi. 

Po të ishin grekët kaq trima sa mendojnë, le ta mbanin këtë ligj luftë me Italinë, të paktën për dinjitetin e tyre. 

Ajo çka duhet të mbajmë mend mirë ne shqiptarët është se nuk e kemi trajtuar me objektivitetin e duhur luftën e ashtuquajtur italo #8209;greke. Madje në disa raste për fa të keq jemi krenuar për depërtimin e ushtrisë greke në Shqipëri. Agresioni grek i 1940#8209;s mbi Shqipërinë, i marrë fund në prill 1941, të mos harrojmë se në Greqi quhet "çlirim i Vorio #8209; Epirit". Të mos harrojmë gjithashtu se në Shqipëri ndodhen varret e ushtarëve grekë të vrarë duke luftuar kundër nesh. 

Jo më kot pak ditë më parë ambasadori grek në Tiranë Iliopulos, shkoi në Himarë për të përkujtuar luftën italo #8209; greko dhe bile duke përuruar edhe një pllakë përkujtimore në greqisht për trimëritë e kësaj lufte. Më e pakta që do mund të bënte një shtet normal dhe serioz në këto raste do të ishtë përzënia e një ambasadori të tillë nga Shqipëria si person i padëshiruar. 

Është rasti të kujtojmë gjithashtu se i nipi i Sebastianosit ka thënë para pak vjetësh: 

"Eshtrat e ushtarëve grekë të mos merren se ato kanë rënë në tokën amtare, në Vorio #8209; Epirin e Greqisë". Sipas logjikës së imponuar{të "ligjit të luftës"}, i bie që Shqipëria mban eshtrat e ushtarëve të një vendi që e quan "vend armik". Do kishim dëshirë ta shikonim në një rast të tillë "trimërinë" e kryeministrit Majko, përballë një armiku real të Shqipërisë. 

  

A ka vepruar MAVI  dhe QEVA në vitet e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri?   

  

Sipas librit në fjalë qysh gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri ka vepruar organizata terroriste MAVI#8209;{Apeleferetiko Metopo Vorio Ipiro që do të thotë Fronti për Çlirimin e Vorio Epirit}. 

Ajo është një organizatë terroriste e formuar në vitin 1942 nga gjenerali famëkeq Napolon Zerva. Sipas librit në fjalë, në korrik 1942, Ilias Konsta, Mihal Mano{s}, Jakis Taso{s}, Anastasios Kokaveli{s} etj, kanë themeluar degën e kësaj organizate në Tiranë. Duke marrë parasysh faktin se grekët njihen si falsifikatorë të historisë, këtë të dhënë mund të marrim me rezervë, por nga ana tjetër nuk mund ta lemë pas dore. 

Është fakt tashmë së elementët grekomanë kanë pasur një lloj organizimi, sado minimal apo sado pak i organizuar të ketë qenë ai. Megjithatë ka mundësi që elementët e sipërtreguar apo ato që do të lexoni më poshtë të jenë grekomanë me emra apo mbiembra të greqizuar. 

Është ndoshta një prej çështjeve më pak të diskutuara se në ç`nivele ka qenë agjentura greke gjatë viteve të Luftës së Dyte Botërore në Shqipëri dhe sa ka ndikuar lufta italo #8209; greke në këtë drejtim. 

Sipas librit, "MAVI veproi në Shqipëri" dhe zona më e përdorur nga ata ishte kryesisht ajo që shtrihet brenda të ashtuquajturës  "Vija Venizellos". Ndër bashkëpunëtorët më aktivë të organizatës në libër përmendën Spiridon Lito, Jani Vidali, Vasil Shahini. Mbetet të shikohen arkivat tona në lidhje me personat që përmenden me lart dhe që mbase mund të sjellin diçka të panjohur deri sot. 

Gjithmonë dukë marrë në referencë librin, në shkurt 1943 është zhvilluar një mbledhje ku është vendosur bashkëpunimi dhe lufta e armatosur për arritjen e qëllimeve të tyre. Nga sa kuptohet ka qenë një qëllim i grekëve rikthimi në zonën e pushtuar gjatë luftës italo #8209; greke. 

MAVI vepronte edhe në kuadër të EDES#8209;it{Lidhja Kombëtare Demokratike Greke}, në krye të së cilës vepronte krimineli Napoleon Zerva.  

Këto trupa kryen masakra të shumta kundër popullsisë autoktone çame në fundin e Luftës së Dytë Botërore dhe ndërmorën një spastrim të gjerë etnik kundër kësaj popullsie. 

Në libër shënohen emrat e disa "luftëtarëve të dalluar" në luftimet që janë bërë me shqiptarët në Libohovë, Qafën e Muzinës, Borovë etj. Këto emra janë: Elefteros Xhuvelis, Kristo Pilo, Stavro Kokali, Mihal Kokaveci, Aleks Mihali, Kristo Stefanu etj. 

Sipas grekëve, janë bërë tre marrëveshje me komunistët shqiptarë: në Konispol në gusht 1943, në Labinot në shtator 1943 dhe në Poliçan në nëntor 1943. Për momentin nuk mund të themi vërtetësinë ose falsitetin e kësaj që thonë grekët, por është për t`u thënë se sipas tyre komunistët kanë premtuar atëherë dhënien e "autonomisë së Vorio #8209; Epirit", pas lufte. 

MAVI njihet gjithashtu në kohën e sotme për sulmin e kryer kundër Postës Kufitare të Peshkëpisë  më 10 prill 1994, ku u vranë dy ushtarakët shqiptarë Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini. Ndoshta edhe sulmi i atëhershëm nuk është bërë nga ndonjë organizatë tjetër me qëllimin për të dhënë idenë e vijueshmërisë historike të organizatës. 

Për t`u kujtuar është gjithashtu së  organizatë tepër e njohur atëherë dhe sot është edhe QEVA {"Komiteti Qendror i Luftës Vorio#8209;Epirote"} i drejtuar për shumë vite nga peshkopi Serafin Tikas. Kjo organizatë u krijua në vitin 1918 me udhëzim të qeverisë greke. Komiteti Qendror i kësaj organizate përveç kryetarit përbëhet edhe nga dy nën kryetarët, tre këshilltarët , gjashtë anëtarët dhe arkëtari. Kryetari zgjidhet nga qeveria greke në konsultim me shërbimin sekret. Mendohet që meqë QEVA ka qenë në një nivel më të lartë se MAVI, të ketë qenë e pranishme edhe ajo në Shqipëri në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Për vetë rrethanat e luftës këto mund të kenë vepruar në grupe të vogla. 

Sot nënkryetar i organizatës është ish#8209;sekretari i Janullatosit në Tiranë Ilia Kontas. Anëtarë të Komitetit janë edhe shtetas shqiptarë me kombësi greke. QEVA është kordinadore edhe e sillogjeve "vorio#8209;epirote" si ato të Athinë#8209;Pireut, Selanikut, Korfuzit, Janinës, Patrës, Follorinës, Ekaterinit dhe e "Bashkimit të Delvinjotëve", "Bashkimit të Himariotëve", "Bashkimit të  Dropullitëve",  "Bashkimit të Korçarëve" etj. QEVA drejton edhe "Këshillin e Ndihmës Ekonomike", i cili administron fondet kundër Shqipërisë. Në këtë kuadër ai është i gatshëm edhe të bëjë mobilizimin e "vorio#8209;epirotëve" me armët që disponon reparti i këtij këshilli. 

Por për të pasur suksesin e duhur në këtë fushë QEVA ka pasur dhe ka edhe Këshillin Ushtarak, i cili disponon edhe listat e "vullnetarëve vorio#8209;epirotë". QEVA drejton gjithashtu edhe organizatat e tilla si Komiteti Qendror i Rinisë apo Instituti i Kërkimeve Vorio#8209;Epirote me qendër në Janinë. Ky i fundit drejtohet nga renegati shqiptar nga Korça Ksenofon Konduri. Gazetat kryesore të këtij rrjeti antishqiptar janë: "Ipiriton Mellon", "Ipiriti Dhrasi" etj. QEVA ka degë të saj edhe në diasporën greke. Përveç financimeve shtetërore ajo financohet edhe nga dispora greke. 

Për të vërtetuar më shumë të dhënat e mësipërme dhe për të plotësuar më mirë të dhënat për Luftën e Dytë Botërëro, del e nevojshme pra të mendohet se sa e shtirë ka qenë agjentura greke në Shqipëri gjatë kësaj lufte. 

  

#8209; Varrezat e ushtarëve grekë në Bularat të Gjirokastrës. 

#8209; Ushtarë grekë në luftën italo #8209; greke. 107 

#8209; Terrerist i MAVI#8209;it      109 

#8209; Napoleon Zerva 
Kryeministri grek Jorgos Papandreu{i vjetri} ne vitin 1945  duke përshëndetur një miting për "Vorio #8209; Epirin". 11 


---------------------------------
Do You Yahoo!?
New! SBC Yahoo! Dial - 1st Month Free & unlimited access
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list