Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Gazeta 55

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Fri Jul 5 17:28:25 EDT 2002


 

Cikli: Të mos harrojmë atë që na kanë bërë dhe atë që po na bëjnë grekët.

Duke shfletuar  vëllimin  e ri antishqiptar të botuar në Greqi me titull "Vendet e dhimshme të Greqisë. #8209; Dëshmitarët e Vorio #8209; Epirit dhe të vllehëve". 

  Nga KASTRIOT DERVISHI 

  Roli antishqiptar dhe helenizues i kishës greke dhe ndërhyrja e saj në çështjet e brendshme të kishës në Shqipëri. 

  

{vijon} 

Ishte e kuptueshme që pas fjalëve "të mëdha"  dhe qarjeve të pamata për "martirin" antishqiptar Kozma Etoliani, në librin në fjalë do t`i vinte radha edhe historikut të kishës ortodokse në Shqipëri, që siç shihet nga libri grekët nuk e ndajnë këtë kishë nga ajo greke. Pra për grekët kisha ortodokse në Shqipëri konsiderohet si një kishë greke apo shtojcë e kësaj kishe. Në funksion të kësaj prej tyre është parë me vend që antishqiptarët më të mëdhenj të hynë në listën e figurave apo të martirëve të kishës greke. Për grekët të gjithë ortodoksët e Shqipërisë janë të grekë ose kriptogrekë. 

Është mjaft domethënëse që në hapje të librit, pas portretit karnavalor të Kozma Etolianit, shfaqet peshkopi Sebastianos dhe një ushtar grek duke puthur dorën e tij, shoqëruar kjo me këto fjalë: 

"Kisha dhe ushtria janë dy kolona ku qëndron helenizmi në të gjithë periudhën historike të kombit". 

Që prej shumë kohësh në e njohim rolin antishqiptar të klerikëve grekë që kanë vepruar në Shqipëri, të favorizuar nga shkaqe të ndryshme. Në thelb puna e priftërinjve grekë që kanë shërbyer në Shqipëri ka qenë një veprimtari asimiluese dhe antishqiptare. Sidomos pas formimit të shtetit grek, kjo veprimtari e klerit grek u forcua edhe më shumë. 

Puna e klerikëve greke ka qenë kaq e poshtër, saqë njihen edhe disa përfundime logjike të tyre. Kështu për shembull në shtator 1906, çeta e Çerçiz Topullit vrau peshkop Fotin që shërbente në Korçë. Edhe ky peshkop mbahet si "maritir" nga grekët ngaqë të gjithë ata që punojnë kundër shqiptarëve kështu cilësohen. 

Nga ana tjetër është për t`u kujtuar se peshkopët Spiridon, Germanos dhe Vasilios spikatën si asnjëherë tjetër me antishqiptarizmin e tyre kur u bënë anëtarë të "qeverisë vorio #8209; epirote" së renegatit Jorgji Zografi, duke udhëhequr në këtë mënyrë aksionet terroriste të andartëve grekë në jugun e Shqipërisë. 

Pas vitit 1913, kur u njoh pavarësia e Shqipërisë nga Fuqitë e mëdha në ato përmasa që tashmë njihet, pritej që të zbatohej parimi "vend i pavarur #8209; kishë e pavarur". Sipas këtij parimi kisha e Rusisë ishte autoqefale që prej vitit 1720, ajo e Austrisë që prej vitit 1873, ajo e Bukovinës që prej vitit 1873, ajo e Greqisë që prej vitit 1833, ajo e Rumanisë që prej vitit 1856, ajo e Serbisë që prej vitit 1880 dhe ajo e Bosnjë #8209; Hercegovinës që prej vitit 1908. 

Mbetej që ky parim të zbatohej edhe në Shqipëri. Mirëpo për shkak të rrethanve jo të favorshme pas vitit 1913 dhe ndërhyrjes flagrante të Greqisë në punët e shtetit shqiptar, ky proces nuk u mundësua dot në kohën e duhur.  

Ajo që i dallon grekët nga herët e tjera në librin në fjalë është se ata kërkojnë të falsifikojnë edhe procesin e autoqefalisë të Kishës Ortodokse Shqiptare. Kështu ndërsa pranohet procesi i nisur nga Fan Noli në mars 1908 në Boston të SHBA#8209;së jepet përshtypja se një gjë të tillë e kanë komanduar grekët. Ndërsa një grekoman si Vasil Kondi në librin e tij "Greqia dhe Shqipëria në shekullin e XX", e kritikon atë që ai e quan "shqiptarizim të kishës ortodokse". Për të Vasil Marko, Vangjel Çamçe dhe klerikët e tjerë "shpallën në mënyrë puçiste autoqefalinë e Kishës Ortodokse të Shqipërisë" në Berat më 10 shtator 1922. Kuptohet që përherë Greqia ka dashur një proces të kontrolluar prej saj ose moszhvillimin e këtij procesi dhe mbikqyrjen e plotë të kishës ortodokse të Shqipërisë nga ajo. Nga kjo kohë e më pas nuk rreshtën përpjekjet e të dërguarve të Patriarkanës për të mos e nxjerrë këtë kishë nga ndikimi grek. Këtu mund të përmendim peshkopët Jerotheu, Kristofor, Trapezuntas etj. Ky i fundit ka ardhur tre herë në Shqipëri, ishte përpjekur për ruajtjen e gjuhës greke dhe në fund fare për të gjitha këto ishte përzënë nga qeveria shqiptare si shumë kolegë të tij. 

Autoqefalia e Kishës Ortodokse Shqiptare u sanksionua përfundimisht në Kongresin e Dytë Ortodoks të zhvilluar në Korçë në fund të qershorit 1929, nga ku doli edhe statuti i kësaj kishe. Gjithashtu Vissarion Xhuvani u zgjodh kryepeshkopi i parë i KOASH#8209;t. Për grekët Xhuvani ishte njeri i padëshirua dhe njihej{sipas tyre} me "tre emra": Petros Xhovanis, Pjer Xhuvani dhe Petros Joanidhis. 

Sipas librit në fjalë, autoqefalia e Kishës Shqiptare ishte realizuar nga "ndikimi i dy pakteve italo #8209; shqiptare të viteve 1926 dhe 1927" dhe jo nga një proces i natyrshëm. 

Është për t`u nënvizuar se përsa i takon kishës ortodokse në Shqipëri, grekët nuk thonë asnjë fjalë për kryepeshkopin Kristofor Kisi apo "pasuesin" e tij Pashko Vodica i njohur si Paisi. 

Ndërsa nuk harrohet t`i kushtohet rëndësi e madhe "persekutimit të grekëve në kohën e Enver Hoxhës", {sikur ky persekutim të ishte vetëm për greqishtfolësit dhe jo për të gjithë shtetasit e Shqipërisë}, "kujtohet" kontibuti i "kryepeshkopit Janullatos" në rindërtimin e "kishës greke në Shqipëri". 

  

Modeli i prifit grek është Sebastianos 

  

Nëse dikush kërkon të gjejë një model të priftit grek, mjafton të mos kërkojë shumë në histori por vetëm të shikojë "punën" dhe "veprën" e një prifti si Sebastianos. Të gjithë priftërinjtë në Greqi mundohet t`i ngjajnë atij. Prandaj në të gjitha botimet "vorio #8209; epirote", ndër luftëtarët më të flaktë të "Vorio #8209; Epirit", kanë Sebastianosin. Ky i fundit ka lindur më 1922 dhe ka ngordhur më 1994. Tërë jetën e tij lehu dhe volli helm e vrer kundër shqiptarëve më tepër se çdo guerrilas apo fondamentalist, aqsa një ditë në parlamentin grek tha se të gjitha topat e Greqisë duheshin drejtuar kundër Shqipërisë. Nisur nga kjo të krijohet bindja se priftërinjtë grekë për çdo gjë mund të jenë por vetëm për punë të zotit nuk munt të jenë. Ata më tepër duken luftëtarë me nuanca rrebeli, të fantaksur nga mbyllja në muret e gurta e të ftohta  të kishave e manastireve, sesa si njerëz që pretendojnë se drejtojnë delet e perëndisë. Në fund të fundit nuk kemi se ç`farë presim më tepër, kur ta zemë para kryepeshkopit të Athinës Kristodhulos, paraqitet forca nga ushtria sikur ai të ishte shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë. 

Por ajo që vlen të theksohet me të madhe, është fakti se modeli i priftit grek, është mbrujtur sistematikisht në vite me urrejtje kundër shqiptarëve në atë mënyrë saqë grekëve po t`u heqësh këtë urrejtje nuk do të dinë se me ç`farë të merren.  

  

Pse Anastasios Janullatos citohet, repektohet e nderohet nga të gjitha organizatat famëkeqe "vorio #8209; epirote" në Greqi ?  

   

Eksarku grek Anastasios Janullatos ka ardhur në Shqipëri më 16 korrik 1991, pas një kompromisi të bërë në Korfuz më 2 korrik 1991 midis ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, përkatësisht Muhamet Kapllani dhe Antonios Samaras. Mbi bazën e këtij kompromisi, u lejua që  në kundërshtim me statutin e KOASH#8209;it të vitit 1929, ai{Janullatos} të drejtojë përkohësisht me cilësinë e eksarkut këtë kishë. Vetë Anastasios Janullatos pak ditë para ardhjes në Shqipëri, i dërgoi më 3 qershor 1991 Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alia këtë letër: 

"Shkëlqesia juaj! 

Do  të doja t`ju paraqisja ju shkëlqesi çështjen e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë dhe të zhvillimit të saj në konteksin e ndryshimeve institucionale. 

......Dihet mirë se Kisha Ortodokse e Shqipërisë është një institucion në shkallë botërore në shkallë botërore me traditën dhe rregullat e saj të pranuara universialisht, dhe asnjë kishë ortodokse nuk mund të ekzistojë, dhe më tepër të organizohet, pa një peshkop që të ketë pasues apostolik. Përderisa në të gjithë botën sot nuk ka një peshkop ortodoks për të marrë përgjegjësinë e riorganizimit të kishës në Shqipëri, Patiarkana Ekumenike e Kostandinopojës, që është froni i parë i njohur zyrtarisht nga të gjitha kishat ortodokse që i përkasin institucionit në shkallë botërore të ortodoksisë {ruse, serbe, rumune, bullgare, greke, shqiptare}, mori iniciativën e emërimit tim për të ardhur në vendin tuaj të dashur si një patriark eksark. 

1#8209;Të komunikoj me autoritetet e duhura të qeverisë shqiptare dhe me pëlqimin e tyre dhe ku të jetë nevoja, me bashkëpunimin e tyre, të hyjë në kontakt me priftërinjtë ortodoksë ekzistues dhe besimtarët ortodoksë atje, pavarësisht nga origjina dhe gjuha amtare. 

2#8209;Të merrem me punën organizative kishtare në nivelin primar, mbas zhvillimeve të fundit dhe vendimit për t`i dhënë liri fetare Shqipërisë. 

3#8209;Krijimin e kushteve, në një kohë sa më të shpejtë që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë të vetëdrejtohet; me bindjen se riorganizimi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë duhet të përfundohet në bashkëpunim me ortodoksët e interesuar. 

Unë tashmë kam kontaktuar me Lartësinë e tij Metropolitanin Theudosiun, Primati i Kishës Ortodokse në Amerikë dhe me rev. Artur Liolin, kancelar i kryedioqezës shqiptare në Amerikë, dhe ne ramë dakort plotësisht të bashkëpunojmë, në kuadrin e objektivave të lartpërmendura, për të mirën e ortodoksisë në Shqipëri dhe të gjithë qytetarëve të saj. 

Si një peshkop ortodoks dhe si një studiues, dua t`ju siguroj ju shkëlqesi, në mënyrën më të dukshme, se misioni i patriarkut eksark në Shqipëri kërkon ekskluzivisht t`i shërbesh me sinqeritet popullit të dashur shqiptar në këtë kohë kritike dhe të ndihmohet për të çuar përpara çështjen e paqës dhe të mirëkuptimit vëllazëror në Evropë dhe në botë". 

Në kundështim me këtë premtim, Janullatos vazhdoi të qëndrojë në Shqipëri, madje më 2 gusht 1992 ai u vetshpall kryepeshkop i KOASH#8209;it. Në këtë mënyrë Janullatos na tregoi një rast tjetër se si di ta mbajë fjalën një grek. 

Duke marrë parasysh dhe të kaluarën e marrëdhënieve shqiptaro #8209; greke, praktikisht nuk mund të lejohej që qoftë edhe i përkohshëm, një grek s`mund të ishte në krye të KOASH#8209;it. 

Njëri nga përkrahësit më të mëdhenj të Janullatosit në Shqipëri, z.Ylli Popa në një intervistë dhënë revistës "Klan" datë 15 korrik 2001, në lidhje më çështjen "Janullatos" thotë se në fillim të vitit 1991, ai së bashku me disa persona, ndër të cilët edhe një i panjohur deri atëherë si Kosta Makariadhi {të cilit z.Popa i thotë gabimisht deputet, në një kohë që i tillë ai është bërë pas një viti}, ka shkuar në Athinë dhe e ka takuar Janullatosin në shtëpinë e tij. Natyrisht që këto punë nuk janë aq të rastësishme sa përpiqet t`i bëjë zoti Popa, aq më tepër kur ai thotë "na çuan në banesën e peshkopit". Më tej zoti Popa thotë: 

"Tashmë kanë kalur 10 vjet që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë drejtohet nga kryepeshkopi Janullatos, i cili e ringjalli atë nga pluhuri i rrënojave ku e kishte katandisur diktatura komuniste. Është meritë e kryepeshkopit Janullatos që dukë rimëkëmburKishën Ortodokse, kontriboi shumë në rivendosjen e ekuilibrit dhe të harmonisë midis besimeve në vendin tonë..". 

Do të bënte mirë zoti Popa të shikonte dhe të lexonte gazetat dhe botimet "vorio #8209; epirote" në lidhje me vlerësimet e tyre për Janullatosin para se të na japë këtë entuziazëm të pabazuar gjëkundi. Mua si shqiptar, të paktën nuk më vjen mirë për shembull që organizata MAVI, që vrau dy ushtarakë shqiptarë më 10 prill 1994 në Peshkëpi të Gjirokastrës, sponsorizon aktivitetet e Janullatosit. Gjithashtu nuk është normale që në Greqi, Janullatosi të marrë pjesë në mbledhje të organizatave "vorio #8209; epirote" dhe të quhet "mbrojtës i helenizmit grek në Shqipëri" nga ana tjetër ta quajmë si diçka normale këtë gjë. Nuk duhet të harrojmë se Janullatos vjen nga vendi që i ka marrë Shqipërisë Çamërinë, nga vendi që ka djegur disa herë jugun e Shqipërisë dhe nga vendi që i ka shpallur luftë Shqipërisë  që prej vitit 1940. 

Për të tilla çështje natyrisht mund të ishte përgjigjur edhe kreu i Akademisë më të paaftë të Shkencave që mund të ketë pasur ndonjëherë Shqipëria në këto vite të saj. Dhe me ç`duket akademikët tanë nuk janë më shumë se disa pensionistë që flenë vetëm për të marrë ndonjë rrogë nga shteti. 

Për t`u kujtuar është gjithashtu se  At Artur Liolini në një intervistë që i jep gazetës "Koha Jonë", datë 20 shtator 1994 ndër të tjera ka thënë: 

"Të gjithë e dimë që Janullatosi erdhi në Shqipëri si misionar i përkohshëm....E theksoj ai erdhi me një kusht: si i përkohshëm". 

Në librin objekt të polemikës sonë, Anastas Janullatosi ka një vend nderi dhe mahet si "shpëtues i helenizmit grek në Shqipëri". Gjithashtu ajo që ja vlen të diskutohet është fakti se si ka mundësi që organizata teërroriste dhe kriminale si ato të ashtuquajtura "vorio #8209; epirote", flasin e shkruajnë mjaft mirë për Janullatosin e mjaft keq për shqiptarët. Logjika më e thjeshtë të çon në përfundimin se Janullatos i ka shërbyer me përkushtim interesave greke në Shqipëri në drejtim të greqizimit të KOASH#8209;it. Për më tepër në mjaft botime "vori #8209; epirote", theksohet me të madhe se një ndër financueset e kishave greke në Shqipëri është organizata famëkeqe SFEVA. 

Nëse do të gruponim drejtimet e punës se Janullatosit sot në Shqipëri më kryesoret do të ishin: 

#8209;Ngritja e një strukture kishtare që t`i përgjigjet interesave të Greqisë. 

#8209;Theksimi se të gjithë ortodoksët e Shqipërisë janë grekë ose kriptogrekë. 

#8209;Përdorja e greqishtes në ceremonitë fetare. 

#8209;Marrja e financimeve edhe nga organizatat "vorio #8209; epirote" për të ndërtuar kisha sipas një stili grek. 

#8209;Reklamimi si "shenjtorë" i tipave të tillë si Kozma Etoliani, që në thelb kanë punua kundër gjuhës shqipe.   

Për këto arsye ka mjaft rëndësi autoqefalia e kishës ortodokse shqiptare. Nuk është hera e parë që kjo autoqefali të jetë rrezikuar nga kisha greke. 

Natyrisht që më gjerë për problemet e kishës shqiptare kemi shkruar shkruar herë të tjera, por ajo që duam të theksojmë me forcë në këtë shkrim është mesazhi: 

Janullatosi mbështetet haptazi nga të gjitha organizatat terroriste "vorio #8209; epirote", si ENVI, SFEVA, MAVI, etj. Jo se nuk njihet përkrahja e shtetit grek për të, por përkrahja e segmenteve më kriminale të shoqërisë greke tregon edhe më mirë se ç`farë misioni ka pasur dhe ka Janullatos në Shqipëri. E ç`mund të jetë një "kryepeshkop" që përkrahet nga këto organizata të terrorit? Kujt mund t`i shërbejë tjetër ai? 

#8209;Peshkop Foti i vrarë më 22 shtator 1906 nga çeta e Çerçiz Topullit. 

#8209;Sebastianos. 

#8209;Mitropoliti Vasileos, ish ministër në "qeverinë" e Jorgji Zografit. 

#8209;Mitropoliti antishqiptar Kurilas. 

#8209;Një mashtim klasik grek. Në foto ceremonia e hirotonosjes se Fan Nolit peshkop më 4 dhjetor 1923, ku kanë marrë pjesë edhe Jerotheu dhe Kristofori. Grekët mashtrojnë se Noli është midis një grupi "vorio #8209; epirotësh". 

#8209;Mashtim tjetër grek dhe jo pa qëllim. Gjoja "vorio #8209; epirotë" në kishën e "Shën #8209; Mërisë" në Elbasan. 

#8209;Ushtria paraqet forcën para kryepeshkopit të Athinës Kristodhulos. 

===

www.gazeta55.com



---------------------------------
Do You Yahoo!?
New! SBC Yahoo! Dial - 1st Month Free & unlimited access
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list