| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Rilindja DemokratikeAgron Alibali aalibali at yahoo.comTue Jul 2 00:04:27 EDT 2002
Nobeli i gjashtë Nga Halit Shamata Në verën e nxehtë të mbetur, pas zgjedhjeve të mbetura në klasë të 24 qershorit, atëherë kur presidenti ende në detyrë qëndronte i skutë-tuar në përputhje me zerokracinë presidenciale, në njërën nga vrimat më të rëndësishme institucionale, pa thënë asnjë çerek fjale përballë vrimave të mëdha e të zeza zgjedhore, si për shembull ajo e Dushkut, unë isha duke hedhur në letër faqet e fundit të romanit tim "Dyert të paputhitura", në të cilin për parakoinçidencë kam shkruar: "....Ata që me sa duket patën ndërtuar gjithë atë mur enkas për mua, me shembjen e vetëvetishme të tij, mbetën pa vrimat dhe skutat estetike ku jetonin prej kohësh në një lumturi pa kurrfarë vrime...." Në verën e nxehtë zgjedhore të një viti më parë, kur unë qeshë kandidat i "Bashkimit për Fitore", në një zonë zgjedhore që niste nga ura e Rrogozhinës dhe mbaronte te kthesa e Cërrikut, ku ende mund të gjesh ngjitur në një shtyllë betoni fosile të posterit elektoral të zotit Meidani, ndërsa "vrima" e zezë e masakrës së katër anëtarëve të Gardës, që ruajnë natë e ditë presidentin ende në detyrë, ishte një nga vrimat e mbyllura të drejtësisë politike, për të cilat zoti Meidani krenohet gjer në ekstazën e çmimit "Nobel". Unë qeshë kandidat në një zonë fqinj me Dushkun, ndërsa shteti higjenik i presidentit ende në detyrë pati kandiduar përballë meje dhe të tjerëve, papastërtitë më elitare të policisë së (anti) shtetit. Në atë kohë unë nuk mund ta parashikoja se presidenti ende në detyrë, mund të humbiste "vrimën" e tij të rehatshme, që arriti ta mbyllë duke mbyllur gojën në mënyrë institucionale, përballë dhjetra vrimave të zeza zgjedhore, në verën e vitit të shkuar, ndonëse në romanin: "Dyert..." kam shkruar: "...Me kalimin e kohës, ata që humbën vrimat e rehatshme të ish-murit e që si dëmshpërblim sekuestruan vrimat e veshëve të mi, i braktisën edhe këta të fundit dhe u vërsulën e mbushën vrima të reja..." Nuk kam dashur të bëj aluzion për asgjë që po flitet në lartësinë dhe poshtësinë e politikës, se presidenti ende në detyrë mund të marrë ndonjë portofol në kabinetin e ri të pashmangshëm, shpresojmë për të mbyllur një vrimë të re (në ujë), por e gjitha kjo është një paskoinçidencë, sepse unë librin e kam shkruar afro një vit më parë, kur nuk kishte rilindur doktrina aristoteliane e katharsisit, kur nuk ishin vendosur ende mëkatarët e politikës së majtë nëpër rrathët përkatës të mëkateve, kur ende Nano nuk u kishte lënë ende gishtat e tij në gojë, atyre që tundin lart e poshtë flamurin e pastërtisë socialiste. Sikurse unë nuk mund të parashikoj rezolutën e Parlamentit Europian për president konsensual në kompensim të zgjedhjeve të pakompensueshme, kthimin e menjëhershëm të klimës politike që u shoqërua me një kthim tjetër më se historik, kthimin e paralajmëruar të familjes mbretërore përfundimisht në Shqipëri, pas 63 vjetësh kongrese Përmeti. Sikurse nuk mund të parashikoja suksesin e papritur të policisë gjatë aksionit për grumbullimin e armëve në Rinas, për nder të kthimit të familjes mbretërore. Po ashtu unë nuk mund të parashikoja ribashkimin e opozitës që bëri, që numri i ekstazës presidenciale që u bë shkak për hapjen e menjëhershme të sezonit të gjuetisë së votave të nevojshme presidenciale, të më kujtojë fillimin e novelës nobeliste të Heminguejt "Plaku dhe Deti", të cilin po e riprodhoj më poshtë: "Ai ishte një plak që peshkonte i vetëm me barkë mbi Gulf Strim dhe që kishte tetëdhjetë e katër ditë pa kapur asnjë peshk. Dyzet ditët e para me të shkonte edhe një djalë. Por, kur kaluan dyzet ditë pa kapur asnjë peshk, prindërit i thanë djalit se plaku ishte bërë tani përfundimisht salao, që do të thotë, më tersi ndër të paaftët...". Sikurse nuk mund të bëja edhe parashikimin e fundit, ndërhyrjen jashtë mase qytetare të Shërbimit Informativ për të zgjedhur me çdo çmim (përjashtuar çmimin "Nobel") president zotin Kuko, thjesht se ai ishte propozuar nga pozita, për ti prerë rrugën një kandidati të mundshëm të propozuar nga opozita me mjete adekuate të tipit "Securitates". Atëherë mua nuk më shkonte kurrë në mendje ose përreth saj, se vrimtaria është fryt i presidencializmit të vonuar, pa nisur nga referencat e presidentit ende në detyrë, rrezikon që të akordohet "Nobeli" i gjashtë, për mbyllje publike të vrimave jo qeveritare, çmim, i cili mund ti akordohet njerëzve të shquar në fushë të vrimtarisë publike, duke filluar presidentit ende në detyrë, sa kohë që nuk e ka dorëzuar ende detyrën vrimëtare, i cili nuk është as ters, as i paaftë, pra edhe as salao, po të përdorim një gjuhë të vërtetë nobeliste. Ajo që bëri të habiten jo pak njerëz, këshillat që presidenti ende në detyrë ka nisur të japë për presidentin e zgjedhur, zotin Moisiu, (krejt ndryshe nga bibla ku Moisiut i jep këshilla vetëm Zoti). Kjo mund të quhet "bibla sipas presidentit ende në detyrë" e që për koinçidencë edhe kjo e dyta nis me çështje të higjenës e të pastrimit të shtëpisë së parë institucionale (Presidencës). Më poshtë po citojmë pak nga bibla: "Zoti u foli akoma Moisiut dhe Aaronit (zëdhënësi i Moisiut): "... për të pastruar shtëpinë do të marrë dy zogj, dru kedri, skarlat dhe hisop (Pastrimi i shtëpive të molepsura nga lebra "Eksodi"). Sikurse bëri të habiten pjesa tjetër e gjindjes, kur dëgjoi presidentin ende në detyrë të flasë në një gjuhë të huaj, atë për të cilin ishte krijuar përshtypja se e ka më shumë përtim të flasë në gjuhën e vendit. Dhe që shumë i saktë kur citoi Kantin kritik, kur thotë se e bukura qëndron jashtë interesit. (Gjykimi i shijes në sajë të të cilit shpallet i bukur një objekt, nuk duhet të ketë për bazë asnjë lloj interesi. E. Kant Kritika e gjykimit). Por për të njëjtin argument Kanti thotë se, gjithësesi interesat ndërhyjnë dhe kjo është e lidhur me prirjen e njeriut për tia transmetuar kënaqësinë e së bukurës të tjerëve, sepse një njeri i mbrujtur me civilizim, mund të arrijë të jetë i kënaqur me të bukurën, kur të arrijë të ndajë atë me të tjerët. Këtë ai e lidh me nevojën e komunikimit midis njerëzve, për të rritur vlerat e së bukurës. Në këtë kuptim duhet konceptuar edhe marrëveshja e fundit, midis pozitës dhe opozitës, pavarësisht se opozita do të vonojë ardhjen në pushtet dhe pavarësisht që Meidani nuk do të jetë më president, dhe fqinjët, dhe miqtë e tij të prezumuar persona publikë, nuk do të numërojnë më votat e shqiptarëve, pa i hapur kutitë e rrëmbyera. Marrëveshja që Meidani, pa marrë vulën e hyrjes në Rinas, e quajti bikraci, trikraci, katërkraci (?!). Po ta linin më të fliste, mund ta kishte çuar numërimin gjer në tetëdhjetë e katërkraci. --------------------------------- Do You Yahoo!? New! SBC Yahoo! Dial - 1st Month Free & unlimited access -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |