Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Gazeta Shqiptare, 18.01.2002

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Fri Jan 18 12:13:47 EST 2002


Katastrofa Deklaratat kontradiktore për nënstacionin e Elbasanit, tenderin 46 milionë USD, rezervat energjitike  Dritat, 17 mashtrimet e PriftitJa gjithë premtimet e pambajtura të ministrit
---------------------------------

Redi Gjuzi

Ministri i Energjitikës dhe KESH-i, nga janari 2001 deri në janar 2002, i kanë gënjyer shqiptarët mbi 17 herë për problemin e dritave. U kanë dhënë disa zgjidhje dhe deri tani asnjëra nuk është vërtetuar. Ministri i Energjitikës vetëm për 5 ditë arriti të gënjente 5 herë. 

Këtu nuk bëhet fjalë për deklarata të cilat kanë dalë të pavërteta nga zbulimet e gazetarëve. Dritan Prifti arriti që për pesë ditë të përgënjeshtronte veten 5 herë. Një turp ky që shqiptarët duhet ta gëlltisin bashkë me errësirën, dhuratë e këtij menaxhimi. Po t'i marrësh me radhë të gjitha premtimet, atëherë sot Shqipëria do të kishte një qeveri që do t'i ofronte 24 orë drita në ditë. Po të marrësh me radhë të gjitha realizimet e këtyre premtimeve, atëherë Shqipëria duhet të ketë një qeveri tjetër, një ministër tjetër, që t'i japin zgjidhje kësaj industrie.


Premtimet
Në kohën kur Shqipëria po jetonte orë të tëra pa drita, Dritan Prifti u emërua drejtor i KESH-it. Fill pas këtij emërimi Shqipëria kapi dimrin më të vështirë të gjithë dekadës së fundit. Iu vu faji kohës së mirë, e cila nuk kishte mbushur liqenet e hidrocentraleve shqiptare. Shqiptarëve, nga Prifti, iu premtua se ky do të ishte një dimër për t'u harruar. E gjithë qeveria filloi të merrej me propozimet e KESH-it. Iu dhanë 46.5 milionë dollarë për të blerë energji elektrike. Iu garantuan fonde nga donatorët për ndërtimin e rrjetit shpërndarës dhe të nënstacionit të famshëm që do të dyfishonte importin. Prifti premtoi se situata do të përmirësohej. 


Gjatë verës së vjetshme, për herë të parë shqiptarët patën kufizime të energjisë elektrike. Qeveria mblidhej shpesh për të diskutuar gjendjen. Prifti vazhdonte të ishte drejtor i KESH-it dhe bënte propagandë për rritjen e të ardhurave, uljen e humbjeve të kësaj kompanie. Shqiptarët prapë besuan se situata do të përmirësohej. Në shtator, qeveria e re e zgjodhi Dritan Priftin ministër të Energjitikës. Kjo ministri do të merrej me të gjitha problemet energjitike të vendit dhe shtohej në kabinet për të kapërcyer krizës. Gjatë dimrit të sivjetshëm kriza është më e madhe sesa vjet. Shqiptarët nuk kanë drita për orë të tëra dhe kanë një ministër që merr pagën për këtë katastrofë.


Situata
Dje ministri i Energjitikës tha se Shqipëria ka vetëm 12 milionë kilovat/orë energji elektrike në ditë. Hidrocentralet prodhojnë vetëm 10 milionë kilovat/orë, ndërsa importi është kufizuar deri në 2 milionë kilovat/orë në ditë. Vetëm 5 ditë më parë ai u tha shqiptarëve se konsumi ditor është 15 milionë kilovat/orë në ditë dhe importi rreth 3.5 milionë kilovat/orë. Më tej, Prifti arriti të përgënjeshtrojë veten vetëm brenda 24 orëve. Një herë tha se rezervat energjitike të Shqipërisë janë 80 milionë kilovat/orë, që do të thotë vetëm 7 ditë drita, në bazë të konsumit që ka Shqipëria, më pas tha se kemi edhe një muaj drita. Kë nga këto deklarata duhet të besojnë shqiptarët. Në fakt Prifti ka të drejtë të deklarojë gjithçka se, në fund të fundit, shqiptarët nuk kanë më drita ta dëgjojnë se çfarë thotë ai. 


Rikthehen prokurimet
"Kemi siguruar një sasi tjetër shtesë energjie elektrike nga importi, sot do t'i paraqesim për miratim qeverisë propozimin për blerjen e saj", deklaroi dje Prifti. Ai i kërkoi dje qeverisë të miratojë dy ofertat që i kanë ardhur Priftit nga Bullgaria dhe firma angleze EFT për importin e rreth 2 milionë kilovat/orëve energji në ditë. Qeveria nuk është mbledhur dje për këtë problem. Çmimet e dy ofertave janë 4.3 dhe 4.5 cent për kilovat. Prifti i kërkoi dje qeverisë të shpenzojë rreth 1.2 milionë dollarë për dy javë, për të blerë energji. Ministri harroi dje të tregonte për tenderin e importit të 1.5 miliardë kilovat/orëve të energjisë. Kjo sasi, sipas tij, do të zgjidhte një pjesë të mirë të krizës energjitike që ka aktualisht vendi. Prifti i kërkoi dje qeverisë të fillojë përsëri të përdorë prokurimet e drejtpërdrejta për të blerë energji elektrike, ndërkohë që qeveria ka rreth 1 vit që i ka dhënë Dritan Priftit rreth 46.5 milionë dollarë për të blerë energji elektrike për të gjithë vitin 2002. Kërkesa e Priftit për të blerë energji elektrike me prokurim të drejtpërdrejtë në këtë moment krize është e justifikueshme, por Shqipëria nuk do të ishte në krizë, në qoftë se do të përfundonte tenderi. Dhe për t'u marrë me problemet e energjisë ka caktuar pikërisht Dritan Priftin.



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Send FREE video emails in Yahoo! Mail.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list