| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Korrieri, 17.01.2002Agron Alibali aalibali at yahoo.comThu Jan 17 16:45:37 EST 2002
Hajdaraga do te merret i pandehur Hajdaraga do te merret i pandehur Postieri i ka dorezuar dje ne mengjes vete zevendesministrit te Jashtem, fletethirrjen me ane te se ciles do te paraqitet ne Prokurori, si i pandehur. Diten e shtune ne oren 10.00, ai do te jape shpjegime perpara ketij organi te drejtesise, per veprimet ne permbushje te detyres si minister i Mbrojtjes, ne lidhje me tenderin e drejtperdrejte te kepuceve, zhvilluar me 1998 ne dikastesin, qe ai drejtonte Ferdinand DERVISHI Ne oret e para te orarit zyrtar te punes ne ministrine e Jashtme, postieri i Prokurorise se Tiranes, nuk ka degjuar te leshoje nje zarf adresuar zevendesministrit, ne duar te sekretares. "Vij nga Prokuroria dhe kam urdher nga eproret t'ia jap ne dore vete zotit Luan Hajdaraga". I paralajmeruar, nje zhvillim i tille, ka ndodhur. Sipas burimeve nga Prokuroria e Tiranes, ish-ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga, duhet te paraqitet prane ketij organi te shtunen ne mengjes, ne oren 10, me cilesine e nje te pandehuri, qe hetohet ne lidhje me nje veper penale. Konkretisht ne letren e dorezuar nga korrieri shkruhet: "Zoti Luan Hajdaraga, thirreni per tu marre i pandehur per veprimet ne permbushje te detyres si minister i Mbrojtjes, ne lidhje me tenderin e drejtperdrejte te kepuceve, zhvilluar ne vitin 1998, ne dikasterin tuaj". Dhe me tej ne te njejten flete-thirrje per paraqitje edhe paralajmerimi ne rast refuzimi: "Ne rast te mosparaqitjes, organi i akuzes ka shkaqe te mjaftueshme ligjore, per t'ju marre forcerisht". Ky eshte hapi me i ri i drejtesise shqiptare dhe ky eshte personi i pare, i ndodhur ne kupolen e drejtimit te shtetit, ndaj te cilit ka nisur hetimi ne lidhje me nje veper penale. Akuzat e para ndaj tenderaev te ministrise se Mbrojtjes, ne kohen kur ajo drejtohej prej Luan Hajdarages, kishin filluar ne media dhe me pas kishin vazhduar ne menyre spektakolare, me ane te nje konference per shtyp, te Komandantit te Bazes se Ushtrise, Gjeneral Aqif Cikalleshit. I cili, duket i lene perpara pergjegjesise per te paguar demin ekonomik ne kete ministri, ben publike te gjitha abuzimet. Sipas tij, ato fillonin me tenderin e orizit, i cili ishte blere me 100 leke per kg, ne nje kohe kur ne treg cmimet ishin 50 leke per kg. Ndersa tenderi i kepuceve me kambale te ushtrise, sipas Cilkalleshit, nuk ishte realizuar ne kohe, duke shkaktuar nje humbje prej 65 milione lekesh. Por akuzat e Gjeneralit, qe te nesermen do te konverohej ne Kolonel, do te flisnin per parregullsi edhe per te tjere tendera te zhvilluar ne ministrine e Mbrojtjes, te veshmbathjes dhe ushqimore. Pas ketyre akuzave, ministria e Mbrojtjes, u shfajesua se per tenderin e orizit nuk kishte patur oferte me te ulet se 100 leke per kg dhe se, te pakten per tenderin e kepuceve, ajo kishte fituar 10 milione leke e keshtu me radhe. Porse Prokuroria dhe kreu i hetimeve, ne ate periudhe Agim Tirana, kishin dale kunder ketyre shfajsimeve te ministrise se Mbrojtjes, duke thene se ne dosjet, qe ata dispononin, kishte edhe me shume se akuzat e Cikalleshit. Gjithsesi, pas nderhyrjes se Kryeministrit, qe mori ne mbrojtje ministrin e tij, gjithcka u duk se u mbyll. Pasoje qe vetem heqja e grades se Gjeneralit nga supet e Cikalleshit. Porse, keto dite Prokuroria, ne kuader te ndryshimeve politike, ka nxjerre nga sirtaret dosjet e pluhurosura te vitit 1999 dhe se bashku me to edhe dhembet. Madje, sipas pohimeve zyrtare te krereve te saj, nen hetim ka kaluar edhe dosja e shumeperfolur e orizit. --------------------------------- Do You Yahoo!? Send FREE video emails in Yahoo! Mail. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |