| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Gazeta TEMAAgron Alibali aalibali at yahoo.comWed Jan 16 09:13:04 EST 2002
U mblodh Këshilli Kombëtar i PD-së Berisha: As unë as Nano President! Meta të japë dorëheqjen. Në interes të Shqipërisë është që ndryshimet të bëhen me çmim sa më të ulët Kryetari i Partisë Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Meta dhe ka sulmuar ashpër dje në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, qeverinë socialiste dhe krizën e thellë energjitike në vend, duke akuzuar qeverisjen e majtë për kaosin ekonomik ku gjendet sot vendi.Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, i cili u mblodh dje, diskutoi krizën e përgjithshme në vend, problemin e Brukselit si dhe mbështetjen e saj ndaj sindikatave dhe protestave me karakter ekonomik që do të organizojnë këto sindikata së shpejti.Gjithashtu Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike shqyrtoi marrjen e masave organizative për forcimin e strukturave dhe veprimtarisë së PD-së. Kriza energjitike, ndëshkim total i qeverisjes socialiste! Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi përshëndeti të gjithë anëtarët e PD-së dhe deputetët që ishin të pranishëm në këtë takim pohoi se Ne mblidhemi sot kur kriza ka pllakosur prej kohësh vendin kulmon në aspektin e saj energjetik në krizën më të thelle të energjisë elektrike që Shqiperia ka njohur ndonjëhere në historinë e saj të 40 viteve të fundit. Kriza institucionale çdo ditë e më shumë bëhet më e rrezikshme dhe më e konsoliduar, qeverisja e vendit terësisht e paralizuar dhe kriza energjetike është rezultat i ndëshkimit të plotë dhe total të qeverisjes socialiste.Duke iu referuar krizës energjitike, kryetari i Partisë Demokratike theksoi se kjo është dëshmia më e mprehtë e papërgjegjshmërisë e makutërisë së qeveritarëve dhe qeverisë socialiste.Në këto, katër vjet, dua të theksoj se kriza energjetike e këtij viti është e pakrahasueshme dhe më e thellë së çdo vit tjeter. Në katër vitet e fundit ajo ka ardhur gjithnjë duke u thelluar në një progresion të pandalshëm. Kriza energjetike është rezultante e shndërrimit të enteve të energjisë shqiptare në piramidë nga qeveria Meta dhe rrapushët e saj piramide, është shprehur kryetari demokrat duke sqaruar situatën aktuale të KESH-it kombëtar.Në Shqipëri zona të tëra janë për tetë ditë me radhë nën dritën e qiriut. Në fakt në çdo shtëpi qirinjtë e ndezur sot anembanë Shqipërisë janë qirinjtë e një qeverie të vdekur dhe të pakallur. Janë përshpirtja për një qeverie që katandisi vendin në situatën më të paparë, më absurde. Ky shkak shpërthyes nuk janë ngricat (ky është mashtrim total) si shkak shpërthyes i një terri të thellë nuk është mungesa e energjisë, por është makutëria dhe papërgjegjshmëria e pushtetarëve, tha Berisha.Në sqarim të asaj që opozita e ka quajtur shkelje e rregullave të tregut të lirë, Berisha tha se megjithëse oferta ka qenë 22 cent për kwh, ata kanë blerë 30% më shtrenjtë se çe kanë shitur vetë, duke mos ditur tani si të paguajnë këtë diferencë që do të thotë 220 milion dollarë.Berisha ka akuzuar titullarët e KESH-it dhe kryeministrin për mëkate të rënda në firmosjen e tenderave që kanë të bëjnë me blerjen e energjisë elektrike dhe ka shtuar se Tenderi nuk është firmosur dhe kalon nga zyra e Priftit tek zyra e Metës dhe nga zyra e Metës tek të tjerët, sepse si ofertë është krejt tjetër dhe ata përpiqen me çdo kusht ta bllokojnë e të lënë vendin në terr dhe errësirë, sepse e dinë se kanë bërë mëkate shumë të rënda.Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka vazhduar akuzat e tij duke përmendur edhe inagurimin e nënstacionit të Elbasanit dhe u shpreh se Për Elbasanin janë shpenzuar 5 milion dollarë dhe janë marrë nga një firmë, aparatura krejtësisht të papërshtatshme. KESH, pronë e shpirtrave katranë! Kryetari demokrat pasi pohoi së Partia Demokratike disponon dokumenta për të gjitha akuzat e saj, sulmoi ministrin e Energjitikës duke e cilësuar atë si ministër i territ apo shpirt katran sepse sipas tij, Ministri është i tillë, sepse del u thotë njerëzve me një cinizëm ekstrem se kemi vetëm 6 ditë drita.Ky ministër është ai që ka firmosur me datën 22 qershor tenderin për firmën e kolegut të tij, ky ministër është ai i cili firmosi për 3,5 milion dollarë mallra të cilat ishin nisur nga republika e Kinës me 14 maj të destinuara për KESH-in, ka zbuluar kryetari demokrat.Kjo është qeveria më e papërgjegjshme që mund të ketë njohur Shqipëria në tërë historinë e saj, këto janë arsyet e territ e cinizmit, vazhdoi arsyetimin e tij Sali Berisha.Duke përmendur korrupsionin e titullarëve të KESH-it, Berisha nuk është ndalur në akuzat e tij vetëm në tenderat për blerjen e energjisë, por ai e ka cilësuar Ministrin e Energjitikës, Dritan Priftin një hero të errësirës që thotë se nuk do të ikë dhe kur punonjësit e tij thonë se i shiti ministrisë makinën e blerë po nga ai vetë, deklaron se e ka të baxhanakut.Ja se çfarë na solli PS-ja, se kjo është qeverisja e vërtetë e saj, theksoi Berisha. Brukseli favorizon opozitën! Sali Berisha ka deklaruar se kriza nuk ka zgjidhje nëse situata mbetet në dorë të socialistëve dhe se zgjidhjen e krizës do ta marrë në dorë PD dhe opozita shqiptare.Këtë muaj diskutohet në Europë dhe perëndim për ne, për Shqiperinë. Ne jemi përpjekur të bejme të pamundurën që të mos ndëshkohemi dhe e konsiderojmë shumë të domosdoshme të bejmë një transparencë për takimin e Brukselit, ka vijuar fjalën e tij kryetari demokrat. Ai ka pohuar së nuk është vetën takimi i Brukselit i cili duhet të diskutohet, por edhe takime të tjera të rëndësishme që janë fshehur nga fallxhorja e Ministrisë së jashtme.Takimi i Brukselit organizohet dhe në të ftohet opozita, sepse qeveria ka dhunuar zgjedhjet ka dhunuar vullnetin e lirë të qytetarëve të saj. Në letrën e pergjigjes që ne kemi marrë nga komisoneri i komisonit europian Kris Paten, në emër të tij dhe të komisonerëve të tjerë shkruhet qartë së Shqiperia duhet të zgjidhë problemet e zgjedhjeve të shkuara dhe të zgjedhjeve të ardhshme. Për zgjedhjet e shkuara kërkohet që të gjendet zgjidhje e pranueshme nga të dy palët, kërkohet një kuadër ligjor në të cilin këta individë (Meta dhe qeveria), që vendin do ta kenë në votimet dhe muzetë e monokursit komunist të mos mund të dhunojnë me standardet perëndimore të zgjedhjeve të lira, ka deklaruar Berisha për qëllimin e takimit të 24 janarit. Brukseli kërkon një president konsensual të pranuar nga të gjitha palët në mënyrë që të kapërcejmë dhunimin masiv të votes që bëri qeveria me 24 qershor në zgjedhjet pesë raundëshe. Natyrisht e tëra kjo është e lidhur me një proces është i lidhur me procesin e asocimit të Shqipërisë. Parlamenti Europian ka kompetencën e dhënies ose jo të miratimit për hapjen e negociatave për marrëveshjen e asocimit në kete kuader ne gjykuam për interesin e vendit interesin e integrimit interes madhor për gjithë shqiptarët të shkonim në drejtim të një marrëveshjeje, e cila vërtetë nuk do të mund të plotësonte të gjitha qëllimet apo kërkesat tona por do të shpetonte vendin, Shqipëria do të fitonte, ajo nuk do të pengohej.Në këtë kuadër në propozuam një qeveri me bazë të gjerë, sepse një qeveri e tillë do të thotë e legjitimuar nga të gjitha forcat politike dhe në këtë mënyrë ne hiqnim damkën që ka kjo qeveri dhe keto institucione si jo legjitime, sepse vendi duhet të ketë institucione legjitime dhe qeveria e pranuar nga të gjitha palët është qeveri legjitime.Kjo ishte arsyeja kryesore pse ne propozuam qeveri me baze të gjerë, ka sqaruar Sali Berisha duke iu përgjigjur hipotezave për ndarje pushteti mes individëve të ndryshëm.Duke theksuar mënyrën e paraqitjes së forcave politike shqiptare në Bruksel, Berisha komentoi situatën aktuale të politikës shqiptare duke pohuar së Në Bruksel po shkojmë me një qeveri të varur diku atje sipër nga Fatos Nano i cili i thotë Metes, rri derisa une të të shkërmoq dhe të të zhvesh lakuriq para socialistëve dhe para gjithë botës. Kjo është mënyra sesi në shkojmë në Bruksel kjo është figura që bëjnë keta qeveritarë.Në Hollandë dhjetë ditëshin e fundit të dhjetorit në një mbledhje të bërë për procesin integrues të zyrtarëve më të lartë të BE, është deklaruar haptas se Shqipëria është shumë larg dhe nuk është fare në konsideratë për shkak të marrëdhënieve pozitë opozitë tërësisht për faj të pozitës, ka theksuar Berisha.Kryetari i Partisë Demokratike ka ripërsëritur kërkesën e tij për dorëheqje të kryeministrit, sepse sipas tij askush nuk mund të japë mbështetje për një qeveri, e cila nuk ka votëbesimin e Parlamentit.Berisha u shpreh se ai ka mbajtur shënim faktin e heqjes dorë nga 2005 dhe deklaroi se dorëheqja bën pjesë në rregullat që duhet të respektojnë politikanët.Sali Berisha e ka cilësuar Metën si Maoisti i fundit i ballkanit, por ka vlerësuar reagimin e tij për të pranuar bashkëpunimin me opozitën në luftën kundër korrupsionit.Unë e kam vlerësuar Metën sepse ai përfaqëson 40 deputetë në parlament. Tani i them zotit Meta; jep dorëheqje si një kompesim shpirteror për zhgënjimet e mëdha që qeverisja jote i krijoi këtij vendi. Mos lodh jashte çdo lloj kufiri, durimin e njerëzve, sepse interesi i Shqipërisë është që ndryshimet të jenë me një çmim sa më të ulët. Përndryshe kur të fillojnë të kërcasin tenxheret dhe kusitë rrugëve me njerëz të uritur, do të jetë shumë më keq, theksoi kryetari i PD-së. --------------------------------- Do You Yahoo!? Send FREE video emails in Yahoo! Mail. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |