Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Monopole ne sektorin bankar - Shekulli

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Wed Jan 16 09:12:10 EST 2002


Ekspertët e vlerësojnë negative heqjen e shërbimeve nga Banka e Kursimeve. Ul interesin e investitorëve
Monopoli, nga Banka Kursimeve te bankat greke

Nga Gerti Osmani
Grekët pranë Bankës Kombëtare Tregtare 
Banka Kombëtare e Greqisë, e sapokrijuar nga shkrirja e dy bankave më të mëdha në tregun bankar grek, mund të jetë blerësja e 60 për qind të Bankës Kombëtare Tregtare (BKT). Sipas burimeve nga BKT, pas falimentimit të bankës turke Kent Bank, e cila kishte marrë 60 për qind të aksioneve të Bankës Kombëtare Tregtare, Banka Kombëtare e Greqisë mund të jetë blerësja potenciale e saj". Nëse do të ndodhte realisht kjo, atëherë bankat greke do të ishin dominuese në sistemin bankar shqiptar, që numëron 13 banka të nivelit të dytë dhe e vetmja bankë e mbetur shqiptare, Banka e Kursimeve, është në procesin e privatizimit. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), pjesë e grupit të Bankës Botërore, zotërojnë nga 20 % të aksioneve të BKT-së.  Ndërkohë, e vetmja bankë turke që ka investuar në Shqipëri, "Kentbank", është në proces falimentimi dhe mund t'i kalojë në pronësi "TEB Financial Investments A.S".  
"Zhveshja" e Bankës shqiptare të Kursimeve nga disa shërbime bankare bazë mund të kalojë monopolin te bankat greke, që kanë pjesën dërmuese të sistemit bankar privat në Shqipëri. Sipas ekspertëve financiarë, procesi i heqjes së pagesave buxhetore dhe pagesës së pensioneve nga Banka e Kursimeve te bankat private, që kryesisht janë greke, i heq asaj edhe pjesën më interesante për investitorët e huaj, që mund ta privatizojnë. Kjo bën të mundur kalimin e monopolit të shërbimeve bankare te bankat private. Një tjetër handikap në procesin e privatizimit të BK-së, lidhet me faktin se për investitorët e huaj fillimisht ajo është reklamuar me të gjitha shërbimet, gjë që i siguronte avantazhe, krahasuar me bankat e tjera private dhe më vonë, pas këmbënguljes së komisionit të ekonomisë, financës dhe privatizimeve, banka do të paraqitet para investitorëve "e zhveshur" nga shërbimet bazë. Kjo do të thotë që interesi dhe vlera që mund të ofrohet për privatizim të jetë disa herë më e ulët se fillimisht, megjithëse interesi për të blerë këtë bankë është në nivelet minimale.  Një tjetër problem, që evidentohet nga ekspertët bankarë, është mosresktimi i ligjit për konkurrencën, pasi Banka e Kursimeve do të vazhdojë të mbajë pozita monopoliste në tregun e kursimeve bankare, kur zotëron rreth 63 për qind të depozitave në total, 90 % të depozitave në lekë dhe 82 % të tregut të bonove të thesarit. Kjo e fundit është më problematikja, pasi BK-ja vazhdon të blejë në mënyrë dominuese borxhin e qeverisë. Banka e Shqipërisë ka dështuar në përpjekjet e saj trevjeçare për të diversifikuar borxhin e qeverisë (edhe bankat private të zotëronin pjesë të konsiderueshme), pasi ka ulur vetëm 3 % dominimin e BK-së në tregun e bonove të thesarit, letrat me vlerë me risk gati 0. 
Shtyhet procesi i privatizimit
Procesi i privatizimit të BK-së vjen menjëherë pas falimentimit të bankës turke Kent Bank, që bleu 60 % të Bankës Kombëtare Tregtare, banka e parafundit shqiptare e paprivatizuar. Një "fat" jo më të mirë ka pasur edhe procesi i privatizimit të bankës së fundit shqiptare. Faza e parë e privatizimit të Bankës së Kursimeve është konsideruar një dështim i plotë, pasi interesi për të blerë këtë bankë ka qenë minimal. Afati i shprehjes së interesit për blerjen e aksioneve të BK-së u shty disa herë, pasi nuk pati oferta, ndërsa shefi i misionit të FMN-së në Tiranë, Volker Trichiel, tha se "ishin ngjarjet e 11 shtatorit në SHBA që hoqën vëmendjen e investitorëve potencialë nga blerja e Bankës së Kursimeve në Shqipëri". Pas një procesi ristrukturimi gjatë viteve 1998-1999, të asistuar nga ekspertë të Bankës së Irlandës, në dhjetor të vitit 1999 Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për formën dhe formulën e privatizimit të BK-së, sipas të cilit, privatizimi do të realizohet nëpërmjet shitjes deri në 100% të aksioneve, nëpërmjet një kombinimi ndërmjet investitorit strategjik, jo më pak se 35% të aksioneve, institucioneve financiare ndërkombëtare (jo më shumë se 49% të aksioneve) dhe biznesit privat vendas (deri në 24% të aksioneve). Në fund të muajit qershor 2001, Ministria e Financave shpalli hapjen e tenderit ndërkombëtar, për të cilin faza parakualifikuese (përcaktimi i "shortlistës") duhej të përfundonte brenda muajit shtator 2001, por, për arsye të një niveli të pamjaftueshëm të shprehjes së interesit nga ana e investitorëve strategjikë në privatizimin e bankës, ky tender nuk u realizua. Në këto kushte, u pa e arsyeshme që tenderi të shtyhej dhe si kohë për realizimin e tij është parashikuar fundi i muajit maj 2002. Totali i aseteve të Bankës së Kursimeve është rreth 170 miliardë lekë.

Pas dy muajsh nënçmimi të ndjeshëm, euro dhe nënfishat e saj duket se iu rikthyen kuotave reale



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Send FREE video emails in Yahoo! Mail.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list